Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Proteste e drejtuesve qendrore e lokale te FSASH e SPASH para MAS

Ne vijim te aksioneve sindikale per kundershtimin e veprimeve arbitrare e te njejaneshme te MAS, ne lidhje me refuzimin e Kerkeses per fillimin e bisedimeve dhe nenshkrimin e Kontrates Kolektive te Punes, nje Proteste me pjesemarrjen e drejtuesve lokale e qendrore te dy Keshillave Kombetare te FSASH e SPASH u organizua para Ministrise se Arsimit dhe Sportit, ne daten 10 prill 2015.

Mbi 150 perfaqesues te ketyre orgnaizatave u mblodhen filimisht ne nje nga sallat e Hotel Tirana International, ku Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe Presidenti i SPASH, Nevrus Kaptelli, folen mbi veprimet e ndermarra deri tani dhe situaten aktuale ne lidhje me qendrimin e MAS ndaj Kekreses se FSASH e SPASH per fillimin e bisedimeve dhe nenshkrimin e Kontrates Kolektive te Punes.

Ata theksuan se, pa asnje argument, duke shperfillur te gjithe dokumentatcion e rregullt the te plote qe provon se FSASH e SPASH, se bashku, perfaqesojne rreth 27 mije mesues, ose rreth 80 perqind te numrit te te gjithe mesuesve, nderkohe qe MAS vazhdon te kondershtoje perfaqesueshmerin e ketyre dy orgnaizatave, duke nderprere ne menyre te njeaneshme edhe komunikimin me drejtuesit e tyre.

Eshte pikerisht ky shkaku qe i detyroi dy Kryesite e ketyre sindikatave qe te ndermarrin kete aksion sindikal dhe te organizojne kete Proteste para Ministrise se Arsimit dhe Sporteve.

Pas Takimit te perbashket, protestuesit marrshuan ne rruget e Tiranes nga Hotel Tirana International deri tek MAS, duke mbajtur parrulla ne duar me mbishkrimet “Stop Paligjshmerise ne Arsim, Nuk ka demokraci pa dialog me sindikatat“, “Jo testimit te mesuesve“, “Jo ndryshimit te Nenit 60 te Ligjit 6912“ etj, si dhe duke kerkuar, plotesimin e tre kerkesave qe tashme FSASH dhe SPASH, kane shpallur ne kuadrin e ketij aksioni sindikal qe ato kane shpallur dhe jane duke e organizuar, sic jane, nenshkrimim i Kontrates Kolektive te Punes, anullimi i Testimit te mesueve dhe mosndryshimi i Nenit 60 te Ligjit, qe ka te beje me pranimin dhe levizjen nga puna te mesuesve.

Ne emer te protestuesve, para MAS, foli Presidenti i SPASH, Nevrus Kaptelli,  cili midis te tjerave, tha:

Zonja Ministre,
Qendrimi i MAS ndaj dy Sindikatave tona, FSASH/SPASH, duke na mohuar deri tani fillimin e negocimeve per Kontraten e re Kolektive, na detyroi ne, qe te mblidhemi sot ne kete proteste.
Sot ketu jane stafet drejtuese te Seksioneve Sindikale te te gjithe rretheve te vendit, qe perfaqesojne rreth 27.000 sindikaliste, anetare te dy sindikatave tona.
Eshte mire ta dini, se me kerkesat e 27.000 sindikalisteve, jane solidarizuar mbi 90% e mesuesve te vendit.
Sic ju kemi bere te ditur me shkrim, Sindikatat tona kerkojne:

  1. Nenshkrimin e Kontrates Kolektive te Punes, brenda muajit prill 2015.
  2. Heqjen dore nga testimi i paligjshem dhe i paefektshem, qe fyen personelitetin e mesuesve.
  3. Heqjen dore nga amendimi i Nenit 60 te Ligjit te Arsimit Parauniversitar, per emrimin dhe largimin nga puna te mesuesve.

Ne jemi sot ketu, sepse Ju nuk njihni vendimin e Qeverise suaj qe njeh FSASH dhe SPASH si dy sindikatat me perfaqesuese ne arsim.

Ne jemi ketu, sepse ju keni arritur deri atje sa te mos njihni dokumentat zyrtare te drejtuesve tuaj te DAR/ZA, qe, me pergjegjesi ligjore, vertetojne perfaqesueshmerine tone ne rrethe dhe qe eshte nje e drejte legjitime e tyre.

Ne jemi sot ketu, sepse ju nuk njihni deklarimet personale te 27.000 mesuesve qe me nenshkrimet e tyre origjinale, jane te anetaresuar  ne sindikatat tona.

Ne jemi sot ketu se Ju nuk njihni as Deklaraten Noteriale te ketij dokumentacioni.

Jemi ketu per t’ju deklaruar se 27.000 mesuesit qe perfaqesojme, edhe te tjere, jane teper te vendosur per t’i mbrojtur 3 kerkesat qe po parashtrojme.

Duke vazhduar traditen tone te dialogut social, ne jemi gati te negocojme per te nenshkruar Kontraten e re Kolektive. Por, nese ju do te vazhdoni me qendrimet qe keni mbajtur deri tani, jeni ju pergjegjes, qe na detyroni te ndermarrim veprimet e metejshme sindikale, duke filluar nga greva 1 oreshe e dates 20 prill dhe, nese ju nuk do te merrni ne konsiderate kerkesat tona, me 27 prill ne do te fillojme greve te pergjithshme pa afat.

Ne vijim, folen Sekretari i Pergjithshem i FSASH, Stavri Liko, si edhe perfaqesues te shumte te Keshillave Kombetare te SPASH e FSASH nga rrethe te ndryshme te vendit, te cilet kerkuan nga MAS,  ne emer te 27 mije anetareve qe perfaqesojne, hapjen e dialogut dhe plotesimin e kerkesave te FSASH e SPASH.

Pas kesaj, protestuesit u pranuan ne sallen e madhe te MAS, ku Sekretari i Pergjithshem i MAS Plarent Ndreca, beri disa spjegime lidhur me qendrimet e MAS, por sqarimet e tij u kundesrshtuan ashper nga dy drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Nevrus Kaptelli, si edhe nga pjesemarresit e tjere qe e moren fjalen.
Pas disa kerkesave e spjegimeve nga te gjithe pjesemarresit, u ra dakord qe dy sindikatat te paraqesin ne MAS Vertetimin Noterial, sa me shpejt qe te jete e mundur dhe, pas kesaj, mund te hapen bisedimet dhe te behet progres drejt nenshkrimit te Kontrates Kolektive me keto dy sindikata.

Ky takim u shfrytezua, gjithashtu, edhe per diskutimin e dy kerkesave te tjera te FSASH e SPASH, ne lidhje me anullimin e testimit te mesuesve dhe me mosndryshimin e Nenit 60 te Ligjit per Arsimin Parauniversitar.
Ne perfundim u ra dakord qe keto ceshtje te jene objekt i negocimeve ne kuadrin e Kontrates Kolektive me FSASH e SPASH, qe priten te hapen se shpejti.