Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

2009, viti i zgjedhjeve ne strukturat sindikale dhe detyrave te rendesishme per SPASH
(Nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv te SPASH-it)

Me date 23 janar u mblodh Komiteti Ekzekutiv i SPASH-it, ku u diksutua ne lidhje me veprimtarine e SPASH-it per vitin 2009, mbeshtetur ne strategjine e percaktuar ne Kongres.
Strategjia e SPASH-it mbeshtet arsimin publik e privat dhe kerkesat per cilesi e barazi ne arsim, te mesuarit gjate gjithe jetes, pranon bashkepunimin me MASH, pushtetin lokal dhe OJQ-te per eleminimin e braktisjes se shkolles nga femijet,si dhe domosdoshmerine e nevojen e kualifikimit per  rritjen e profesionalizmit bashkekohor te mesuesit.
SPASH e ka pranuar dhe e mbeshtet demokracine, por kerkon partneritet ne nivel  qendror, lokal dhe ne nivel shkolle, per problemet sociale dhe te reformes arsimore, zbatimin e kontrates se nivelit te pare e te nivelit te dyte te nenshkruara me MASH, DAR dhe ZA ne rrethe. Roli i mesuesit ne nje shoqeri demokratike kerkon nje vleresim moral nga shoqeria, por njekohesisht edhe material nga shteti per punen e tij. Njekohesisht kerkese e vazhdueshme e sindikates ka qene dhe do te mbetet permiresimi i kushteve te punes per mesuesit dhe femijet ne shkolle, jo vetem nga pushteti qendror, por edhe nga pushteti lokal.
Realizimi ne vazhdimesi  i veprimtarive ka konsoliduar strukturat e organizates.
Duke marre ne analize veprimtarite e zhvilluara gjate vitit 2008, si roli i gruas ne arsim e sindikate, sherbimet per anetare dhe drejtues, funksionimi i partneritetit me MASH, u vleresuan arritjet, por  sindikatat u ndalen edhe ne te metat e mosarritjet qe u vune re  gjate vitit 2008. Per kete arsye eshte parashikuar qe ne daten 22 maj Keshilli Kombetar te zhvilloje nje seminar vetem per kontraten kolektive dhe grupi i punes qe do te caktohet per te negocuar gjate 6 mujorit te dyte te vitit 2009, te kete te qarta kerkesat dhe mundesite, me qellim qe ato te realizohen ne kontraten e re kolektive qe do te nenshkruhet nga te dyja palet.
Sipas  Statutit dhe  kontrates kolektive te nivelit te pare, qe te funksionoje cilesisht mire, ku te kete edhe informacion te ndersjellte, jane parashikuar qe gjate vitit 2009 te zhvillohen  kater mbledhje te Keshillit Kombetar dhe gjashte mbledhje te Komitetit Ekzekutiv.E gjitha kjo zhvillohet per nje veprimtari te zakonshme vjetore, ku u percaktuan edhe temat qe do te trajtohen.
Viti 2009 per SPASH eshte edhe viti i zgjedhjeve ne te gjitha strukturat e saj.
Dy ishin  ceshtjet  me te  rendesishme ku u ndal Komiteti Ekzekutiv ne lidhje me fushaten e zgjedhjeve:
- Ndryshimet ne Statut, ne ato nene ku gjate periudhes 4-vjeçare ka  patur veshtiresi ne funksionimin praktik ne strukturat e SPASH-it.
- Percaktimi i fazave te zgjedhjeve ne te gjitha strukturat  e SPASH-it.                                                                              
Zgjedhjet; do te zhvillohen ne tri etapa:                                                                                                           - Nga 6 shkurti deri me 11 prill, do te zhvillohen zgjedhjet  ne te gjitha shkollat dhe kopshtet  publike e private ne sistemin parauniversitar, ku funksionon SPASH.
- Nga 11 prilli deri me 22 maj, do te zhvillohen konferencat per zgjedhjen e krytareve e te strukturave drejtuese te SPA ne rrethe.
- Me 11-12 shtator 2009 do te zhvilloje punimet Kongresi i V-te i SPASH.
Analiza e buxhetit te SPASH-it per vitin 2008 dhe  projektbuxheti per  vitin 2009, paten shume diskutime ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv .Nga diskutimi i z.Bajram Kruja  u vleresua puna  e mire e bere gjate vitit 2008 ne 20 sindikata rrethesh ne drejtim te mbledhjes se kuotizacioneve me lista te rregullta te paraqitura prane DAR dhe ZA-ve, ku kuotat transferohen ne qender nepermjet bankes dhe, ne kete menyre, eshte eleminuar mundesia e korrupsionit. Vleresim maksimal moren ne lidhje me kete ceshtje, SPA  Korçe me drejtuese Albina Pepo, SPA Tirane qytet me drejtues Haxhi Meçuli, SPA Tirana rreth, me drejtues Shaban Duka, SPA Lushje me drejtues Luan Zonja, SPA Gramsh me drejtues Hyqmet Kaçaniku, si edhe drejtuesit e rinj qe riorganizuan sindikatat ne rrethet e tyre: ne Durres;Alfred Doraci, ne  Mat; Arben Kola, ne Pogradec; Gjergji Treska, ne Lezhe; Pjeter Prenga, ne Bulqize; Gani Keta etj. Por, gjithashtu, u theksua si e pajustifikueshme, puna e pamjaftueshme ne lidhje me funksionimin organizativ te seksioneve ne rrethet Berat, Gjirokaster, Laç, Peqin, Skrapar, Malesi e Madhe dhe Puke.
Gjate vitit 2009 iu ngarkua si detyre sektorit te organizimit te SPASH-it, funksionimi i SPA ne rrethet Kukes, Permet, Kavaje, Librazhd, Sarande e Has.
Gjithe kjo veprimtari e SPASH qe u diskutua ne kete mbledhje do te marre force vendimore ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te SPASH qe do te zhvillohet ne daten
6 shkurt 2009.
Po keshtu, SPASH, si pjese perberese e BSPSH, do te marre pjese aktive ne te gjitha aktivitetet dhe veprimtarite qe do te zhvillohen nga BSPSH gjate vitit 2009.