Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Nenshkruhet Kontrata Kolektive e Punes
midis
Ministrise se Arsimit dhe Shkences
dhe sindikatave te arsimit, FSASH dhe SPASH

Ne daten 25 maj 2010, ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, ne prani te perfaqesuesve te kesaj Ministrie, kryesuar nga Ministri Z. Myqerem Tafaj dhe perfaqesuesve te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, kryesuar nga Kryetari i saj, Z. Xhafer Dobrushi dhe Sindikates se Pavarur te Arsimit Shqiptar, kryesuar nga Kryetari i saj, Z. Bajram Kruja, u nenshkrua Kontrata Kolektive e Punes e cila do te jete ne fuqi deri ne daten 31dhjetor 2014.

Mbas negocimeve disamujore, te dy palet arriten ne perfundimin qe te perseritin Kontraten ekzistuese Kolektive te Punes duke i bere asaj ndryshimet, plotesimet dhe permiresimet e nevojshme, ne perputhje me kushtet e reja te zhvillimeve social ekonomike te vendit e te sektorit te arsimit e shkences ne vecanti dhe kerkesat e kohes.

 

 

Duke folur ne ceremonine perkatese, Ministri i Arsimit dhe shkences,
Z. Myqerem Tafaj, e konsideroi kete Kontrate nje hap te rendesishem perpara ne procesin e zhvillimeve te sektorit te arsimit ne vendin tone dhe ne mardheniet me sindikatat e arsimit. Ai theksoi se me kete Kontrate rregullohen me se miri mardheniet e punes per armaten e madhe te mesuesve e punonjesve te tjere te sistemit arsimor, duke perfshire kriteret e punesimit, kualifikimin, pagat e shperblimet, kohen e punes dhe pushimit, kushtet e punes etj.
Mbeshtetja per mesuesit eshte themelore edhe per Ministrine e Arsimit, theksoi me tej ai, mbasi mesuesi do te vazhdoje te jete ne qender te reformave te rendesishme ne arsim. Me hyrjen ne fuqi te kesaj Kontrate, theksoi Ministri, asnje mesues nuk do te dale ne pension ne daten qe ploteson moshen, nese viti shkollor mbaron per me pak se dy muaj. Gjithashtu, se bashku me sindikatat, po punohet per miratimin e Kodit te Etikes dhe pergatitjen dhe miratimin e Statusit te Mesuesit, te cilet synojne te evidentojne dhe fuqizojne me tej rolin e mesuesit ne sistemin tone arsimor.


Ai vleresoi rolin e dy sindikatave te arsimit ne zhvillimin e sistemit arsimor ne vendin tone, falenderoi ato per kontributin qe po japin per zhvillimin e reformes dhe mbrojten social ekonomike te mesuesve e punonjesve te arsimit ne tersi dhe shprehu angazhimin per nje partneritet real dhe per vazhdimin e bashkepunimit efektiv me sindikatat e arsimit.

 

Dukle folur ne emer te dy sindikatave te arsimit, kryetari i FSASH-it,
Z. Xhafer Dobrushi, vleresoi shume momentin e neshkrimit te kesaj kontrate, si kulmin e nje bashkepunimi institucional gati 15 vjercar te dy sindikatave te arsimit me Ministrine e Arsimit dhe  Shkences. Ai theksoi se kjo Kontrate ka shume elemente te rinj ne fushen e mbrojtjes se mesuesve e punonjesve te tjere te arsimit, perfshire edhe arsimin e larte dhe shkollat private, sidomos ne lidhje me mardheniet e punes, lirite e te drejtat sindikale etj.
Nje element i rendesishem i kesaj Kontrate, theksoi me tej ai, eshte harmonizimi i mbrojtjes se interesave social ekonomike te anetareve te dy sindikatave e te mesuevse ne teresi, me procesin e reformes ne arsim, duke i pare te dy keto aspekte si pjese te nje teresie qe ka te beje me zhvillimin e sistemit arsimor ne vendin tone.
Ai nenevizoi, gjithashtu, pergjegjesine e sindikatave te arsimit per te zbatuar me rigorozitet te gjitha nenet e kesaj Kontrate dhe per te realizuar te gjitha detyrimet qe burojne prej saj.

 

Mediat e shumta te pranishme ne ceremonine e nenshkrimit te kesaj Kontrate, percollen me interesim lajmin, nderkohe qe, ne baze te nje plani te perbashket, zberthimi i dispozitave te saj do te behet ne takime te perbashketa qe do te organizohen me  drejtuesit e drejtorive arsimore dhe ata te sindikatave.