Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Dita Boterore Kunder Punes se Femijeve
12 qershor 2011

KUJDES! KA  FEMIJE QE PUNOJNE NE PUNE TE RREZIKESHME,
T’I JAPIM FUND PUNES SE FEMIJEVE

 

Organizata Nderkombetare e Punes (ILO), promovoi Diten Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve, ne vitin 2002, si nje platforme per te nxjerre ne pah shtrirjen boterore te punes se femijeve dhe per t’u perqendruar ne veprime ne nivel boteror e kombetar per eliminimin e saj.
Dita Boterore Kunder Punes se Femijeve, qe organizohet ne 12 qershor, angazhon qeverite, punedhenesit dhe organizatat e punonjesve, si dhe shoqerine civile e te tjere, ne fushaten kunder punes se femijeve.

Si cdo vit, edhe sivjet Education International, bashkohet ne aktivitetet e Dites Boterore Kunder Punes se Femijeve, se bashku me Organizaten Boterore te Punes, ILO, dhe u bene thirrje qeverive dhe sindikatave te aresimit qe te kontribuojne ne organizimin e aktiviteteve publike, duke u bashkuar me perpjekjet globale per eliminimin e punes se femijeve.

Kete vit Dita Boterore Kunder Punes se Femijeve fokusohet tek femijet qe punojne ne pune te rrezikeshme.

Kjo diktohet nga shqetesimi qe ekziston kudo ne bote mbi permasat e perfshirjes se femijeve ne pune te rrezikeshme.
Bazuar ne te dhena te besueshme, ILO vlereson se nder 215 milion femije qe punojne, 115 milion prej tyre jane te angazhuar drejtperdrejt ne pune te rrezikeshme, duke u demtuar fizikisht, por edhe menderisht e moralisht. Nder keta 115 milion, 53 milion jane te moshes 5 deri ne 14 vjec dhe 62 milion te tjeret jane te moshes 15 deri ne 17 vjec.

Mesazhet kyc te Dites Boterore Kunder Punes se femijeve per kete vit jane:

  1. Eshte urgjente te fokusohemi tek punet e rrezikeshme te femijeve per te bere progres ne realizimin e synimit global per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve,
  2. Duke u ndergjegjsuar se punet e rrezikeshme jane pjese e nje problemi me te gjere sic eshte puna e femijeve ne teresi, del nevoja per te ngritur ne nje nivel me te larte perpjekjet globale, kombetare e lokale kunder te gjitha formave te punes se femijeve, nepermjet arsimimit, mbrojtjes sociale dhe strategjive qe promovojne punen dinjitoze e produktive.
  3. Ka nje nevoje urgjente per te ndermarre veprime te gjithaneshme tripaleshe ne lidhje me perfshirjen e femijeve ne punet e rrezikeshme, duke zbatuar standardet nderkombetare dhe eksperiencen e organizatave te pudhenesve e punetoreve ne fushen e sigurise e shendetit ne pune.
  4. Komponenti themelor i cdo strategjije efektive per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve eshte arsimimi i detyrueshem publik dhe cilesor, i kombinuar me mbrojtjen sociale dhe standardet nderkombetare te punes. Raportet e ILO-s dhe eksperiencat me te mira tregojne se angazhimi politik per te ndaluar varferine dhe per te zgjeruar arsimimin ka shume ndikim per eliminimin e punes se femijeve.

           
Cfare mund te bejne qeveria dhe institucionet e tjera arsimore?

Disa nder mundesite kryesore qe lidhen me politikat arsimore te Qeverise dhe institucioneve arsimore per te ndaluar punen e femijeve perfshijne:

  1. Ulja e kostove direkte dhe indirekte per shkollimin. Familjet e varfra shpesh nuk mund te perballojne tarifat e shkollimit dhe kosto te tjera qe lidhen me to.
  2. Krijimi i mundesive financiare dhe kompensimi i kostove te familjeve per t’i inkurajuar ato qe te dergojne femijet e tyre ne shkolle.
  3. Permiresimi i cilesise ne arsimim. Kjo inkurajon prinderit te dergojne femijet ne shkolle dhe mund te ule nivelin e braktisjeve.
  4. Sigurimi i mundesive te arsimimit per te rinjte e te rriturit qe kane humbur arsimimin formal.
  5. Sigurimi i aftesive te nevojshme profesionale per femijet me te rritur dhe te rinjte, ne menyre qe te jene ne gjendje te kalojne me lehtesi tranziconin nga shkolla ne pune.

Cfare mund te bejne sindikatat?

Sindikatat e arsimit kane qene dhe mbeten iniciatoret ne levizjen per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Me rastin e Dites Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve:

  1. Ato duhet t’u bejne thirrje mases se gjere te mesuesve dhe gjithe komunitetit per t’u bashkuar ne veprimet masive per eliminimin e Punes se Femijeve.
  2. Ato mund te ndermarrin me shume fushata per te nxitur zbatimin e Konventave 138 per Moshen minimale ne punesim dhe 182 per Format me te keqija te Punes se femijeve.
  3. Ato mund te bashkepunojne me mire me organet shteterore, institucionet arsimore dhe organizatat e shoqerise civile per te ndergjegjesuar mesuesit dhe gjithe shoqerine dhe per te ndermarre veprime konkrete kunder punes se femijeve.

 

TAKIM KOMBETAR ME KETE RAST NE TIRANE
 
Eshte i katerti vit radhazi qe dy sindikatat tona te Arsimit, FSASH dhe SPASH, organizojne aktivitete te vecanta me rastin e Dites Boterore Kunder Punes se Femijeve.

Aktivitetet kryesore te zhvilluara ne kete kuader gjate ketij viti u perqendruan tek ceshtjet qe lidhen me angazhimin e femijeve ne pune te rrezikeshme, me synim dhenien fund te ketij fenomeni.


Nje Takim i nivelit te larte u organizua ne Hotel Tirana International, ne daten
11 qershor, ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Ministrine e Arsimit dhe Shkences.

Me shume se 80 mesues, nxenes e prinder, kryesisht nga shkollat dhe rrethet ku sindikatat e arsimit jane duke punuar konkretisht dhe individualisht me nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe jane te angazhuar ne pune, sidomos ne punet te rrezikeshme, si edhe perfaqesues nga te dy ministrite, nga Inspektoriati Shteteror i Punes etj, moren pjese ne kete Takim.

Zv/Ministrja e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zj. Filloreta Kodra,  Zv/ Ministrja e Arsimit dhe Shkences, Zj. Nora Malaj, si edhe kryetaret e sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram kruja, perfaqesuesi i UNICEF ne Tirane etj, moren pjese, gjithashtu, ne kete Takim.

Takimin e hapi Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, i cili theksoi iniciativen e dy sindikatave te arsimit per organizimin e ketij aktiviteti dhe falenderoi dy ministrite per mbeshtetjen dhe angazhimin per te bere te mundur organizimin e ketij Takimi dhe te disa aktiviteteve te tjera te organizuara ne kete kuader, te cilat kete vit kishin te benin me nje problem shume shqetesues, sic eshte ai i angazhimit te femijeve ne pune te rrezikeshme.

Zv/Ministrja e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zj. Filloreta Kodra,foli mbi angazhimin e Qeverise shqiptare dhe te kesaj ministrie per eliminimin e punes se femijeve, duke u perqendruar sidomos tek permiresimi i legjislacionit perkates, rritja e forces kontrolluese e parandaluese te Inspektotiratit Shteteror te Punes, ndihma ndaj familjeve ne nevoje etj.

Kryetarja e Agjensise Shteterore per mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve, Zj. Miranda Pashaj, permendi nevojen per krijimin e nje koalicioni te gjere me pjesemarrjen e insitutcioneve shteterore dhe partnereve sociale per zbatimin e Udherrefyesit te miratuar per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve, deri ne vitin 2016.

Ne vijim, Zv/Ministrja e Arsimit dhe Shkences, Zj. Nora Malaj, pasi veleresoi angazhimin e sindikatave te arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, foli mbi angazhimin e Ministrise perkatese per te mbajtur te gjithe nxenesit ne shkolle, duke ulur ne maksimum braktisjen e shkolles dhe duke parandaluar angazhimin e femijeve ne pune, e sidomos ne punet e rerzikeshme, duke i kushtuar nje vemendje te vecante edhe zbatimit te ligjit per arsimin e detyrueshem.

Ne emer te dy sindikatave te arsimit, Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi, foli mbi angazhimin e ketyre sindikatave per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke u perqendruar sidomos ne ato rrethe e shkolla ku ka me shume probleme te kesaj natyre dhe ku keto sindikata kane me shume mundesi te ndikojne drejtperdrejt ne permiresimin e gjendjes, sic jane rrethet, Fier, (shkolla e Levanit), Korce, (Shkollat “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”), Tirane (zona e Bathores), Elbasan, etj.

Ai permendi se mbi 2400 mesues jane te angazhuar ne aktivitete dhe pune konkrete me nxenes te vecante, duke bere te mundur qe te kthehen ne shkolle mbi 1800 nxenes, nderkohe qe puna vazhdon edhe me mbi 3500 te tjere. Ai shprehu vendosmerine e FSASH dhe SPASH per ta vazhduar me perkushtim punen per mbrojtjen e femijeve dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Perfaqesuesi i UNICEF-it ne Tirane shprehu interesimin dhe mbeshtetjen e projekteve per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne Shqiperi. Nder te tjera, ai theksoi:
“Sot ne i rikujtojme vetes domosdoshmerine e angazhimit per parandalimin e punes se femijeve ne Shqiperi. Sot ne shprehim edhe njehere angazhimin tone dhe premtojme se do te bejme gjithnje e me shume per mbrojtjen e femijeve, per t’iu pergjigjur cdo thirrjeje te tyre per ndihme, si edhe per mbajtjen e tyre ne shkolle, duke i shmangur ata nga trafikimi dhe angazhimi ne pune”

Drejtori i shkolles “Naim Frasheri” ne Korce, Z. Ylli Shahinasi, foli ne lidhje me situaten ne kete shkolle, ku pothuajse te gjithe nxenesit jane nga komuniteti Rome dhe Egjiptian, si edhe per mobilizimin e mesuesve, nxenesve e prinderve, duke u mbeshtetur edhe nga dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, dhe nga sindikata e arsimit e Holandes, AOb, per uljen e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve.

Zv/Kryetari i SPASH-se, Z. Defrim Spahiu, foli mbi rolin e sindikatave te arsimit dhe vecanerisht te SPASH-it per mobilizimin e mesuesve e nxenesve per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke vene ne dukje disa nga pikat kryesore te pervojes  se fituar gjate ketyre viteve ne kete drejtim.

Diskutimet e shumta te mesuevse e nxenesve pjesemares ne kete Takim, vazhduan ne vijim, ne menyre informale, gjate koktejlit qe u shtrua me kete rast.