Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Projekti me AOb, Sektori i Shkollave te Mesme,
Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e braktisjes se shkolles dhe te punes se femijeve ne rrethin e Korces

Shtator 2012 – Korrik 2013

Bazuar ne pervojen e fituar dhe rezultatet e arritura, sidomos ne shkollat "Asdreni" dhe "Naim Frasheri", si edhe ne mundesite e tyre realizuese, FSASH dhe SPASH, kane marre persiper te zbatojne kete Program Veprimi per mobilizimin e mesuesve dhe organizimin e aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e braktisjes se shkolles dhe te punes se femijeve ne shkollat “Nuci Naci” dhe “Ismail Qemali” ne qytetin e Korces.

Jane 305 nxenes, prej te cileve 66 nga komuniteti Rome dhe Egjyptian, (nga klasa e pare deri tek klasa e nente), dhe 23 mesues ne Shkollen "Nuci Naci", si edhe 453 nxenes, prej te cileve 145 nga komuniteti Rome dhe Egjyptian dhe 31 mesues ne Shkollen "Ismail Qemali".

Sipas te dhenave zyrtare, 14 nxenes kane braktisur shkollen dhe punojne nga shkolla "Nuci Naci", nderkohe qe 65 nxenes te tjere nga kjo shkolle jane ne rrezik per te braktisur shkollen, duke munguar disa ore ne dite, ose disa dite ne jave dhe duke punuar gjate ketyre diteve ose mbasdrekeve.

Nderkohe 18 nxenes kane braktisur shkollen dhe punojne nga shkolla "Ismail Qemali ", nderkohe qe 110 nxenes te tjere nga kjo shkolle jane ne rrezik per te braktisur shkollen.

Shumica e ketyre nxenesve jane nga klasat e larta, 12-15 vjec, gje qe kushtezohet nga fakti qe ata jane me te rritur fizikisht dhe, sidomos per vajzat, disa prinder nuk i lejone ato te vazhdojne shkollen. Disa prinder te tjere, vecanerisht nga familjet me te varfera, mendojne qe femijet ne kete moshe mund t'i ndihmojne ata te mbijetojne, duke punuar dhe duke siguruar sadopak para per te mbajtur familjen me gjerat me te domosdoshme.

Eshte planifikuar te perdoret pothuajse e njejta metode pune qe eshte perdorur ne projektet e mepareshme, jo vetem ne Korce, por edhe ne disa rrethe te tjera, duke u perqendruar tek puna konkrete me secilin prej nxenesve subjekt i ketij Projekti.

Grupe Monitorimi te vecanta jane organizuar dhe do te funksionojne rregullisht ne te dyja shkollat gjate periudhes se zbatimit te ketij Projekti, te cilet organizojne punen konkrete individuale me nxenesit dhe kordinojne te gjitha aktivitetet me administratat e shkollave, me vete nxenesit, me familjet e tyre, me komunitetin dhe organizatat e tjera joqeveritare.

Ne kuader te ketij Projekti do te organizohen, gjithashtu, aktivitete ndergjesuese dhe do te permiresohet bashkepunimi midis sindikatave, organeve te pushtetit lokale, administratave te shkollave, dhe partnereve te tjere te angazhuar per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve. Edhe media do te perfshihet aktivisht ne zbatimin e ketij Projekti, vecanerisht ne aktivitetet qe kane te bejne me mbrojtjen e femijeve dhe eliminimin e braktisjes e shkolles dhe te punes se femijeve.

Objektivat e percaktuara ne kuader te zbatimit te ketij Projekti jane:

Organizimi i punes me 32 nxenesit (pothuajse te gjithe nga komuniteti Rome dhe Egjiptian) qe kane braktisur shkollen ne te dy shkollat, kryesisht per aresye financiare te familjeve, por edhe per shkak te mentalitetit te disa prinderve, terheqja prej punes, rikthimi dhe integrimi ne shkolle i te pakten 22 prej tyre, duke filluar qe nga muaji i pare, pas fillimit te zbatimit te Projektit.

Organizimi i punes me 175 nxenesit, (pjesa me e madhe nga komuniteti Rome dhe Egjiptian), qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen ne te dy shkollat, dhe integrimi ne shkolle, duke siguruar vijueshmeri te rregullt ne shkolle, i te pakten 165 prej tyre, gjate periudhes se zbatimit te Projektit.

Perdorimi i rezultateve te arritura dhe metodave te punes te perdorura gjate zbatimit te ketij Projekti si nje shembull per vazhdimin e kesaj pune edhe ne shkolla te tjera ne Korce e me gjere, ne disa rrethe te tjera.

Nder aktivitetet me kryesore qe jane planifikaur te organizohen ne kuader te ketij Projekti jane:

Organizimi i mbledhjeve pergatitore, ne secilen shkolle, me pjesemarrjen e mesuesve qe jane te angazhuar ne zbatimin e ketij Projekti, si edhe te perfaqesuesve te administratave te shkollave, nxenesve e prinderve, organeve te pushtetit lokal, DAR, me synimin qe t'u shpjegohet te gjitheve dhe te diskutohen me ta objektivat, aktivitetet e planifikuara per t'u oganizuar, metodat e punes qe do te perdoren etj.

Organizimi i 8 Grupeve te Monitorimit, (4 grupe ne secilen prej ketyre shkollave), te perbere secili nga tre mesues, nje nxenes dhe nje prind, pergatitja e nje plani pune per nderhyrjen individuale tek secili prej nxenesve subjekt i ketij Projekti dhe organizimi i takimeve te here pas hereshme pert te analizuar progresin dhe per te percaktuar detyrat per periudhen ne vazhdim.

Organizimi i takimeve te vecanta me prinderit e nxenesve te perzgjedhur, me synimin per te diskutuar problemet me te cilat perballemi per rikthimin e tyre ne shkolle, si edhe per te evidentuar shembujt me te mire, per propagandimin e tyre dhe per te nxjere konkluzione per punen ne vijim.

Organizimi i nje seminari dyditor, (nje dite per trajnimin e avancuar dhe nje dite per diskutimin e situates konkrete), me pjesemarrjen e mesuesve, nxenesve e prinderve, anetare te Grupeve te Monitorimit, si edhe perfaqesues te administratave te shkolles, etj.

Nje seance e vecante e Seminarit do t'i kushtohet botimit te bere ne kuadrin e ketij Projekti ne shkollat “Asdreni” dhe “Naim Frasheri”, mbi Udhezimet dhe eksperiencen e FSASH dhe SPASH ne angazhimin e tyre per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve.

Po keshtu, ne kete kuader, do te organizohen edhe nje dite aktivitete kulturore, artistike dhe sportive, ne secilen prej ketyre shkollave, me pjesemarrjen e te gjithe nxenesve te perzgjedhur subjekt i ketij Projekti, si edhe te disa nxenesve te tjere nga te dyja shkollat, me synimin per ta bere shkollen sa me terheqese per keta nxenes.

Ky do te jete nje shembull i mire edhe per shkollat e tjera, si edhe per DAR Korce, per organizimin e aktiviteteve te tilla edhe ne shkollat e tjera ne shkalle rrethi.

 

Aktivitete ne zbatim te Projektit te AOb ne shkollat e Korces
Shtator 2012

Ne daten 20 shtator 2012 u zhvilluan mbledhjet pergatitore per zbatimin e Projektit ne te dyja shkollat, "Nuci Naci" dhe "Ismail Qemali".

Ne keto mbledhje moren pjese mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, si edhe te dy kryetaret e sindikatave te arsimit, FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja, dhe perfaqesuesi i DAR Korce, Kostika Kapidani.

 

Fillimi i ketyre aktiviteteve ne te dyja shkollat u parapri nga takime paraprake, organizuar ne daten 11 shtator 2012, ku u diskutua ne lidhje me zbatimin e ketij Projekti, duke vazhduar me evidetimin e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, mbi objektivat, ngritjen e Grupeve te Monitorimit, hartimin e planeve individuale te nderhyrjes, bashkepunimin me aktore te tjere, dhe sidomos mbi punen individuale me nxenesit e perzgjedhur.

Mbas diskutimeve ne te dyja shkollat, u percaktuan objektivat qe vijojne:

Ne shkollen “Nuci Naci ”: Nga 14 nxenesit qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve jane te angazhuar ne pune, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle, te pakten 10 prej tyre, ndersa nga 65 nxenesit qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 60 prej tyre.

Ne shkollen “Ismail Qemali”: Nga 18 nxenesit qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve jane te angazhuar ne pune, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle, te pakten 12 prej tyre, ndersa nga 110 nxenesit qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 105 prej tyre.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Sonela Mano, (“Nuci Naci”), dhe Thomaq Ninka, (“Ismail Qemali”), informuan mbi punen pergatitore qe eshte bere, objektivat per secilen nga shkollat dhe grupet perkatese, si edhe per problemet qe duhet te zgjidhen gjate zbatimit te Projektit.


Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, beri prezantimin mbi objektivat, aktivitetet, programin dhe metodat e punes qe duhet te perdoren gjate zbatimit te ketij Projekti.

Ne vijim, u bene diskutime dhe sugjerime nga pjesemarresit, perfshire edhe Drejtoret e shkollave, Stavri Camo (“Nuci Naci”) dhe Ylli Kreka (“Ismail Qemali”), te cilet, pervec te tjerave, vleresuan shume kontributin e AOb, sektori i shkollave te mesme, per kete mbeshtetje konkrete, perfshire ketu edhe ndihmen financiare per pajisjen e 80 nxenesve, nga te dy shkollat, me mjete dhe tekste mesimore.

Nje material i vecante, me detyrat konkrete per punen pergatitore dhe, ne vijim, per punen konkrete me nxenesit, iu shpernda te gjithe anetareve te Grupeve te Monitorimit.

 

Ne kete kuader, u zhvilluan edhe mbledhjet e Grupeve te Monitorimit ne te dyja shkollat, ku u analizuan objektivat dhe planet individuale per realizimin e tyre.

Ne shkollen "Nuci Naci" cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 3-4 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe 15-16 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur ate, ndersa ne shkollen "Ismail Qemali" cdo Grup Monitorimi eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe per 25-30 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur ate.

Te gjithe mesuesit, anetare te Grupeve te Monitorimit ne te dyja shkollat u pajisen me Pyetesore te pergatitur per kete qellim, te cilet u shoqeruan me spjegime te hollesishme mbi menyren e plotesimit dhe perdorimit gjate punes individuale me nxenesit, ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti.

Gjate ketyre mbledhjeve u bene diskutime, sidomos ne lidhje me metoden e punes, planet individuale, bazuar ne te dhenat e grumbulluara nga plotesimi i Pyetesoreve dhe organizimin e punes konkrete individuale me secilin prej nxenesve, sipas specifikave perkatese.

U theksua, gjithashtu, se ndarja e nxenesve sipas grupeve e mesuesve respektive, nuk do te thote qe kjo pune do te behet vetem nga mesuesit perkates, por kjo eshte vetem per aresye organizimi, pergjegjesie e raportimi, mbasi puna do te organizohet ne bashkepunim edhe me mesues te tjere ne shkolle, si edhe me prinder e nxenes dhe me aktore te tjere ne komunitet e ne familje.

Edhe Programi i Punes ishte objekt diskutimi ne keto mbledhje, duke i bere te gjitha permiresimet e nevojeshme.

Me ndihmen financiare te Projektit, 80 nxenesve prej te perzgjedhurve nga te dy shkollat, me te ardhurat familjare me te dobeta, iu dhane nga nje cante shkolle dhe mjete e tekste shkollore, sipas kerkesave te tyre. Secila prej cantave kishte brenda me shume se 10 artikuj mjetesh e tekstesh shkollore, te pershtateshme sipas nivelit te klasave per secilin prej nxenesve.

Me mbeshtetjen financiare te FSASH e SPASH, disa nxenesve te shkolles « Ismail Qemali » iu dhane tekste shkollore, sidomos Matematika dhe Gjuha Shqipe, ndersa  shkolles « Nuci Naci » iu vune ne dispozicion disa mjete sportive.


Ceremoni  mbreselenese u organizuan ne te dyja shkollat me rastin e dorezimit te ketyre paketave, ku muaren pjese mesues e nxenes, drejtoret e shkollave, Stavri Camo dhe Ylli Kreka, perfaqesuesi i DAR Korce, Kostika Kapidani, si edhe drejtuesit e FSASH e SPASH, Xhafer Dobrushi e Bajram Kruja.

Nxenesit dhe mesuesit vleresuan shume, sidomos kontributin e AOb per kete ndihme te rendesishme per nxenesit nga familje qe kane probleme financiare per blerjen e teksteve e te mjeteve shkollore per femijet e tyre.