Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Aktivitete te shumta kulturore dhe sportive

Sic ishin planifikuar, aktivitetet kulturore dhe sportive u organizuan me pjesemarrjen e nxenesve te shkollave perkatese, ne Elbasan, (shkollat "Ptoleme Xhuvani" dhe "De Rada", te henen, me 22 tetor, ne Korce, (shkollat Liqenas dhe Gorice), te marten, me 23 tetor dhe ne Tirane, (shkollat Bathore 1 dhe Bathore 2 ), te merkuren, me 24 tetor.
Me shume se 225 nxenes, perfshire te gjithe nxensit e selektuar per te punar konkretisht ne keto shkolla, ne kuadrin e Projektit me EI-NOT, moren pjese ne me shume se 10 gara sportive dhe aktivitete kulturore, duke perfshire futboll, volejboll, atletike, terhqeje litari dhe lojra te tjera popullore, si edhe kenge, valle, recitime, pikture etj.
Te gjithe mesuesit e perfshire ne projekt, rreth 50, si edhe mjafte mesues te tjere, kryesisht specialiste te ketyre fushave, ishin organizatoret e ketyre aktiviteteve, te mbeshtetur nga drejtuesit e shkollave. Ne aktivitete moren pjese, gjithashtu, kryetari i SPASH, Bajram Kruja dhe Zv/Kryetari Defrim Spahiu, si edhe perfaqesues te drejtorive arsimore te rretheve perkatese.
Aktivitetet u zhvilluan ne forme garash midis dy shkollave te secilit rreth. Komisione te vecanta i ndoqen ato nga afer dhe percaktuan fituesit, te cilet u shpallen ne ceremoni te posacme te zhvilluara ne koktejlet qe u dhane nga dy sindikatat e arsimit me kete rast, duke dhene Kupen per shkollat me te mira,

Diploma per ekipe dhe individe te dalluar, si edhe disa dhurata simbolike, si topa futbolli, voljebolli, basketbolli, hendbolli, rrjeta volejbolli, kuti shahu etj.

Vertete mbreselenese ishte kur te gjitha pane te jene pjesemarres ne keto aktivitete disa nga nxenesit qe e kishin braktisur shkollen ose po e ndiqnin ate me hope dhe ishin kthyer ne shkolle, si rezultat i nje pune konkrete qe kane bere te gjthe se bashku; mesues e nxenes, sic ishte rasti i nxeneses Daniela Lushnjari, e cila u nderua me diplomen si kercimtarja me e mire.


Ishte shume e veshtire te dalloje se cila shkolle ishte me e mire “Ptoleme Xhuvani” apo “De Rada”, ne Elbasan, Liqenasi apo Gorica ne Korce, Bathore Nr. 1 apo Bathore Nr. 2 ne Tirane.
Shume nxenes u shpallen fitues ne disiplina te ndryshme, duke marre edhe Diplomat perkatese, midis te cileve mund te permeden : Esmeralda Peqini, Gani Metani, Hyqmet Cerriku, Lediana Peqini, Silvana Hysa, Blerim Sefa, Medina Cera, Elona Sokoli, dhe shume te tjere.
Eshte shume e rendesishme te theksohet se organizimi i ketyre aktiviteteve ishte vleresuar shume seriozisht nga mesuesit, nga vete nxenesit dhe nga drejtorite e shkollave, gje qe, krahas te tjerave, eshte edhe nje shembull se cfare mund te bejne vete shkollat per organizmin e me shume aktiviteteve te tilla, mbasi disa nga pjesemarresit u shprehen se ishte hera e pare qe shihnin nje konkurence kaq te madhe ne aktivitete te tilla.
Natyrisht te gjitha keto ceshtje dhe eksperienca do te mbahen parasysh per t’u diskutuar edhe ne tryezen e rrumbullakte qe pritet te organizohet ne kete kuader ne Tirane, ne dhjetor te ketij viti.