Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

WORKSHOP DHE AKTIVITETE TE TJERA ORGANIZUAR NE LEVAN, FIER

 28 dhe 29 maj 2010

 

Nje workshop i rendesishem u organizua, ne datat 28 dhe 29 maj 2010, ne kuadrin e projektit pilot per zonen pa pune femijesh ne Levan te Fierit. Aktivitete te shumta artistike e sportive u zhvilluan te shtunen, paralel me workshopin, ku moren pjese nje numer i konsiderueshem nxenesish nga ata qe jane rikthyer ne shkolle, si edhe nxenes te tjere te klasave perkatese.

Workshopi u organizua ne tre seanca te ndryshme.
Seanca e pare, ishte nje seance masive, me pjesemarrjen e me shume se 55 mesuesve, nxenesve, prinderve e partnereve te tjere te angazhuar ne aktivitetet e ketij projekti.
Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi, foli ne emer te dy sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, duke u perqendruar tek standardet nderkombetare dhe legjislacioni shqiptar, mbi mrojtjen e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe mbi punen qe jane duke bere sindikatat e arsimit, ne bashkepunim me partnere te tjere, ne kete drejtim.


Koordinatori i projektit, Stavri Liko, foli mbi konceptin per zonat pa pune femijesh, per rendesine e projektit pilot te Levanit, jo vetem per Levanin e Fierin, por edhe me gjere, per shkolla e rrethe te tjera ne shkalle vendi. Ai e perqendrua, gjithashtu, tek Konferenca Globale Kunder Punes se Femijeve, qe u zhvillua ne Hage, ne datat 10 dhe 11 maj 2010, per Udherrefyesin qe u miratua ne kete Konference, per kontributin e Qeverise Holandeze dhe te sindikatave te Holandes, FNV Mondiaal e AOb, ne mbeshtetje te angazhimeve per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne shume vende te botes, perfshire edhe vendin tone.
Impresionuese ishin diskutimet e disa nxenesve te rikthyer ne shkolle, si Rovena Dule, Amarildo Muharremi, Xhekson Selimi, si edhe diskutimet e prinderve te tyre si  Ali Dule, Lirim Selimi, Marsela Selimi etj.

Seanca e dyte, ishte seanca me e rendesishme e workshopit, e organizuar me pjesemarjen e 30 mesuesve, nxenesve, prinderve dhe perfaqesuesve te Shoqates se Romeve, pushtetit vendor, drejtorise arsimore etj.
Pas prezantimit te Drejtoreshes se shkolles, Gazmira Bizhgaj, mbi punen e bere, rezultatet e arritura dhe detyrat per te ardhmen, u be nje diskutim konkret mbi situaten aktuale ne lidhje me ata nxenes qe vazhdojne te jene problem, duke mos u rikthyer ne shkolle ose duke vazhduar te jene ne rrezik per ta braktisur ate, duke i marre nje per nje te 20 nxenesit qe kishin braktisur shkollen dhe te 94 nxenesit e tjere qe kane qene ne rrezik per ta braktisur ate, gati te gjithe keta nga komuniteti Rome.


Mesueset Marsela Hebeja, Erida Rexha, Lindita Mehmeti, Margarita Cobo, Lirime Mata, Natasha Zeqaj, Anila Bylyshi, Irena Jano shpjeguan situaten aktuale, duke u ndalur tek specifikat e secilit prej ketyre nxenesve, tek problemet, veshtiresite dhe rruga qe duhet te ndiqet ne te ardhmen per realizimin e objektivave qe jane caktuar ne kuadrin e ketij projekti.


Konkluzioni ne lidhje me rezultatet e deritanishme ishte se permiresimet jane te dukeshme. Nga 20 nxenesit qe kishin braktisur shkollen, 14 prej tyre jane rikthyer dhe jane integruar teresisht ne shkolle, nderkohe qe po vazhdon puna me 6 te tjeret te cilet paraqesin shume veshtiresi, per shkak te moshes e mentalitetit dhe akoma nuk jane rikthyer ne shkolle. Ndersa nga 94 nxenes qe ishin ne rrezik per ta braktisur shkollen, 56 prej tyre jane tashme jasht rrezikut, sepse e vijone shkollen rregullisht, duke pervetesuar mire edhe programin mesimor, 22 prej tyre kane bere permiresime, por perseri mungojne here pas here, ndersa 16 te tjeret vazhdojne te mungojne disa dite ne jave, ose edhe me jave te tera, per shkaqe te ndryshme, perfshire edhe disa qe kane probleme shendetesore.


Edhe nepermjet nje plani veprimi qe u miratua ne kete seance, u ra dokord qe te permiresohet me tej metoda e punes konkrete te mesuesve qe jane duke u marre me keta nxenes, duke perfshire edhe nje kordinim me te mire me Shoqaten e Romeve, me poushtetin vendor e me prinderit e tyre, me qellim qe te behet e mundur dalja e tyre nga rreziku i braktisjes se shkolles.

Senca e trete, iu dedikua bashkepunimit midis te gjithe partnereve te angazhuar ne kete projekt, perfshire mesuesit, nxenesit, prinderit, drejtorine arsimore, pushtetin vendor, Shoqaten e Romeve, punedhenesit, disa sindikata te degeve te tjera etj, me synim qe te mbahen te gjithe nxenesit ne shkolle dhe te eliminohet puna e femijeve.


Prezantimi ne lidhje me kete ceshtje, nga ana perfaqesuesit te Drejtorise Arsimore Rajonale Fier, Mihal Krimce, u pasua nga diskutimet konkrete te perfaqesuesve te ketyre subjekteve, Uljana Shahaj, nga pushteti vendor, Mirela Emiri nga Drejtoria Asrsimore Rajonale, Fier, Refit Dule nga Shoqata e Romeve, te cilet evidentuan problemet ne lidhje me punen e secilit prej subjekteve qe ata perfaqesojne, duke percaktuar edhe drejtimet specifike te punes se secilit subjekt me vete dhe angazhimin e perbashket ne kuadrin e ketij projekti.


U diskutua, gjithashtu, edhe ceshtja e zgjidhjes se problemit te nje kopshti te ri femijesh ne lagjen e romeve ne Levan, duke pare edhe mundesine e pefshirjes se 2-3 klasave te fillores ne ambientet e ketij kopeshti. Te dy kryetaret e sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, moren persiper qe te nderhyjne ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences, per te gjetur nje mundesi zgjidhjeje per kete problem per vitin e ardhshem shkollor.

Aktivitete te ndryshme artistike e sportive u orgnaizuan te shtunen, me pjesemarrjen masive te nxenesve qe kishiun braktisur ose ishin ne rrezik per ta braktisur shkollen, si edhe te shume nxenesve te tjere te klasave perkatese. Aktivitetet u ndoqen me interesim nga shume nxenes te shkolles dhe banore te tjere. Ne perfundim te tyre, u shpallen fituesit, si per skuadrat ashtu edhe per individet, per te cilet u dhane edhe cmime simbolike.

Pjesemarresit ne workshop dhe ne keto aktivitete shprehen falenderimet per FNV Mondiaal, per ndihmen konkrete qe ka bere te mundur kete projekt dhe keto aktivitete, qe po shoqerohen me rezultate konkrete ne kthimin e nxenesve ne shkolle.