Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Konferencë Vlerësimi
mbi zbatimin e projektit të FNV/AOB - FSASH/SPASH

..



Siç ishte planifikuar, Konferenca mbi vlerësimin e Projektit, u organizua në Hotel Tirana International, më 22 maj 2009.
Rreth 80 pjesëmarrës morën pjesë në këtë Konferencë, nga të cilët 74 mësues, nxënës dhe drejtues te sindikatave të arsimit e te disa degëve të tjera në përbërje të të dy Konfederatave, KSSH dhe BSPSH.
 
Përfaqësues nga Ministria e Punës, (Drejtori i Marrëdhënieve të Punës, Përgjegjsja e Njësisë së Eliminimit të Punës së Fëmijës), Menaxherja Kombëtare e IPEC ne Tiranë, përfaqësues nga organizatat e punëdhënësve etj, morën pjesë, gjithsahtu, gjate seancës së parë të Konferencës.

Mario van de Luytgaarden mori pjesë në Konferencë, në emër të FNV.

Në raportin, që mbaji në emër të të dy sindikatave shqiptare të arsimit, Kryetari i FSASH Xhafer Dobrushi, i bëhej një analizë e detajuar punës së kryer, rezultateve të arritura, problemeve me të cilat u përballën ato dhe detyrat për të ardhmen.

Në ndërhyrjet e Mario van de Luytgaarden, si dhe të atyre nga Ministria e Punës, ILO-IPEC, organizatat e punëdhënësve, u vlerësua puna e bërë dhe rezultatet e arritura, duke theksuar edhe nevojën e vazhdimësisë së punës në të tri shtyllat e zbatimit të këtij projekti, (konsolidimin e sindikatave, parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve, si dhe e komunikimin ndër anëtarët).

Mësuesit, drejtorët, nxënësit, gjithashtu, morën pjesë aktivisht në diskutime, duke folur rreth punës së tyre, vështirësive me të cilat u përballën, planet për të ardhmen etj.
Diskutimet gjate punës në grupe u bazuan në një propozim konkret për një Plan Veprimi për dy vitet e ardhshme, i cili do të përpunohet më tej nga kryesitë e të dy sindikatave të arsimit, FSASH dhe SPASH.

Disa nga rezultatet kryesore të përmendura gjatë Konferencës ishin:

- Në total u realizuan objektivat e projektit lidhur me rritjen  e anëtarësise, me 4 500 anëtarë, (SPASH anëtarësoi 3 300 anëtarë të rinj nga 3 000 që ishin planifikuar, FSASH anëtarësoi 1 200 anëtarë të rinj nga 1 500 të planifikuar).
- Rreth 65 për qind e anëtarëve të rinj janë gra mësuese. Kështu nga 3 300 anëtarë të rinj për SPASH, 2 170 janë gra dhe nga 1 200 anëtarë të rinj nga FSASH, 780 janë gra. Ka disa përmirësime edhe në përfaqësimin e grave në organet drejtuese të FSASH dhe SPASH, ndërkohë që ky proces është në zhvillim, sepse të dy sindikatat kanë zgjedhjet këtë vit, duke përfshirë kongreset, që priten të mbahen në shtator, (SPASH), dhe në fillim të nëntorit, (FSASH).
- Disa përmirësime janë bërë edhe në rritjen e të ardhurave nga kuotat e anëtarësie, por në këtë objektiv ne jemi larg nga të konsideruarit të realizuar. Të dy sindikatat kanë realizuar rreth 70 përqind të objektivave të rishikuara, (pas rezultateve të vitit të parë të zbatimit të projektit), dhe rreth 60 për qind të objektivave të përshkruara në projekt. Ky nuk është rezultati përfundimtar, për shkak se të dy sindikatat tona janë në kuadrin e procesit të mbledhjes së kuotës së anëtarësise dhe ne presim që ky rezultat të përmirësohet.

- Rezultate mjaft të mira mund të konsiderohen ato lidhur me parandalimin dhe eliminimin e punës se fëmijëve.
Më shumë se 1 600 mësues, 570 nga të cilët në 20 shkollat pilot kanë qenë dhe janë të angazhuar në punë konkrete individuale me më shumë se 2 400 nxënës, 1 250 nga të cilët në 20 shkollat pilot. Më shumë se 650 fëmijë janë larguar nga puna, duke u kthyer në shkollë, vetëm në 5 rrethet e perzgjedhur dhe më shumë se 1 800 nxënës janë konsideruar jashtë rrezikut për braktisjen e shkollës, si rezultat i punës konkrete se mësuesit, nxënësit, administrata e shkollës ka bërë në shkolla, komunitet dhe në familjet e nxënësve. Disa hapa përpara janë bërë, gjithashtu, në lidhje me përfshirjen e sindikatave te degëve të tjera, veçanërisht nga industria tekstile ajo e veshjeve, ndërtimit, tregtisë, bujqësisë, industrisë së lehtë etj.
- Një nivel më i lartë komunikimi me anëtarët në të dy drejtimet, qendër –baze dhe anasjelltas, është rezultat i paisjeve të komunikimit për 8 zyra te seksioneve sindikale ne rrethe, publikimit të 8 numrave të Revistës "Tribuna Sindikale" në vit, si dhe dy broshurave mbi aktivitetet e FSASH dhe SPASH gjatë periudhës së zbatimit të projektit.

Gjatë ndërhyrjeve të tij, Mario van de Luytgaarden, insistoi në qëndrueshmërinë e aktiviteteve të sindikatës, duke theksuar veçanërisht fuqizimin e sindikatave, duke rritur anëtarësimin dhe të ardhurat nga kuotat e anëtarësise në mënyrë që të jenë në gjendje të përballojnë organizimin e aktiviteteve të nevojshme për mësuesit, mbrojtjen sociale dhe ekonomike te tyre dhe zhvillimin progresiv të sistemit arsimor në Shqipëri.

Të gjithë pjesëmarrësit e vlerësuan shumë ndihmën nga FNV / AOb dhe shprehën mirënjohjen e tyre për kontributin qe ato kanë dhënë për fuqizimin e sindikatave tona të arsimit dhe zhvillimin e sistemit arsimor në vendin tonë.


......