|
AKTIVITETE NE KUADRIN E DITES BOTERORE
Eshte viti i trete radhazi qe sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, organizojne aktivitete te vecanta ne kuadrin e 12 Qershorit, Dites Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve.
Dy Tryeza u organizuan nga sindikatat e arsimit, ne bashkepunim me Zyren e ILO-IPEC ne Tirane, ne kuadrin e nje Programi te ILO-IPEC me rastin e Dites Boterore te Luftes Kunder Punes se Femijeve. Tryeza e pare u organizua ne daten 3 qershor, me pjesemarrjen e 20 drejtuesve sindikaliste nga dy sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, si edhe drejtues kryesore nga disa sindikata te degeve te tjera ne perberje te KSSH e BSPSH, si ato te ndertimit, bujqesise, tekstileve, industrise se lehte, shendetesise, tregtise etj.
Pas nje fjale te shkurter hapjeje nga Kryetari i FSASH-it, Xhafer Dobrushi, Menaxherja Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, Etleva Vertopi, beri prezantimin mbi Konferencen Globale per Luften Kunder Punes se Femijeve, qe u mbajt ne Hage me 10 e 11 maj 2010, duke u ndalur sidomos tek konkluzionet kryesore qe dalin nga Raporti i ILO mbi punen e femijeve.
Ne vijim, Sekretari i Pergjithshem i FSASH-it, Stavri Liko, pjesemarres ne Konferencen e Hages, beri prezantimin mbi Udherrefyesin e miratuar ne Konference, duke u perqendruar tek objektivat kryesore qe duhet te arrihen nga sindikatat, ne bashkepunim me organet qeveritare, me partneret e tjere sociale dhe me aktore te tjere nga shoqeria civile, per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve deri ne vitin 2016. Kryetari i SPASH-it, Bajram Kruja, beri disa komente ne lidhje me rolin e sindikatave shqiptare te arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke punuar ne bashkepunim te ngushte me sindikatat holandeze, FNV Mondiaal dhe AOb, si edhe me Zyren e ILO-IPEC ne Tirane dhe me organizma te tjere.
Diskutimet e shumta, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te sindikatave te arsimit, si edhe te drejtuesve kryesore te sindikatave te degeve te tjera, si Bujqesi, shendetesi, ndertim, industri e lehte etj, u perqendruan sidomos tek situata aktuale e punes se femijeve ne sektoret perkates, tek puna e bere, rezultatet e arritura dhe veprimet qe duhet te ndermerren per te realizuar objektivin per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve deri ne vitin 2016.
Ne vijim, mbi bazen e nje programi te posacem, u organizua nje seance me pune ne grupe. Diskutimet ne kete seance u perqendruan ne tre ceshtje kryesore, bazuar ne Udherrefyesin e Konferences se Hages, te cilat ishin: prioritetet per partneret sociale, vecanerisht per sindikatat, propozimet e perfaqesuesve te sindikatave per institucionet qeveritare dhe organet e pushtetit vendor dhe propozimet e perfaqesuesve te sindikatave per prioritetet e organizatave te shoqerise civile.
Pas raportimeve e diskutimeve ne lidhje me konkluzionet e cdo grupi, u ngrit nje grup pune i posacem per te perpunuar me tej keto konkluzione dhe per te pergatitur nje draft propozimesh te perfaqesuesve te sindikatave per Udherrefyesin shqiptar. Tryeza e dyte, e organizuar ne daten 9 qershor, me te njejtet pjesemarres si ne Tryezen e pare, u perqendrua tek diskutimi i Draft Propozimeve. Ne emer te grupit te Punes, Z. Xhafer Dobrushi komentoi konkuzionet kryesore dhe ftoi pjesemarresit te diskutonin dhe komentonin ne lidhje me projekt propozimin. Pas nje debati konstruktiv, te gjithe pjsemarresit rane dakord dhe miratuan prioritetet per t’u perfshire ne Udherrefyesin per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve ne vendin tone, te cilat jane:
1. PRIORITETET E PARTNEREVE SOCIALE :
2. MENDIME TE PERFAQESUESVE TE SINDIKATAVE PER INSTITUCIONET QEVERITARE DHE PUSHTETIN VENDOR:
3. MENDIME TE PERFAQESUESVE TE SINDIKATAVE PER ORGANIZATAT E SHOQERISE CIVILE:
TAKIM I NIVELIT TE LARTE NE HOTEL SHERATON Nje Takim i nivelit te larte u organizua, ne daten 11 qershor 2010, ne Hotel Sheraton, nga ILO-IPEC ne bashkepunim me Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, ne kuader te Dites Nderkombetare te Luftes Kunder Punes se Femijeve. Me nje pjesemarrje te gjere te perfaqesuesve te disa ministrive e te prefekturave kryesore ne shkalle vendi, te sindikatave te arsimit e te disa degeve te tjera, te shume organizatave te shoqerise civile etj, Takimin e hapi Kordinatorja Kombetare e ILO-IPEC ne Tirane, Zonja Etleva Vertopi. Ajo vuri ne dukje angazhimin e ketij institucioni per organizimin e aktiviteteve te Dites Nderkombetare te Luftes Kunder Punes se Femijeve, e cila kete vit ka nje specifike te vecante, sepse lidhet me Udherrefyesin e miratuar ne Konferencen Globale Kunder Punes se Femijeve, qe u zhvillua ne Hage, ne datat 10 dhe 11 maj 2010, ne te cilin percaktohen detyrat kryesore te qeverive, partnereve sociale dhe organizatave te shoqerise civile per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve deri ne vitin 2016. Ne vijim, Ministri i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Zoti Spiro Ksera, foli mbi angazhimet e Qeverise e te Ministrise per eliminimin e punes se femijeve, duke u perqendruar tek permiresimi i legjislacionit, ndihma per familjet ne nevoje, forcimi i organeve dhe masave te kontrollit, sidomos per uljen e informalitetit ne ekonomi, per zbatimin e detyrimeve per arsimin e detyrueshem etj. Ne emer te dy sindikatave te arsimit, kryetari i FSASH-it, Zoti Xhafer Dobrushi, foli mbi angazhimin e sindikatave te arsimit per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, per rritjen rolit te tyre ne perfshirjen edhe te disa sindikatave te degeve te tjera, per krijimin e nje koalicioni te gjere me aktore tjere ne aktivitetet per eliminimin e punes se femijeve, si edhe per kontributin e rolin e partnereve sociale ne kuader te hartimit e zbatimit te Udherrefyesit shqiptar per eliminimin e punes se femijeve. Pas lancimit te Dites Nderkombetare te Luftes Kunder Punes se Femijeve 2010: “Bej Gol... Jepi fund punes se femijeve”, nga ana e Zonjes Etleva Vertopi, Drejtoresha e Drejtorise se Politikave te Shanseve te Barabarta, ne Ministrine e Punes, Zj. Alma Marku paraqiti prioritetet e Udherrefyesit shqiptar, per te cilat pati dikutime, propozime e sugjerime te shumta nga pjesemarresit ne Takim, te cilat do te mbahen parasysh gjate perpunimit te variantit perfundimtar te tij.
|