Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Aktivitete organizuar ne shkollat e Korces

ne kuadrin e Projektit me AOb

Nentor 2012

Ne zbatim te programit te punes, ne kuadrin e Projektit me AOb, ne te dyja shkollat e Korces, "Nuci Naci" dhe "Ismail Qemali", ne daten 2 nentor 2012, u organizuan mbledhjet e Grupeve te Monitorimit.

24 pjesemarres, perfshire anetaret e Grupeve te Monitorimit, drejtorin e shkolles, Stavri Camo, dhe Kryetarin e Bordit te Shkolles, Fatos Xhangolli, muaren pjese ne mbledhjen e grupeve te Monitorimit ne shkollen "Nuci Naci"

27 pjesemarres, perfshire mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, si edhe Drejtori i shkolles, Ylli Kreka, moren pjese ne mbledhjen e zhvilluar ne shkollen "Ismail Qemali".

Kryetari i FSASH-it, Z. Xhafer Dobrushi dhe Shefi i Departamentit te Organizimit te SPASH-it, Z. Nevus Kaptelli, moren pjese, gjithashtu, ne mbledhjet e ketyre Grupeve ne te dyja shkollat.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit ne shkollen "Nuci Naci", Sonela Mano, dhe ne shkollen "Ismail Qemali", Thomaq Ninka, mbajten raportet mbi punen e bere, rezultatet e arritura, problemet e hasura dhe drejtimet kryesore te punes gjate muajit nentor e ne vijim.

Mesuesit Dhurata Gace, Marjana Cifligu, Eli Tona dhe Viktora Vllahu, ne shkollen “Nuci Naci” dhe Edlira Mitre, Altin Collaku, Adelina Nexhipi dhe Ardiana Mecollari, ne shkollen “Ismail Qemali”, folen mbi situaten ne lidhje me nxenesit qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per te braktisur ate ne grupet perkatese. Nxenes e mesues, anetare te ketyre Grupeve ne te dyja shkollat, si edhe Kryetari i FSASH-it Z. Xhafer Dobrushi dhe Shefi i Departamentit te Organizimit te SPASH-it, Z. Nevus Kaptelli, moren pjese aktive ne diskutime dhe ndane opinionet e tyre me mesuesit, nxenesit dhe prinderit pjesemarres ne mbledhje.

Ne te dy takimet u theksua se puna pergatitore ka qene efektive dhe puna konkrete individuale me nxenesit subjekt i ketij Projekti ka dhene rezultatet e para ne te dyja shkollat.

Ne shkollen “Nuci Naci”, nga 14 nxenes qe kane barktisur shkollen, 1 eshte kthyer ne shkolle dhe 2 te tjere pritet te rikthehen, ndersa nga 65 nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen, 8 prej tyre kane dale nga ky rrezik dhe po integrohen plotesisht ne procesin mesimor, duke ndjekur rregullisht shkollen dhe duke bere permiresime ne pervetesimin e lendeve shkollore, ndersa 2 te tjere kane bere progres, sidomos ne lidhje me vijimin ne shkolle.

Ne shkollen “Ismail Qemali”, nga 18 nxenes qe kane barktisur shkollen, 2 jane kthyer ne shkolle dhe dy te tjere pritet te rikthehen, ndersa nga 110 nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen, 14 prej tyre kane dale nga ky rrezik dhe po integrohen plotesisht ne procesin mesimor, duke ndjekur rregullisht shkollen dhe duke bere permiresime ne pervetesimin e lendeve shkollore, ndersa 4 te tjere kane bere progres, sidomos ne lidhje me vijimin ne shkolle.

Anetaret e Grupeve te Monitorimit folen konkretisht, duke permendur me emra nxenesit qe ata kane ne kujdestari, gjendjen e tyre aktuale, progresin qe ata kane bere, problemet qe akoma ndeshin dhe metodat e punes qe ata do te perdorin ne te ardhmen per rikthimin e tyre ne shkolle.

Puna konkrete individuale eshte bazuar tek te dhenat e hollesishme qe jane siguruar nga plotesimi i formulareve per secilin nga nxenesit subjekt i ketij Projekti gjate periudhes pergatitore, si dhe tek planet individuale qe jane hartuar per secilin prej tyre, duke realizuar nje bashkepunim efektiv edhe me mesuesit e tjere te shkolles, me familjet e nxenesve dhe komunitetin ku ata jetojne.

Nje ndikim pozitiv ka patur, per arritjen e rezultatave te mira ne zbatimin e ketij Projekti, pajisja e 80 nxenesve te te dyja shkollave me mjete shkollore, me mbeshtetjen financiare te AOB dhe, si edhe pajisja e disa nxenesve te shkolles "Ismail Qemali" me disa tekste shkollore dhe pajisja e shkolles "Nuci Naci" me disa mjete sportive, me kontributin financiar te FSASH dhe SPASH,

Nje moment i vecante ishte ne te dyja keto takime informimi per Kongresin e AOb dhe Cmimin Leon van Gelder.

Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, foli mbi zhvillimin e punimeve te Kongresit te fundit te AOb, mbajtur ne fund te shtatorit, per temen kryesore te Konkresit qe kishte te bente me profesionalizmin e stafit mesimdhenes, per workshopin me pjesemarjen e delegacioneve te huaja, per diskutimet masive te delegateve ne Kongres, si edhe per Cmimin Leon van Gelder, per shumen shtese prej 1 000 EUR qe u vu ne dispozicion te nxenesve te perfshire ne Projektin e AOb nga keto dy sholla ne Korce, nga fituesi i ketij Cmimi Andreas Schleicher, bazuar tek rekomandimet e kolegeve te AOb.

Pjesemarresit ne keto takime u informuan, gjithashtu, edhe mbi kontributin e vecante te fituesit te ketij Cmimi, Andreas Schleicher,i cili eshte Keshilltar i Sekretarit te Pergjithshem te OECD, dhe Zv/Drejtor i sektorit te Arsimit pran kesaj organizate te rendesishme me qender ne Paris, ne lidhje me zhvillimin e sistemit arsimor, jo vetem ne Holande, por sidomos ne nivel Europian, si edhe mbi prezantimin e tij ne Kongresin e AOb, me teme: "Cfare duhet te presim nga Mesuesit e shekullit te 21te"

Bazuar edhe ne konsultimet e mepareshme me drejtues te shkollave e perfaqesues te sindikatave ne te dyja shkollat dhe pas diskutimeve te shumta ne keto takime, u vendos qe ky kontribut te shkoje ne favor te 14 familjeve (7 familje te nxenesve te shkolles "Nuci Naci" dhe 7 te tjera te shkolles "Ismail Qemali"), duke i perzgjedhur nga nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe qe premtojne per t'u rikthyer, duke u siguruar atyre nja nje pako mujore me pese-gjashte ushqimet me te rendesishme, per nje periudhe 4-5 mujore, duke siguruar financime shtese edhe nga FSASH e SPASH, nese do te jete e nevojeshme.

Ne te dy takimet u ra dakord qe te perzgjidhen me kujdes keto familje dhe te behen te gjitha pergatitjet qe kjo ndihme te filloje qe ne muajin dhejtor te ketij viti dhe te vazhdoje deri ne muajin maj-qershor te vitit 2013.

Vazhdimi punes konkrete per realizimin e objektivave te Projektit dhe marrja e masave pergatirore per aktivitetet e ardheshme, ishin, gjithashtu, objekt diskutimi ne te dyja takimet, me anetaret e Grupeve te Monitorimit.

Drejtuesit e shkollave dhe te gjithe pjesemarresit vleresuan shume kete mbeshtetje nga AOb per keto shkolla dhe kerkuan qe t'u percillen kolegeve te AOb falenderimet me te sinqerta per kete mbeshtetje.