Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

NDAL NDERHYRJEVE TE PUNEDHENESIT NE VEPRIMTARINE E SINDIKATAVE

Sindikatat Qendrore te Arsimit, FSASH dhe SPASH, nenshkruese te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare me Ministrin e Arsimit dhe Shkences, prej shume vitesh kane konfirmuar personalitetin e tyre si partner social serioz, objektiv  e te pergjegjshem,  si per mbrojtjen e interesave sociale - ekonomike te mesuesve, ashtu edhe per reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor ne vendin tone.
Midis dy partnereve, Sindikatave te Arsimit  nga njera ane, dhe MASH nga ana tjeter, tashme jane vendosur dhe institucionalizuar marredhenie normale pune, dialogu e bashkepunimi. Keto marredhenie kane ardhur gjithenje duke u persosur, duke u bere me efektive, me te qendrueshme dhe me rezultative. Duke perjashtuar disa te meta ose mangesi, sidomos ne nivelin e dyte, mund te themi se marredheniet e partneritetit social midis punedhenesit dhe punemarresit ne sektorin e arsimit, tashme jane shembull per cdo sindikate tjeter profesioni ne vendin tone.
Ndersa ne nivel qendror, por  ne shumicen e rasteve edhe ne nivel qarku apo rrethi, nga te dy palet ka vullnet dhe veprimtari konkrete korrekte per t’i  mbajtur e zhvilluar keto marredhenie nga pozita ligjore e kontraktuale te drejta, aty ketu, nga individe me cilesine e drejtorit te Zyres Arsimore, si punedhenes, te drejtorit apo zevendesdrejtorit te shkolles, si perfaqesues te punedhenesit, te ndikuar nga pozita partiake ose metoda te vjetruara e te tejkaluara drejtimi, tentohet dhe nderhyhet ne punet e sindikates per ta nenshtruar dhe per ta vene ate ne sherbim te tyre. Natyrisht, eshte e tepert ta theksojme se ne keto raste jemi perpara shkeljeve te renda ligjore dhe kontraktuale.
Rastet me flagrante jane kur disa drejtore shkollash ose zevendesdrejtore, sic ka ndodhur shpesh  here, marrin persiper hartimin e listave  te anetareve te sindikates, duke ia dhene  listen e bardhe “nje  mesuesi te besuar”, i cili ben kujdes t’u thote mesuesve se kjo eshte deshire dhe porosi e drejtorit. Ka raste kur  “drejtues” te tille  kane ndeshur ne kundershtimin e vendosur te mesuesve ose aktivisteve sindikale, por ka edhe raste kur, si rezultat i presionit qe kane ushtruar, u ka ecur…
Ne raste te tjera, ndonje drejtor zyre arsimore eshte perpjekur te beje presion per te penguar anetaresimin ne sindikate, duke ushtruar kontroll mbi listat emrore te anetareve te sindikates, me pretekstin se kjo eshte kompetence e tij. Drejtues te tille kane arritur deri atje sa, ne kundershtim te hapur me Kodin e Punes dhe Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare, te transferojne ose largojne nga puna drejtues te seksioneve sindikale ne rrethe ose kryetar te keshillave sindikale ne shkolla.
Ne keto raste FSASH dhe SPASH kane nderhyre me vendomeri dhe nepermjet  MASH eshte rivendosur e drejta e shkelur e sindikalisteve. Por, duke qene se akoma ndeshemi me veprime te drejtuesve ne dem te sindikatave e te sindikalisteve, ne e konsiderojme per detyre t’u  drejtohemi atyre me autoritetin e Ligjit dhe te Kontrates Kolektive te Punes dhe t’u kujtojme se:  Ligji  nr. 7961 date 12.07.1995 ( i ndryshuar) ,  per “ Kodin e Punes te Republikes se Shqiperise, ne nenin 202, pika 1 thote shprehimisht: “Shkelja e neneve…181, 184-186 te parashikuar ne kete Kod denohen me gjobe deri ne 50 fishin e pages minimale mujore…ndersa pika 7 thote se “Shkeljet e dispozitave te ketij Kodi, kur perbejne veper penale, denohen sipas dispozitave te Kodit Penal”.
Duke iu kujtuar ketyre shkelesve qe te lexojne permbajtjen e neneve 181, 184,185 dhe 186 te Kodit te Punes, po evidentojme ketu vetem disa paragrafe te ketyre neneve:
1)Ndalohet cdo akt nderhyrjeje ne krijimin, funksionimin ose administrimin e organizatave sindikale nga organet shtetrore.( Neni 184)
1)Konsiderohen si nderhyrje te punedhenesit masat qe:
a) nxisin krijimin e organizatave te punemarresve qe mbizoterohen nga nje pundhenes, qe mbeshtetin organizata punemarresish me mjete financiare apo me menyra te tjera, me qellim qe t’i vendosin keto organizata nen kontrollin e tyre.
b)pengojne  krijimin, funksionimin ose administrimin e nje organizate punemarrsish (sindikale),
c) demtojne punemarrsin per shkak te perkatesise ose veprimtarise se tij sindikale, duke e diskriminuar ate ( Neni  186).

 

Konsolidimi i Seksioneve sindikale kerkon pergjegjesi personale dhe kolegjialitet
Nga mbledhja e KD te FSASH

Ne Durres u zhvillua mbledhja e Keshillit Drejtues te FSASH-it, me pjesemarrjen e anetareve te Keshillit, drejtues e perfaqesues te tjere te seksioneve sindikale te rretheve, e cila analizoi punen e bere, arritjet, mangesit e problemet gjate 10 mujorit te ketij viti dhe percaktoi drejtimet kryesore te punes per periudhen ne vijim.
Ne fjalen hyrese, Kryetari i Federates, z. Xhafer Dobrushi, u ndale tek masat qe jane marre e po merren per konsolidimin e seksioneve sindikale dhe riorganizimin e disave prej tyre ku jane verejtur dobesi e te meta, duke nenvizuar edhe kontributin dhe ndihmen e sindikatave holandeze FNV/AOb, nepermjet aktiviteteve te Projektit qe eshte duke u zbatuar nga te dyja sindikatat tona te arsimit.
Ai vuri ne dukje punen e mire qe eshte bere kohet e fundit ne rrethet e Gramshit, Beratit, Mirdites, Tiranes Rreth dhe Elbasanit, ku jane riorganizuar seksionet sindikale dhe jane zgjedhur ose komanduar drejtues te afte e te perkushtuar per te punar se bashku me nje aktiv te gjere te FSASH-it, me synim zgjerimin e anetaresise, njohjen e problemeve dhe angazhimin per zgjidhjen e tyre, ne bashkepunim me organet drejtuese te Federates ne nivel qendror. Kjo pune eshte duke vazhduar edhe ne Kruje e Lushnje, me synim riorganizimin e seksioneve sindikale te ketyre rretheve brenda muajit dhjetor, nderkohe qe punohet paralelisht edhe me rrethet Malesi e Madhe e Peqin.
Permiresimi i punes me seksionet u pa i lidhur ngushte me rritjen e te ardhurave te Federates, nepermjet zbatimit te detyres statutore te grumbullimit te koutave te anetaresise, si parakusht per funksionimin normal te saj dhe organizimin e aktiviteteve sindikale, sidomos per trajnimin e drejtuesve lokale dhe zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes.
Ne mbledhje u evidentua puna e mire e disa seksioneve, si ai i Vlores, Tiranes Qytet, Skraparit, Tepelenes, Mallakastres, Kucoves, Bulqizes, Permetit, Librazhdit, Dibres dhe njekohesisht u terhoq vemendja per disa seksione si ai i Matit, Gjirokastres, Korces, Kukesit, Shkodres etj, ndaj te cileve u kerkua qe te angazhohen konkretisht drejtuesit e tyre, ne bashkepunim me aktivin e rretheve perkatese, per te saktesuar anetaresine me listat perkatese dhe per te plotesuar e dorezuar ne Drejtorite Arsimore  dokumentacionin e plote, sipas Kontrates Kolektive te Punes. Ne lidhje me kete ceshtje, u nenvizua puna e mire qe kane bere kryesite e te dyja sindikatave, te cilat kane organizuar takime e konsulta, jo vetem ne nivel qendror me perfaqesues te Ministrise se Arsimit e Shkences, por kjo gje eshte shtrire edhe ne Drejtorite dhe Zyrat Arsimore te shumices se rretheve, ku, krahas problemeve te partneritet dhe bashkepunimit efektiv per ceshtjet qe lidhen me kerkesat per nje arsim cilesor per te gjithe, per shmangien e largimeve nga shkolla dhe eliminimin e punes se femijeve, jane diskutuar dhe eshte rene dakord edhe per procedurat e mbledhjes se kuotizacionit.Ne keto kushte, u theksua pergjegjesia e drejtperdrejte e kryetareve te seksioneve per mbarevajtjen e kesaj pune, duke evidentuar anetarsine me lista te rregullta sipas kerkesave dhe rregullave te percaktuara.
Ne vijim, Zoti Xhafer Dobrushi informoi Keshillin per masat konkrete qe eshte duke marre Kryesia e Federates per plotesimin e disa kerkesave te anetareve dhe per zbatimin e disa neneve te Kontrates Kolektive qe lidhen me perdorimin me me efektiviet te Fondit te Vecante, duke synuar motivimin e mesuesve te dalluar ne mesimdhenie dhe ne aktivitetet sindikale, pagesen nga ana e punedhenesit te shpenzimeve per viziten e detyruar per Librezen Shendetesore, si kerkese e detyrueshme vjetore per cdo mesues qe eshte i anetaresuar ne sindikate si edhe per zbatimin e rregullave e kritereve per emerimin dhe levizjen e mesuesve, sidomos te atyre me shkolle te mesme pedagogjike etj, duke shmangur veprimet e njeaneshme e arbitrare, si edhe per hartimin dhe miratimin e Kodit te Etikes per Mesuesit.
Drejtuesit e seksioneve qe e moren fjalen per diskutim: Isa Reka, Shkelqim Polloveshi, Petref Celaj, Dilaver Dika, Zela Koka, Filip Rajta, Muhamet Vatoci, Selami Kaza, Skender Skenderi, Hysen Goci, Bashkim Shyle, Muharrem Shqarri, Enver Hora, Saliko Hodo e te tjere, informuan per punen e bere dhe situaten ne rrethet perkatese dhe ngriten probleme te ndryshme qe kane te bejne me kerkesat e mesuesve anetare te FSASH-it, sidomos per disa nene te Kontrates Kolektive te Punes qe nuk po gjejne zbatim e sidomos per pagesen e dy pagave per mesuesit qe dalin ne pension, per veprimet e njeaneshme ne levizjen e disa mesuesve, per motivimin me te mire te mesuesve qe kane rezultate te mira dhe qe jane te aktivizuar ne pune dhe aktivitete jashte procesit mesimor etj.
Pas sqarimit te angazhimeve te Kryesise se Federates per trajtimin dhe venien ne rrugen e zgjidhjes te ketyre problemeve e kerkesave, zoti Xhafer Dobrushi, trajtoi problemin e zgjedhjeve te reja per organet e te gjitha niveleve te FSASH, perfshire edhe Kongresin e Federates. Pas diskutimeve, Keshilli Drejtues i FSASH pranoi propozimin e Kryesise, sipas te cilit programi i fushates se zgjedhjeve, perfshire objektivat dhe fazat konkrete te kesaj fushate do te diskutohen dhe miratohen ne mbledhjen e analizes vjetore te FSASH ne fillim te muajit shkurt 2009.

 

Te forcojme strukturat sindikale te SPASH ne te gjitha nivelet
Nga mbledhja e Keshllit Kombetar te SPASH

Ne mbledhjen e radhes te Keshllit Kombetar te SPASH, qe u zhvillua para disa diteve ne Durres, u analizua veprimtaria e SPASH-it gjate vitit 2008, gjendja organizative dhe ajo financiare.
Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i SPASH-it z.Bajram Kruja, i cili paraqiti dhe rendin e dites, ndersa Raportin e mbajti Zv, Kryatri, z.D.Spahiu.
Nder te tjera ne raport u theksua:
Sot me kenaqesi deklarojme se SPASH ka realizuar me sukses veprimtarine e saj te aprovuar nga Keshili kombetar. Ne mbledhjen e pare zhvilluar ne muajin shkurt me teme: “Kontrata Kolektive dhe sherbimet per antaret e drejtuesit sindikaliste” qe u referua nga z.Bajram Kruja, u bene shume pyetje dhe diskutime. Me keqardhje duhet te pranojme se, akom, jo vetem disa antare, por edhe disa drejtues ne shkolla, jane te paqarte dhe shtrojne pyetjen ”Cfare na ka thene sindikata?”, “Pse duhet te jemi antare?”etj.
Eshte e vertete se kjo eshte nje krize shqetesuese edhe ne disa sindikata moderne ne shtete shume te zhvilluar ekonomikisht, por duhet te theksojme se Neni 13/4 mbi reduktimin e oreve te mesimit per drejtuesit sindikaliste, Neni 13/10 mbi klasat kujdestari, Neni 13/12 mbi pagesen e 4 mbledhjeve te Keshillit Kombetar nga DAR-ZA, Neni 7/7 mbi pjesmarrjen ne aktivitete sindikale, si edhe nene te tjere, te cilet tregojne disa nga sherbimet qe ne u ofrojme antareve e drejtuesve te sindikates.
SPASH dhe FSASH jane duke u marre konkretisht me kete ceshtje dhe per kete problem, edhe me mbeshtetjen e Projektit qe jemi duke zbatuar me sindikatat holandeze FNV/AOb, kane zhvilluar edhe nje Tryeze te Rrumbullakte dhe kane paraqitur nje projekt ide e cila eshte botuar edhe ne Revisten “Tribuna Sindikale” ne muajin prill te ketij viti.
Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te qeshorit me teme:”Roli i gruas ne arsim dhe sindikate”, ku referoi zj.Bukuroshe Shabani, u theksua rendesia e rolit te gruas ne arsim dhe sindikate, por edhe ne seminare e aktivitete  te tjera, sic eshte seminari i zhvilluar ne fund te marsit ku moren pjese eksperte sindikaliste te sindikates holandeze AOb. Ne konkluzionet e ketij  seminari, te cilat jane botuar edhe ne Revisten “Tribuna Sindikale ne muajin maj, u pergezuan grupet e punes dhe u pershendeten drejtuesit e ketij seminari si zj.Bukuroshe Shabani e zj.Albina Pepo, te cilat kane punuar me nje numer te konsiderueshem mesuesesh qe u perzgjodhen dhe u organizuan ne 13 grupe pune, duke bere mbi 65 anketime, ne kuadrin e zhvillimit te ketij seminari dhe ne zbatim te Projektit FNV/AOb.
Ne mbledhjen e muajit shator me teme:”Statuti, organet drejtuese, funksionimi dhe vendimi”, ku referoi z.Bajram Kruja u saktesuan ndryshimet ne Statut, organet drejtuese dhe funksionimi i tyre. Ne vijim u organizua aktiviteti i perbashket me tre sindikatat e arsimit, SBASHK, SPASH, FSASH, nje takim vllazeror dhe i paharruar per sindikalistet kosovare dhe shqiptare. Aktiviteti eshte pasqyruar shume mire nga z.Aleks Dushi ne Revisten “Tribuna Sindikale” ne muajin shtator.
Por pjesmarrja e drejtueseve te seksioneve ne mbledhjet e Kshillit Kombetar nuk ka qene e plote.Terheqim vemendjen e drejtueseve te rretheve Gjirokaster, Peqin, M.Madhe.
Strategjia e SPASH-it gjate vitit 2008 ka qene partneriteti dhe demokracia ne arsim. Me 27 mars u zhvillua konferenca trepaleshe ”Mbi zbatimin e legjislacionit te punes ne arsim”, ku moren pjese Zv.Ministri i Punes, zoti Kastriot Sulka dhe Zv.Ministri i Arsimit z. Halit Shamata, si edhe 12 drejtoret e qarqeve, DAR, dhe kryetaret e sindikatave te qarqeve. Ne kete Tryeze u be nje analize reale mbi zbatueshmerine e legjislacionit te punes, si dhe te partneritetit social ne te gjitha nivelet, mbi permirsimin e pages, kushteve te punes, shperblimeve, kritereve te punesimit si dhe lirite sindikale dhe u vendose qe takime te tilla te behen me kokrete ne te gjitha rrethet e vendit. Ne zbatim te kesaj detyre, jane realizuar takime me DAR-ZA si ne Tirane qytet dhe qark, Shkoder, Elbasan, Korce, Fier, Durres, Lushnje, Kucove, Lezhe, te cila jane pasqyruar edhe ne Revisten “Tribuna Sindikale”
Po keshtu, nga vezhgimet e bera dhe nga takimet e zhvilluara verejme se jo ne te gjitha rrethet funskionoine strukturat e SPASH-it si partner social.
Duhet te thekesojme, gjithashtu, se autoriteti i dy sindikatave tona te arsimit, si edhe ndikimi i drejtuesve te dy sindikatave tane beri qe, per here te pare, Keshillit Kombetar i Punes,  trajtoje si teme te vecante problemet e partneriteti dhe nevojave te arsimit, ku pati vleresime dhe konkluzione te rendesishme per punen tone.
Nder veprimtarite mjat te rendesishme te SPASH-it ka qene dhe eshte edhe angazhimi per eliminimin e punes se femijeve, mbeshtetur edhe nga Projekti me FNV/AOb, qe perfshin edhe nje Tryeze mbi kordinimin e veprimtarive per eliminimin e punes se femijeve, zhvilluar ne Tirane, me date 25-26 prill, ku moren pjese me shume se 50 perfaqesues nga dy sindikatat qendrore BSPSH-KSSH, si edhe dy ministrat, i Punes dhe i Arsimit, ku u paraqiten prezantimet mbi punen e sindikatave te arsimit per uljen e braktisjes se shkolles dhe nevojen e angazhimit edhe te sindikatave te degeve te tjera per eliminimin e punes se femijeve.
Ne kete kuader, u realizua edhe marveshja me sindikatat e ndertimit, kimise, tekstileve, bujqesise etj, te mbeshtetura keto edhe nga Inspektoriati i Punes prane Ministrise se Punes, Drejtoria e Politikave te Punesimit dhe ILO-IPEC.
Ne kete marrveshje bashkpunimi iu be thirrje edhe sindikatave europiane, per te mbeshtetur sindikatat shqiptare ne punen qe ato jane duke bere. Rezultatet, ne zbatim te ketyre detyrave kane qene positive e inkurajuese dhe ne kemi marre pergezime edhe nga sindikatat holandeze FNV-AOb.
Detyre e rendesishme per SPASH ka qene rritjen e numrit te antareve te saj si edhe mbledhja e kuotave. Ka rrethe qe kane punuar mire, dhe per kete, ne emer te Keshillit Kombetar pershendesim z.A. Doraci, rrethi Durres, z.A. Kola, rrethi Mat, z.P. Prenga, rrethi Puke, zj,A. Pepo, rrethi Korce, z. L. Zonja, rrethi Lushnje, si edhe H.Meculi Tirane, per punen e bere.
E gjithe kjo  verprimtari e realizuar me sukses duhet te na inkurajoje dhe te na vleje qe me kete rritem te punohet edhe per periudhen e mbetur te ketij viti dhe per vitin e arrdhshem, mbasi do te jete viti i zgjedhjeve, si ato neper sindikatat ne shkolla, ne seksionet e rretheve e deri tek zhvillimi me sukses i Kongresit te SPASH-it.

Aktivitete te FSASH

 

Gjate muajit shtator, Krysia e FSASH ka organizuar disa aktivitete te rendesishme  per permiresimin e punes ne disa seksione dhe per riorganizimin e seksioneve sindikale ne disa rrethe.

Takim me drejtues lokale ne Shkoder

Me shume se 20 kryetare te keshillave sindikale, kryesisht nga shkollat e komunave dhe fshatrave, moren pjese ne kete takim. Kryetari i seksionit sindikal te rrethit, zoti Isa Reka, beri nje prezantim te punes se bere rezultateve te arritura dhe problemeve me te cilat ballafaqohen seksioni dhe keshillat sindikale te shkollave ne kete rreth.
Thelbi i prezantimit te tij ishte: pune eshte bere dhe eshte duke u bere, disa rezultate jane arritur, por situata mund te konsiderohet akoma e pakenaqeshme dhe shume pune duhet te behet nga secili prej drejtuesve te keshillave sindikale te shkollave, si edhe nga seksioni sindikal ne shkalle rrethi. Ai vuri ne dukje, gjithashtu, disa probleme te cilat i ngrene me shqetesim perfaqesuesit e sindikatave ne shkolla dhe vete mesuesit, qe kane te bejne siodomos me nivelin e pagave, kualifikimin profesional, levizjet pa kritere te mesuesve, shperblimet per vjetersine, pagesat per vizitat mjekesore dhe kontrollin e detyrueshem shendetesor etj.
Pjesemarresit qe e moren fjalen, midis te cileve, Ruzhdi Kola, Petrit Çela, Kujtim Shima, Laze Kodra, Vat Demaj, Kole Çardaku etj, krahas paraqitjes se gjendjes ne lidhje me funksionimin e sindikatave ne shkollat perkatese, folen mbi probleme te vecanta qe kane ngritur mesuesit, duke kerkuar me shume mbeshtetje nga seksioni sindikal ne shkalle rrethi dhe nga vete Federata ne nivel qendror.
Kryetari i Keshillit Sindikal te Konnfederates per rrethin e Shkodres, zoti Fatmir Smajli, theksoi nevojen per nje pune te bashkerenduar, sidomos ne disa shkolla te qytetit dhe ne disa zona te tjera te rrethit, per te cilat ai premtoi nje angazhim me rezultativ edhe te keshillit sindikal te rrethit dhe te vete seksionit sindikal te arsimit ne kete rreth.
Duke e mare fjalen ne kete takim, Kryetari i Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, zoti Xhafer Dobrushi, vleresoi punen e bere, por ate e konsideroi si nje fillim te mire te nje riorganizimi te pergjithshem te ketij seksioni, duke kerkuar per kete nje angazhim me effektiv edhe nga seksioni dhe nga vet keshillat sindikale ne shkolla.
Ne vijim, ai beri sqarimet perkatese ne lidhje me rritjen e pagave dhe kerkesat e FSASH-it, per permiresime te metejshme ne kete drejtim, rolin e sindikatave per shmangien e levizjeve pa kritere te mesuesve dhe sidomos per denoncimin e levizjeve me baze bindjet politike ose interesa te tjera, permiresimin e sistemit te transportit te mesuesve, qendrimin e sindikateve ne lidhje me Kodin e Etikes per mesuesit, perpjekjet e tyre per te bere te mundur pagesen nga ana e shtetit te shumes per kontrollin e detyrueshem mjekesor per te gjithe mesuesit anetare te FSASH e SPASH, pjesemarrjen e tyre efektive ne procesin e reformave ne sistemin arsimor, angazhimin e sindikatave per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe eliminimin e punes se femijeve etj.
Pas diskutimeve konstruktive dhe konkluzioneve perkatese, ne takim u percaktuan detyra konkrete per keshillat sindikale te shkollave pjesemarrese dhe per seksionin sindikal te rrethit.

 

Takim me kryetare te sindikatave te shkollave te Tiranes

Drejtuesit e keshillave sindikale te me shume se 35 shkollave te qytetit te Tiranes u mblodhen ne prag te fillimit te vitit te ri shkollor, per te diskutuar ne lidhje me detyrat qe u dalin sindikatave per mbarevajtjen e procesit mesimor dhe mbrojtjen e interesave social ekonomike te mesuesve.
Kryetarja e seksionit, zonja Fatbardha Keço, paraqiti, ne menyre te permbledhur, drejtimet me kryesore te punes se seksionit dhe te sindikatave ne shkolla, duke e vene theksin tek sqarimi i mesuesve per domosdoshmerine e anetaresimit ne sindikate, por edhe tek roli i keshillave sindikale ne shkolla per te njohur nga afer dhe per te zgjidhur ose informuar seksionin per problemet qe u dalin mesuesve, sidomos ne lidhje me mardheniet e punes ne shkolle.
Ne fjalen e vete ne kete takim Kryetari i FSASH-it, zoti Xhafer Dobrushi, vleresoi punen e bere nga seksioni sindikal i qytetit te Tiranes dhe keshillat sindikale te shkollave pjesemarrese, sqaroi disa nga angazhimet kryesore te Kryesise dhe Keshillit Drejtues te Federates, mbeshtetur sidomos tek disa kerkesa e probleme qe kane ngritur mesuesit anetare te sindikatave te arsimit dhe kerkoi nje pune me efektive dhe nje bashkepunim me te mire te keshillave sindikale me administraten e shkollave, si parakushte per mbarevajtjen e procesit mesimor, forcimin e metejshem te sindikatave dhe mbrojtjen gjithnje e me te mire te mesuesve anetare te FSASH-it.

 

Rioganizimi i seksionit sindikal te rrethit te Gramshit

Ne qytetin e Gramshit u mblodh aktivi i Seksionit Sindikal te FSASH. Ne kete takim z. Pozaet Qose i beri nje analize punes se Seksionit dhe evidentoi dobesite qe jane verejtur ne punen drejtuese ne organizimin e seksionit dhe funksionimin e keshillave sindikale ne shkolla.
Te pranishmit ne takim, duke sjelle mendimin e sindikalisteve te ketij rrethi qe aderojne ne FSASH, theksuan se jane te gjitha mundesite qe keshillat sindikale ne shkolla dhe seksioni i Federates per rrethin te funksionojne ne menyre statutore, te marrin pergjegjesi para mases sindikaliste qe i ka zgjedhur dhe te realizojne mbrojtjen sociale ekonomike te tyre.
Ne takim u ngriten disa shqetsime qe lidhen me moszbatimin nga ZA e Gramshit te Kontrates Kolektive te Punes dhe me dialogun qe duhet te zhvillohet ne kete nivel per te mbeshtetur zbatimin e drejte te reformes ne arsim.
Per dobesite qe jane verejtur ne punen drejtuese te ketij seksioni, z. Pozaet Qose paraqiti doreheqjen. Ne menyre unanime, aktivi zgjodhi kryetar te Seksionit Sindikal te FSASH per Gramshin, mesuesin Albert Cace.
Ne  takim mori pjese dhe foli edhe kryetari i FSASH, z. Xhafer Dobrushi.

 

Riorganizimi i seksionit Sindikal te rrethit te Beratit

Pas nje pune pergatitore te nje grupi mesuesish simpatizante te FSASH, te mbeshtetur e organizuar edhe nga i derguari i KSSH-se ne rrethin e Beratit, zoti Hajdar Kanani, para pak diteve u mblodh ne Berat aktivi i FSASH-it per kete rreth ku u riorganizua edhe seksioni sindikal i FSASH-it.
Ne fillim disa nga pjesemarresit informuan per punen pergatitore qe ata kishin bere, per problemet me te cilat ata ndeshen dhe per zgjidhjen e te cilave kerkojne mbeshtetjen e sindikates.
Pas sqarimeve te bera nga Kryetari i FSASH-it, zoti Xhafer Dobrushi,  sidomos ne lidhje me domosdoshmerin e organizimit ne sindikate, rolin e seksionit sindikal ne shkalle rrethi dhe ate te Federates ne nivel kombetar, angazhimin e vete mesuesve ne strukturat perkatese dhe disa nga zgjidhjet e koheve te fundit te dy sindikatave te arsimit, nepermjet kontrates kolektive dhe formave te tjera te bashkepunimit me Ministrine e Arsimit dhe organet e tjera,  u bene zgjdhjet per Kryesine e Seksionit Sindikal te rrethit, kryetar i te cilit u zgjodh mesuesi Adriatik Hasanbasha. Ne Kryesi u zgjodhen, gjithashtu, edhe Eriketa Zeqa (Zv/Kryetare), Irfan Myftari, Besmir Hori dhe Pajtim Qato.
Ne nje mbledhje te menjehershme, Kryesia percaktoi prioritetet kryesore te punes se saj per ditet dhe javet ne vijim, duke synuar zgjerimin e anetaresise ne shkollat pjesemarrese, zgjerimin e shtrirjes ne shumicen e shkollave te Beratit dhe konsolidimin e metejshem te seksionit sindikal ne shkalle rrethi.

 

 

Nga aktivitetet e SPASH

 

Mbledhja e Keshillit Kombetar te SPASH

Me 13 shtator te ketij viti u mbajt mbledhja e Keshillit Kombetar te SPASH, ku moren pjese drejtuesit e seksioneve sindikale, anetare te Keshillit Kombetar.
Duke falenderuar per pjesemarrjen ne aktivitetin ne SBASHK e Kosoves dhe FSASH te dates 12.09.2009, Z.Bajram Kruja ia dha fjalen dy drejtuesve me shume eksperience ne forumet sindikale, Z.Aleks Dushi per problemet e Statutit dhe Z.Defrim Spahiu per problemet e Kontrates Kolektive.
Z.Aleks ne fjalen e tij tha se Statuti per nje organizate sindikale eshte si Kushtetuta per nje shtet. Shpesh ne jemi te pavemendshem, kur marrim pjese ne grupe pune, ne seminare dhe deri ne kongrese qe jane vendimmarrese per statutet si dhe per ndryshimet qe koha i kerkon.
Qe te funksionoje mire nje organizate me nenet e Statutit, duhet te jene paraqitur qarte dhe shume sakte veprimtaria dhe vendimmarrja e organeve drejtuese, ekzekutive, verifikuese, sic jane: Kongresi, Keshilli Kombetar, Komiteti Ekzekutiv, Presidenti, Komisioni i zgjidhjes se konflikteve dhe i mandateve, Komisioni i Kontrollit ekonomik dhe financiar etj.
Te gjitha keto zgjidhen ne Kongres, ne menyre demokratike, per te funksionuar demokratikisht. Ndersa sherbimet qe u ofrohen anetareve jane paraqitur ne kontraten kolektive te punes, ne nivel te pare dhe te dyte.
Ne vijim, Z.Defrim Spahiu u ndal ne nenet kryesore qe favorizojne partneritetin, si edhe dhe disa prej tyre qe nuk jane zbatuar as ne nivel te pare, as ne ate te dyte.
Duke bere thirrje per te njohur kontraten kolektive te nivelit te pare, si dhe kerkesat e cdo anetari ne cdo skaj te Shqiperise qe te perfshihen ne Kontrate, jemi te gatshem qe tani te presim verejtjet dhe rekomandimet per kontraten e ardhshme.
Ne fund, Z.Bajram Kruja u tha te pranishmeve se ne vijim gjate ketij viti dhe gjate vitit 2009 do te zhvillohen seminare per te trajtuar ceshtjet qe lidhen me Statutin dhe Kontraten Kolektive, te cilat bejne te mundur veprimtarine demokratike ne mardheniet ndermjet anetareve dhe drejtuesve e forumeve sindikale, si dhe partneritetin social ne nivel te pare e te dyte.

 

Riorganizohet Seksioni Sindikal i SPA ne Durres

Mbas nje pune pergatitore qe eshte zhvilluar gjate periudhes se fundit ne shkollat e rrethit te Durresit, keto dite u riorganizua seksioni sindikal i ketij rrethi, ne krye te te cilit eshte caktuar zoti Alfred Doraci.

Ne takimin e pare qe u zhvillua me nje grup sindikalistesh te ketij seksioni, u percaktuan detyrat per vazhdimin e punes organizuese me keshillat sindikale ne shkolla, duke synuar qe ne nje periudhe te pershtateshme, sipas Statutit te SPASH-it, te mblidhet aktivi i ketij rrethi, per te formalizuar strukturat perkatese.