Udhetim studimor i mesuesve holandeze, anetare te AOb, ne Shqiperi Nje grup prej 8 mesuesish, anetare te sindikates holandeze te aresimit, AOb, perfaqesues te te gjitha niveleve te arsimit ne Holande, qe nga kopshtet deri ne universitet, te kryesuar nga Sekretarja Nderkombetare e kesaj sindikate, Trudy Kerperien, moren pjese ne nje udhetim studimor nje javor ne shqiperi, gjate periudhes 25 prill deri ne 2 maj 2009. Objektivi kryesor i ketij udhetimi ishte njohja me punen e bere dhe rezultatet e arritura nga FSASH e SPASH ne kuadrin e zbatimit te projektit qe ato kane me sindikatat holandeze FNV e AOb, sidomos ne lidhje me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, konsolidimin e strukturave te tyre dhe rolin e tyre ne zhvillimin e sistemit arsimor ne Shqiperi. Disa nga aktivitetet kryesore qe u organizuan gjate kesaj jave te udhetimit studimor ishin: Takim me drejtuesit dhe perfaqesues te tjere te FSASH e SPASH Drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, informuan koleget holandeze mbi angazhimin e dy sindikatave te arsimit, jo vetem per mbrojtjen social-ekonomike te anetareve te tyre e te mesuesve ne teresi, por edhe per demokratizimin dhe zhvillimin progresiv te sistemit arsimor ne Shqiperi, per mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve etj.
Takim me Zv/Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata Zoti Halit Shamati, Zv/Minister i Arsimit dhe Shkences, shprehu kenaqesine qe ka rastin te prese koleget nga Holanda dhe foli mbi sistemin arsimor ne Shqiperi, per zhvillimet e reja ne kete fushe, per arritjet e problemet qe hasen, si edhe per objektivat e Ministrise se arsimit dhe Shkences, MASH, sidomos ne lidhje me rritjen e pagave te mesuesve, permiresimin e kurrikulave, duke e konsideruar shume te rendesishme bashkepunimin me sindikatat e arsimit dhe mbeshtejen e tyre, sidomos ne lidhje me angazhimin e mesuesve per shmangien e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve.
Takim me Drejtorin dhe specialiste te Insitutit te Kurrikulave dhe Trajnimit te Mesuesve
Organizimi i Takimit mbi bazen e metodes, pyetje – pergjigje, ishte karakteristika kryesore e Takimit me Drejtorin dhe specialistet e Institutit te Kurrikulave dhe Trajnimit te Mesuesve. Si po perputhen kurrikulat me zhvillimet e reja te shoqerise shqiptare dhe kerkesat e tregut te punes, si eshte situata ne lidhje me trajnimin e mesuesve, si lidhen trajnimet dhe aktivitetet e tjera te Institutit, me shmangien e largimeve nga shkolla, cfare lloj botimesh konsiderohen te rendesishme dhe jane bere nga Instituti, si bashkepunohet me sindikatat e arsimit, sidomos ne lidhje me ceshtjet qe kane te bejne me kualifikimin profesional te mesuesve dhe shmangien e braktisjes se shkolles; keto ishin disa nga ceshtjet kryesore ku u perqendrua biseda ne kete Takim.
Takim me Menaxheren Kombetare te ILO-IPEC ne Tirane Zj. Etleva Vertopi, Menaxhere Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, beri nje shpjegim te detajuar te rolit te ILO-IPEC ne Shqiperi dhe theksoi rendesine e bashkepunimit konkret dhe efektiv me sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH. Ajo permendi disa nga programet e zbatuara, sidomos ne lidhje me trajnimin e mesuseve e te drejtuesve lokale te ketyre sindikatave gjate ketyre 5-6 viteve te fundit, duke perfshire edhe aktivitetet e zhvilluara ne kuadrin e Javes se Veprimeve Globale per Arsimin, GAW, qe zhvillohet cdo vit, javen e fundit te muajit prill, si edhe Diten Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve, WDACL, qe zhvillohet cdo vit ne daten 12 qershor.
Pjesemarrja ne aktivitetet e organizuara ne shkollat e Bathores, Tirane
Aktivitetet ne Bathore filluan me nje Takim ne Drejtorin e shkolles se Bathore 1, ku koleget holandeze u informuan mbi situaten aktuale ne shkolle, vecanerisht ne lidhje me vijimin e nxenesve ne shkolle, rezultatet e arritura, problemet e hasura, obbjektivat e percaktuara etj.
Pjesemarrja ne aktivitetet e organizuara ne shkollen “Ptoleme Xhuvani”, Elbasan
Nje ndalese ne Shkollen “Ptoleme Xhuvani”, ne Elbasan, gjate rruges per ne Korce, mori shume me teper kohe nga sa ishte planifikuar. Drejtori i shkolles dhe mesuesit pjesemarres ne nje Takim te improvizuar folen per punen qe kane bere me nxenesit qe kishin braktisur shkollen ose ishin ne rrezik per ta braktisur ate, duke iu dhene atyre te gjitha mundesite per perparim te dukshem ne vijimin rregullisht dhe pervetesimin e programeve mesimore.
Pjesemarrja ne aktivitetet e organizuara ne shkollat “Naim Frasheri” dhe “Asdreni” ne Korce
Drejtori i Shkolles “Naim Frasheri”, Ylli Shahinllari, u uroi mireseardhjen kolegeve nga Holanda dhe u foli atyre mbi situaten aktuale ne shkolle, duke u perqendruar sidomos tek puna e bere nga ana e mesuesve, sidomos me nxenesit e komunitetit Rome. Nje program i bukur artistik u shfaq me kete rast me pjesemarrjen e shume nxenesve, i cili u vleresua nga koleget holandeze, te cilet edhe ne keto shkolla shperndane dhurata me mjete shkollore, lojra zbavitese etj.
Pjesemarrja ne aktivitetet e zhvilluara ne Kopeshtin e Femijeve dhe Shkollen 9-vjecare te Levanit, Fier
Aktivitetet ne rrethin e Fierit filluan me nje vizite ne nje kopesht te ri femijesh, i hapur jo shume kohe me pare ne lagjen me banore nga komuniteti Rome ne kete fshat, financuar nga shoqata “Terre des Home” dhe mbeshtetur nga pushteti vendor ne Levan, pas kerkesave te vazhdueshme te familjeve te kesaj lagjeje dhe insistimit te Shqates se Romeve. Gjate qendrimit ne Shqiperi, koleget holandeze vizituan Museumin e Shkolles se Pare Shqipe ne Korce, disa objekte kulti dhe Akademine ne Voskopoje, Muzeun “Skenderbeu” ne Kruje, si edhe Kalane e Gjirokastres, Qytetin Antik Butrinti etj. Te dy drejtuesit kryesore te FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, moren pjese pothuajse ne te gjitha aktivitetet e zhvilluara me koleget holandeze, vleresuan shume rolin e tyre ne mardheniet me mesuesit e nxenesit shqiptare qe paten rastin te takojne dhe premtuan se do te vazhdojne te punojne me perkushtim per zhvillimin progresiv te sistemit arsimor ne Shqiperi, per mbrojtjen e femijeve, mbajtjen e tyre ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
|