Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

STATUSI I MESUESIT, OBJEKTIVI KRYESOR I SINDIKATAVE TE ARSIMIT PER VITIN 2009

Pak dite na ndajne nga festat e perviteshme te Krishtlindjeve dhe te Vitit te Ri. Me kete rast, Urimi yne i perzemert per te gjithe mesuesit sindikaliste, per te gjithe punonjesit e sistemit te arsimit ne Shqiperi eshte : Gezuar festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri; shendet, mbaresi dhe suksese ne permbushjen e misionit historik te mesuesit gjate vitit 2009.
Festat e fundvitit jane jane nje rast i vecante per te kujtuar e uruar njeri- tjetrin, per t’u takuar me shoke, kolege e miq, per t’u shlodhur e per t’u gezuar ne familje e ne shoqeri,  pas nje pune te lodhshme e te gjate njevjecare. Por, ato kane edhe nje moment reflektimi e vizioni per ate cka beme kete vit dhe per cfar do te bejme vitin e ardhshem. Cdo mesues sindikalist, cdo strukture sindikale nga niveli i shkolles e deri ne qender ka objektivat dhe synimet e veta.
Po cilat jane, pra, objektivat kryesore te te dy Sindikatave Qendrore te Arsimit, FSASH e SPASH, per vitin 2009 ? Natyrisht ato jane disa, por ne kete numer te Revistes ne do te theksojme njeren prej tyre, ndoshta me te rendesishmen, ate qe mesuesit sindikaliste por, edhe gjithe mesuesit e tjere, kane kerkuar prej kohesh dhe vazhdojne te kerkojne: Hartimin dhe miratimin e Statusit te Mesuesit
Statusi i Mesuesit eshte nje kerkese dhe synim i hershem i sindikatave. Sidomos keta dhjete vjetet e fundit, ne cdo Kontrate Kolektive qe eshte nenshkruar, eshte perfshire nje nen i posacem, ku theksohet se Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Sindikatat e Arsimit kane rene dakort te hartojne e perfshijne ne procedurat e miratimit nje draft te Statusit te Mesuesit. Me te drejte, cdo sindikalist mesues mund te pyes, (sic kane pyetur shpesh), “Po c’eshte bere deri  tani, pse akoma pas kaq vitesh nuk kemi nje Status te Mesuesit”?
Per t’iu pergjigjur kesaj pyetjeje, mund te themi se  aresyet me kryesore jane dy:
Se pari, Sindikatat e arsimit ne Europe, as si bashkesi, (ne kuader te EI ose EIE), as vec e vec, megjithese synojne dhe punojne prej vitesh, akoma edhe sot nuk kane nje Status te Mesuesit. Si shprehje e kerkeses dhe synimit te tyre ekziston  vetem nje “Rekomandim per Statusin e Mesuesit”, qe eshte miratuar nga Konferenca  e posacme nderqeveritare per Statusin e Mesuesit, Konference qe u thirr dhe organizua nga UNESCO, (Organizata Arsimore, Kulturore dhe Shkenceore e Kombeve te Bashkuara), ne vitin 1966.
Rekomandimi per Statusin e Mesuesit, i miratuar 42 vjet me pare, ushtroi nje ndikim te madh, jo vetem ne vendet pjesemarrese ne Konferencen e vitit 1966, por edhe ne te gjithe vendet Europiane, perfshire vendin tone, per hartimin dhe permiresimin e kritereve dhe standardeve bashkekohore te punesimit, vleresimit dhe shperblimit te mesuesve. Por edhe sot, megjithese diskutohet shume ne kuadrin e Sindikates Boterore te Mesuesve, EI, nuk eshte arritur qe Rekomandimi per Statusin e Mesuesit , te shnderrohet ne nje Konvente, me qellim qe standardet qe rekomandohen te marrin karakter detyrues per shtetet anetare te ILO-s.
Se dyti, Sindikatat e Arsimit ne vendin tone, ne gjithe keto vite, nuk jane mjaftuar vetem me perfshirjen dhe perseritjen formale ne disa  Kontrata  Kolektive te Punes te angazhimit dypalesh per hartimin e nje drafti per Statusin e Mesuesit, ne perputhje me Rekomandimet qe permendem. Fryma dhe permbajtja konkrete e Rekomandimeve per Statusin e Mesuesit, bazuar  ne kerkesat dhe standardet  bashkekohore, si edhe ne legjislacionin shqiptar, per nje arsim cilesor e shanse te barabarta per te gjithe, per garantimin  e nje sistemi demokratik e ligjor per punesimin, shperblimin dhe vleresimin e cdo mesuesi,  kane gjetur pasqyrim ne disa dispozita te  Kontratave Kolektive qe jane nenshkruar me punedhenesin dhe kane ardhur duke u permiresuar nga njera kontrate ne tjetren. Ky ka qene nje proces i nevojshem dhe i domosdoshem per te shkuar drejt hartimit te nje Statusi per Mesuesit.
Keto dispozita kontraktuale qe trajtojne procedurat dhe kriteret e emerimit, levizjeve nga njera shkolle ne tjetren, sistemin e vleresimit te punes dhe te masave administrative deri te largimi nga puna, pagat, shperblimet, sigurimet shoqerore, kushtet e punes, aftesimin profesional etj, ne ate nivel qe jane sot dhe me permiresimet qe kerkon reformimi i sistemit arsimor parauniversitar, perfshire pervojen, kuptimet e njeaneshme, pengesat dhe veshtiresite qe jane ndeshur ne procesin e zbatimit te cdo Kontrate Kolektive , perbejne nje baze te mjaftueshme pervoje dhe pjekurie per FSASH e SPASH, si dhe per partnerin tone, qe tashme te fillojme punen per hartimin e nje drafti te plote e perfundimtar per Statusin e Mesuesit dhe ta kurorezojme gjithe procesin brenda afatit te Kontrates Kolektive qe eshte sot ne fuqi.