Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Mbledhje e zgjeruar e Komitetit Kombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve
“T’u  japim vajzave nje mundesi, t’i japim fund punes se femijeve”

(Publicitet i gjere per Diten Boterore Kunder Punes se Femijeve ne Shqiperi)
 

Eshte viti i dyte radhazi qe Dita Boterore e Luftes Kunder Punes se Femijeve perkujtohet edhe ne vendin tone, ne saje te angazhimit te sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, e te bashkepunimit te tyre me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe mbeshtetjen financiare te Zyres se ILO-IPEC ne Tirane dhe te Federates Nderkombetare te Arsimit, EI.

Karakteristika kryesore e ketij viti ishte publiciteti i gjere nga ana e televizioneve dhe shtypit te shkruar ne lidhje me aktivitetet e kesaj Dite, duke e vene theksin tek rendesia e arsimimit per te gjithe femijet e vecanerisht per vajzat, gje qe perbente dhe Temen kesaj Dite per kete vit.

....

Rreth 12 televizione transmetuan lajme ne lidhje me aktivitetet e kesaj Dite duke e vene theksin tel domosdoshmeria e eliminimit te punes se femijeve, nje problem per te gjithe boten dhe per Shqiperine, problem ky qe ka angazhuar sindikatat e arsimit, insitucionet shteterore, organizatat joqeveritare, te cilat merren me mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
Edhe gazeta me e shitur ne anglisht ne Shqiperi, “Albanian Daily News” dhe disa gazeta te tjera kane botuar artikuj me rastin e kesaj Dite.

Pas dy takimeve te rendesishme qe u organizuan me kete rast ne Durres dhe ne Bathore, dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Zyren e ILO-IPEC ne Tirane, organizuan ne Hotel Tirana International, ne daten 11 qershor, Takimin e nivelit te larte, me Teme  “T’u  japim vajzave nje mundesi, t’i japim fund punes se femijeve”, me pjesemarrjen e anetareve te Komitetit Kombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, perfaqesuesve nga kryesite e dy sindikatave te arsimit, mesuesve te angazhuar ne aktivitetet dhe punen konkrete per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe per eliminimin e punes se femijeve, kryesisht nga Tirana, por edhe nga disa rrethe te tjera ku FSASH dhe SPASH jane perqendruar per eliminimin e punes se femijeve, si Elbasani, Fieri, Durresi etj.

Zevendes Ministrja e Punes e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Marjeta Zace, te dy kryetaret e FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe SPASH, Bajram Kruja,  Menaxherja Kombetare e Zyres se ILO-IPEC ne Tirane, Etleva Vertopi, perfaqesuesi i organizatave te punedhenesve, Vladimir Koka, pjesemarres ne mbledhje, shprehen angazhimin e tyre personal dhe detyrimet e institucioneve perkatese, per t’u marre me problemet qe kane te bejne me arsimimin e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve.

Gjate mbledhjes u permenden fakte te tilla domethenese si:
Me shume se 1 600 mesues ne shkalle vendi, prej te cileve vetem ne 20 shkollat pilot te 5 rretheve ku ato jane fokusuar, jane mbi 570 mesues, te perfshire ne keto veprimtari
Me shume se 2 400 nxenes, prej te cileve rreth 1 255 vetem ne shkollat pilot, jane subjekt i punes individuale te ketyre mesuesve per mbajtjen e tyre ne shkolle ose kthimin ne klasat e mesimit te asaj pjese te nxenesve qe jane larguar nga shkolla.                                                               

Me shume se 560 nxenes vetem nga shkollat pilot jane kthyer ne shkolle, prej te cileve me shume jane nga 20 shkollat e Durresit, Tiranes, Fierit,  Korces, Elbasanit etj, ndersa  rreth 1 800 nxenes te tjere, si rezultat i punes individuale te mesuesve e nxenesve te ketyre shkollave, kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles.  

Mesuesit Shaban Duka, Derall Tota, Mersin Terpo, Bjeshke Alia, Bashkim Shyle, Bukuroshe Shabani etc, folen per eksperiencat e tyre ne shkollat perkatese, si edhe per rezultatet dhe problemet, per zgjidhjen e te cilave do te duhet me shume angazhim ne te ardhmen.

Nxenesit Ervina Hasanaj, Esmeralda Cala, Malvina Sava, shprehen mendimet e veta mbi rendesine e arsimimit dhe domosdoshmerine e angazhimit te mesuesve e nxenesve per parandalimin e largimeve nga shkolla dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe praktika dhe shembuj te mire, sidomos ne lidhje me punen ne grupe duke aktivizuar shoket dhe shoqet e klases te nxenesve qe kane braktisur ose jane ne rrezik per te braktisur shkollen, per shkak te kushteve te varferise ne familje ose per shkak te mentalitetit te prinderve.

......

Ne fund te aktivitetit te gjithe pjesemarresit ne unanimitet, ne emer te femijeve shqiptare, i drejtuan nje thirrje Qeverise per te shpenzuar gjithnje e me shume per arsimin nga buxheti i shtetit, per te ndihmuar familjet ne nevoje per perballimin e shpenzimeve per arsimimin e te gjithe femijeve te tyre, per te perfunduar te pakten arsimin e detyrueshem 9 vjecar dhe per t’i dhene fund punes se femijeve ne vendin tone.

Takim me pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxënësve
në Bathore,Tiranë

..



Një takim interesant u organizua të mërkurën, me 10 qershor 2009, me rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve,  në Bathore, periferi e Tiranes e populluar kryesisht nga familjet e ardhura nga zonat Veriore.

Rreth 45 pjesëmarrës, mësues, nxënës, kryesisht vajza, nga dy shkollat e Bathores dhe katër shkolla të tjera pilot te zonës së Kamzës, ku të dy sindikatat e arsimit, FSASH dhe SPASH, janë duke punuar konkretisht me nxënës në kuadrin e projekteve me
FNV/AOB, u mblodhën në takimin e organizuar nga dy sindikatat shqiptare të arsimit, FSASH dhe SPASH.

Të dy kryetarët e seksioneve të FSASH e SPASH për Qarkun e Tiranës, Shaban Duka e Mersin Terpo, dhe kryetari i SPASH, Bajram Kruja, morën pjesë, gjithashtu, në takim.

Sekretari i Përgjithshëm i FSASH dhe Koordinator i të dy organizatave për sa u përket aktiviteteve të parandalimit dhe eliminimit te punës së fëmijëve, Stavri Liko, foli, në emër të të dy organizatave, për 12 Qershorin, Ditën Botërore Kundër Punës së fëmijëve, duke u bazuar në materialet e dërguara nga EI dhe ILO-IPEC, si edhe mbi anagazhimin e FSASH/SPASH për parandalimin dhe eliminimin e punës se fëmijëve,sidomos ne shkollat e Bathores dhe Kamzës.

Mësuesit dhe nxënësit që morën pjesë në takim, vlerësuan iniciativën e sindikatave dhe shprehën mirënjohjen e tyre për EI për mbështetjen e dhënë.

Kryetari i grupit të punues së mësuesve të shkollave të Bathores, Derall Tota, foli rreth angazhimit të nxënësve e mësuesve të Bathores e Kamzës për të ulur numrin e nxënësve që braktisin shkollën dhe fillojnë të punojnë, ndërkohë që janë në moshën shkollore. Ai përmendi individualisht mësuesit dhe nxënësit e angazhuar në këto aktivitete dhe nxënësit të cilët janë rikthyer në shkollë, pas një pune konkrete të organizuar në shkollë dhe jashtë saj, me prindërit dhe të afërmit e të nxënësve.

Mësuesit Marie Frroku, Bjeshke Aliaj, Albina Kalthi, Mersin Terpo, Ilir Tafa etj, treguan përvojën dhe problemet e tyre në shkollat përkatëse, si dhe rezultatet e mira që kanë arritur duke punuar në kuadrin e zbatimit të projektit me  FNV/AOB.

Vajzat, nxënëse nga shkollat e Bathores dhe Kamzës, Fatjona Terzia, Doris Pasha, Alma Hasa, Doriana Rama etj, folën rreth angazhimit të tyre në klasat respektive me shokët e shoqet e klasës që janë në rrezik për të braktisur shkollën.
Ato përmendën disa raste që nxënësit nga këto shkolla, sidomos vajzat, braktisin shkollën për shkak të mentalitetit të prindërve të tyre dhe këmbëngulën në rolin e rëndësishëm të mësuesve e nxënësve, veçanërisht në lidhje me prindërit e tyre.

......


Materiale mbi Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, përgatitur nga FSASH/SPASH, si dhe postera të dërguara nga EI dhe ILO-IPEC, lapsa dhe publikime të ndryshme të FSASH/SPASH iu shpërndanë pjesëmarrësve.

Edhe ne Bathore, si në Durrës, në fund të Takimit u ra dakord me të gjithë pjesëmarrësit që secili prej tyre të organizojë së paku një takim të shkurtër në klasa ose me grupe të ndryshme në ditët në vijim,ku të flasë për Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve dhe rëndësisë e mbajtjes së nxënësve, e veçanërisht te vajzave, në shkollë.
 

Takim me pjesëmarrjen e mësuesve dhe nxënësve në Durrës

..

Një takim i rëndësishëm u organizua në Durrës, qyteti i dytë për nga madhësia në Shqipëri, të martën, më 9 qershor 2009, me rastin e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve.

50 pjesemarres morën pjesë në Takim, nga të cilët 22 mësues e 28 nxënëse, të gjitha vajza, nga 5 shkolla pilot, ku të dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, janë duke punuar konkretisht me nxënësit për t'i mbajtur në shkollë dhe për të eliminuar punën e fëmijëve.
Në takim morën pjesë të dy kryetarët e FSASH e SPASH për seksionin e Durrësit, përfaqësues nga Drejtoria Arsimore e rrethit dhe kryetari i SPASH, Bajram Kruja.

Sekretari i Përgjithshëm i FSASH dhe Koordinator i të dy organizatave për sa u përket aktiviteteve të parandalimit dhe eliminimit te punës së fëmijëve, Stavri Liko, foli, në emër të të dy organizatave, për 12 Qershorin, Diten Boterore Kunder Punes se femijeve, duke u bazuar në materialet e dërguara nga EI dhe ILO-IPEC, si edhe mbi anagazhimin e FSASH/SPASH për parandalimin dhe eliminimin e punës se fëmijëve,sidomos ne shkollat e rrethit te Durresit.
           
Mësuesit dhe nxënësit që morën pjesë në këtë Takim, shprehën mendimet e tyre në lidhje me rëndësinë e aktiviteteve në këtë Ditë dhe folën për angazhimin e tyre për të mbajtur nxënësit në shkollë dhe për të eliminuar punën e fëmijëve.
Mësuesja Majlinda Spahiu, nga shkolla "Qemal Mici", foli në lidhje me punën që kanë bërë anëtarët e Grupit të punës dhe mësues të tjerë, veçanërisht gjatë këtyre dy viteve të fundit, edhe në kuadrin e zbatimit të projektit me
FNV/AOB, rezultatet e arritura dhe angazhimin e tyre për vazhdimin e punës me fëmijët në shkollë dhe jashtë saj, në komunitet dhe me prindërit e fëmijëve, në familjet e tyre.
Edhe mësues të tjerë, si Lindita Kiri, Idajete Isallari, Vasil Bici etj, folën për përvojën e tyre dhe problemet në shkollat përkatëse, duke vlerësuar angazhimin e FSASH dhe SPASH dhe mbështetjen nga EI dhe sindikatat holandeze
FNV/AOb.

Vajzat, nxënëse të shkollave të ndryshme, si Anxhela Karanxha, Guarda Lena, Fitore Krasniqi, Xheraldina Zuma, Klea Doda etj, vlerësuan shumë faktin qe këtë vit aktivitetet e Ditës Botërore Kundër Punës së Fëmijëve jane fokusuar te vajzat dhe dhanë shembuj të punës efektive të nxënësve e mësuesve të shkollve të tyre që kanë kthyer në shkollë disa nxënës, sidomos vajza, të cilat ishin larguar nga shkolla, kryesisht për shkak të kushteve të vështira financiare të familjeve të tyre ose për shkak të mentalitetit të prindërve të tyre.
           
Nxënësi Celnike Lami foli në lidhje me punën e grupeve të veçanta të monitorimit në shkollën "Demokracia", me pjesëmarrjen e nxënësve e mësuesve, duke punuar me nxënësit në mënyrë individuale dhe duke arritur rezultate të mira në mbajtjen e fëmijëve në shkollë.
Bashkim Shyle, kryetar i FSASH për seksionin e Durrësit, tha se vetëm në këto pese shkolla më tepër se 200 nxënës qe kishin braktisur shkollën, u rikthyen gjatë këtij viti shkollor, ndërkohë që më shumë se 150 nxënës janë tani jashtë rrezikut për të braktisur shkollën, te gjitha keto si rezultat i punës konkrete dhe efektive të mësuesve, nxënësve e përfaqësuesve të administratës së shkollës.

Materiale mbi Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, përgatitur nga FSASH/SPASH, si dhe postera të dërguara nga EI dhe ILO-IPEC, lapsa dhe publikime të ndryshme të FSASH/SPASH iu shpërndanë pjesëmarrësve.

Në fund të Takimit u ra dakord me të gjithë pjesëmarrësit që secili prej tyre të organizojë së paku një takim të shkurtër në klasa ose grupe të ndryshme në ditët ne vijim, ku të flasë për Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, dhe rëndësinë e mbajtjes së nxënësve, dhe veçanërisht vajzave, në shkollë.


..