Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

KOMENTE RRETH DINAMIKES SE PAGAVE TE SISTEMIT PARAUNIVERSITAR TE ARSIMIT
Periudha 2006 – 2008

Nga Xhafer  Dobrushi, Kryetar i FSASH

Kerkesat per rritjen e pagave perbejne njerin nga funksionet me te rendesishme te cdo sindikate. Elementi  “paga” dhe rritja e permiresimi i vazhdueshem i tyre formojne boshtin e kerkesave te fushes sociale ekonomike te sindikatave dhe sindikalisteve.
FSASH, qe nga themelimi i saj u eshte permbajtur ketyre parimeve sindikale, te cilat, te mbeshtetura ne Konventat Nderkombetare te Punes dhe ne legjislacionin shqiptar, kane gjetur pasqyrim ne Statutin e Federates. Ne perputhje me keto dokumente baze, FSASH, ne menyre te vazhdueshme, eshte vene me vendosmeri ne mbrojtje te kerkesave dhe interesave objektive dhe legjitime te sindikalisteve qe perfaqeson dhe te mases se punonjesve te arsimit, duke synuar per te arritur e garantuar nje page te denje per profesionin e mesuesit e te pedagogut ne perputhje me punen qe ata bejne dhe brenda mundesive qe ofron zhvillimi ekonomik i vendit ne etapa te caktuara.
Per te arritur kete qellim dhe keto objektiva te saj, FSASH ka kombinuar, sipas rrethanave dhe kushteve, levizjen sindikale me dialogun social. Jane te njohura levizjet e zhvilluara nepermjet manifestimeve dhe grevave njeoreshe, njeditore dhe njejavore. Jane te njohura dhe rezultatet qe jane arritur nepermjet ketyre levizjeve. Por, po kaq te sukseseshme kane qene edhe bisedimet e zhvilluara ne tavoline me punedhenesin, ku objektiviteti dhe bazueshmeria e kerkesave per rritjen dhe permiresimin e pagave brenda kategorive te ndryshme, kane gjetur mirekuptim dhe zgjidhje nga ana e punedhenesit dhe qeverise, zgjidhje qe jane kurorezuar me marreveshje konkrete, perfshire edhe Kontraten Kolektive te Punes.
Edhe si rezultat i kesaj lufte te vendosur e te vazhdueshme sindikale qe kane zhvilluar prej afro 10 vjetesh FSASH dhe SPASH se bashku, sot kemi nje sistem pagash ne arsimin parauniversitar pergjithesisht te konsoliduar dhe nje nivel pagash te pranueshem, te vleresuar pozitivisht nga sindikatat dhe mesuesit, krahasuar me mundesite qe ka vendi dhe ne raport me sektoret e tjere buxhetore.
Megjithe arritjet, rritja e pagave qe ka bere Qeveria e sotme qe doli nga zgjedhjet e vitit 2005, eshte bere dhe vazhdon te jete objekt diskutimesh jo vetem midis pozites dhe opozites, por edhe midis aktoreve te tjere te interesuar e lidhur me arsimin dhe arsimimin e brezit te ri, perfshire edhe sindikatat e sindikalistet.
Te ndodhur perpara ketij realiteti, per te shmangur keqkuptimet dhe keqinterpretimet, ne vendosem te botojme ne dy pasqyrat qe vijojne Dinamiken e rritjes se pagave te punonjesve te sistemit parauniversitar per periudhen 2006 – 2008, mbeshtetur ne vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave.

 

TABELA 1

Dinamika e pagave te mesuesve te arsimit parauniversitar

TABELA 2

Rritja e pagave te mesuesve te arsimit parauniversitar ne vitin 2008 ne raport me vitin 2007

 

Eshte e kuptueshme se cdo koment ose vleresim mund te jete i drejte, i panshem dhe real vetem nese mbeshtetet ne treguesit qe tashme kemi perpara.
Persa na perket ne si sindikata, para se te kalojme ne analizen dhe komentet mbi pasqyrat qe po botojme, duam te theksojme se premtimi i Qeverise dhe Kryeministrit Berisha, i bere jo vetem gjate fushates elektorale, por edhe ne takimin e muajit tetor 2005 me drejtuesit kryesor te sindikatave te arsimit per dyfishimin e pagave te mesuesve te sistemit parauniversitar brenda periudhes 2006-2009, eshte mirepritur nga mesuesit, sindikatat dhe sindikalistet. Jashte pozicioneve dhe komplekseve politike te dites dhe atyre elektorale, kjo nisme eshte pershendetur, sidomos nga ata qe perfitojne prej saj.
Po cfar tregon realiteti pas tri vjetesh nga ky premtim? Per te komentuar e vleresuar kete ne po perqendrohemi ne disa momente kryesore qe permbajne treguesit qe kemi perpara.
Se pari, po te vrojtojme dhe krahasojme rritjen e pagave ne keta tre vjet per mesuesit me arsim te larte qe jane te punesuar ne shkollat e mesme, 9 vjecare ose ne kopshte, (shih pasqyren nr. 1, renditja 5 (2), rezulton se si mesatare ne shkalle vendi pagat e tyre, krahasuar me vitin 2005, jane rritur 67 perqind bruto dhe 51 perqind neto. Nese perfshijme ne keto kategori punonjesish edhe mesuesit me shkolle te mesme pedagogjike ose shkolla te tjera te mesme profesionale, (shih pasqyren nr. 1, renditja 5 (1), rezulton se rritja eshte 65 perqind per pagat bruto dhe rreth 44 perqind per pagat neto.
Qeveria  pretendon se pagat e mesuesve te sistemit parauniversitar ne keta tre vjet jane rritur 75 perqind.
Pse eshte kjo mosperputhje midis shifrave qe u referohet Qeveria dhe shifrave qe u referohen sindikatat?
 Mosperputhja vjen nga fakti se Qeveria, kur flet per rritjen e pagave, bazohet vetem mbi nje tregues, vetem mbi pagen bruto, ndersa sindikatat, kur dialogojne per rritjen e pagave, mbajne parasysh te dy treguesit, pra si pagen bruto, ashtu edhe ate neto dhe lidhjen qe ekziston midis tyre. Per periudhen per te cilen diskutojme, vertete paga bruto eshte rritur ndjeshem, pra mesatarisht 65-67 perqind ne shkalle vendi, dhe ne disa ketegori sic jane mesuesit e rinj ne shkollat e mesme dhe 9 vjecare si dhe edukatoret e kopshteve, deri ne 69 ose edhe 76 perqind, paga neto nominale eshte cenuar, gjithashtu, ndjeshem nga aplikimi i takses se sheshte, pa permendur ketu vleren e saj reale qe kercenohet nga rritja e cmimeve dhe inflacioni. Kjo eshte aresyeja qe sindikatat, ndersa pranojne dhe dialogojne per rritjen e pagave duke u nisur fillimisht nga paga bruto, mbajne parasysh dhe mbrojne me vendosmeri si tregues jetik pagen neto. 
Mosperputhja vjen, gjithashtu, edhe per nje shkak tjeter. Ndersa Qeveria e krahason rritjen e pagave, si bruto ashtu edhe neto, me pagen mujore te vitit 2005 pa efektet e pages se 13-te, sindikatat rritjen e pagave ne vitet 2006-2008 e krahasojne me pagen mujore te vitit 2005 perfshire efektet e pages se 13-te, sepse kjo eshte e verteta, sepse deri ne vitin 2005 mesuesit me ligj dhe me VKM merrnin 13 paga ne vit  e jo 12, sic eshte sot dhe krahasimi qe behet me 12 paga rrit artificialisht pagen e mesuesve me 8.3 perqind ne muaj. Pra kjo rritje ekzistonte, nuk eshte merite e Qeverise. Kete e dijne jo vetem sindikatat, por te gjithe mesuesit.
Se dyti, Sindikatat e Arsimit tabllone e sotme reale te rritjes se pagave ne sistemin e arsimit parauniversitar e shikojne dhe vleresojne me realizem. Pavaresisht nga kendveshtrimi i ndryshem i te njejtave shifra nga Qeveria dhe Sindikatat, qe paraqitem me lart, rritja e pagave ne arsimin parauniversitar ne periudhen 2006-2008, keshtu sic eshte, perben nje hap shume serioz dhe te pakrahasueshem me vitet e mepareshme te cdo qeverisje te periudhes se tranzicionit per vleresimin e punes dhe te figures se mesuesit, rritje qe ka ndikimin e vet te padiskutueshem ne pergatitjen e kushteve per suksesin e reformes ne arsim.
Por sindikatat nuk do te ndalen ketu. Ashtu sic na eshte premtuar, ne do te insistojme ne dialogimet qe do te zhvillohen ne javet dhe muajt e ardhshem, qe ne vitin 2009 pagat e mesuesve te arsimit parauniversitar te rriten mesatarisht jo me pak se 20 perqind. Ne nuk do te heqim dore nga kjo kerkese. Kjo do te bente qe ne kater vjetet e kesaj qeverisjeje paga bruto vertete do te dyfishohej dhe paga neto do te permiresohej ndjeshem. Brenda kesaj rritjeje, Sindikatat ne bashkepunim me MASH do te kene mundesi te kryejne disa permiresime sic jane raportert midis pages minale e maksimale, mbi nivelin e shkollimit, kualifimin e mesuesve, etj.