Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

TRYEZE E RRUMBULLAKET
MBI ANGAZHIMIN E SINDIKATAVE TE ARSIMIT PER RRITJEN E INTERESIT PER SHKOLLEN DHE ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE

Ne vijim te angazhimit te tyre per rritjen e interesit per shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, dy sindikatat shqiptare te arsimit, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, organizuan ne Tirane, Tryezen e Rrumbullakte, me pjesemarrjen e perfaqesuesve sindikaliste, mesuesve, nxenesve e prinderve nga 6 shkolla te rretheve Tirane, (zona e Bathores), Elbasan dhe Korce, nje aktivitet ky permbylles i Projektit qe keto sindikata zbatuan gjate periudhes prill-dhjetor te ketij viti, me mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, dhe Fondacionit holandez, NOT.
Merrnin pjese, gjithashtu, kryetaret e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, perfaqesues nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, nga ILO-IPEC ne Tirane, nga organizatat e punedhenesve etj.
Ne raportin qe mbajti ne emer te dy sindiktave te Arsimit, FSASH e SPASH, Kryetari i FSASH, zoti Xhafer Dobrushi, vuri ne dukje punen konkrete qe kane bere sindikatat, ne bashkepunim me Drejtorite e Shkollave ne dy shkollat e Bathores, per shmangien e largimeve nga shkolla te vajzave te klasave te larta te arsimit 9-vjecar; ne shkollat “De Rada dhe “Ptoleme Xhuvani” ne Elbasan per integrimin e nxenesve te komunitetit Rom ne shkolle e ne shoqeri dhe ne shkollat e minioritetit maqedonas ne Liqenas e Gorice te rrethit te Korces, per rritjen e interesimit per shkollen dhe kapercimin e disa veshtiresive qe ata hasin ne pervetesimin e lendeve mesimore. 
Mbi 50 mesues te ketyre shkollave moren ne kujdestari dhe punuan me mbi 130 nxenes, duke bere nje pune konkrete bazuar tek vecorite e secilit prej tyre, sipas te dhenave te pasqyruara ne pyetesoret e plotesuar qe ne fillim te zbatimit te ketij programi dhe duke perfshire ne kete pune edhe shoqe e shoke te klases se ketyre nxenesve, prinderit e tyre, perfaqesues te pushtetit vendore etj.
Frymezuese jane rezultatet konkrete te arritura, si rezultat i kesaj pune, duke u kthyer ne shkolle nje numer prej 18 femijesh, qe e kishin braktisur ate, duke dale nga rreziku i braktisjes se shkolles me shume se 32 nxenes te ketyre 6 shkollave, si edhe duke shenuar permiresime te dukeshme ne rezultatet ne mesime me shume se 24 prej tyre.
Drejtuesit e grupeve te punes ne nivel rrethi, Albina Pepo, Bukuroshe Shabani e Derall Tota, paraqiten punen e bere dhe rezultatetet e arritura ne shkollat e rretheve perkatese dhe parashtruan nje sere problemesh e detyrash per ta vazhduar kete pune ne te ardhmen.
Frymezuese ishin sidomos diskutimet e mesuesve Dilaver Lena, Nadire Taka, Albina Kolthi, Cvetko Male e te tjere, te angazhuar drejtperdrejt ne zbatimin e programit, te cilet kishin ardhur se bashku me disa nga nxenesit me te cilet ata kishin punuar dhe folen mbi punen e tyre, problemet qe kane hasur dhe eksperiencen e fituar ne kordinimin e kesaj pune edhe me partneret e tjere, si drejtorite e shkollave, organet e pushtetit vendor, komunitetin, prinderit dhe vete nxenesit.
Mesuesja Nadire Taka, duke e konsideruar si djalin e saj, nxenesin e komunitetit Rome, Erges Peqini, e falenderoi ate ne prani te pjesemarresve ne Tryeze, per reflektimin pas punes qe ajo beri me te e me familjen e tij per t’iu rikthyer shkolles, pasi e kishte braktisur ate, duke vazhduar normalisht shkollen dhe duke u integruar plotesisht ne klase se bashku me te gjithe nxenesit e tjere.
Drejtori i Mardhenieve te Punes ne Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Bujar Cani, Perfaqesuesi i Ministrise se Arsimit, Fatmir Bezati, dhe Drejtuesja e Njesise per Eliminimin e Punes se Femijeve prane Ministrise se Punes, Shkelqesa Manaj, vleresuan angazhimin e sindikatave te arsimit dhe te mesuesve per kete ceshtje kaq te rendesishme te shoqerise sone, si edhe rezultatet e arritura, duke premtuar mbeshtetjen e institucioneve qe ata perfaqesojne per zgjerimin dhe thellimin e metejshem te kesaj pune ne te ardhmen.
Konkluzionet e nxjerra dhe plani i veprimit i miratuar ne kete Tryeze, sigurojne vazhdimin e kesaj pune ne shkollat pjesemarrese ne kete program dhe mundesine e  zgjerimit te saj edhe ne shkolla te tjera te ketyre rretheve e me gjere.

 

 

TE RRISIM INTERESIN PER ARSIMIM CILESOR
DHE ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE
Fjala hyrese, mbajtur nga Z. Xhafer Dobrushi ne Tryezen permbyllese te Projektit,
EI-NOT, pergatitur se bashku me Z. Bajram Kruja

Te nderuar pjesemarres te kesaj Tryeze,
Tashme eshte i njohur dhe i vleresuar angazhimi i dy sindikatave te arsimit ne Shqiperi, FSASH e SPASH, per trajnimin dhe sensibilizimin e drejtuesve dhe anetareve te tyre sindikaliste ne qarqe e rrethe, per t’u perfshire aktivisht dhe per te dhene ndihmen tone ne zgjidhjen e nje problemi kaq madhor per shoqerine shqiptare, sic eshte arsimimi cilesor i femijeve dhe eliminimi i punes se tyre. Ky angazhim vazhdon prej me shume se 5 vjetesh dhe do te vazhdoje deri sa ky problem te zgjidhet.                                     Krahas disa projekteve dy vjecare ose me afat me te shkurter qe jane mundesuar me mbeshtetjen e Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, EI, te Sindikates Holandeze te Arsimit, AOb, te Konfederates Holandeze te Sindikatave, FNV, te Programit Nderkombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, IPEC, etj, para 8-9 muajve, u inicua programi per rritjen e interesit te femijeve per shkollen dhe eliminimin e punes se tyre. Ky program u mbeshtet nga Federata Nderkombetare e Sindikatave, EI nepermjet Fondacionit Holandez NOT.                                                                 

Vecorite  e ketij programi, ne krahasim me programet e tjera qe cituam me lart jane dy:                   

Se pari, ndryshe nga programet e tjera qe deri tani jane zhvilluar ne nivel kombetar dhe deri ne nivel qarku ose rrethi, programi per te cilin do te diskutoje sot kjo Tryeze u fokusua drejt per drejte ne shkolle, pra ne nivel shkolle, me mesues, nxenes e prinder konkrete, atje ku problemi ekziston.         

Se dyti, programi mbajti parasysh jo nxenesit ne pergjithesi qe braktisin shkollen, por  disa kategori te vecanta me specifikat e tyre perkatese.                                                                       

Ne pershtatje me keto vecori dhe kritere, ne konsultim me bazen tone sindikale, kryesite e SPASH dhe FSASH percaktuan 6 shkolla konkrete ne rrethet e Tiranes, Elbasanit dhe Korces, nga 2 shkolla per secilin rreth, ku do te zhvillohej ky program.                                                                    

 Kur flasim per vecori te nxenesve dhe shkollave qe u perzgjodhen kemi parasysh tre kategori nxenesish, nga radhet e te gjithe femijeve problematike:                                                                     

1. Ne rrethin e Tiranes, u perqendruam ne dy shkollat  9- vjecare te Bathores, Bathore nr. 1 dhe 2. Ne keto shkolla vazhdojne arsimin e detyruar rreth 2750 nxenes, ndermjet te cileve ka shume prej tyre qe frekuentojne me nderprerje, qe braktisin fare shkollen dhe qe punojne ne forma e objekte te ndryshme te ndaluara per moshen e tyre. Por, me te gjithe keta femije ne kemi ndertuar nje program tjeter, ndersa ne kete rast zgjodhem nga te dy shkollat vetem 50 vajza nxenese, me te cilat u punua konkretisht per te shmangur rrezikun e braktisjes se shkolles si dhe kthimin ne shkolle ne rastet e largimeve prej saj  gjate 2-3 viteve te fundit.                                                                      

Vecoria e ketij grupi eshte se keto nxenese nuk eshte se nuk e duan shkollen as se kane shkaqe kryesore vetem ekonomike, sic eshte varferia, per t’u larguar prej saj, por shkaqet  jane, ne radhe te pare,  sinteze e nje opinioni te vjeter, frenues e shume te demshem per shoqerine, opinion qe mbartet nga zonat prej te cilave ato kane ardhe dhe qe i konsideron tashme te rritura, me nje fjale, sipas ketij mentaliteti, ato  nuk e kane vendin ne shkolle, por duhet te mbyllen ne familje per t’u fejuar e martuar me vone. Dhe te mos harrojme se keto jane nxenese te klases se 7-te e te 8-te, por ne ndonje rast te vecante ka edhe nxenese te klases se 6-te. Kjo ndodh ne periferi te Tiranes me komunitete qe kane ardhur e jane vendosur ne Bathore per t’u integruar ne kryeqytet.                                                                                                                               Nuk ka nevoje per shume argumente per te provuar se sa i rrezikshem  eshte ky mentalitet dhe fenomeni qe ushqen ai, duke shkeputur nga rruga e shkolles, nga shanset per t’u arsimuar, duke u hequr mundesine per progres ne jeten personale dhe njekohesisht per te kontribuar ne progresin e shoqerise, dhjetra e dhjetra vajzave.                                                                                                                               

2. Ne rrethin e Elbasanit, u perqendruam ne shkollat 9 –vjecare “De Rada” dhe “ Ptoleme Xhuvani”, ku mesojne rreth 1.250 nxenes, nje pjese e konsiderueshme e te cileve jane te komunitetit rom, por edhe egjiptian, te cilet perballen me veshtiresi te medha ekonomike qe kane familjet e tyre, por edhe me qendrime te diferencuara, jo rralle edhe diskriminuese. Ne keto shkolla u perzgjodhen 40 nxenes te komunitetit rom, me te cilet eshte punuar nga mesuesit dhe shkolla, nga sindikatat,  ne menyre konkrete per t’i ndihmuar ata qe t’i kapercejne keto veshtiresi dhe te integrohen sa me mire ne klasat ku mesojne, ne mjediset e shkolles dhe ne shoqeri.                                                                                                        

3. Ne rrethin e Korces, u perzgjodhen 2 shkollat e Komunes se Liqenasit, ku banon komuniteti maqedonas dhe natyrisht nxenesit jane nga ky komunitet. Ne keto 2 shkolla nuk ekziston fenomeni i braktisjes dhe pothuaj as tendeca per te brakstisur shkollen. Ketu veshtiresite dhe problemet jane te nje natyre tjeter, por qe sjellin si pasoje uljen e nivelit te pervetesimit te mesimeve, cenimin e cilesise. Ne keto 2 shkolla mesojne 340 nxenes. Ne konsultim me keshillat sindikale, me mesuesit dhe drejtorite e shkollave u perzgjodhen 40 nxenes, te cilet kane relativisht rezultate te dobeta, nje zbehje te interesimit per shkollen, qe vjen nga veshtiresite ekonomike qe perballojne familjet e tyre, por edhe nga veshtiresi qe vijne per shkak te cilesise jo te mire ose te mungeses se teksteve ne gjuhen ametare, te programeve mesimore, etj.                                                                          
Ne kuadrin e ketij programi u mundesua qe te punohet me 130 nxenes te te tre kategorive qe permendem dhe u angazhuan ne punen me ta rreth 50 mesues. Synimi ishte qe ky kontigjent nxenesish te ndihmohet per t’i nxjerre nga kjo gjendje  dhe per t’i integruar ne menyre aktive ne klasat dhe shkollat ku mesojne si dhe ne shoqeri.                                                                     

Programi u ndertua dhe u zhvillua ne disa faza.                                                                                       

Fillimisht u percaktuan masat organizative. U ngrit nje komitet ne nivel qendror me pjesemarrjen e drejtuesve te te dy sindikatave, te perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe te Drejtorive Arsimore Rajonale perkatese. Komiteti perpunoi nje plan te hollesishem masash per secilin rreth dhe per te gjitha fazat e zhvillimit te programit.                                                                    Me rendesi ishte ngritja e grupeve ne shkalle rrethi per te dy shkollat. Ne grupet e rretheve filloi faza e konkretizimit, duke analizuar gjendjen ne secilen shkolle. U percaktuan mesuesit qe treguan gatishmeri per te punuar dhe nxenesit emer per emer, me te cilet do te punonte cdo mesues. Ne kete faze u be nje pune pergatitore per te njohur mesuesit me kuadrin institucional qe trajton punen e femijeve dhe per te rritur sensibilizimin e opinionit te te gjithe mesuesve te shkolles per t’u perballur me problemin.                                                                                            
Ne fazen e dyte u hartua nje pyetsor, i cili u plotesua nga te gjithe nxenesit e perfshire ne program. Plotesimi i pyetsoreve, pergjigjet e sinqerta dhe pergjithesisht te sakta te nxensve u bene nje ndihme e madhe per sindikatat, drejtorite e shkollave dhe vete mesuesit per te zbuluar me mire dhe saktesuar shkaqet  qe i cojne keta nxenes ne rrugen e ndarjes me shkollen. Mbi kete baze, ne secilen shkolle, me nje mase te madhe mesuesish, me nxenes dhe prinder u organizua diskutimi per keto shkaqe dhe u percaktuan masa per menjanimin e tyre.                                      
Faza e trete ishte nga me interesantet. Ajo u konceptua dhe u zhvillua si nje  kompleks veprimtarish kulturore, artistike dhe sportive ne formen e garave midis nxenesve te te dy shkollave te secilit rreth. Veprimtarite sportive me lojera futbolli, volejbolli, basketbolli etj, veprimtarite muzikore me kenge e valle, vizatimet dhe recitimet terhoqen vemendjen e pothuaj te gjithe nxenesve te ketyre shkollave. Ne Bathore, p.sh., ne projekt ishte parashikuar qe ne keto veprimtari te merrnin pjese 50 nxeneset me probleme dhe 15 apo 16 mesuesit qe punonin e kujdesin per to. Por nuk ndodhi keshtu. Oret e aktiviteteve kulturore, artistike e sportive u kthyen ne nje feste ne shkolle. Ne keto aktivitete moren pjese mbi 250 nxenes dhe rreth 40 mesues. Keshtu ndodhi edhe ne dy shkollat e Elbasanit dhe ne ato te Liqenasit te Korces. Ne keto veprimtari luanin e konkuronin bashke, pa asnje dallim, nxenesit e rregullt dhe me rezultate te larta ne mesime si dhe shoket e tyre qe, per nje shkak apo nje tjeter, kishin filluar te largoheshin nga shkolla ose ta braktisnin ate.                                                                                                      
Aktivitetet  kulturore, artistike e sportive paten jehone midis nxenesve, por edhe mesuesve per nje kohe te gjate. Dhuratat modeste qe Sindikatat Qendrore te Arsimit u bene ketyre shkollave, sic ishin topa futbolli, volejbolli, basketbolli, rrjeta etj, u  vleresuan si  nje mundesi  per vazhdimesine e veprimtarive sportive, aq te nevojshme per t’i miqesuar femijet, per te sfiduar  individualizmin dhe indiferentizmin dhe per te kultivuar e rrenjosur ndjenjen e solidaritetit midis femijeve, ate te rritjes se interesit per  fatet e shokut te klases apo te shkolles, etj.                            
Nje moment i rendesishem i gjithe ketij programi ishte anketimi.  Plotesimi  nga vete nxenesit i pyetsorit qe pergatiti komiteti ne nivel qendror, zbuloi shume shkaqe qe ndikonin dhe ndikojne ne zbehjen e interesit dhe te deshires se shume femijeve per shkollen, deri ne ate mase sa shume prej tyre e braktisnin ose e braktisin fare ate.                                                                                      Pergjigjet e sinqerta te nxenesve qe u anketuan per pyetjet se cilat jane marredheniet e tyre me shkollen dhe me mesimet, se cila ose cilat lende u pelqejne me shume, a gjeni mbeshtje kur ndodheni para veshtiresive dhe nga kush, nga mesueset apo nga shoket e klases, se a keni mesues  apo mesuese qe u besoni dhe u shfaqni shqetsimet dhe problemet tuaja, nese po cilet jane keta, si e ndjeni veten ne komunitetin e klases, si i keni marredheniet me nxenesit e komuniteteve te tjera, a keni enderrime dhe synime ne jete dhe cilat jane ato dhe se fundi se a mendoni e besoni se ka zgjidhje per ta ndryshuar gjendjen ne te cilen ndodheni;  zbulojne nje bote te tere te brendshme te ketyre femijeve, bote e kushtezuar nga veshtiresi te shumeta ekonomike, familjare, shoqerore, komunitare, por e ndikuar e kushtezuar jo pak edhe nga cilesia e sherbimeve qe ofron shkolla, nga niveli shkencor pedagogjik dhe morali i shume mesuesve, nga mungesa e theksuar e respektit dhe dashurise prinderore qe manifestojne ata ndaj nxenesve. Ne cdo shkolle, nga 1 deri ne 4 nxenes te anketuar jane pergjigjur se nuk i besojne asnje mesuesi dhe pjesa dermuese e te anketuarve pergjigjen se i besojne vetem 1 ose ne raste te rralla 2 mesuesve, megjithese neper klasat qe ata kane kaluar kane pase kontakte mesimdhenjeje me dhjetra mesues. Nuk jane te pakte nxenesit qe pergjigjen se kur kane nevoje per ndihme te diferencuar ne mesime, kete ndihme nuk e gjejne tek mesuesi ose mesuesit e tyre.                                                                    
Kjo zbulon dobesi e mangesi te theksuara te procesit mesimor edukativ ne shkolle, indiferentizem dhe mungese aftesish nga jo pak mesues ose mesuese. Duhet te thuhet hapur dhe me force se me kete qendrim dhe paaftesi te tyre, keta tipa, qe titullin mesues e  mbajne ne paranteze, ne thonjza, dashur pa dashur, behen shkaktare dhe kane nje pjese te pergjegjesise per fenomenin e uljes se interesit e te deshires se shume nxenesve per shkollen, per mungesat ne oret e ketyre mesuesve, deri edhe per braktisjen e shkolles.                                                                 

Sindiktatat e Arsimit, keshillat sindikale ne shkolla kane arme te forta per ta luftuar kete te keqe. Ato kane ne radhet e tyre me dhjetra e dhjetra mesues shembullore, qe jane per nxenesit ne kuptimin e vertete te fjales nje prind i dyte, qe me aftesite e tyre profesionale, me shembullin dhe figuren e tyre, i afrojne femijte, jetojne me problemet dhe shqetsimet e tyre. Jane pikerisht keta mesues, nje pjese te te cileve i kemi sot midis nesh, qe jane perfshire vullnetarisht, deri  tani pa asnje shperblim, ne punen fisnike per rritjen e interesit te femijeve per shkollen dhe eliminimin e punes se tyre. Ky shembull i shumices eshte i mjaftueshem per te shkundur koleget e tyre indiferente, per t’i terhequr ata ne kete aksion te madh dhe per te diferencuar te pandreqshmit. Kjo eshte nje fushe ku duhet te bashkeveprojne ne menyre te suksesshme, si partnere te vertete drejtuesit e arsimit te cdo niveli dhe sindikatat.                                                                               
Pothuaj te gjithe nxenesit  e anketuar jane pergjigjur se kane deshire te vazhdojne shkollen, por jane prekese e te dhimbeshme arsyet qe pershkruajne ata, aresye qe i detyrojne te largohen prej saj, sidomos te varferia dhe mungesa e prinderve. Ne keto raste vete ata propozojne zgjidhje, kerkojne ndihme, ndihmen e kerkojne nga mesuesit, nga sindikatat e mesuesve, nga shkolla dhe nga organet e pushtetit vendor dhe nuk ka asnje dyshim se kjo ndihme u duhet dhene atyre, perndryshe parullat per te drejtat e njeriut, per te drejtat e femijeve, per shanse te barabarta mbeten vetem slogane.                         
Anketat perbejne nje objekt studimi me te thelluar nga Sindikatat Qendrore, nga organet drejtuese te arsimit dhe vecanrisht nga pushteti vendor. Te gjithe kerkesat qe preokupojne kete kategori nenesish jane te zgjidhshme.                                                                                                 

Dhe ja, te nderuar pjesemarres, pas ketyre fazave qe shkurtimisht i parashtruam ne kete fjale hyrese dhe qe zgjaten me shume se 8 muaj ne keto 6 shkolla, sot jemi mbledhur ne kete tryeze te gjithe bashke, mesues sindikaliste, drejtues shkollash dhe te Drejtorive Arsimore Rajonale, nxenes dhe prinder, perfaqesues te punedhenesve, per te pare se cfare beme, cfare arritem dhe c’duhet te bejme me tej.                                                                                                                          

Ajo qe mund te themi qe ne fillim eshte se puna qe beme te gjithe se bashku ka dhene rezultatet e para. Konkretisht:                                                                                                                                -  Ne dy shkollat e Bathores nga 29 vajza qe kishin braktisur shkollen nga klasa e 6-te ose e 7-te para nje deri 3 vjetesh, u kthyen ne shkolle 9 prej tyre, te cilat tani frekuentojne rregullisht dhe jane te vendosura te mbarojne arsimin e detyruar 9 vjecar.  Po keshtu, ne kete vit shkollor frekuentojne rregullisht edhe 21 vajza te tjera qe frekuentonin me hope dhe ishin ne rrezik per t’u larguar nga shkolla.                                                                                                                             

 - Ne Elbasan, ne Shkollen “ Ptoleme Xhuvani” nga 25 nxenes te komunitetit rom qe ishin perfshire ne projekt dhe qe perbenin rrezik per ta braktisur shkollen, 7 prej tyre kane dale plotesisht nga kjo gjendje dhe frekuentojne rregullisht dhe kane rezultate inkurajuese ne mesime. Ndersa ne Shkollen “ De Rada” nga 20 nxenes qe u perfshine ne projekt, 4 prej tyre kane dale nga rreziku i braktisjes. Po keshtu, ne keto dy shkolla 9 nxenes qe pothuaj e kishin braktisur shkollen, tani jane kthyer dhe frekuentojne rregullisht.                                                                        

- Ne Shkollat e Liqenasit dhe te Gorices 24 nxenes, nga 40 qe u aktivizuan ne projekt, kane dale nga gjendja dhe niveli i rezultateve minimale dhe tregojne nje interesim me te madh per nje nivel me te larte te pervetesimit te dijeve. Gjate projektit keto dy shkolla u ndihmuan ne menyre konkrete per te vene ne rrugen e zgjidhjes disa probleme qe ndikonin drejt per drejt ne nivelin e pervetesimit te mesimeve, sic jane permiresimi dhe botimi i teksteve ne gjuhen amtare, tekstet per lendet e tjera, interesimi per transportin e mesuesve dhe te nxenesve etj. Ketyre shqetsimeve u eshte celur rruga e zgjidhjes qe nga Ministria e Arsimit dhe tani nuk ka me pengesa per to.        
Keto jane ne menyre fare te permbledhur disa nga arritjet me thelbesore qe ne mundem te realizojme gjate ketyre 8-9 muajve ne keto 6 shkolla. Por rritja e interesit per shkollen dhe eliminimi i punes se femijeve nuk eshte nje fenomen qe zgjidhet per disa muaj. Faktoret qe e ushqejne kete fenomen, sic e pame, jane te shumte dhe puna per uljen dhe eliminimin e ketij fenomeni perben nje proces, nje proces te gjate, qe kerkon forca, mjete dhe angazhim te vazhdueshem.                                                                                                      

Kjo do te thote se ne, sindikatat e arsimit, jemi te vendosura  qe te mos heqim dore nga puna e nisur. Ne nuk do t’i leme punen dhe perpjekjet tona ne mes te rruges, nuk do te mjaftohemi me ato rezultate qe arritem, sepse nese nuk vazhdojme te ecim perpara do te rrezikojme e izolojme edhe arritjet  e derisotme.                                                                                                                         

Kjo do te thote, gjithashtu, se ne, Sindikatat, do te vazhdojme te bashkepunojme e bashkeveprojme me punedhenesin, me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, me Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, me drejtorite e shkollave, duke kerkuar dhe dhene llogari para njeri- tjetrit, per rezultate te tjera me te larta dhe me te qendrueshme deri ne eliminimin e punes se femijeve dhe te shkaqeve qe  ndikojne ne uljen e interesit per shkollen.
Ne, sindikatat e arsimit, ashtu sic eshte sanksionuar edhe ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare, se bashku me punedhenesin, me MASH dhe Drejtorite e Zyrat Arsimore, do te paraqitemi  si nje pale e  vetme per keto probleme para organeve te pushtetit vendor per te ndikuar dhe zgjidhur ato ceshtje qe varen nga keto organe, sic jane zbutja e varferise, rritja e punesimit, perdorimi me kritere te drejta te ndihmes ekonomike, etj.                                                           
Se fundi, ne do te bashkerendojme punen tone me organizatat joqeveritare, me institucionet e vendit dhe ato te huaja, qe jane te angazhuara per nje arsim cilesor publik, per shanse te barabarta, per mbrojtjen e te drejtave te femijeve dhe eliminimin e punes se tyre.                                    

 

 

P  R  O  G  R  A  M
Per
VAZHDIMESINE E  ANGAZHIMIT TE SINDIKATAVE TE ARSIMIT  PER RRITJEN E INTERESIT PER SHKOLLEN DHE ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE

  1. Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, shprehin vendosmerine e tyre qe, ne kuadrin e angazhimit te  pergjithshem per zbutjen dhe eliminimin e punes se femijeve dhe uljen e numurit te nxenesve te arsimit te detyruar qe braktisin shkollen ose frekuentojne me nderprerje, te vazhdojne me tej punen e nisur ne 6 shkollat e rretheve Tirane, Elbasan dhe Korce, me synimin per te rritur interesin per shkollen dhe per te eliminuar punen e nxenesve.       
  2. Angazhimi i perbashket i SPASH dhe FSASH per vazhdimesine e projektit  per rritjen e interesit per shkollen do te mbeshtetet edhe nga partneret  dhe grupet e tjera te interesit , perfshire Ministrine e Arsimit dhe Shkences, Ministrine e Punes, Ceshtjeve Social dhe Shanseve te Barabarta, Drejtorite Arsimore Rajonale te Qarqeve Tirane, Elbasan dhe Korce, Organizatat e Punedhenesve, te drejtorite e shkollave perkatese dhe seksionet sindikale te te dy sindikatave ne keto rajone.
  3. Pjesemarresit ne Tryeze, duke marre ne konsiderate punen e bere ne periudhen prill – dhjetor 2007, te zhvilluar ne disa etapa dhe rezultatet e arritura, qe u evidentuan nga mesuesit, drejtuesit e shkollave, prinderit dhe vete nxenesit, vleresojne si arritje te kesaj faze:

- Ngritjen ne secilen shkolle te  strukturave qe merren  me nxitjen e interesit per shkollen, me motivimin e nxenesve per rezultate me te larta ne mesime dhe per  eliminimin e punes se femijeve.
- Angazhimin vullnetar te nje numuri gjithnje e me madh mesuesish nga secila shkolle dhe evidentimin e marrjen ne kujdestari prej tyre te nxenesve me problematike, duke punuar me ta dhe familjet e tyre dhe duke mundesuar  qe shume nga keta nxenes te kthehen e integrohen ne shkolle dhe te frekuentojne rregullisht.

  1. Ruajtja e ketyre strukturave, si dhe forcimi e konsolidimi i tyre, duke ruajtur kompozimin ekzistues me drejtues sindikaliste, drejtues te  arsimit ne rajone e shkolla, mesues, prinder e nxenes dhe perfaqesues te pushtetit vendor, perben kushtin kryesor qe puna e nisur  te mos mbetet ne gjysem te rruges dhe rezultatet modeste qe jane arritur te fuqizohen per te arritur synimin final.
  2.  Objekt i vemendjes dhe punes se ketyre strukturave dhe sidomos i grupeve te punes ne shkolla, do te jete evidentimi i shkaqeve qe kane cuar dhe cojne ne uljen e interesit te nxenesve per shkollen, per arsimimin e tyre, ne frekuentimin me hope ose braktisjen e shkolles dhe perfshirjen ne pune te rrezikshme dhe te ndaluara per moshen e tyre. Ne baze te anketave dhe te pergjigjeve qe kane dhene vete nxenesit, grupet e punes dhe mesuesit qe punojne drejt per drejt me nxenesit problematike duhet t’i vleresojne dhe klasifikojne keta faktore, per t’u perqendruar ne eliminimin e atyre faktoreve qe ndikojne me shume ne kete fenomen.
  3. Ne nje faze te dyte te ketij projekti qe duhet te shtrihet gjate gjithe vitit 2008, duhet te mbahen parasysh ne menyre te vecante:

-Trajnimi i metejshem i mesuesve qe u angazhuan ne fazen e pare dhe qe punuan me nxenes konkrete.
-Mbajtja ne vezhgim  nga secili mesues i angazhuar i kontigjentit te nxenesve me  te ciliet punoi ne fazen e pare, ndertimi i nje pune te vecante me secilin dhe ndihma qe u duhet dhene atyre per te eliminuar ata faktore qe kane ndikuar e ndikojne ne zbehjen ose humbjen e interesit te tyre per shkollen .
-Klasifikimi i grupit te nxenesve me te cilet punon nje mesues, duke ndertuar nje  pune te vecante me ata qe jane permiresuar dhe nje program e pune tjeter me ata qe mbeten akoma problematike.
-  Zgjerimi i rrethit te mesuesve vullnetare qe punojne me kete kategori nxenesish dhe perfshirja e te gjithe nxenesve problematike qe ka shkolla, nese ka te tille qe ne fazen e pare nuk jane perfshire ne vemendjen apo kujdestarine e mesuesve.
SPASH dhe FSASH do te bashkepunojne nga afer me MASH, Drejtorite Rajonale dhe Drejtorite e Shkollave, per te eliminuar  mangesite  qe ekzistojne sot ne keto shkolla dhe qe lidhen me plotesimin me mire te bazes materiale per aktivitete te vazhdueshme e cilesore sportive, muzikore e artistike. Nga anketimi i bere dhe nga aktivitetet e zhvilluara ne terren shihet qarte se keto veprimtari dhe keto lende i terheqin shume, siomos kete kategori nxenesish dhe ndikojne ne rritjen e interesit te tyre per shkollen, duke i integruar ata me mire ne komunitetin e nxenesve.

  1. Sindiktat Qendrore, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, te gjejne e percaktojne mundesi dhe forma per te motivuar mesuesit qe vullnetarisht jane perfshire ne punen edukuese me nxenesit gjate dhe jashte procesit mesimor dhe i ndihmojne ata per t’u integruar me mire ne shkolle dhe per te braktisur jo shkollen por format e keqia dhe te rrezikshme te punes se tyre.
  2. Drejtuesit e arsimit ne rajon dhe ne shkolla, por edhe mesuesit duhet te nxjerrin konkluzione nga preferencat qe kane shprehur nxenesit ne anketimin e bere per lende te vecanta dhe per mesues te vecante. Kjo lidhet drejt per drejt me rritjen e kerkeses ndaj secilit mesues per kualifikim profesional, per te mundesuar cilesi te larte ne arsimimin qe afron shkolla publike.
  3. Synimi afatgjate i ketij programi te jete qe 6 shkollat e pilotuara dhe te perfshira ne kete nisme, te arrijne qe te mos kene asnje nxenes braktises ose qe punon, qe te gjithe nxenesit qe regjistrohen ne klasen e pare te mbarojne arsimin 9-vjecar te detyruar.