Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

2009-viti i Kongresit te FSASH-it dhe negocimeve per kontraten e re kolektive te punes
Nga mbledhja e KD te FSASH

Analiza vjetore e punes se Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, per vitin 2008 dhe programi e detyrat kryesore per vitin 2009, u bene ne mbledhjen e posacme te Keshillit Drejtues te kesaj Federate, e cila u zhvillua ne Tirane, me pjesemarrjen e drejtuesve te seksioneve sindikale dhe anetareve te tjere te ketij keshilli nga me shume se 30 rrethe te vendit.
Ne Fjalen Hyrese qe mbajti Kryetari i kesaj Federate, z. Xhafer Dobrushi, ne emer te Kryesise, beri vleresimin per punen e bere dhe rezultatet e arritura gjate vitit 2008, dhe paraqiti drejtimet kryesore te punes dhe sfidat me te cilat do te perballen strukturat e kesaj Federate nga qendra ne baze gjate vitit 2009.
Qe ne fillim, ai theksoi se viti 2009 eshte nje vit shume i rendesishem per levizjen sindikale te Federates sone, mbasi ky eshte edhe viti i zgjedhjeve per organet drejtuese te saj, ne te gjitha nivelet, deri tek Kongresi i 4-t i saj, i cili do te mbahet ne datat 6 dhe 7 nentor 2009, si dhe viti i negocimeve per kontraten e re kolektive te punes, mbasi kontrata ekzistuese e mbaron afatin ne fund te dhjetorit.
Ne mund te pohojme me kenaqesi, theksoi me tej ai, se objektivat kryesore, persa i perket levizjes sone sindikale per vitin 2008 jane realizuar me sukses. Krahas konsolidimit te metejshem te seksioneve sindikale qe tani kane nje pervopje pozitive disavjecare si Tirana, Vlora, Fieri, Skrapari, Mallakastra, Devolli, jane rioganizuar dhe tani funksionojne normalisht seksionet sindikale ne Gramsh, Berat, ku ne krye te seksioneve jane zgjedhur dy djem te rinj, te cilet jane shume aktive, jo vetem ne rrethet perkatese, por edhe ne aktivitetet kualifikuese qe zhvillohen ne kuadrin e Konfederates.
Ne kete rruge po ecin edhe seksionet sindikale te Durresit, Mirdites, Kuksit, Elbasanit, Tropojes, Matit, Tiranes Rreth etj, ku jane bere permiresime te ndjeshme dhe ne presim rezultate konkrete ne permbushjen e objektivave te levizjes sindikale ne keto rrethe per vitin 2009.
Ne kete analize u theksua se me shume pune kerkohet nga drejtuesit e seksioneve sindikale te Shkodres, Lezhes, Korces, Kavajes, etj.,  te cilat duhet ta masin punen e tyre me arritjet konkrete ne plotesimin e objektivave dhe synimeve qe te gjithe se bashku i vendosim ne kete forum te larte te sindikates sone.
Nderkohe, objektiv i rendesishem i strukturave te Federates mbetet riorganizimi i seksioneve sindikale ne Lushnje, Kruje, Malesi e Madhe, Peqin, dhe Delvine
Detyrat e tjera qe dalin nga zbatimi i Kontrates Kolektive, sic jane Statusi i mesuesit, pagesa e shpenzimeve per viziten e detyrueshme mjekesore, rritja e perqindjes per pagesen e vjetersise ne pune, etj, do te ndiqen duke dialoguar me MASH.
Ne lidhje me Fushaten e zgjedhjeve, zoti Xhafer Dobrushi paraqiti per diskutim e miratim Programin perkates, ku nenvizohen objektivat qe do te arrihen, si edhe fazat e zhvillimit te saj deri ne Kongres.
Ne vijim, Sekretari i Pergjithshem i Federates, Stavri Liko, paraqiti Raportin mbi veprimtarine ekonomiko-financiare te Federates per vitin 2008 dhe projekt buxhetin per vitin 2009.
Ne raport theksohet se bilanci financiar i FSASH edhe per vitin 2008 ka pothuajse te njejtat karakteristika si ai i ketyre tre-kater viteve te fundit, megjithe pengesat ne rritje, sidomos per shkak te disa veshtiresive sociale dhe ekonomike me te cilat perballen shumica e mesuesve dhe familjeve te tyre.
Pasi paraqiti shifrat konkrete per te ardhurat e shpenzimet, raporti thekson se ka akoma shume rezerva per rritjen e te ardhurave nga kuotizacioni, nderkohe qe shpenzimet konsiderohen normale per nje aktivitet kaq te gjere sic eshte ai i FSASH-it.
Ne raport u theksua se peshen kryesore ne realizimin e te ardhurave nga kuotizacioni vazhdojne ta mbajne rrethet qe kane krijuar nje tradite tashme ne kete drejtim si: Tirana Qytet, Fieri, Vlora, Skrapari, Mallakastra, Permeti, Tepelena, Kucova, etj.                  
Disa rrethe si Dibra, Mati, Bulqiza dhe Durresi, kane bere permiresime te dukeshme gjate vitit 2008, krahasuar me 2007, gje qe perben nje baze te mire per ta vazhduar kete pune edhe gjate ketij viti e ne vijim.
Rrethe me peshe si Shkodra, Korca, Kuksi nuk mund te justifikohen me gjendjen e te ardhurave nga kuotat per vitin 2008. Po keshtu nuk mund te justifikohen edhe Gjirokastra e Kolonja, ku akoma nuk ka ndonje rezultat konkret per kete vit.
Nderkohe u terhoq vemendja per disa rrethe si Tirana Rreth, Kavaja, Kurbini, Pogradeci, Librazhdi, te cilet kane renie gjate vitit 2008, krahasuar me 2007-en, gje qe duhet analizuar, ne radhe te pare, nga vete drejtuesit e ketyre seksioneve, per te bere permiresimet e nevojeshme sa me pare gjate ketij viti.
Me riorganizimiet qe u bene ne Berat e Gramsh, dhe me ato qe jane ne proces ne Elbasan e Mirdite, pritet qe te kemi prej tyre kontribute te reja.
Detyra konkrete u percaktuan per rrethet Delvine, Has, Kruje, Lushnje, Malesi e Madhe, Peqin, ku vazhdojme te kemi probleme te medha edhe organizimi e funksionimi, prandaj  na duhet te perqendrohemi per riorganizime konkrete gjate ketij viti.
Me propozim te Kryesise, Keshilli diskutoi, gjithashtu, edhe per mundesine e rritjes se mases se kuotes mujore nga 50 ne 100 leke, duke synuar qe t’i afrohemi mases qe kemi percaktuar ne Statut dhe te kemi mundesi qe te realizojme me shume sherbime per ata anetare qe paguajne kuoten e anetaresise.
Bazuar ne kete perspektive, projektbuxheti i vitit 2009, i paraqitur per miratim ne kete mbledhje kishte tregues me te larte, krahasuar me vitin 2008, si persa u perket te ardhurave, ashtu edhe shpenzimeve, gje qe u mireprit dhe u miratua nga nga anetaret e Keshillit.
Te gjithe diskutantet qe folen ne mbledhje analizuan situaten ne rrethet perkatese dhe shprehen vendosmerine per te bere permiresimet e nevojeshme per realizimin e objektivave te vitit 2009.
Nderkohe drejtuesit e seksioneve qe e moren fjalen, si Istref Haxhillari, Pogradec, Mehmet Cane, Kolonje, Petref Celaj, Vlore, Neim Hajderaj, Mallakaster, Filip Rajta, Kurbin, Perparim Musabelliu, Skrapar, Hysen Gaçi, Sarande, Dilaver Dika, Mat, Bashkim Shyle, Durres, ngriten edhe mjaft probleme qe kane te bejne, sidomos me shtimin e sherbimeve per anetaret, zgjidhjen e problemit te dhenies se deri dy pagave per mesuesit qe dalin ne pension, duke kundershtuar reduktimin e saj vetem ne nje page, pagesen nga shteti te shpenzimit te vizites mjekesore te detyrueshme per mesuesit per vertetimin per shkak te profesionit, per mbrojtjen me te mire te anetareve, kur ata ndeshen me qendrime te padrejta ne mardheniet e punes, per forcimin e bashkepunimit me drejtorite dhe zyrat arsimore dhe me drejtorite e shkollave, si edhe per insistimin ne realizimin e motivimit me te mire te mesuesve qe kane rezultate te mira ose qe aktivizohen ne veprimtari jasht kohes normale te punes, per vleresimin e negocimeve per kontraten e re kolektive te punes, me qellim qe ajo te nenshkruhet brenda afatit te mbarimit te kontrates ekzistuese etj.
Pas diskutimeve, Keshilli Drejtues miratoi programin e punes dhe objektivat e FSASH per vitin 2009, si edhe buxhetin perkates, duke nenvizuar domosdoshmerine e permiresimit te metodes se punes ne te gjitha nivelet nga qendra ne baze, si kusht i domosdoshem per t’iu pergjigjur detyrave ne rritje gjate ketij viti.

...

 

PROGRAMI I FSASH
PER ZHVILLIMIN E FUSHATES SE ZGJEDHJEVE NE TE GJITHA STRUKTURAT E SAJ

  Periudha 15 mars- 15 nentor 2009

Keshilli Drejtues i FSASH, i mbledhur me 13 shkurt 2009, mbeshtetur ne Statutin e Federates, miratoi programin e fushates se zgjedhjeve ne te gjithe strukturat e FSASH, qe do te zhvillohen nga 15 marsi deri me 15 nentor 2009.
Fushata do te sherbeje per te ndermarre nje veprimtarie sindikale me te ngjeshur, me intensive dhe me cilesore, per te plotesuar me mire kerkesat dhe interesat e anetareve dhe te te gjithe punonjesve te arsimit e shkences, nga njera ane, dhe per te rritur rolin dhe angazhimin e FSASH, si partner social, ne procesin e reformimit dhe modernizimit te sistemit arsimor ne vendin tone.

           OBJEKTIVAT KRYESORE TE FSASH NE KUADER TE FUSHATES JANE:

  1. Per funksionimin statutor i te gjithe strukturave te Federates:
  1. Duke u mbeshtetur ne pervojen e Seksioneve Sindikale te perparuara, te punohet per konsolidimin e seksioneve sindikale ekzistuese dhe te behet riorganizimi e freskimi i seksioneve ne ato rrethe ku veprimtaria e tyre eshte akoma e dobet ose inekzistente.
  2. Te organizohen seksionet sindikale ne rrethet Kruje, Lushnje, Has, Malesi e Madhe, Peqin dhe Delvine.
  3. Te punohet per rritjen e perfaqesueshmerise, nepermjet permiresimit dhe shtimit te sherbimeve qe FSASH u ofron anetareve, duke synuar per rritjen e anetaresise nga radhet e grave dhe te rinjve.
  4. Te mbeshtetemi ne nje standard ne shtimin e anetaresise: vetem anetare me kuote.
  5. Te krijohen, gjallerohen e konsolidohen sindikatat ne arsimin e larte publik, ne administraten arsimore dhe ne arsimin jopublik.
  1. Per rritjen e rolit dhe pergjegjesise se sindikates per zbatimin e reformes ne arsim dhe modernizimin e arsimit.
    1. Te perfshihen te gjithe strukturat e zgjedhura dhe sindikalistet mesues ne procesin e reformes dhe modernizimin e arsimit, per ta vene mesuesin dhe figuren e tij ne qender te ketij procesi dhe per te ushtruar ndikim ne njohjen dhe zbatimin e Strategjise se Arsimit Parauniversitar edhe ne nivel shkolle.
    2. Te sigurojme ndjekjen ne proces dhe ne vazhdimesi te zbatimit  te dispozitave te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare, dhe te Kontratave te nivelit te dyte.
    3. Te kembengulim me me force per zbatimin me pergjegjesi te detyrimeve qe ka punedhenesi per kualifikimin e mesuesve, perfshire dhe ata pa arsim perkates, me qellim qe mesuesit e punesuar ne sistem t’u pergjigjen kerkesave bashkekohore per rritjen e aftesive profesionale ne sherbim te arsimimit cilesor.
    4. Te kerkojme nga punedhenesi dhe nga pushteti vendor, qe sidomos ne Tirane dhe ne disa qytete te tjera, te rriten investimet per ndertimin e shkollave, me qellim qe te  permiresohen kushtet e punes dhe te mesimdhenies dhe te normalizohet gradualisht numri i nxenesve ne klase.
  1. Per te rritur forcen e sindikates per mbrojtjen sociale te sindikalisteve dhe punonjesve te arsimit dhe shkences.
    1. Rritja efektive dhe permiresimi i sistemit te pagave do te mbetet edhe ne te ardhmen objektiv kryesor i FSASH. Ne kete kuader, Federata do te negocoje intensivisht me MASH per te perpunuar e perfshire ne KK te Punes te nivelit te pare norma ligjore qe inkurajojne e shperblejne me mire cilesine e mesimdhenies ne arsim, per te shperblyer mesuesit qe angazhohen dhe arrijne rezultate ne uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen dhe te atyre qe frekuentojne me nderprerje dhe punojne ne rruge, per te mbeshtetur perpjekjet dhe rezultatet e mesuesve ne rritjen e aftesive profesionale dhe te punes kerkimore shkencore.
    2. FSASH do t’i vazhdoje perpjekjet per permiresimin e akteve nenligjore qe trajtojne dhe disiplinojne Fondin e Vecante dhe harmonizimin e ketyre dispozitave me Kontraten Kolektive te Punes.
    3. Ne muajt e pare te ketij viti do te fillojne diskutimet me perfaqesuesit e MASH per permiresimin e Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare dhe per hartimin e draftit per  Statusin e Mesuesit.

FAZAT E ZHVLLIMIT TE FUSHATES:

Sipas vendimit te KD te FSASH periudha zgjedhore ndahet ne dy faza:
 
Faza e pare, fillon me 15 mars dhe perfundon me 15 maj 2009.
Ne kete faze behen analizat e veprimtarise sindikale dhe zgjedhjet ne organizatat sindikale ne baze, perfshire shkollat, kopshtet, fakultetet dhe administraten arsimore arsimore.
Kjo faze eshte shume e rendesishme, per aresye se ne te duhet te perfshihet e gjithe masa e sindikalisteve, qe eshte forca kryesore per analizen e drejte dhe zbatimin e objektivave qe ka shpallur Federata per kete fushate.
Prandaj fushata nuk duhet te thjeshtohet e identifikohet vetem me diten e caktuar per zgjedhjet. Ajo duhet te perfshije nje periudhe pergatitore disajavore me masa konkrete, me takime e biseda me anetaret, me veprimtari sindikale, ku te synohet vecanerisht terheqja e mendimit te anterave per problemet qe preokupojne sindikaten dhe anetaret e saj.
Sindikatat ne baze duhet te bejne kujdes per zbatimin e  normave demokratike qe permban Statuti i FSASH  per zhvillimin e gjithe procedurave te analizes dhe zgjedhjeve dhe finalizimin e ketij procesi me detyra konkrete per permiresimin e punes ne te ardhmen.
Seksionet sindikale duhet te hartojne grafikun e zhvillimit te zgjedhjeve ne secilen organizate, te caktojne te deleguar te tyre ne keto mbledhje dhe te ndjekin me pergjegjesi gjithe ecurine fushates deri ne mbledhjen per dhenie llogari e zgjedhje.

Faza e dyte, fillon me 1 shtator dhe perfundon me 31 tetor 2009.

Ne kete faze do te behen analizat e punes dhe zgjedhjet ne Seksionet Sindikale ne baze rrethi dhe qarku. Nderprerja per shkak te provimeve dhe pushimeve verore nuk duhet te ndikoje ne zbehjen e fushates. Perkundrazi, ajo duhet te konsiderohet si vazhdim logjik i gjithe fazes se pare dhe te perbeje analizen dhe pergjithesimin e problemeve, shqetesimeve dhe synimeve qe do te dalin nga organizatat sindikale.
Mbeshtetur ne analizat dhe problemet qe do te evidentohen ne fazen e pare, Seksionet Sindikale duhet te bejne pergjithesime per veprimtarine e tyre ne shkalle rrethi ose qarku, te evidentojne kerkesat, shqetsimet dhe problemet me te cilat jane ballafaquar dhe te vleresojne menyren dhe nivelin e zgjidhjes se tyre, te analizojne ne menyre kritike nivelin e dialogut social me punedhenesin dhe bashkeveprimin me shoqerine civile, te bejne nje analize te shendoshe te funksionimit te strukturave sindikale ne baze dhe ne nivel rrethi e qarku, perfshire shtimin e radheve te sindikates, punen me seksionet e grave dhe te rinise, angazhimin dhe arrijet ne programin per eliminimin e punes se femijeve dhe uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen ose frekuentojne me nderprerje.
Procedura e zhvillimit te mbledhjes se Seksionit te mbeshtetet ne Statutin e FSASH, duke  perfshire zgjedhjen e organeve drejtuese, te delegateve per ne Keshillin Sindikal te rrethit, te perfaqesuesve per ne Keshillin Sindikal Rajonal, si edhe zgjedhjen e delegateve te Kongresit te Katert te FSASH.
Seksioni sindikal duhet te informoje ne menyre te vazhdueshme Kryesine e FSASH per gjithe procesin e zhvillimit te zgjedhjeve ne organizatat sindikale dhe ne Seksion.
Mbas perfundimit te fazes se dyte te zgjedhjeve, ne Seksionet Sindikale do te zhvillohet Kongresi i FSASH-it.
Sipas Vendimit te Keshillit Drejtues, Kongresi i Katert i FSASH do te mbahet ne Tirane, me 6 -7 Nentor 2009.
 Norma e perfaqesimit per ne Kongres do te jete: 1 delegate per 100 anetare.
 Kongresi i Katert i FSASH:

  1. do te degjoje dhe diskutoje raportet llogaridhenese te Keshillit Drejtues dhe te Komisionit te Finances si dhe do te percaktoje objektivat e FSASH per kater vitet e    
      ardhshme.
     b)   do te miratoje ndryshimet dhe permiresimet qe i behen Statutit te FSASH.
     c)   do te zgjedhe organet drejtuese, perfshire Kryetarin e FSASH-it, KeshillinnDrejtues, Komisionin e Finances dhe delegatet per Kongresin e KSSH-se

Per zbatimin e ketij Programi, Keshilli Drejtues i FSASH- it ngarkon Kryesine e Federates dhe Kryetaret e Seksioneve sindikale te rretheve.

  Tirane, 13.02.2009                     

KESHILLI DREJTUES I FEDERATES SE
SINDIKATAVE TE ARSIMIT  DHE SHKENCES