Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

TAKIM I MINISTRIT TE ARSIMIT DHE SHKENCES

ME DREJTUESIT E SINDIKATAVE TE ARSIMIT, FSASH DHE SPASH

 

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Prof. Dr. Myqerem Tafaj, zhvilloi nje takim pune me kryetaret e sindikatave te arsimit, FSASH dhe SPASH, Z. Xhafer Dobrushi dhe Z. Bajram Kruja, lidhur me objektivat e partneritetit social midis te dy paleve.

Drejtuesit e sindikatave te arsimit e njohen Ministrin me punen qe keto sindikata bejne per mbrojtjen social - ekonomike te mesuesve, si edhe me angazhimet e tyre konkrete per thellimin e procesit te reformimit e modernizimit te arsimit ne vendin tone, me theks zhvillimin e nje arsimi cilesor publik, aftesimin profesional te mesuesve, punen qe bejne sindikatat per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen etj.

Ata kerkuan fillimin e pergatitjeve nga te dy palet per hartimin e Kontrates se re Kolektive te Punes dhe, ne kete kuader, ngriten disa shqetsime qe jane krijuar nga disa Drejtori dhe Zyra Arsimore, te cilat akoma nuk respektojne me korrektesi detyrimet kontraktuale per marredheniet e punes, per zbatimin e kritereve ligjore dhe kontrakuale per largimin nga puna , ndryshimin e vendit te punes dhe plotesimin e lirive sindikale.

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Myqerem Tafaj, vleresoi arrijet e deritanishme ne zhvillimin e partneritetit social midis dy paleve dhe theksoi nevojen qe ky partneritet te behet me efektiv e me real, jo vetem ne nivelin e pare, por edhe ne nivelin e dyte, midis DAR/ZA dhe Seksioneve Sindikale ne rrethe. Ai shprehu mirekuptimin dhe gatishmerine e MASH per te ngritur grupet dhe per te filluar punen per pergatitjen e kontrates se re kolektive te nivelit te pare dhe theksoi se te dy palet duhet te jene korrekte dhe te pergjegjshem per zbatimin e dispozitave te kontrates kolektive.

Ai, gjithashtu, kerkoi mirekuptimin dhe mbeshtetjen e sindikatave per rritjen e kerkesave ndaj mesuesve per aftesi me te larta profesionale e shkencore, per t'iu pergjigjur kerkesave te sotme per nje arsim.

Te dy palet rane dakord per zhvillimin e takimeve te tilla periodike per te zgjidhur ne proces problemet e perbashketa.

Ne takim mori pjese edhe Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkences, z. Halit Shamata