Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Seminar ne Vlore mbi angazhimin e sindikatave dhe aktoreve te tjere
 per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve

...

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, ne bashkepunim me ILO-IPEC ne Tirane dhe seksionet perkatese te FSASH e SPASH dhe organet drejtuese te KSSH e BSPSH te rretheve Vlore e Fier, organizuan ne Vlore, me financim te ILO-IPEC, nje seminar mbi angazhimin e sindikatave dhe te aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Ne kete Seminar moren pjese perfaqesues nga sindikatat e arsimit, tekstil - artizanatit, kepuceve dhe industrise se lehte, ndertimit, tregtise, bujqesise, shendetesise, si edhe drejtues lokale te KSSH-se e BSPSH-se dhe perfaqesues lokale te subjekteve nenshkruese te Marrveshjes se Perbashket te 25 prillit 2008, si Drejtorite arsimore, Inspektoriati i Punes, Zyrat e Punes, punedhenesve etj.
Moren pjese, gjithashtu, Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, Menaxherja Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, Zj. Etleva Vertopi etj.

Drejtuesja e Njesise per Eliminimin e Pune se Femijeve, prane Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Shkelqesa Manaj, trajtoi Temen mbi standardet nderkombetare dhe legjislacionin kombetar mbi punen e femijeve, perfshire edhe sistemin e monitorimit te punes se femijeve, teknikat e perdorura ne bashkepunim me aktoret e tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe Paketen SCREAM dhe Manualin mbi Arsimin Joformal
Ajo trajtoi gjeresisht konceptin mbi punen e femijeve, shkaqet, standardet bazuar ne Konventat 138 dhe 182, aktivizimin e grupeve perkatese, ne kuadrin e sistemit te monitorimit, rolin e sindikatave dhe aktoreve te tjere.

...

Zonja Etleva Vertopi foli ne lidhje me aktivitetin e ILO-IPEC ne Shqiperi, bashkepunimin me sindikatat, si edhe mbi Marrveshjen e perbashket per eliminimin e punes se femijeve, aktoret pjesemarres, synimet, dhe beri nje bilanc te punes se bere, duke u ndalur, gjithashtu, edhe tek veprimet per te ardhmen. Ajo theksoi rolin e vecante te sindikatave te arsimit ne kete proces dhe mbeshtetjen e ILO-IPEC per zbatimin e kesaj Marrveshjeje

Ne vijim, Z. Xhafer Dobrushi foli ne lidhje me angazhimin e sindikatave te arsimit dhe per perfshirjen e sindikatave te degeve te tjera e aktoreve te tjere per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Ai theksoi se numri i femijeve qe punojne ne rruge ne pune nga me te ndryshmet, sic jane punet ne ndertim, bujqesi, ne industrise tekstile dhe te lehte, ne tregti, shitjet ne rruge, germimin ne plehra apo larjen e makinave etj, llogaritet te jete rreth 40 000, ndersa numri i atyre nxenesve qe braktisin shkollen eshte rreth 6500.              


Dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, kane disa vjete qe punojne per te angazhuar mesuesit ne pune konkrete per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe qe punojne. Me shume se 1 600 mesues ne shkalle vendi, prej te cileve mbi 570 vetem ne 20 shkollat pilot te 6 rretheve ku ato jane fokusuar, (Tirane, zona e Kamzes, Fier, Elbasan, Korce, Durres, Shkoder), jane te perfshire ne keto veprimtari rezultative.
Me shume se 2 400 nexenes, prej te cileve rreth 1 255 vetem ne shkollat pilot, jane subjekt i punes individuale te ketyre mesuesve per mbajtjen e tyre ne shkolle ose kthimin ne klasat e mesimit te asaj pjese te nxenesve qe jane larguar nga shkolla.                                                               
Me shume se 650 kryesisht nga shkollat pilot te rretheve te Durresit, Tiranes, Fierit,  Korces, Elbasanit etj, jane kthyer ne shkolle, ose kane dale nga rreziku i braktisjes se shkolles, si rezultat i punes individuale te mesuesve e nxenesve te ketyre shkollave, 

Ne seminar pati diskutime e debate mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe nevojen e nje bashkepunimi me te mire me organet e pushtetit vendore, administratat e shkollave, punedhenesit, etj
Kryetari i Seksionit Sindikal te SPASH per rrethin e Fierit, Shpetim Sino, vecoi rolin e mesuesve dhe sindikatave te arsimit, si edhe domosdoshmerine e arsimit jo formal, gje qe, krahas Manualit te botuar, shtron edhe nevojen per mesues te specializuar per kurse specifike.
Kryetari i Seksionit sindikal te FSASH per rrethin e Vlores, Petref Celaj, krahas rolit te mesuesve dhe sindikatave te arsimit, nenvizoi nevojen e kordinimit te punes ne nivel qarku dhe bashkepunimit me organet e pushtetit vendore, sidomos per familjet ne nevoje, femijet pa prinder etj.
Kryetari i Keshillit Sindikal te KSSH, per rrethin e Fierit, Tafil Gjolena, solli eksperiencen e sindikatave te arsimit te ketij rrethi, te cilat rezultatet e mira i kane pare te lidhura ngushte me bashkepunimin e tyre me sindikatat e degeve te tjera, si ato te ndertimit, industrise se lehte, tekstilit, si edhe me punedhenesit.
Kryetari i Seksionit sindikal te Shendetesise te KSSH-se per rrethin e Vlores, Fatos Shkurti, nenvizoi nevojen per nje angazhim me te mire te sindikatave per permiresimin dhe zbatimin e legjislacionit qe lidhet me mbrojtjen e femijeve dhe elimininim e punes se femijeve
Perfaqesuesi i SPASH-it per qarkun e Vlores, Ruzhdi Begaj, pasi edidentoi sektoret ku puna e femijeve eshte me e pranishme, si ne bujqesi, ne rruge, ne ndertim, etj, vleresoi iniciativen dhe angazhimin e perbashket per nenshkrimin dhe ndjekjen per zbatim te kesaj Marrveshjeje.

Ne seminar u diskutua dhe miratua nje Plan Veprimi me perfshirjen e te gjithe aktoreve te Marrveshjes per nje periudhe njevjecare, zbatimi i te cilit do te ndiqet nga nje grup pune ne nivel kombetar dhe nga organet drejtuese te FSASH/SPASH, ne bashkepunim me ILO-IPEC.
Pjesemarresit vleresuan planin per zgjerimin e aktoreve pjesemarres ne kete Marrveshje dhe krijimin e strukturave per ndjekjen e zbatimit te saj.

...