Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

VIZITE E SUKSESSHME E DREJTUEVE TE AOb (Holande)  DHE
GEW (Gjermani) NE SHKOLLAT E KORCES

Ne vijim te aktiviteteve qe lidhen me zbatimin e Projektit te Sindikates se Arsimit te Holandes, AOb, ne shkollat e Korces, drejtuesit e sindikates se Arsimit te Holandes, Trudy Kerperien, Sekretare Nderkombetare, dhe Marten Kircz, Kryetar i Bordit te Shkollave te Mesme, si edhe drejtuesit e Sindikates se Arsimit te Gjermanise, GEW, Ulrich Thoene, President dhe Elina Stock, Sektori i Mardhenieve me Jashte, bene nje vizite ne shkollat e Korces, gjate periudhes 4 deri ne 7 prill 2013.
Objekti kryesor i kesaj vizite ishte njohja me zhvillimet ne lidhje me forcimin e metejshem te dy sindikatave tona te arsimit, FSASH e SPASH, e sidomos me angazhimin e tyre per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.


Delegacioni holandez e gjerman u prit nga drejtuesit e FSASH dhe SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, dhe zhvilloi disa aktivitete te rendesishme ne Korce.
Takimet me mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit qe jane ngritur dhe funksionojne ne kuadrin e zbatimit te Projektit qe shkollat  “Ismail Qemali” e “Nuci Naci” jane duke zbatuar me mbeshtetjen e sindikates holandeze, AOb, ishin aktivitetet me te rendesishme qe u zhvilluan ne diten e pare te kesaj vizite ne Korce.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Thomaq Ninka, (“Shkolla Ismail Qemali”), dhe Sonela Mano, (Shkolla “Nuci Naci”), mbajten raporte te hollesishme mbi punen e bere, konkluzionet nga Pyetesoret, organizimin e punes konkrete individuale me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, rezultatet e arritura, problemet e hasura dhe disa nga drejtimet e punes per te ardhmen.
Per keto probleme folen edhe mesuesit drejtues te grupeve per secilen nga shkollat, si edhe nxenes, prinder dhe drejtoret e ketyre shkollave, Ylli Kreka dhe Stavri Cano.
Pjese e ketyre takimeve ishte edhe shperndarja e pakove mujore te ushqimit per 14 familje ne nevoje te nxenesve te ketyre shkollave, qe eshte bere e mundur me mbeshtetjen e donacionit te Cmimit te AOb, Leo Van Gelder, vene ne dispozicion nga fituesi i ketij Cmimi, Drejtori per Arsimin ne OECD, Andreas Schleicher, dhe dy sindikatat tona te arsimit, FSASH e SPASH.
Nje takim shume interesant u organizua ne kete kuader edhe me mesues, prinder e nxenes, perfaqesues te shkollave “Asdreni“dhe  “Naim   Frasheri”, ku eshte punuar ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti gjate dy viteve te meparshme.


Drejtueset e grupeve te Monitorimit, Martha Xharo, (Shkolla “Asdreni“), dhe Mailinda Tona, (Shkolla  “Naim   Frasheri”), folen mbi punen qe eshte bere ne keto shkolla, gjate dy vjeteve 2010-2012, per rezultatet e arritura dhe sidomos si po vazhdon kjo pune, sipas pervojes qe eshte fituar ne dy vitet e  e meparshme, tani qe ato nuk e kane me kete mbeshtetje, mbasi ky Projekt po zbatohet ne dy shkollat e tjera.
Perfaqesuesit e delegacionit, Trudy Kerperien, Ulrich Thoene dhe Marten Kircz, vleresuan punen qe eshte bere e qe eshte duke u bere dhe premtuan mbeshtetje te metejshme per vazhdimin e ketij Projekti dhe per angazhimin e sindikatave tona per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.


Nje program i shkurter artistik, me pjesemarrjen e nxenesve nga te kater shkollat e perfshira ne Projekt,.u dha, per nder te ketij delegacioni.
Gjithashtu ne kuader te kesaj vizite, u organizua edhe nje Takim me perfaqesues te Drejtorise Arsimore Rajonale te Korces, ku Drejtori, Arben Belba, i njohu te pranishmit me zhvillimet ne sistemin arsimor te ketij Qarku, si edhe me bashkepunimin me seksionet e sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, ne kete qark, sidomos per kushte me te mira pune, per kualifikimin e vazhdueshem te mesuesve, per minimizimin e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve etj.


Delegacioni vizitoi, gjithashtu, Muzeun e Shkolles se Pare Shqipe ne Korce, si edhe disa objekte interesante ne Voskopje e Shipcke.