Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Konsolidimi i Seksioneve sindikale kerkon pergjegjesi personale dhe kolegjialitet
Nga mbledhja e KD te FSASH

Ne Durres u zhvillua mbledhja e Keshillit Drejtues te FSASH-it, me pjesemarrjen e anetareve te Keshillit, drejtues e perfaqesues te tjere te seksioneve sindikale te rretheve, e cila analizoi punen e bere, arritjet, mangesit e problemet gjate 10 mujorit te ketij viti dhe percaktoi drejtimet kryesore te punes per periudhen ne vijim.
Ne fjalen hyrese, Kryetari i Federates, z. Xhafer Dobrushi, u ndale tek masat qe jane marre e po merren per konsolidimin e seksioneve sindikale dhe riorganizimin e disave prej tyre ku jane verejtur dobesi e te meta, duke nenvizuar edhe kontributin dhe ndihmen e sindikatave holandeze FNV/AOb, nepermjet aktiviteteve te Projektit qe eshte duke u zbatuar nga te dyja sindikatat tona te arsimit.
Ai vuri ne dukje punen e mire qe eshte bere kohet e fundit ne rrethet e Gramshit, Beratit, Mirdites, Tiranes Rreth dhe Elbasanit, ku jane riorganizuar seksionet sindikale dhe jane zgjedhur ose komanduar drejtues te afte e te perkushtuar per te punar se bashku me nje aktiv te gjere te FSASH-it, me synim zgjerimin e anetaresise, njohjen e problemeve dhe angazhimin per zgjidhjen e tyre, ne bashkepunim me organet drejtuese te Federates ne nivel qendror. Kjo pune eshte duke vazhduar edhe ne Kruje e Lushnje, me synim riorganizimin e seksioneve sindikale te ketyre rretheve brenda muajit dhjetor, nderkohe qe punohet paralelisht edhe me rrethet Malesi e Madhe e Peqin.
Permiresimi i punes me seksionet u pa i lidhur ngushte me rritjen e te ardhurave te Federates, nepermjet zbatimit te detyres statutore te grumbullimit te koutave te anetaresise, si parakusht per funksionimin normal te saj dhe organizimin e aktiviteteve sindikale, sidomos per trajnimin e drejtuesve lokale dhe zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes.
Ne mbledhje u evidentua puna e mire e disa seksioneve, si ai i Vlores, Tiranes Qytet, Skraparit, Tepelenes, Mallakastres, Kucoves, Bulqizes, Permetit, Librazhdit, Dibres dhe njekohesisht u terhoq vemendja per disa seksione si ai i Matit, Gjirokastres, Korces, Kukesit, Shkodres etj, ndaj te cileve u kerkua qe te angazhohen konkretisht drejtuesit e tyre, ne bashkepunim me aktivin e rretheve perkatese, per te saktesuar anetaresine me listat perkatese dhe per te plotesuar e dorezuar ne Drejtorite Arsimore  dokumentacionin e plote, sipas Kontrates Kolektive te Punes. Ne lidhje me kete ceshtje, u nenvizua puna e mire qe kane bere kryesite e te dyja sindikatave, te cilat kane organizuar takime e konsulta, jo vetem ne nivel qendror me perfaqesues te Ministrise se Arsimit e Shkences, por kjo gje eshte shtrire edhe ne Drejtorite dhe Zyrat Arsimore te shumices se rretheve, ku, krahas problemeve te partneritet dhe bashkepunimit efektiv per ceshtjet qe lidhen me kerkesat per nje arsim cilesor per te gjithe, per shmangien e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve, jane diskutuar dhe eshte rene dakord edhe per procedurat e mbledhjes se kuotizacionit.Ne keto kushte, u theksua pergjegjesia e drejtperdrejte e kryetareve te seksioneve per mbarevajtjen e kesaj pune, duke evidentuar anetarsine me lista te rregullta sipas kerkesave dhe rregullave te percaktuara.
Ne vijim, Zoti Xhafer Dobrushi informoi Keshillin per masat konkrete qe eshte duke marre Kryesia e Federates per plotesimin e disa kerkesave te anetareve dhe per zbatimin e disa neneve te Kontrates Kolektive qe lidhen me perdorimin me me efektiviet te Fondit te Vecante, duke synuar motivimin e mesuesve te dalluar ne mesimdhenie dhe ne aktivitetet sindikale, pagesen nga ana e punedhenesit te shpenzimeve per viziten e detyruar per Librezen Shendetesore, si kerkese e detyrueshme vjetore per cdo mesues qe eshte i anetaresuar ne sindikate si edhe per zbatimin e rregullave e kritereve per emerimin dhe levizjen e mesuesve, sidomos te atyre me shkolle te mesme pedagogjike etj, duke shmangur veprimet e njeaneshme e arbitrare, si edhe per hartimin dhe miratimin e Kodit te Etikes per Mesuesit.
Drejtuesit e seksioneve qe e moren fjalen per diskutim: Isa Reka, Shkelqim Polloveshi, Petref Celaj, Dilaver Dika, Zela Koka, Filip Rajta, Muhamet Vatoci, Selami Kaza, Skender Skenderi, Hysen Goci, Bashkim Shyle, Muharrem Shqarri, Enver Hora, Saliko Hodo e te tjere, informuan per punen e bere dhe situaten ne rrethet perkatese dhe ngriten probleme te ndryshme qe kane te bejne me kerkesat e mesuesve anetare te FSASH-it, sidomos per disa nene te Kontrates Kolektive te Punes qe nuk po gjejne zbatim e sidomos per pagesen e dy pagave per mesuesit qe dalin ne pension, per veprimet e njeaneshme ne levizjen e disa mesuesve, per motivimin me te mire te mesuesve qe kane rezultate te mira dhe qe jane te aktivizuar ne pune dhe aktivitete jasht procesit mesimor etj.
Pas sqarimit te angazhimeve te Kryesise se Federates per trajtimin dhe venien ne rrugen e zgjidhjes te ketyre problemeve e kerkesave, zoti Xhafer Dobrushi, trajtoi problemin e zgjedhjeve te reja per organet e te gjitha niveleve te FSASH, perfshire edhe Kongresin e Federates. Pas diskutimeve, Keshilli Drejtues i FSASH pranoi propozimin e Kryesise, sipas te cilit programi i fushates se zgjedhjeve, perfshire objektivat dhe fazat konkrete te kesaj fushate do te diskutohen dhe miratohen ne mbledhjen e analizes vjetore te FSASH ne fillim te muajit shkurt 2009.