Projekti per Zonen pa Pune Femijesh ne Levan, Fier
Bazuar ne pervojen e fituar, rezultatet e arritura dhe mundesite qe kane, FSASH dhe SPASH, me ndihmen e FNV Mondiaal, Holande, po zbatojne nje Program Veprimi me synim krijimin e nje zone pa pune femijesh ne Levan te rrethit te Fierit. Eshte nje shkolle 9-vejcare ne Levan, me 484 nxenes, prej te cileve 20 nxenes,(13 prej tyre vajza), kane braktisur shkollen, nderkohe qe 94 nxenes, pothuajse te gjithe nga komuniteti Rome, jane ne rrezik per ta braktisur ate.
Eshte krijuar tashme nje baze e mire e punes konkrete me keta nxenes, duke patur edhe disa rezultate dhe mesuesit, aktiviste te sindikatave te arsimit, kane shprehur gatishmerine per ta vazhduar kete pune edhe ne te ardhmen, me synim kthimin ne shkolle te atyre nxenesve qe e kane braktisur ate dhe mbajtjen ne shkolle te atyre nxenesve qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen. Po perdoren, pak a shume, te njejtat metoda te punes konkrete me keta nxenes, si edhe me pare, por kesaj here, me ndihmen e kolegeve tane te FNV Mondiaal, kjo pune po shoqerohet edhe me nje ndihme modeste per disa nga familjet e ketyre nxenesve, nepermjet nje pakoje me ushqime qe u jepet atyre cdo muaj. Ky Program synon, gjithashtu, te ndergjegjesoje dhe forcoje bashkepunimin ndermjet sindikatave, organeve te pushtetit vendore, administrates se shkolles, drejtorise arsimore etj, per t'u marre konkretisht me parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.
Takim pergatitor ne Levan per zbatimin e Programit te Veprimit
Nje takim pergatitor per zbatimin e Programit u organizua ne janar te ketij viti ne shkollen e Levanit, ku moren pjese mesues, anetare te grupeve te punes, nxenes, prinder, perfaqesues te administrates se shkolles, etj.
Ne Takim u raportua se puna eshte duke vazhduar normalisht, jo vetem ne shkolle, por edhe ne zone. Drejtoresha dhe mesuesit kane identifikuar nxenesit qe do te jene subjekt i punes konkrete, kane kontaktuar me ta dhe me prinderit e tyre dhe jane duke punuar individualisht me secilin prej tyre. Pas prezantimit te objektivave te Programit, aktiviteteve qe do te organizohen dhe metodave qe do te perdoren, gjate periudhes 6 mujore te zbatimit te ketij Progami, shprehen mendimet dhe angazhimet e tyre, drejtuesit e sindikatave Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, Kryetari i Komunes, Agim Qejvani, Perfaqesuesi i DAR, Fier, Mihal Krimce, Drejtoresha e Shkolles, Gazmira Bizhgaj etj.
Takim me anetaret e Grupit te Punes, (monitorimit).
Nje takim i rendesishemn u organizua, ne ditet e para te marsit, me anetaret e Grupit te Punes, (monitorimit), mesues ne shkollen e Levanit. Ne Takim moren pjese, gjithashtu, kryetaret e sindikatave te arsimit, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, si edhe Drejtoresha e shkolles, Gazmira Bizhgaj.
Ata raportuan 7 nxenes te rikthyer ne shkolle nga radhet e 20 nxenesve qe kane braktisur shkollen, nderkohe qe jane duke punuar edhe me 6 te tjere, shumica prej te cilave vajza, duke shpresuar qe t'i rikthejne ato sa me pare ne shkolle. 7 te tjeret mbeten problem, sepse mesuesit dhe nxensit qe punojme me ta dhe me prinderit e tyre po ndeshen ne refuzime e probleme te veshtira. Ne te njejten kohe, ata raportuan 34 nxenes qe kane dale jashte rrezikut te braktisjes se shkolles, si rezultat i gjithe kesaj pune, pa neglizhuar edhe ndikimin e drejtperdrejte te pakos me ushqime, si mbeshtetje per punen e tyre.
|