Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

Te njohim Ligjin per Sistemin Arsimor Parauniversitar

KUSHTET DHE KRITERET LIGJORE
PER TE FITUAR DHE USHTRUAR PROFESIONIN E MESUESIT

 

Nga Xhafer Dobrushi, Kryetar i FSASH

Miratimi nga Parlamenti i Ligjit “Per Sistemin Arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”, ne qershor 2012, eshte nje nga arritjet me te shenuara, jo vetem per mesuesit, nxenesit dhe prinderit, por edhe per te gjithe shqiptaret, sepse  teresia  e dispozitave qe permban Ligji i ri, ne pergjithesi, u jep forme dhe force ligjore standardeve te sotme bashkekohore qe mundesojne nje arsim cilesor dhe shanse te barabarta per te gjithe, si kushti me themelor per zhvillimin dhe progresin e panderprere ekonomik dhe shoqeror te vendit, si pjese e familjes europiane.
Procesi i diskutimit te Ligjit, qe zgjati pothuajse nje vit, perfshiu ne debat nje rreth te gjere partneresh, institucione, organizata, dhe shoqata te shoqerise civile, mesues, nxenes dhe prinder. Si rezultat, u mundesua  permiresimi rrenjesor i draftit dhe u arrit miratimi i tij me konsensus ne komisionet parlamentare dhe ne seancen plenare te Kuvendit.
Sindikatat e Arsimit, FSASH/SPASH, si partneret social ligjor te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, u perfshine, me gjithe potencialin e tyre, ne cdo etape te diskutimit te draft-ligjit te ri. Ne menyre te vecante, sindikatat parashtruan opsionet e tyre per statusin e personelit mesimor, per figuren dhe misionin e mesusit, per standardet qe kerkon ushtrimi i profesionit te mesuesit, per kriteret ligjore te punesimit te tyre ne arsim, etj. Propozimet dhe kerkesat kembengulese te sindikatave per dispozitat qe percaktonin statusin e personelit mesimor, ne thelb, mbeshteteshin ne institucionalizimin e marredhenieve punedhenes - punemarres ne sektorin e arsimit, te arritur gjate dy dekadave dhe te pasqyruar ne Kontratat Kolektive te Punes te nivelit te pare, te nenshkruara nga te dy partneret ne menyre periodike sipas standardeve dhe kerkesave te Konventave Nderkombetare dhe Kodit te Punes te Republikes se Shqiperise, duke garantuar “de jure”, nje mbrojtje te konsoliduar ekonomike e sociale te mesuesve dhe punonjesve te tjere te sektorit te arsimit.
Mbeshtetur ne arritjet e derisotme dhe ne kerkesat e standardet bashkekohore europiane per nje arsim cilesor dhe krijim shansesh te barabarta per te gjithe ne procesin e arsimimit, u arrit, me konsensus midis punedhenesit dhe sindikatave ne rolin e punemarresit, hartimi i dispozitave qe permblidhen ne kreun e IX te Ligjit te ri.
Mbas miratimit te Ligjit, sindikatat kane terhequr vemendjen e strukturave kombetare e lokale te tyre, te sindikalisteve dhe gjithe mesuesve per nevojen e njohjes se dispozitave te Ligjit, si kusht per zbatimin e drejte te tij ne jeten e perditshme, per arritjen  e objektivave qe Ligji synon ne fushen e arsimit dhe arsimimit.
Ne kete koment ne do te ndalemi vetem ne dy dispozita te ligjit, pikerisht ne kuptimin dhe zbatimin e Nenit 57 “Profesioni i mesuesit” dhe pika 5 e Nenit 72 “Dispozitat e fundit dhe kalimtare
 Ne Nenin 57-te, “Profesioni i mesuesit”, ligjvenesi ka percaktuar kriteret profesionale qe duhen permbushur per te ushtruar profesionin e mesuesise. Ne piken 1, shkronja “ a “ dhe “b” dhe ne pikat 2,3  kjo dispozite permban nivelin e diplomave sipas ciklit te studimeve universitare te vlefshme per te dhene mesim ne secilin cikel te arsimit parauniversitar.
Ne piken 4 te Nenit 57 thuhet: “Mesuesi i arsimit fillor dhe i arsimit te mesem ka te drejten e ushtrimit te profesionit te mesuesit pasi te kete kryer me sukses praktiken profesionale dhe te kete kaluar ne provimin e shtetit, sic parashikohet ne Ligjin Nr.10171 date 21.10.2009 “ Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij”.
Krahasuar me piken 5 te Nenit 72  te ligjit, “Dispozitat e fundit dhe kalimtare” behet e qarte se ne rastin e pikes 4  te Nenit 57 kemi te bejme me nje dispozite qe vepron ne menyre te kufizuar dhe te kushtezuar. Me konkretisht: standardi qe ligjvenesi percakton ne piken 4  te Nenit 57 eshte i detyrueshem vetem per ata qe mbarojne studimet universitare per mesuesi ne vitin akademik 2011/2012, ose edhe me pare, por qe ne momentin e miratimit te Ligjit nuk jane te punesuar me kontrate te perhereshme ne nje nga ciklet e arsimit parauniversitar, sipas standardeve qe jane percaktuar ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare, date 25 maj 2010 dhe te Akteve adekuate perkatese te nxjerra nga Ministri i Arsimit dhe Shkences.
Pikerisht ne kufizimin dhe kushtezimin e pikes 4 te Nenit 57 me piken 5 te Nenit 72 te Ligjit te arsimit parauniversitar qendron nje nga arritjet me te medha te sindikatave ne procesin e diskutimit te Ligjit te ri, per mbrojtjen e vendit te punes te rreth 35 mije sindikalisteve dhe mesuesve te punesuar me kontrate te perhershme, nje pjese e madhe e te cileve perbejne aktualisht dhe per shume kohe ne te ardhmen, boshtin e kontigjentit mesimdhenes cilesor, qe ofron sot shkolla jone, perbejne garancine per plotesimin ne te ardhmen te standardeve bashkekohore qe kerkon Ligji i ri. Mbi kete logjike, punuan te dy partneret, me kete logjike u diskutua ne komisionet e perhershme parlamentare, deri sa u arrit ne formulimin dhe pranimin nga ligjvenesi te pikes 5 te Nenit 72.
Po cfare permban pika 5 e Nenit 72?  “Personeli mesimdhenes, thuhet ne kete dispozite, qe eshte i punsuar me kontrate te perhershme dhe ka formimin perkates universitar, ruan vendet e punes dhe u nenshtrohet trajnimeve per perditesimin e dijeve qe lidhen me profesionin. Ky percaktim vlen edhe per mesuesit qe kane perfunduar arsimin e larte pedagogjik 3 vjecar, perpara hyrjes ne fuqi te sistemit te Bolonjes”.
Personeli mesimdhenes, qe eshte i punesuar me kontrate te perhershme dhe qe ka mbaruar nje shkolle te mesme pedagogjike, ose shkolle tjeter te profilizuar per mesuesi, sic jane shkollat e mesme te muzikes, artistike, te gjuheve te huaja dhe fizkultures, dhe qe kane fituar tri shkallet e kualifikimit, ruan vendet e punes dhe u nenshtrohet trajnimeve per perditesimin e dijeve qe lidhen me profesionin”. ( Neni 72, pika 5 e Ligjit nr. 69/2012 date 21.6.2012 “ Per Sistemin Arsimor Parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”).
Duke e vene theksin ne nevojen e domosdoshme te njohjes nga cdo sindikalist dhe mesues te Ligjit te ri per sistemin arsimor parauniversitar, sidomos te dispozitave te neneve 57 dhe 72, ne duam te terheqim vemendjen e tyre dhe t’i mbrojme ata nga disa spekullime qe po behen ne kurriz te tyre, tani per tani nga persona qe mbeten “anonime”, por qe ne te vertete, jane nga radhet e drejtuesve te disa  shkollave, apo edhe te ndonje DAR/ZA-je, qe ndonese ne heshtje, gjoja me “qellimin e mire” per te rritur shkallen e kualifikimit te personelit, i trembin mesuesit qe jane te punesuar me kontrate te perhershme, duke u thene se per te ruajtur vendin e punes duhet te regjistrohen per te mbrojtur masterin e shkalles se pare apo te dyte dhe te paguajne per kete ne institucionet e licensuara qe ofrojne studime per master, qofshin private apo publike.
Interesi i ketyre institucioneve eshte qe ne studimet per master te terheqin masen e madhe prej dhjetra mije mesuesish, nga xhepat e te cileve do te perfitojne disa miliona Euro. Eshte e kuptueshme se perfitim do te kene edhe ata drejtues qe kete mase te madhe mesuesish i “orientojne”, pa qene nevoja, per te mos thene i kercenojne per te kryer studimet per master, kur ne Ligj thuhet qarte se kjo kategori mesuesish do te kualifikohen nepermjet perditesimit te njohurive qe lidhen me profesionin e tyre.
Por ne keto raste demi qe paguajne mesuesit nuk eshte vetem material. Pra kategoria e mesuesve qe ne momentin e miratimit te Ligjit kane qene te punesuar me kontrate te perhershme, nese regjistrohen e paguajne dhe mbarojne studimet per master, qofte edhe me vullnetin e tyre, sipas Ligjit per profesionet e rregulluara, keta do t’i nenshtrohen detyrimisht provimit te shtetit per t’u licensuar rishtas per te ushtruar profesionin e mesuesit. Kuptohet qe mesuesi i cili nuk arrin ta marre kete provim, humb vendin e punes. Ne kete rast, humb edhe mundesine e cdo mbrojtjeje sindikale apo gjyqesore.
Duke terhequr vemendjen dhe shfaqur nje shqetesim real per pasojat qe mund t’u vijne sindikalisteve dhe mesuesve nga moskuptimi dhe moszbatimi drejte i dispozitave te neneve 57 dhe 72 te Ligjit te ri te sistemit te arsimit parauniversitar, ne kurresesi nuk duam te zbehim kerkesen imperative qe sot qendron para cdo mesuesi per rritjen e panderprere te njohurive dhe te kualifikimit, qe lidhen me profesionin; per te ecur me kohen, nepermjet punes kerkimore dhe studimeve te pavarura, dhe nepermjet programeve qe perpunon dhe zbaton cdo vit vete shkolla, njesite vendore arsimore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences.