Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

NENSHKRUHET KONTRATA KOLEKTIVE E PUNES E NIVELIT TE PARE MIDIS MINISTRISE ARSIMIT DHE SPORTIT DHE FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES, FSASH, DHE SINDIKATES SE PAVARUR TE ARSIMIT, SPASH

Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit te Shqiperise, SPASH, nenshkruan, ne daten 16 dhjetor 2015, Kontrata e re Kolektive e Punes te nivelit te pare per mesuesit dhe punonjesit e sistemit parauniveristar te arsimit, midis Ministrise Arsimit dhe Sportit dhe FSASH/SPASH.

Kontrata e re Kolektive, negocimi dhe nenshkrimi i se ciles zgjati pothuaj nje vit, si asnjehere tjeter dhe krijoj probleme ne procesin e dialogut social punedhenes- punemarres,  riperterit dhe ruan dispozitat e 5 kontratave kolektive te punes qe perbejne standarde ligjore, te nenshkruara gjate 20 vjeteve te fundit nga FSASH/SPASH dhe Ministria e Arsimit.

Ne kete Kontrate Kolektive jane perfshire dispozita te reja ose jane permiresuar e saktesuar dispozitat ekzistuese qe lidhen dhe bazohen ne Ligjin 69/2012 per sistemin arsimor parauniversitar. Me qene se ky Ligj u miratua nga Kuvendi i Shqiperise dy vjet me vone se nenshkrimi i Kontrates se 25 majit 2010, shume standarde dhe dispozita ligjore qe lidhen me emrimin, transferimin dhe largimin nga puna te mesuesve, si dhe procesi bashkekohor i kualifikimit te tyre nuk ishin perfshire ne kontraten e mepareshme.

Kontrata, per here te pare, ve theksin ne nje problem shqetsues te sotem, qe eshte mbrojtja nga sindikatat, me mire se deri tani, e mesuesit, e personalitetit, profesionit  dhe misionit te tij.
Mbrojtja e personalitetit te mesuesit, si figura qendrore e shkolles dhe faktori numer nje per te mundesuar mesimdhenien dhe mesimnxenien cilesore, qe eshte sot thelbi i reformes ne arsim, bazuar ne Ligjin e arsimit parauniversitar dhe ne Kontraten e re Kolektive, do te synoje te ngrihet ne standardet qe permban Rekomandimi i ILO-s dhe UNESCO-s per Statusin e Mesuesit, si dhe standardet europiane per arsimin cilesor.
Mbrojtja e mesuesit mbeshtetet ne kete Kontrate edhe nga dispozitat qe lidhen me nje rivleresim te profesionit te mesuesise, me trajtimin ekonomik dhe financiar te tyre, me permiresimin e sistemit te pagave, shperblimeve dhe motivimit te mesuesit.

Nenshkrimi i Kontrates Kolektive, si dokumenti kryesor ligjor per mbrojtjen e mesuesve dhe punonjesve te sistemit parauniversitar te arsimit, do te ngreje ne te ardhmen edhe nivelin e dialogut social midis MAS dhe FSASH/SPASH, duke e bere ate me konkret, efektiv, objektiv dhe te vazhdueshem, si kusht per zgjidhjen ligjore te problemeve qe shqetsojne shkollen dhe mesuesit.