Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

TRYEZA SINDIKALE

VIZIONI DHE ANGAZHIMI I SINDIKATAVE TE ARSIMIT PER ARSIMIN CILESOR

 

Ne konkluzion te Fushates Globale te EI-ETUCE per Arsimin Cilesor dhe ne kuader te 5 Tetorit – Dites Boterore te Mesuesve, Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, organizoi Tryezen Sindikale: “VIZIONI DHE ANGAZHIMI I SINDIKATAVE TE ARSIMIT PER ARSIMIN CILESOR”.

Ne Tryeze merrnin pjese Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj, Zv. Ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Znj. Genta Sula, deputete, funksionare te larte te MAS dhe MMSR, anetare te Komisioneve per reformen e arsimit te larte dhe atij parauniversitar, dekane te fakulteteve te edukimit, drejtues te DAR, drejtues kryesore te Sindikates se Bashkuar te Arsimit dhe Kultures se Kosoves dhe te SPASH, drejtues te seksioneve sindikale ne nivel vendor nga FSASH dhe SPASH, si dhe perfaqesues te shoqatave te koalicionit per arsimin.

Fjalen Hyrese te Tryezes e mbajti Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi.

Zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zonja Nora Malaj, pershendeti Tyezen dhe foli ne emer te Ministres se Arsimit dhe Sportit, duke permendur rolin e rendesishem te FSASH-it ne permiresimin e sistemit arsimor ne Shqiperi dhe nevojen per vazhdimin e bashkepunimit efektiv me te dyja sindikatat e arsimit, FSASH e SPASH, per te realizuar me sukses reformen e sistemit arsimor ne Shqiperi.

Zv/Ministrja e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Zonja Genta Sula, foli ne emer te Ministrise perkatese, duke vleresuar rolin e sindikatave te arsimit dhe nevojen per nje bashkepunim te ngushte, sidomos per ceshtjet qe kane te bejne me arsimin dhe kualifikimin profesional qe tashme eshte nen pergjegjesine e kesaj Ministrie.

Ne vijim, Zv/ Kryetari i Pare i FSASH-it, Z. Fatmir Bezati, paraqiti Prezantimin "Mbi Vizionin dhe Angazhimin e Sindikatave te Arsimit per Arsimin Cilesor", duke u perqendruat tek 10 mesazhet me te rendesishme te EI - ETUCE dhe tek roli i sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, per zhvillimin e sistemit arsimor ne vendin tone.

Ne Fjalen Hyrese te Tryezes, Z. Xhafer Dobrushi, midis te tjerave, theksoi:

Ne fillim te ketij shekulli, lideret e vendeve me te medha dhe me te zhvillura ne bote, perfshire SH.B.A., Angline, Francen, Gjermanine etj., e konsideruan shekullin e ri si shekulli i arsimit dhe arsimimit, shekulli i shkences dhe teknologjise. Bazuar ne kete vizion filloi te formezohej shpejt nje program konkret ne kuadrin e OKB-se, me objektiva per 15 vitet e para te 100 vjecarit te ri, objektiva, zbatimi i te cilave  kerkon bashkimin ne nje front te perbashket te qeverive, punedhenesve dhe punemarresve, organizatve te prinderve dhe nxenesve e studenteve, shoqerise civile dhe grupeve te tjera te interesit. Tani, ne vitin e 14-te te ketij orientimi dhe programi te ri, secili aktor pjesemarres ka bere dhe po ben  nje bilanc te hapave qe ka ndermarre ne kete rruge dhe percakton orientime e synime per me tej.

Ne permbushje te ketyre angazhimeve, Federata Nderkombetare e Sindikatave te Arsimit, EI, dhe 400 sindikatat e arsimit nga e gjithe bota ne perberje te saj, perfshire edhe FSASH e SPASH nga Shqiperia, u perfshine aktivisht ne procesin e reformimit e modernizimit te arsimit dhe arsimimit, duke u perqendruar cdo vit ne nje objektiv konkret, derisa erdhi viti 2013. Ne kete vit, pikerisht me 5 tetor 2013, ne Diten Boterore te Mesuesve, EI, e shpalli periudhen 5 tetor 2013- 5 tetor 2014 si aksionin sindikal boteror per 400 sindikatat anetare te saj me parullen :

“ TE BASHKOHEMI TE GJITHE PER NJE ARSIM CILESOR – PER NJE BOTE ME TE MIRE”,

duke e konsideruar periudhen njevjecare si etape reflektimi dhe analize per ate qe eshte arritur ne keto 14 vite, si periudhe pergatitjeje per hapa me te medhenj, per nje program te ri, ne vitet qe vijne, si sinteze te veprimtarise sindikale ne aksionin njevjecar per arsim cilesor, Presidentja e EI, znj. Susane Hopgood dhe Sekretari i Pergjithshem i EI, Fred van Leuwen, ne emer te 30 milion mesuesve sindikaliste, i paraqiten me 26 shtator Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Ban Ki Mun, nje Leter te Hapur, me mesazhin ne lidhje me prioritetet kryesore per arsimin cilesor ku theksohet se 30 milion mesues dhe punonjes te arsimit nga e gjithe bota dhe organizata e tyre sindikale kane konkluduar se  ARSIMI CILESOR, qe te arrihet, duhet te mbeshtet medoemos ne tri shtylla:
mesimdhenie cilesore, mjete cilesore te te mesuarit, ambjente cilesore te te mesuarit.


Ne Fjalen e vete zoti Dobrushi theksoi, gjithashtu, veprimtarine shumevjecare dhe vecanrisht ate njevjecare per arsimin cilesor te FSASH / SPASH, si edhe angazhimin e tyre ne te gjitha nivelet sindikale nga baza deri ne qender.
FSASH ka rreth 15 vjet qe ka percaktuar vizionin e saj te ri, orientimin dhe mbeshtetjen e levizjes sindikale ne arsim ne dy objektiva kryesore dhe te barazvlefshme: mbrojtjen social- ekonomike te mesuesve dhe gjithe punonjesve te arsimit, nga njera ane, dhe ne menyre te pandare, angazhimin per mbrojtjen e shkolles, per reformimin dhe modernizimin e procesit mesimor, nga ana tjeter. Kjo i nxori sindikatat nga njeaneshmeria, nga pozitat e vjetra tradiocionale, nga praktikat e ngushta, qe permblidheshin vetem ne parashtrimin para punedhenesit te disa kerkesave ekonomike apo sociale.

Ndertimi i veprimtarise sindikale mbi kete vizion te ri, qe e konsideron punedhenesin si partner dhe jo si kundershtar, dha menjehere rezultatet e veta. U gjallerua dialogu social dhe te drejtat e detyrimet dypaleshme, sic theksohet edhe ne Konventat Nderkombetare te Punes dhe ne legjislacionin shqiptar, u perfshine ne dispozita te vecanta te Kontrates Kolektive te Punes te nivelit te pare.
Mbi bazen e ketyre angazhimeve,  FSASH dhe SPASH se bashku, kane punuar cdo vit per trajnimin e mesuesve, duke mos e ndare trajnimin sindikal nga trajnimi profesional. Vetem 2 vitet e fundit jane perfshire ne trajnime per arsimin cilesor dhe sidomos  per te mundesuar krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit per t’u shkolluar, mbi 2000 mesues.
Sindikatat e arsimit kane sot nje pervoje te konsoliduar dhe rezultate konkrete ne cdo vit per eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te nxenesve braktises dhe nxjerrjen nga rreziku i braktijes te qindra e qindra te tjerve, kryesisht nga komunitetet rom dhe egjiptian, por edhe nga shtresa te tjera sociale. Aktualisht ato jane angazhuar ne Qarkun e Fierit, te Korces dhe Tiranes, por mbajme lidhje dhe ndjekim fenomenin edhe ne Durres, Elbasan, Shkoder, etj.

Si rrjedhoje e kesaj pervoje, e kesaj veprimtarie reale, theksoi ai, kemi gjetur mbeshtetjen financiare dhe metodike te pakursyer te EI, ETUCE, ILO-s, sindikates holandeze dhe asaj gjermane te arsimit, por kemi kontribuar e kontribuojme edhe me mjetet tona, duke pajisur nxenesit e kategorive qe permendem me siper me mjete shkollore, kur eshte rasti edhe me libra, me mjete jetese si dhe duke ndihmuar dhjetra shkolla me qendra zeri dhe mjete te tjera per zhvillimin me cilesi te veprimtarise edukative, sportive dhe kulturore. Pervoja e FSASH/SPASH ne punen me nxenesit qe vijne nga shtresa te margjinalizuara terhoqi vemendjen edhe ne Konferencen e Trete Globale per punen e femijeve, qe u zhvillua ne Brazilia nga 8-10 tetor 2013, ku sindikatat e arsimit nga Shqiperia ishin midis 10 sindikatave qe perfaqesonin Europen.

Nga aspektet me te rendesishme te veprimtarise sindikale, theksoi Dobrushi, ka qene pjesemarrja dhe kontributi ne hartimin e legjislacionit per arsimin, bashkepunimi me punedhenesin, por vecanrisht me Komisionin Parlamentar te Edukimit dhe Medias, sic eshte rasti I hartimit te Ligjit 69/2012, ku pjesa per statusin e mesuesve  eshte perpunuar nga sindikatat, te cilat kane qene dhe mbeten thellesisht te interesuara dhe te angazhuara per vendosjen dhe zbatimin e normave ligjore dhe kontraktuale per punesimin, kualifikimin dhe trajtimin e personelit mesimdhenes.

Ai shprehu vendosmerine e FSASH  per te mbetur te angazhuar  ne procesin e reformimit te arsimit, vecanrisht ne shtyllat qe percaktojne arsimin cilesor, duke marre ne kete aksion dhe duke kontribuar konkretisht per  krijimin e opinionit ne dhjetra mije mesues e punonjes te arsimit, anetare te sindikatave   per domosdoshmerine e arsimit cilesor dhe angazhimin e ndergjegjesimin e kesaj mase te madhe  per ta perballuar kete proces.

Ne Tryeze u bene diskutime te shumta nga pjesemarresit,zyrtare te larte dhe eksperte nga dy ministrite, drejtues te Sindikates se Arsimit te kosoves, SBSASHK, perfaqesues te dy sindikatave te arsimit, si edhe te punedhenesve dhe institucioneve te tjera.

Tryeza miratoi edhe Deklaraten derguar Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Ban Ki Moon , si konkluzion te Fushates Globale te EI-ETUCE per Arsimin Cilesor dhe ne kuadrin e Dites Boterore te Mesuesve.