Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KERKESAT E SINDIKATAVE PER PERMIRESIMIN E PENSIONEVE TE MESUESVE

Pemiresimi i sistemit te pensioneve te mesuesve dhe rritja e vazhdueshme e tyre ka qene dhe mbetet nje kerkese e perhershme dhe e rendesishme e Sindikatave te Arsimit.  Po si eshte realizuar deri me sot kjo kerkese? Kuadri ligjor ekzistues, ne baze te te cilit funkionon sistemi i pensioneve per mesuesit, perfshire ndryshimet qe jane bere ne legjislacion qe nga viti 1993 e ketej,  tregon se te gjitha qeverite e periudhes se tranzicionit e deri me sot jane akoma larg kuptimit dhe vleresimit  real te figures se mesuesit, te rolit qe ata luajne dhe te misionit qe kane si edukatore te pazevendesushem per arsimimin cilesor te brezave te rinj, si nje parakusht per gjithe progresin shoqeror ne vendin tone.
Ligji nr. 7703, date 11.05.1993, “Per sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”, ne krahasim me Ligjin e mepareshem te vitit 1966, (Ligji nr. 4171 date 13.04.1966), e rriti me 5 vjet moshen e daljes ne pension, si per burrat ashtu edhe per grate e punesuara ne arsim ne profesionin e mesuesit. Megjithe moshen mesatare shume te re te popullsise ne vendin tone, rritja me 5 vjet e moshes per daljen ne pension per profesionin e mesuesise ishte e pranueshme.
Por, 10 vjet me vone, me Ligjin nr. 9377 date 21.04.2005, mosha e daljes ne pension per mesuesit u rrit, si per burrat ashtu edhe per grate, edhe me 5 vjet te tjera, duke arritur kufirin e 60 vjetve per grate dhe 65 vjetve per burrat. Kjo rritje e moshes se pensionit u kundershtua nga sindikalistet e te gjithe profesioneve dhe vecanrisht edhe nga mesuesit. Pretendimi se Ligji i sipercituar, me mundesine e daljes ne pension te pjeseshem pleqerie 3 vjet perpara moshes se percaktuar ne ligj, si per burrat ashtu edhe per grate, nuk e lehteson, por perkundrazi e rendon poziten e mesuesit qe kerkon pension te parakoheshem, sepse nje dispozite tjeter e po ketij ligji thote se ai qe kerkon dhe perfiton pension te pjeseshem pleqerie, me mbushjen e moshes per pension, nuk ka te drejte te marre pension te plote, por do te marre pergjithemone masen e pensionit te pjeseshem.
Sindikatat e Arsimit, FSASH dhe SPASH, kane kerkuar me kembengulje dhe do te fillojne se shpejti bisedimet me punedhenesin dhe segmentet perktese te Qeverise per te bere permiresime ne Ligjin per pensionet, ne favor te mesuesve qe dalin ne pension.
Cilat jane keto kerkesa dhe cfare synojne sindikatat qe te permiresohet ne kete ligj ?
Se pari, kerkesa e sindikatave eshte qe te shfuqizohet dispozita e sotme qe penalizon kerkuesit dhe perfituesit e pensionit te parakoheshem ose pensionit te reduktuar, duke i denuar ata qe pensionin e parakoheshem te reduktuar te mos kene mundesine ta kthejne ne pension te plote pleqerie, kur te mbushin moshen qe kerkon ligji.
Se dyti, koha e perfitimit te pensionit te pjeseshem, si per burrat ashtu edhe per grate ne profesionin e mesuesise, te jete 5 vjet, nga 3 vjet qe eshte sot, dmth grate te kene te drejte per per te perfituar me kerkesen e tyre pension te pjeseshem pleqerie mbi moshen 55 vjec dhe burrat duke filluar nga mosha 60 vjec. Masa e ketij pensioni te jete jo me pak se 60 perqind e pages mesatare mujore qe nxirret nga shuma e pergjithshme e pagave te marra gjate 3 vjeteve rresht brenda 10 viteve te fundit te punes dhe me mbushjen e moshes 60 vjet per grate dhe 65 per burrat, pensioni i pjeseshem te shnderrohet ne pension te plote pleqerie.
Se treti, grave mesuese qe, ne baze te nenit 97 te Ligjit nr. 7703 date 11.05.1993, kane perfituar pension te pjeseshem pleqerie, me mbushjen e moshes per pension te plote, t’u mundesohet perfitimi i pensionit jo mbi pagen e kohes kur kane dale ne pension te pjeseshem, sic veprohet deri tani, por llogaritja te behet njelloj sic veprohet per mesuesit qe dalin sot ne pension te plote pleqerie, bazuar mbi pagen e grupit, vjetersine, kualifikimin dhe pozicionin.