Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT LINDITA NIKOLLA
TAKOHET ME SINDIKATAT PARTNERE, FSASH/SPASH

Me kerkese te dy sindikatave te Arsimit, FSASH dhe SPASH, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, beri ne daten 24 janar 2014, ne ambientet e Ministrise, nje Takim te zgjeruar me perfaqesues te ketyre sindikatave, te kryesuara nga Kryetari i Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, z. Xhafer Dobrushi dhe Kryetari i Sindikates se Pavarur te Arsimit Shqiptar, z. Nevrus Kaptelli.


Ne kete takim te pare per kete vit, znj. Nikolla pergezoi sindikatat pjesemarrese per kontributin qe japin per zhvillimin progresiv te sistemit arsimor ne vendin tone dhe per mbrojtjen e interesave social ekonomike te mesuesve dhe shprehu angazhimin e saj personal dhe te Ministrise qe ajo drejton per thellimin e metejshem dhe konsolidimin e marredhenieve me keto dy sindikata  partnere, nenshkruese te Kontrates Kolektive te nivelit te pare, ne funksion te zbatimit te politikave arsimore te Qeverise Rama.


Ministrja Nikolla theksoi, gjithashtu, se marredheniet ekzistuese midis MAS-it dhe FSASH/SPASH do te vazhdojne te konsolidohen edhe ne nivelin e dyte, midis DAR/ZA-ve dhe seksioneve sindikale te sindikatave partnere, bazuar ne dispozitat ligjore dhe kontratat kolektive te nivelit te pare dhe te dyte.

Kryetari i FSASH, zoti Xhafer Dobrushi, pasi vleresoi bashkepunimin e deritanishem me MAS, kerkoi qe edhe ne te ardhmen te repektohen detyrimet ligjore dhe ato te Kontrates Kolektive te Punes per mardhenie ligjore e kontraktuale midis dy partnereve, MAS dhe FSASH e SPASH. Ne vijim, ai paraqiti disa kerkesa qe kane te bejne, sidomos me rritjen e pagave dhe te shperblimeve per mesuesit, rishikimin e ngarkeses mesimore te mesuesve, zbatimin e kritereve te caktuara per punesimin e mesuesve etj.

Kryetari i SPASH, z. Nevrus Kaptelli, krahas disa kerkesave te tjera social ekonomike te mesuesve, si pagesat e rregullta te shpenzimeve per transportin e mesuesve, trajtimin dhe vleresimin profesional te drejtoreve e mesuesve te cilet levizen nga detyra, kerkoi qe MAS te mbaje qendrim ndaj disa DAR/ZA-ve dhe drejtorive te shkollave qe nderhyjne ne punet e sindikatave, duke u vene ne sherbim te individeve te vecante qe, ne menyre abuzive, tentojne te percajne sindikatat.


Zbatimi i reformes arsimore dhe vecanerisht arritja e objektivit per permiresimin e cilesise se arsimit ne vendin tone zuri nje pjese te konsiderueshme te diskutimeve gjate ketij Takimi.
Perfaqesuesit e sindikatave theksuan se, bazuar ne Kodin e Punes, Ligjin per arsimin parauniversitar dhe dispozitat e Kontrates Kolektive, do te vazhdojne te mbrojne sindikalistet dhe gjithe mesuesit, duke u garantuar atyre kushtet per nje pune normale ne shkolle. Ata evidentuan disa nga problemet qe lidhen me mbrojtjen sociale ekonomike te sindikalisteve dhe mesuesve, per te cilat kerkuan qe te jene objekt i takimeve te vecanta dypaleshe ne nivelin e pare dhe te dyte, posacerisht per keto ceshtje:

  1. Ruajtjen e vendeve te punes per mesuesit, bazuar ne zbatimin rigoroz te standardeve dhe dispozitave qe permban Ligji i arsimit parauniversitar dhe Kontrata Kolektive.
  2. Studimin dhe saktesimin e normes mesimore te mesuesve, bazuar ne dy komponente, ne mesimdhenie dhe kohen e punes ne shkolle.
  3. Permiresimin e sistemit te pagave, duke synuar rritjen e tyre, ndertimin e sistemit te shperblimit per motivim, si dhe garantimin e shperblimit vjetor.
  4. Kundershtimin e rritjes se moshes se pensionit per mesuesit dhe pjesemarrjen aktive ne diskutimin e alternativave per permiresimin e sistemit te pensioneve.
  5. Zgjidhjen e problemit te trasportit te mesuesve, bazuar ne dispozitat e Kontrates Kolektive te punes.

Konfirmimi per vazhdimin e bashkepunimit institucional midis MAS dhe FSASH e SPASH u mireprit nga perfaqesuesit e sindikatave, te cilat mbeshtesin programin politik te Qeverise Rama, si edhe reformat qe ky program synon te zbatoje ne kete fushe. Arsimi cilesor, trajtimi dinjitoz i figures se mesuesit, rolit dhe personalitetit te tij, bashkepunimi me prinderit dhe komunitetin dhe venia e shkolles ne funksion, jo vetem te arsimimit, por edhe te percimit te edukates qytetare dhe vlerave demokratike ne mbare vendin, ishin, gjithashtu, tema te rendesishme per te cilat u diskutua gjeresisht dhe u ra dakord per nje bashkepunim konkret ne te ardhmen nga te dy palet.