Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

....

Me shume angazhim per te rritur me tej rolin e grave mesuese ne sindikate
(Nga seminari treditor me grate drejtuese lokale ne sindikata)

Sic ishte planifikuar, seminari mbi pjesemarrjen dhe rolin e grave ne sindikate u zhvillua ne Tirane, me 29, 30 dhe 31 janar 2009.
Grate drejtuese lokale te seksioneve te FSASH dhe SPASH nga 18 rrethe moren pjese ne Seminar dhe ishin shume aktive gjate diskutimeve. Te dy kryetaret e organizatave, Xh. Dobrushi e Bajram Kruja, moren pjese gjate seances se hapjes dhe ishin aktive gjate diskutimit te ceshtjeve te vecanta ne disa seanca te tjera.
Perfaqesuesja e sindikates se arsimit te Holandes, Claire Oostvriesland, u bashkua me pjesemarreset ne Seminar diten e dyte e te trete te tij, duke dhene nje konttribut te rendesishem, nepermjet sqarimeve dhe ballafaqimit te pervojave ne lidhje me temat e diskutuara ne Seminar.
Duke qene afer fundit te zbatimit te projektit me sindikatat holandeze FNV /AOb, ky Seminar ishte nje gershetim i vleresimit te asaj qe eshte bere, rezultatave qe jane arritur ne shtimin e anetaresise se te dyja sindikatave me gra mesuese etj, me trajnimin e pjesemarreseve ne seminar, vecanerisht ne lidhje me legjislacionin shqiptar mbi barazine gjinore, rolin e komiteteve te grave ne mbeshtetjen e progresit te grave mesuese ne profesion, rolin e vecante te grave mesuese per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve etj.
Prezantimet dhe tere organizimi i seminarit u realizuan nga vete grate drejtuese ne nivel organizatash ne qender e ne rrethe. Rol te evcante per pergatitjen dhe zhvillimin e ketij Seminari luajten grate drejtuese lokale, Fatbardha Keço, Bukuroshe Shabani, Reihan Shkreta, Lumturi Mataj, Elizabeta Myftari, Zela Koka etj. Nje prezantim interesant ne lidhje me kuadrin ligjor per kete ceshtje u be nga Drejtoresha e  Drejtorise se Mundesive dhe Politikave te Barabarta, Zj. Anna Xheka, e cila tyrajtoi, gjithashtu, edhe rolin e organeve shteterore, bashkepunimin me sindikatat dhe institucionet dhe organizatat e tjera te interesuara per kete ceshtje. Duke analizuar gjendjen aktuale, ne seminar u evidentua se rrethe si Tirana, Elbasani, Korca, Durresi, Vlora, Fieri, Shkodra, Librazhdi, Skrapari, Kucova etj, kane arritur rezulate te mira ne punen me grate meusese, duke rritur numrin e tyre ne sindikata dhe duke konsoliduar komitetet e grave prane seksioneve sindikale perkatese. 16 rrethe te tjera kane bere progres te dukshem ne keto drejtime, nderkohe qe 8 rrethe jane ne proces riorganizimi dhe konsolidimi.
Puna konkrete qe eshte bere, sidomos gjate vitit  te fundit, reflektohet edhe ne rritjen e numrit te grave mesuese ne sindikata prej 2 075 gra nga te dyja sindikatat, FSASH e SPASH. Eshte rritur, gjithashtu, edhe pjesemarrja e grave mesuese ne aktivitetet sindikale, sidomos ne aktivitetet e organizuara ne kuadrin e zbatimit te Projektit me FNV/AOb. Me shume se 120 gra mesuese jane angazhuar ne aktivitetet konkrete qe jane organizuar per kete qellim, si grupe pune, anketime, tryeza e seminare, etj. Po keshtu, nga 120 pjesemarres ne seminaret dhe grupet e punes qe jane organizuar ne lidhje me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, 68 kane qene gra, nderkohe qe nga 202 pjesemarres ne takimet, tryezat dhe aktivitetet e tjera qe jane organizuar ne kete kuader, ne lidhje me dialogun social ne sektorin e arsimit dhe sigurimin e me shume sherbimeve per mesuesit anetare te sindikatave, 102 kane qene gra, ndersa nga 71 pjesemarres ne grupet e punes, takimet dhe aktivitetet e tjera te organizuara per konsolidimin e seksioneve sindikale, 43 kane qene gra.
Pas diskutimeve konkrete, u diskutua dhe miratua nje Plan Veprimi, ku u percaktuan detyra konktrete, sidomos ne lidhje me punen qe pritet te behet kete vit, duke synuar te terhiqen me shume gra ne sindikate, te mbeshteten kandidaturat e grave per ne organet drejtuese te sindikatave nga qendra ne baze, te konsolidohen me tej komitetet  e grave, si edhe te perdoren efektivisht zgjedhjet e reja ne sindikata, kontrata e re kolektive e punes, Statusi i Mesuesit etj, per te permiresuar gjendjen e grave mesuese ne sindikate dhe ne profesion.
Nepermjet nderhyrjeve dhe shpjegimeve ne seminar, ekspertja e AOb, Claire Oostvriesland, insistoi per ndermarrjen e veprimeve konkrete nga ana e te dyja sindikatave me grate mesuese, jo vetem duke organizuar trajnime sindikale, por edhe profesionale, duke synuar permiresimin e metejshem te kushteve te punes per grate mesuese, si edhe per mesuesit ne teresi, nepermjet nje dialogu social efektiv dhe rritjes se rolit te seksioneve sindikale ne rrethe per punen  me grate mesuese.
Konkluzionet qe dolen nga ky seminar dhe detyrat konkrete qe u percaktuan ne Planin e Veprimit do te perpunohen me tej, do te ndiqen petr zbatim nga kryesite e te dyja sindikatave, nga seksionet sindikale ne rrethe, si edhe nga vete komitetet e grave ne qarqe e rrethe, dhe do te  shqyrtohen me tej edhe ne Konferencen Vleresuese qe do te zhvillohet ne maj te ketij viti.

 

....