Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Pune konkrete ne bashkepunim per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve

Nga seminari per eliminimin e punes se femijeve ne rrethin e Durresit

 

 

 

 

 

 

Per tre dite me radhe, ne rrethin e Durresit, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, ne bashkepunim me DAR Durres, ne kuadrin e aktiviteteve te programit qe ato kane me sindikatat holandeze FNV/AOb, organizuan Seminarin mbi angazhimin e  sindikatave te arsimit e te mesuesve te ketij rrethi per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Seminari u zhvillua ne disa seanca te larmishme dhe ishte nje gershetim i spjegimeve teorike mbi standardet nderkombetare e legjislacionin shqiptar per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se tyre, me analizen e punes konkrete qe po behet ne kete rreth e vecanerisht ne pese shkollat pilot, (“14 Nentori”, “Demokracia”, “Qemal Mici”, “Isuf Ferra” dhe “Bajram Curri, Nr. 2” ), ku qe prej disa muajesh po punohet konkretisht per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ne seminar moren pjese 30 pjesemarres, mesues kryesisht nga shkollat pilot, por edhe anetare te Grupit te Punes ne nivel rrethi, si edhe drejtues te ketyre shkollave, drejtuesit e seksioneve sindikale te FSASH e SPASH per rrethin e Durresit, Bashkim Shyle e Alfred Doraci, etj.  Moren pjese gjithashtu, ekspertet holandeze, perfaqesues te sindikates se arsimit te Holandes, AOb, Martin Kircz e Mohammed Mdaghri, si edhe kryetaret e sindikatave qendrore te arsimit, FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja.
Ne diten e pare, Pergjegjesja e Sektorit te Trajnimit, prane Institutit te Kurrikules dhe Trajnimit, Albana Markja, trajtoi gjeresisht problemin e domosdoshmerise se perfshirjes problemeve te braktisjes se shkolles dhe eliminimit te punes se femijeve ne kurrikulen e shkolles e sidomos ne oret ekstrakurrikulare, duke perdorur ne menyre sa me profesionale Modulet e paktes SCREAM dhe Manualin mbi Arsimin Jo Formal, te cilat ajo i zbertheu ne menyre te plote e te kuptueshme per te gjithe pjesemarresit ne seminar.
Ne vijim, lektorja e sindikatave te arsimit, Fatbardha Keço, trajtoi gjeresisht konceptin mbi punen e femijeve, si edhe standardet nderkombetare dhe legjislacionin shqiptar mbi mbrojtjen e femijeve dhe parandalimin e punes se tyre.
Te dyja seancat u organizuan ne menyre interaktive me pjesemarrjen direkte te mesuesve ne diskutime e ne veprime per konkretizimin e situatave dhe percaktimin e planit te veprimeve.
Drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, informuan pjesemarresit ne seminar mbi punen qe po bejne te dyja sindikatat ne rrethet e perzgjedhura e ne nivel kombetar per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke e vene theksin tek njohja dhe pergjithesimi i pervojes se mire te disa rretheve edhe ne Durres e ne shume rrethe te tjera.
Ne diten e dyte, seanca e mengjesit, u organizua ne ambientet e shkolles “14 Nentori”, ku moren pjese edhe drejtues te kesaj shkolle, mesues, perfaqesues te nxenesve e prinderve.
Ne fillim Drejtori i Shkolles, Murat Basha, beri nje prezantim te pergjithshem mbi shkollen, numrin e nxnesve e te stafit pedagogjik, rezultatave e problemeve etj. Ne vijim drejtuesja e grupit te punes te mesuesve te kesaj shkolle, zv/drejtoresha, Lindita Kiri, foli mbi punen e drejtorise se shkolles dhe stafit pedagogjik per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke u ndjekur nga perfaqesuesja e sindikatave te shkolles, Diana Gjika, e cila foli mbi punen konkrete qe kane bere e po bejne mesuesit e kesaj shkolle me mbi 20 nxenes qe kane braktisur ose jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, gje qe ka sjelle si rezultat kthimin ne shkolle te 5 prej tyre dhe uljen e ndjeshme te mungesave ne shkolle, gje qe eshte nje treguesi qarte i parandalimit te largimeve nga shkolla.
Duke e marre fjalen ne kete seance, perfaqesuesja e Bordit te Prinderve, Hasime Myftaraj, dhe Presidentja e Qeverise se Nxenesve, Amela Kashari, theksuan bashkepunimin rezultativ te ketyre organeve me drejtorine e shkolles dhe mesuesit e kesaj shkolle, si nje faktor i rendesishme per mbarevajtjen e punes, mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe arritjen e rezultatve te mira ne mesime.
Puna e bere nga mesuesit dhe organizmat e tjera te kesaj shkolle u vleresua edhe nga zonja Afredita Leska, mamaja e tre vajzave qe vazhdojne klasa te ndryshme ne kete shkolle.
Kjo seance ne shkolle ishte shume interesante edhe per aresye te pjesemarrjes ne diskutime te nxenesve qe ishin kthyer ne shkolle, sic ishte rasti i nxeneses Rajmonda Celiku, e cila shpjegoi punen qe ka bere sidomos mesuesi kujdestar, Selman Hoxha, me prinderit e saj dhe foli per atmosferen e ngrohte qe ajo gjen tani ne klase. Emocionante ishin edhe nderhyrjet e disa nxeneseve te tjera qe paraqiten punet e tyre ne lidhje me kete teme dhe kenduan kenge e recituan vjersha me kete tematike.
Perfaqesuesit e sindikates e arsimit te Holandes, Marten Kircz e Mohammed Mdaghri, vleresuan punen e bere nga mesuesit dhe administrata e kesaj shkolle dhe sollen shembuj inkurajues nga puna e mesuesve ne Holande.
Seanca e mbasdrekes e dites se dyte u organizua ne formen e nje Tryeze ne nje nga sallat e Pallatit te Kultures “Aleksander Moisiu”, me pjesemarrjen edhe te drejtorit te Drejtorise Arsimore Rajonale, Z. Vasilla Papaj, si edhe te perfaqesuesve nga Bashkia e Durresit dhe nga organizata te tjera. Ne kete seance, ne emer te dy seksioneve sindikale te SPASH e FSASH, foli kryetari i FSASH-it per Durresin, Bashkim Shyle, i cili vuri ne dukje se ne kuadrin e ketij Projekti eshte duke u bere nje pune e organizuar sidomos ne pese shkollat e perzgjedhura, ku me shume se 30 mesues jane duke bere nje pune konkrete e te diferencuar me me shume se 125 nxenes, ndersa ne shkalle rrethi ky numer eshte akoma me i madh.
Si rezultat i kesaj pune, mbi 35 nxenes jane kthyer ne shkolle ose kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles dhe po e vijojne normalisht ate, nderkohe qe kjo pune vazhdon edhe me nxensit e tjere te perzgjedhur per te punar individualisht ne kuadrin e ketij Projekti. Ne vijim, ai evidentoi disa nga format me rezultative te punes, duke e vene theksin tek bashkepunimi me nxenes e prinder, por edhe me aktoret e tjere ne shkolle e jashte saj, ne komunitet.
Drejtori i Drejtorise Arsimor Rajonale, Vasillaq Papaj, vleresoi punen e bere nga ana e sindikatave e mesuesve dhe shprehu angazhimin e DAR Durres per ta mbeshteur  iniciativen dhe punen e sindikatave, duke dhene secili subjekt kontributin e vete ne sektorin perkates. Ne vijim, ai e vuri theksin tek domosdoshmeria e bashkepunimit edhe me aktore tjere te rendesishem si pushteti lokale, organet e policise dhe shoqatat e ndryshme qe jane te angazhuara ne kete fushe, nderkohe qe kerkoi me shume angazhim nga sindikatat edhe per probleme te tjera te shkolles, sic eshte krijimi dhe ruajtja e nje infrastrukture e mjedisi terheqes per nxenesit ne shkolle etj.
Diskutime te shumta u bene ne lidhje me nderhyrjen e perfaqesueses se Bashkise, zonjes Ana Dovana, ndaj te ciles u kerkua me shume vemendje nga ana e Bashkise, per familjet ne varferi te skajshme, per te pare mundesine  punesimit te prinderve ose per te gjetur menyra ndihme per femijet e ketyre familjeve qe jo rralle braktisin shkollen edhe per faktin se nuk perballojne dote blerjen e materialeve shkollore ose te veshjeve te pranueshme, si bashkemoshataret e tjere ne klasa e shkolla.
Seancat e se shtunes ishin diskutime konkrete te pjesemarresve ne seminar mbi punen e bere dhe gjendjen ne secilen prej shkollave te perzgjedhura, mbi pervojen e fituar dhe problemet me te cilat ata jane ndeshur gjate kesaj periudhe. Drejtuesit e grupeve sipas shkollave e mesues pjesemarres, si Majlinda Spahiu, Vasil Nisi, Nevrez Cizmja, Fuat Zerdelia, Zabit Rexhepi etj, u perqendruan sidomos tek puna e vecante me nxenesit qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, edhe per shkak te mentalitetit te prinderve, vecanerisht kur eshte fjala per te vazhduar klasat e larta te shkolles 9-vjecare dhe, aq me teper, shkollen e mesme.
Ne vijim, Kordinatori i Projekteve qe sindikata holandeze AOb eshte duke zbatuar ne Marok, Mohammed Mdaghri, beri nje prezantim shume interesant e te vlefshem mbi punen qe bene Sindikata e Arsimit e Marokut per ulejn e numrit te nxensve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve, duke evidentuar sidomos punen e mesuesve, bashkepunimin e tyre me administratat e shkollave dhe me Ministrine e Arsimit, si edhe me prinderit e komunitetin ne zonat perkatese, ku ato jane te angazhuara.
Kolegu Marten Kircz, vleresoi punen e bere nga sindikatat dhe mesuesit e rrethit te Durresit dhe kerkoi vazhdimin e kesaj pune me te njejtin intensitet, duke e vene theksin sidomos tek sistemi i monitorimit dhe puna individuale me secilin prej nxenesve ne rrezik per te braktisur shkollen ose ata qe jane te angazhuar ne pune.
Ne fund te seminarit, pas nderhyrjeve dhe konkluzioneve te drejtuesve te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, u paraqiten propozimet per programin e veprimit, i cili do te perpunohet me tej dhe do te ndiqet per zbatim nga seksionet sindikale te FSASH e SPASH te rrethit te Durresit.