Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Tregues të trajnimit të personelit arsimor gjate vitit 2008

Albana Markja
Përgjegjëse e Sektorit të Trajnimit
IKT

Gjatë vitit 2008 reformimi i sistemit arsimor të tërësi ka përfshirë, pa dyshim, edhe reformimin e sistemit të zhvillimit profesional të mësuesve e drejtuesve. Një reforme do të konsiderohej e dështuar pa përgatitjen e duhur të kapaciteteve njerëzore lidhur me risitë dhe përgjegjësitë e reja që sjell reforma. Në këtë kuadër, fusha e trajnimit të mësuesve dhe drejtuesve ka zënë një vend të rëndësishëm dhe një peshë të konsiderueshme në morinë e projekteve dhe programeve të iniciuara dhe zhvilluara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit (IKT).
Programet kryesore në fushën e trajnimit të personelit arsimor janë iniciuar dhe zhvilluar nga Drejtoria e Trajnimit në Institutin e Kurrikulës dhe Trajnimit. Kjo drejtori, në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale (DAR) dhe Zyrat Arsimore (ZA) të vendit, inicoi dhe zbatoi një numër të madh programesh trajnuese gjatë vitit.
Synimi kryesor i veprimtarive të kryera ka qene:

  • Mbështetja e reformës arsimore në arsimin parauniversitar përmes trajnimeve të personelit arsimor.
  • Trajnimi i sa më shumë specialistëve, drejtuesve dhe mësuesve për Udhëzimet e dala nga MASH në periudhën 2007-2008.

Programet e zhvilluara dhe të zbatuara gjatë vitit mund të ndahen në dy grupe të mëdha lidhur me mbështetjen financiare të tyre. Duhet nënvizuar fakti se, megjithëse,synimi i përgjithshëm i programeve trajnuese të personelit arsimor ka qenë i përbashkët, ato mund të ndahen lidhur me mbështetjen financiare të tyre. Një pjesë e rëndësishme e programeve  është mbështetur nga programi “Cilësi dhe Barazi në Arsim – CBA”, i cili ka mbështetur fuqishëm programet më të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejtë me risitë që sjell reforma arsimore. Një pjesë tjetër e rëndësishme e programeve është mbështetur nga buxheti i shtetit, i cili është fokusuar më shumë në mbështetjen e programeve në vazhdimësi nga vitet paraardhëse si dhe një numër të konsiderueshëm botimesh në ndihmë të mësuesve dhe drejtuesve të arsimit.
Programet e mbështetura nga programi “Cilësi dhe Barazi në Arsim – CBA janë:

  • Trajnimi i mësuesve dhe drejtuesve të arsimit bazë dhe të mesëm lidhur me reformën arsimore. Në kuadrin e këtij programi janë përgatitur një sërë modulesh dhe janë trajnuar një numër i konsiderueshëm personash lidhur me Udhëzimet e MASh për: planin vjetor të shkollës, objektivat e arritjeve të nxënësve, zhvillimin e orëve të lira në shkollë, bordin e shkollës, manualin e drejtuesit (përgatitur nga IKT) dhe treguesit e shkollës së suksesshme. Realizimi i këtij programi ka kërkuar një angazhim shumë të madh kohor dhe energjish duke sjellë si rezultat një numër të konsiderueshëm personash të trajnuar.
  • Përvijimi i reformës së zhvillimit profesional të mësuesve dhe drejtuesve. Në kuadrin e këtij programi, për vitin 2008 është realizuar prodhimi i dokumenteve shumë të rëndësishëm për këtë reformë, siç janë: Standardet e përgjithshme të mësuesit, Standardet e drejtuesit të shkollës dhe Standardet e trajnerit në arsim. Këto dokumente draft, presin miratimin nga MASH, në mënyrë që për vitin e ardhshëm të fillohet trajnimi lidhur me ta. Të tri këto dokumente përbëjnë një bazament të rëndësishëm për të siguruar efektivitetin e reformës arsimore.
  • Hartimi i manualit të drejtuesit të shkollës (5000 kopje). Për t’i ardhur në ndihmë reformimit të rolit dhe përgjegjësive të drejtuesit të shkollës, në kuadrin e reformës, është përgatitur një botim i cili përcjell, përmes moduleve, problematikat më të rëndësishme lidhur me drejtimin e shkollës. Në këtë kuadër janë trajnuar të gjithë drejtuesit e shkollave ë Shqipëri.
  • Trajnimi i inspektorëve qendrorë dhe lokalë për reformën arsimore. Suksesi i reformës arsimore varet në një masë të konsiderueshme nga roli dhe profesionalizmi i inspektimit të shkollës. Në këtë këndvështrim, gjatë këtij viti i është kushtuar kujdes trajnimit të inspektorëve në DAR lidhur me mënyrën dhe format e inspektimit të aspekteve të reja që sjell reforma në shkollë. Në këtë kuadër janë trajnuar të gjithë inspektorët e vendit.

Programe të mbështetura nga buxheti i shtetit janë:

  • Trajnimi i mësuesve të arsimit bazë për programet e reja të klasës së pestë dhe nëntë. Çdo vit, drejtoria e IKT, ka paraprirë futjen e kurrikulave të reja në arsimin 9 vjeçar, me trajnime të përfaqësuesve të DAR dhe ZA për të gjitha lëndët. Kështu, në gusht – shtator të këtij viti u trajnuan 480 përfaqësues sipas lëndëve përkatëse.
  • Formimi i trajnerëve. Drejtoria e IKT inicio për herë të parë një kurs formimi për trajnerë në arsim. Pjesëmarrësit në këtë kurs u përzgjodhën përmes aplikimit të shpallur. Kursi zgjati 12 ditë të plota trajnimi.
  • Hartimi i programeve orientuese për zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar. Këtu bëhet fjalë për programe të ndryshme në funksion të kualifikimit dhe trajnimit të mësuesve që IKT i sugjeron DAR dhe ZA , për të ndërtuar planifikimit e tyre vjetore lidhur me trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve.

Për realizimin e synimeve të vëna si dhe për t’i ardhur në ndihmë sa më shumë shkollës, gjatë këtij viti, IKT ka qenë i hapur dhe ka ofruar mbështetjen dhe ndihmën e plotë profesionale për të gjithë institucionet e tjera ndërshtetërore dhe jofitimprurëse që investojnë në fushën e reformimit të shkollës dhe arsimiit në përgjithësi. Ndër këto institucionë mund të përmenden Unicef, REC, Unesco, Save the children, etj. Edhe Sindikata e Arsimit kane dhene një kontribut te rëndësishë në fushën e trajnimit. IKT vlerëson përpjekjet e sindikatave të arsimit lidhur me trajnimin e grupeve të mësuesve e drejtuesve që punojnë me fëmijë të margjinalizuar duke e cilësuar si një nga fushat e rëndësishme të reformës kurrikulare dhe të trajnimit.

 

Numri i personelit arsimor të trajnuar gjatë vitit 2008

Nr

Titulli i modulit

Lloji i pjesëmarrësve

N. pjesm

1.

OAN

Mësues

5400

 

 

Trajner lokal

600

2.

Plani vjetor

Drejtorë shkollash

1714

 

 

Nëndrejtorë

1158

 

 

Specialistë DAR/ZA

98

3.

Orët e lira

K/ekipesh kurrik & mësues

1465

 

 

Specialistë DAR/ZA

85

 

 

Drejtues të tjerë

1345

4.

Bordi i shkollës

Kryetarë bordesh

924

 

 

Specialistë DAR/ZA

51

5.

Manuali i drejtorit

Drejtues shkollash

3102

 

 

Specialistë DAR/ZA

104

6.

Inspektorë lokalë (Udhëzimet e MASH)

Inspektorë lokalë

110

7.

Inspektorë lokalë (Task force)

Inspektorë lokalë

110

8.

Kurrikula e re (5 &9)

Specialistë DAR/ZA & mësues

480

9.

Formimi i trajnerëve

Specialistë, drejtues, mësues

76

Procesi i realizimit dhe vlerësimit të trajnimeve
Kujdes i veçantë në realizimin e programeve të mësipërme iu kushtua procesit nëpër të cilin do të përcilleshin programet. Ky proces u realizua duke u udhëhequr nga parimi “Menaxhimi në sajë të përformancës”. Për secilin program, procesi ka  kaluar përgjithësisht në këto hapa:

  1. Për secilin modul u përgatitën kapacitete lokalë. Ata ishin kryesisht përfaqësues të zyrave të DAR dhe ZA-ve. Ato kanë luajtur rolin e trajnerëve lokalë për module të caktuar.
  2. Përgatitja e trajnerëve lokalë u bë përmes sistemit modular dhe vlerësimit të tyre. Modulet u përgatitën nga specialistët e MASH dhe IKT si dhe nga hartuesit e Udhëzimeve të dala nga Ministria. Në fund të çdo moduli u bë vlerësimi i pjesëmarrësve.
  3. Kapacitetet lokale (trajnerë lokalë) trajnuan drejtues apo mësues në DAR & ZA të cilët u testuan në fund të procesit. Kjo do të thotë se trajnimi i marrë në nivel qëndror u përcoll te mësuesit dhe drejtuesit e çdo qarku apo rrethi.
  4. Trajnerët lokalë dokumentuan në IKT të gjithë trajnimet lokale. Çdo seancë trajnimi e zhvilluar nga trajnerët lokalë u dokumentua sipas kërkesave të paracaktuara.
  5. Nga IKT u bë certifikimi i tyre me anë të sistemit të krediteve. Kreditet janë parë si nxitës në karrierë. Çertifikatat e shpërndara janë në tre nivele: trajner i trajnerëve, trajnerë lokalë dhe pjesëmarrës në trajnim.

Vecori të procesit të trajnimeve

  • Siç mund të kuptohet nga parashrimi i mësipërm, ky proces është “Menaxhimi në sajë të përformancës”. Kjo ka qenë një pikë shumë e fortë dhe e rëndësishme për të siguruar efektivitetin e trajnimeve.
  • Për herë të parë përdoret sistemi i krediteve ne fushën e trajnimeve. Nga Drejtoria e trajnimit, tashmë është arritur në një konsensus për të bërë vlerësimin e pjesëmarrësve në sesione trajnuese përmes një sistemi kreditesh. Kjo shihet si një motiv i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e sistemit të kualifikimit dhe trajnimit.
  • Procesi është monitoruar hap pas hapi. Specialistë të trajnimit dhe koordinatorë të programeve kanë kryer në masë të konsiderueshme monitorimin e trajnimeve lokale.
  • Nr i të trajnuarve është më i madh se statistika e dhënë. Rezulton se ka  shumë mësues të trajnuar jashtë programevet të IKT. Këto trajnime janë kryer nga inisiativat e DAR dhe Za për të mbuluar sa më shumë nevojat e mësuesve.
  • Specialistët lokalë & drejtuesit janë numri më i madh i të trajnuarve. Kjo është bërë duke qenë se ato janë menaxhuesit dhe organizuesit kryesor të trajnimit në nivel lokal.

Vazhdimësia ...
Disa nga synimet e rëndësishme të IKT në fushën e trajnimit për periudhën në vazhdim janë:

  • Të vazhdojë zgjerimi dhe hartimi i moduleve dhe trajnimet (sidomos orët e lira dhe OAN)
  • Përvojat më të mira të grumbulluara do të pasqyrohen përmes faqes së internetit të IKT – www.ikt.edu.al
  • Nxitja e hapjes së tregut të ofruesve të trajnimit. Kjo mendojmë se do të arrihet duke ngritur Komitetin e Akreditimit, etj.