Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Aktivitete te shumta ne zbatim te Projektit me FNV

Pas pushimeve te veres, shtatori ishte muaji i nje pune te gjithanshme pergatitore dhe konkrete, duke organizuar aktivitete dhe duke mbajtur kontakte te aferta me mesuesit e perfshire ne grupet e punes dhe nxenesit e perzgjedhur per te punuar individualisht, ne kuadrin e Projektit qe FSASH dhe SPASH jane duke zbatuar, ne bashkepunim me sindikaten holandeze, FNV.
 
Takime me mesues e nxenes ne kater rrethe dhe 16 shkolla
 Takime efektive u organizuan me Grupet e Punes qe funksionojne ne shkalle rrethi ne Tirane e Korce, si edhe ne shkollat pilot te ketyre rretheve. Pjesemarres ne keto takime, te dy kryetaret e sindikatave, z. Xhafer Dobrushi dhe Z. Bajram Kruja, takuan me shume se 80 mesues e nxenes, ne 8 shkolla. Mesuesit infomuan se, bazuar tek problemet qe kane dale nga plotesimi i pyetesore, qe perpara pushimeve, ata jane duke punuar me nxenesit e perzgjedhur ne cdo shkolle dhe do te vazhdojne te punojne me ta, jo vetem ne shkolle, por edhe jasht saj, ne kontakte me prinderit dhe me partneret e tjere te angazhuar ne ceshtjen e parandalimit dhe eliminimit te punes se femijeve.
Takime te tilla do te organizohen edhe ne Durres, ne daten 2 tetor dhe ne Fier ne daten 4 tetor 2007.

Seminar treditor me drejtues seksionesh ne rrethe
Pas nje pune konkrete pergatitore, nje seminar tre ditor u organizua ne Tirane, ne datat 26, 27 dhe 28 shtator, me pjesemarrjen e drejtuesve lokale te 10 seksioneve ku FSASH dhe SPASH jane duke punuar ne kuadrin e Projektit me FNV, me synim konsolidimin e mtejshem te tyre. 25 pjesemarres moren pjese ne seminar, i cili u konsiderua shume i rendesishem, jo vetem per trajnimin e ketyre drejtuesve lokale, por edhe si nje rast shume i mire per te diskutuar konkretisht ne lidhje me gjendjen aktuale, problemet me te cilat ata perballen, rolin e strukturave qendrore te FSASH e SPASH etj.
Te dy kryetaret e FSASH e SPASH, Dobrushi e Kruja, prezent ne seminar, shprehen mendimet e tyre dhe bene sqarime ne lidhje me temat e diskutuara dhe problemet e ngritura nga pjesemarresit, sidomos per ceshtjet qe kishin te benin me qendrimet e padrejta te disa drejtorive dhe zyrave arsimore ndaj disa mesuesve qe kane mbaruar shkollen e mesme pedagogjike, per te cilen ka dale edhe nje Udhezim i dyte nga MASH.

Anketim mbi punen e vecante me grate mesuese
Ne vijim te aktiviteteve te mepareshme, filloi edhe puna konkrete per organizimin e anketimit ne lidhje me rolin e komiteteve te grave, te ngritura tashme prane seksioneve sindikale ne mbi 26 rrethe, dhe te vete sindikatave, per nje pune te vecante me grate mesuese, duke patur si synim qe te kontaktohen mbi 650 prej tyre, ne 65 shkolla te 13 rretheve te vendit.
Takimi i pare i 14 drejtueseve te ketyre grupeve u organizua ne Tirane, ne daten 25 shtator, ku u shpernda pyetesori dhe u diskutua mbi metodologjine dhe ceshtje te tjera qe kane te bejne me anketimin.
Kjo ceshtje do te jete objekt edhe i seminarit te planifikuar te zhvillohet me grate drejtuese lokale te ketyre rretheve, me 25, 26 dhe 27 tetor 2007, ku do te marre pjese edhe nje eksperte nga sindikata holandeze e arsimit, AOb.

Workshop me sindikatat e degeve te tjera
Vemendje e vecante po i kushtohet nxitjes se angazhimit te sindikatave te degeve te tjera ne problemet qe kane te bejne me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve. Pas disa kontakteve e konsultimeve me perfaqesues te dy konfederatave, KSSH e BSPSH, do te organizohet nje workshop i rendesishem ne Tirane, ne daten 5 tetor, me pjesemarrjen e drejtuesve krysore nga disa sindikata anetare te te dy konfederatave dhe sidomos te tekstileve, veshjeve dhe prodhimit te kepuceve, industrise se lehte, bujqesise, ndertimit, transportit, shendetesise, si edhe perfaqesues nga strukturat lokale te KSSH e BSPSH, sidomos nga rrethet Tirane, Elbasan, Durres, Fier, Shkoder etj ku dy sindikatat e arsimit jane te fokusuara per te punuar nekuadrin e projektit  me FNV.
Perpunimi dhe miratimi i nje programi pune, do te jete nje nga synimt e ketij workshopi, ne vijim te aktiviteteve te mepareshme te zhvilluara ne bashkepunim me Konfederaten Nderkombetare te Sindikatave, ILO-IPEC dhe institucione te tjera shqiptare.

Numri i fundit i Revistes “Tribuna Sindikale
Shume i rendesishme konsiderohet edhe botimi i fundit i revistes “Tribuna Sindikale”,ku jane boptuar problemet qe iu paraqiten Ministrit te Arsimit dhe Shkences, ne takimin qe dy drejtuesit kryesore te FSASH e SPASH para disa diteve, si edhe probleme te tjera qe lidhen me qendrimin e sindikatave ndaj mases se rritjes se pagave per vitin 2007, roli i sindikatave per nje rasimi cilesor gjate vitit te ri shkollor 2007 – 2008, reagimi i organeve drejtuese te FSASH e SPASH ndaj veprimit te paligjshem te nxjerrjesse tyer nga zyrat qendrore ne Tirane, si edhe Kontrata Kolektive e Punes, (e kerkuar nga nje numer i madh mesuesish nga shume rrethe te vendit).