Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

FSASH: Te pezullohet dhe te shfuqizohet Udhezimi Nr. 4 date 05.02.2009 “ Per pagesen  e punonjesve mesimore ne dispozicion”

Kryesia e Federates Sindikatave te Arsimit dhe Shkences i ka derguar nje Leter Ministrit te Arsimit dhe Shkences z. Fatos Beja lidhur me shqetsimin e madh qe ka ngjallur ne radhet e mesuesve sindikaliste dhe te strukturave sindikale ne baze Udhezimi nr. 4 date 05.02.2009 “ Per pagesen e punonjesve mesimore ne dispozicion”. 
Permbajtja e Letres eshte si vijon:

MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES                            
Z. FATOS BEJA

Z. Minister,

Seksionet Sindikale te FSASH ne Qarkun e Fierit, Vlores,Elbasanit,  Durresit, Dibres,etj., kane ngritur  prane Federates shqetsimin e madh qe ka ngjallur ne radhet e mesuesve sindikaliste Udhezimi nr. 4 date 05.02.2009 “ Per pagesen e punonjesve mesimore ne dispozicion”. Mbasi Kryesia e FSASH u njoh me permbajtjen e ketij Udhezimi, ju bejme me dije sa vijon:

  1. Udhezimi nr. 4 date 05.02.2009 “ Per pagesen e punonjesve mesimore ne dispozicion”  eshte ne kundershtim te hapur me Kontraten Kolektive te Punes date 4 Korrik 2006, (neni  4, pika 9), nenshkruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkences dhe titullaret e FSASH e SPASH. Ky udhezim eshte ne kundershtim edhe me Udhezimin e meparshem te Ministrit te Arsimit dhe Shkences nr. 29 date 18.09.2006 “ Per emrimet dhe levizjet e personelit mesimor dhe drejtues ne arsimin paraun iversitar”, i cili i eshte referuar pothuaj ne cdo pike Kontrates Kolektive te Punes dhe zbatimit te saj me korrektesi. Po keshtu, Udhezimi  nr. 4 date 05.02.2009 vjen ne kundershtim flagrant edhe me Ligjin per Kodin e Punes, neni  171 e ne vijim.
  2. Punonjesit mesimor me kontrate te perkoheshme ( shih piken 4 te Udhezimit nr. 29 date 18.09.2006) nuk mund te konsiderohen si mesues ne dispozicion. Koncepti “ kontrate pune e perkohesshme” nuk parashikohet as ne ligj as ne KK te Punes. Kontrata njevjecare e Punes qe kane lidhur DAR/ZA me kete kategori  mesuesish ka kuptimin  e nje kontrate me afat. Ne rastin konkret ky afat eshte njevjecar. Si i tille ai nuk mund te nderpritet ne mes te vitit ne menyre te njeanshme pa u perballur me pasojat. Aq me shume Udhezimi nuk mund te kete fuqi prapavepruese,  (Udhezimi del me 5 shkurt dhe i shtrine efektet me 1 janar).  
  3. Nga ky Udhezim praktikisht largohen nga puna rreth 3.000 mesues, te cilet kane deri ne 35 vjet pune  si mesues dhe aktualisht jane te punesuar me kontrata pune me afat, kontrate qe, sipas nenit 171 te Ligjit nr. 7961 date 12.7.1995 “ Kodi i Punes i Republikes se Shqiperise” mbrohet nga dispozitat e Kontrates Kolektivete Punes.
  4. FSASH eshte befasuar nga fakti se nje udhezim qe sjell si pasoje largimin nga puna te mijera mesuesve, ne kundershtim me Kontraten Kolektive te Punes, eshte bere pa asnje dijeni te Sindikatave nenshkruese te kesaj Kontrate.
    Ne keto kushte, kerkojme pezullimin e menjehershem te Udhezimit nr.4 date 05.02.2009 dhe fillimin e negocimeve midis dy partnereve per zgjidhjen ligjore e kontraktuale te ceshtjes.

KRYESIA E FSASH                                                Tirane, 25.02.2009