Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

   

Seminar ne Pogradec mbi angazhimin e sindikatave dhe te aktoreve te tjere
per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve

Ne vijim te aktiviteteve te MP te ILO-IPEC dhe Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikates se Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, nje seminar i  rendesishem u organizua, ne Pogradec, me mbeshtetjen financiare te ILO-IPEC, mbi angazhimin e sindikatave dhe te aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Ne kete Seminar moren pjese, perfaqesues nga sindikatat e arsimit, tekstil - artizanatit, industrise se lehte, ndertimit, tregtise, bujqesise, shendetesise, si edhe drejtues lokale te KSSH-se e BSPSH-se dhe aktore te tjere, perfaqesues lokale te subjekteve nenshkruese te Marrveshjes se Perbashket te 25 prillit 2008, si Drejtorite Arsimore, Inspektoriati i Punes, Zyrat e Punes, organizatat e punedhenesve etj.

 

..

Drejtuesja e Njesise per Eliminimin e Pune se Femijeve, prane Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Znj. Shkelqesa Manaj, trajtoi Temen ne lidhje me standardet nderkombetare dhe legjislacionin kombetar mbi punen e femijeve.
Ajo trajtoi gjeresisht konceptin mbi punen e femijeve, shkaqet, standardet, bazuar ne Konventat 138 dhe 182, si edhe sistemin e monitorimit te punes se femijeve, teknikat e perdorura ne bashkepunim me aktoret e tjere, aktivizimin e grupeve perkatese, rolin e e vecante te sindikatave, si edhe Paketen SCREAM dhe Manualin mbi Arsimin Joformal

Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, foli mbi Marrveshjen e perbashket per eliminimin e punes se femijeve, aktoret pjesemarres, synimet, dhe beri nje bilanc te arritjeve, duke u ndalur tek roli i secilit prej partnereve, bashkepunimi me aktoret e tjere, dhe plani i veprimeve per te ardhmen.

Ne vijim, Sekretari i Pergjithshem in FSASH, Z. Stavri Liko, foli ne lidhje me angazhimin e sindikatave te arsimit dhe perfshirjen e sindikatave te degeve te tjera ne aktivitetet konkrete per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Me shume se 1 600 mesues ne shkalle vendi, prej te cileve mbi 570 vetem ne 20 shkollat pilot te 6 rretheve ku ato jane fokusuar, (Tirane, zona e Kamzes, Fier, Elbasan, Korce, Durres, Shkoder), jane te perfshire ne keto veprimtari rezultative.
Me shume se 2 400 nexenes, 1 250 prej te cileve ne shkollat pilot, jane subjekt i punes individuale te ketyre mesuesve per mbajtjen e tyre ne shkolle ose kthimin ne klasat e mesimit te asaj pjese te nxenesve qe jane larguar nga shkolla.                                                                
Me shume se 650 nxenes, kryesisht nga keto shkolla, jane kthyer ne shkolle, ose kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles, si rezultat i kesaj pune.
Duke folur per angazhimin e sindikatave te degevc te tjera, ai permendi trajnimet dhe konferencat e organizuara  per kete qellim, angazhimin e te dy qendrave sindikale kombetare, KSSH e BSPSH, kontributin e organizmave sindikale nderkombetare e europiane dhe rolin e Marveshjes se perbashket midis disa aktoreve te vendit tone.

Ne seminar pati pyetje e sqarime, diskutime e debate mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe nevojen e nje bashkepunimi me te mire me organet e pushtetit vendore, administratat e shkollave, punedhenesit, etj

Kryetari i Seksionit Sindikal te FSASH-it per rrethin e Pogradecit, Istref Haxhillari, pasi vleresoi punen e bere nga dy sindikatat e arsimit, theksoi nevojen per gjetjen e nje zgjidhjeje per femijet e disa zonave te thella te ketij rrethi, te cilet rrezikojne te mbeten pa u arsimuar dhe t’i drejtohen punes qe ne moshen shkollore, per shkak te numrit te vogel te femijeve dhe mungeses se shkollave ne fshatra te vecante. Ai propozoi si zgjidhje te fundit, bashkepunimin me Zyren Arsimore per te pare mundesine e hapjes se shkollave me konvikt ne qytetin e Pogradecit per t’u krijuar edhe ketyre femijeve kushte per t’u arsimuar normalisht.

Edhe Kryetari Keshillit Sindikal te KSSH-se per rrethin e Korces, Nebi Sulejmani, u ndale te domosdoshmeria e angazhimit me rezultativ per eliminimin e punes se femijeve ne zonat rurale, ku shume femije punojne rregullisht madje edhe ne pune te rrezikshme bujqesore.

Kryetarja e Keshillit Sindikal te BSPSH-se per rrethin e Korces, Natasha Lubonja,  
vleresoi domosdoshmerine e angazhimit te sindikatave, sidomos te atyre degeve ku informaliteti eshte ne nivele te larta, duke theksuar edhe rolin e inspektoriatit shteteror te punes dhe nevojen per nje rakordim me te mire te sindikatave me perfaqesuesit e ketij insitutcioni.

Kryetari i Seksionit sindikal te FSASH per rrethin e Korces, Hektor Fejzulla, nenvizoi punen e mire qe eshte bere ne qytetin e Korces, sidomos ne bashkepunim me shoqaten Ndihme per Femijet qe mbeshtetet nga ILO-IPEC, si edhe nevojen e bashkepunimit me organet e pushtetit vendore, sidomos per familjet ne nevoje..

Perfaqesuesi i punedhenesve te Pogradecit, Nikolla Tuka, theksoi rolin e informalitetit ne favorizimin e punes se femijeve dhe vuri ne dukje rendesine e angazhinmit te sindikatave per evidentimin dhe denoncimin e rasteve konkrete te ketij fenomeni.

Ne seminar u diskutua gjeresisht dhe miratua Plani Veprimit per periudhen njevjecare, ne vijim, zbatimi i te cilit do te ndiqet nga nje grup pune ne nivel kombetar dhe nga organet drejtuese te FSASH/SPASH, ne bashkepunim me ILO-IPEC.

 

.. ..