Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

ZHVILLOI PUNIMET KONGRESI I GJASHTE

I SINDIKATES SE PAVARUR TE ARSIMIT TE SHQIPERISE, (SPASH)

Tirane, 26 tetor 2013

                    -Z. Nevrus  Kaptelli, zgjidhet president i SPASH
                    -Z. Bajram  Kruja, zgjidhet president nderi i SPASH

Me 26 tetor 2013, ne Tirane, zhvilloi punimet Kongresi  i 6-te i  Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise.
Ne Kongres moren pjese 123 delegate nga 36 rrethe te vendit, si dhe te ftuar sindikaliste veterane te SPASH, perfaqesues te FSASH e drejtues te sindikatave te tjera te BSPSH, perfaqesues te Ministrise se Arsimit dhe Sportit, Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise, Presidenti i BSPSH z.Gezim Kalaja etj.


Ne Kongres moren pjese edhe i deleguari i EI dhe ETUCE,  z. Jens Vraa Jensen, Kryetar i Komisionit te Arsimit te Larte ne EI, si edhe perfaqesues te sindikatave te arsimit te rajonit.
Pas Fjales se Hapjes, te mbajtur nga Zj.Bukuroshe Shabani, zv/.Presidente e SPASH, te pranishmit i pershendeti, me nje fjalim te shkurter, Presidenti i SPASH, z. Bajram Kruja.
Raportin: “Mbi veprimtarine e SPASH  per periudhen shtator 2009 - tetor 2013”, ne emer te Keshillit Kombetar, e mbajti  Drejtori i Marredhenieve me Publikun ne SPASH
Z. Nevrus  Kaptelli. Kongresin e pershendeti Presidenti i BSPSH-se z.Gezim Kalaja. Ai, midis te tjerave,  kerkoi nga Qeveria ruajtjen e vendeve te punes per te gjithe mesuesit qe gezojne mbrojtjen e kontrates kolektive te punes, si dhe rritjen e pagave te mesuesve ne 700 dollare ne muaj. Ne emer te MAS, pershendeti Kongresin  zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj.Nora Malaj, ndersa keshilltari i Ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinise, z.Bashkim Sala, pershendeti ne emer te Ministrit, z.Erion Veliaj.
Ne emer te EI dhe ETUCE, Kongresin e pershendeti perfaqesuesi i tyre z.Jens Vraa Jensen, i cili vleresoi SPASH per kontributin e dhene ne mbrojtje te interesave social-ekonomike te mesuesve dhe ndihmesen qe ajo jep, se bashku me FSASH, per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.
Kongresin e pershendeten edhe Kryetari i FSASH, z.Xhafer Dobrushi, Kryetari i Sindikates se Arsimit te Maqedonise, z.Jakim  Nedelkov, perfaqesuesi i Sindikates se Arsimit te Malit te Zi, z. Ahmet Djoni, si dhe Kryetari i Sindikates se Arsimit te Kosoves, z.Ali Shabani.
Ne Kongres diskutuan drejtues te Seksioneve Sindikale, perfshire z. Aleks Dushi, znj.Anila Kosova, etj.
Kongresi miratoi Rezoluten e paraqitur nga  zv.Presidenti i SPASH, z.Defrim Spahiu, ne te cilen  percaktohen detyrat kryesore te Sindikates dhe strategjia e saj per vitet ne vazhdim.
Kongresi zgjodhi organet drejtuese te SPASH, perfshire perberjen e Keshillit Kombetar dhe te Komisioneve (komisionit te kontroll-revizionimit dhe komisionit te zgjidhjes se konflikteve e interpretimit te statutit).
Me pas u zhvilluan procedurat per zgjedhjen e Presidentit te ri te SPASH. Sipas vendimit te Keshillit Kombetar, Kongresit iu paraqiten 3 kandidatura: Nevrus Kaptelli, Shaban Duka dhe Ismet Spahiu. Duke qene se z. Ismet Spahiu, ne seance e terhoqi kandidaturen, Kongresi me votim te fshehte votoi per 2 kandidate. Ne perfundim te votimit rezultoi qe z. Nevrus Kaptelli mori  103 vota, ndersa z. Shaban Duka16 vota. Ne baze te ketij rezultati, Komisioni i votimit shpalli President te SPASH-it z. Nevrus Kaptelli.
Presidenti i ri falenderoi delegatet per besimin e dhene dhe siguroi Kongresin se do te  punoje me vendosmeri e perkushtim qe SPASH te vazhdoje te ece perpara ne rrugen tashme te konsoliduar ne mbrojtje te interesave social-ekonomike te anetaresise. Ai vleresoi lart kontributin e dhene per afro 20 vjete ne drejtimin e SPASH-it te Presidentit te meparshem z. Bajram Kruja dhe i propozoi Kongresit qe ta zgjedhe ate President Nderi te SPASH, propozim qe u miratua unanimisht.

 

Pershendetje e z. Bajram Kruja, drejtuar Kongresit te 6-te te SPASH.

Te nderuar delegate,
Te nderuar te  ftuar,
Sot eshte nje dite shume e rendesishme per sidikalizmin e arsimit shqiptar dhe per mua ne vecanti.
Si drejtues qe ne themelimin e Sindikates se Pavarur te Arsimit, une vleresoj se ky Kongres e gjen sindikaten me te pjekur dhe me rezultative ne arritjet e saj. E pavarur dhe e rregjistruar juridikisht, me nje statut te permiresuar nga kongresi ne kongres dhe e shperndare ne rreth 1800 organizata shkollore.


Me lejoni te permend disa nga arritjet me te cilat vijme ne kete forum te larte:
-Me nje kontrate  kolektive te nivelit te pare te shtrire ne te gjithe Shqiperine e te shperndare falas ne te gjithe anetaresine.
-Me 36 kontrata te nivelit te dyte.
-Me nje anetaresi prej 18 mije anetaresh me kuota, qe ju e perfaqesoni ne Kongres.
-Me nje prani ne rritje te drejtuesve te rinj, te kualifikuar ne nivel shkolle, rrethi e vendi
-Me perfaqesues ne Keshillin Kombetar te Punes.
-Me nje pjesemarrje partneriteti me tre nivelet, me Ministrine e Arsimit, DAR dhe ZA.
-Me pjesemarrje dhe kontribut ne grupet e punes per ligjin e arsimit parauniversitar dhe profesional dhe ky i botuar nga SPASH dhe shperndare falas per drejtuesit sindikaliste.
-Me aktivitete kombetare e lokale te 5 Tetorit, 7 Marsit etj.
-Me gazeten “Sindikalisti“  dhe me Revisten e perbashket me FSASH, “Tribuna sindikale“.
- Me pune dhe kontribut ne shkollat e komunitetit rom dhe egjiptian, per braktisjen dhe rrezikun e braktisjes nga shkolla ne Korce, Fier etj.
- Me nje partneritet te shkelqyer me BSPSH-ne ne te gjitha fushat, me Presidentin e saj z.Gezim Kalaja.
-Me nje partneritet shume te mire me aktivitete e kontrata te perbashketa me FSASH, drejtuar nga z.Xhafer Dobrushi.
-Me nje bashkepunim vllazeror te shkelqyer me sindikaten e Bashkuar te Arsimit dhe Shkences te Kosoves te drejtuar nga z. Ali Shabani.
-Me nje bashkepunim shume te mire, ne rritje me sindikatat simotra te vendeve fqinje te Malit te Zi e Maqedonise.
-Me ndihmen e pakursyer te AOb Holande.
-Me partneritet te plote me EI, ku ne jemi anetare me te drejta te plota qe ne vitin 1995  dhe ETUCE.
Demokracia i pranon sindikatat. Detyra jone e vazhdueshme mbetet rritja e nivelit te perfaqesimit, ku jo vetem do te perballemi me problemet, por edhe t’i zgjidhim nepermjet dialogut.
I uroj Pune te mbare Kongresit!
Ju faleminderit!                                                                        

 

Nga raporti i mbajtur ne Kongres nga z. Nevrus Kaptelli

“ Mbi veprimtarine e SPASH per periudhen shtator 2009- tetor 2013.

Kam nderin dhe kenaqesine, theksoi midis te tjerash z. Nevrus Kaptelli, t’ju paraqes veprimtarine e Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise per periudhen shtator 2009-tetor 2013.
SPASH vjen ne Kongresin e gjashte te saj e barabarte me sindikatat e tjera te Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, ku ajo aderon, pasi funksionon si e pavarur, e lire dhe demokratike.Te SPASH sot,anetaresia  dhe gjithe mesuesit shohin nje nga mbrojteset e verteta te interesave te tyre social-ekonomike, e arritur kjo nepermjet zbatimit te Statutit dhe Kontrates Lolektive te Punes.
SPASH ka funksionuar duke u bazuar fort ne Statutin e saj dhe ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare. Ne zbatim te planit te veprimtarive te percaktuara ne fillim te çdo viti ne kemi zhvilluar kater takime te Keshillit Kombetar ne vit dhe brenda mandatit 4-vjeçar jane zhvilluar gjithsej 16 te tilla dhe 24 mbledhje te Komitetit Ekzekutiv, ne te cilat jane trajtuar tema qe i kane sherbyer mbarevajtjes se punes se sindikates dhe shqetesimeve te reformes arsimore . Gjate 4 viteve te fundit, SPASH eshte rritur dhe konsoliduar. Nga 31 seksione ne rrethe qe kishim ne fillim te ketij mandati, sot shtrihemi ne 36 seksione.
Keshilli Kombetar vendosi mbajtjen e Kongresit te 6-te te SPASH me 26 tetor 2013
Etapa e pare e zgjedhjeve ishte 8 shkurt deri me 3 maj 2013, gjate se ciles duhej te zhvilloheshin zgjedhjet ne te gjitha organizatat sindikale ne shkolla, por per arsye se disa rrethe nuk u impenjuan si duhet,  kjo etape u zgjat deri me 9 maj. Per zhvillimin e zgjedhjeve ne shkolla Keshilli Kombetar miratoi rregulloren e zhvillimit te tyre, ku drejtuesve te SPA te rretheve iu kerkua qe para procesit te zgjedhjeve te beheshin listat e reja sipas modelit te miratuar nga Keshilli Kombetar. Ky proces, ne pergjithesi, u zhvillua mire dhe ne perputhje me Statutin dhe rregulloren e miratuar per kete qellim. Punuan  mire SPA Tepelene me kryetar z.Kastriot Ajdini, SPA Bulqize me kryetar te ndjerin Gani Keta, SPA Korçe me kryetare znj.Albina Peppo, SPA Elbasan me kryetare znj.Bukuroshe Shabani, SPA Lezhe me kryetar z.Pjeter Prenga, SPA Puke me kryetar z.Pjeter Gjoni, SPA Tirane Qark me kryetar z.Shaban Duka, SPA Durres me kryetar z.Sadik Reçi, SPA Mallakaster me kryetar z.Eqerem Skendaj, SPA Mat me kryetar z.Arben Kola etj.

Ne etapen e dyte, 9 maj deri 15 shtator, u zhvilluan konferencat zgjedhore te SPA te Rretheve per analizen e veprimtarise sindikale dhe zgjedhjet e reja. Mbledhjet e seksioneve jane ndjekur nga afer nga Presidenti i SPASH, anetare te Kryesise se SPASH dhe ne disa rrethe ka marre pjese edhe Presidenti i BSPSH-se z.Gezim Kalaja ose sekretari i organizimit te BSPSH z. Koço Jani. Gjate konferencave te zhvilluara ne rrethe, disa SPA si Shkoder, Elbasan, Fier etj, kane dale me propozime per ndryshime statutore  me qellim permiresimin e statutit dhe te punes se SPASH, te cilat se bashku edhe me propozimet  e tjera te Kryesise dhe te Komitetit Ekzekutiv, te cilat kane kaluar edhe ne Keshillin Kombetar, do t’i shtrohen Kongresit per miratim.
Epiqendra e diskutimeve ne te gjitha strukturat zgjedhore,ne kushtet e ndryshimeve politike,ka qene ruajtja e vendeve te punes per çdo anetar te suindikates.
Keshilli Kombetar i raporton kongresit  se  perveç SPA M.Madhe dhe Kamez ne te gjitha rrethet e tjera jane zhvilluar Konferencat zgjedhore te SPA .
Konferenca Zgjedhore e SPA M. Madhe do te zhvillohet pas Kongresit, per aresye se kryetari i saj, z. Shkelzen Rosaj, ka qene ne gjendje jo te mire shendetesore. Edhe ne Kamez zgjedhjet do te zhvillohen mbas Kongresit.
Ne disa rrethe si ne Kolonje, Delvine, Korçe, Elbasan, Vlore, Lushnje, Tirane Qytet, Fier jane zgjedhur kryetare te rinj, qe kane arsimin e nevojshem dhe jane aktiviste te mire te sindikates.
Gjate etapes se dyte veshtiresi u hasen vetem ne Vlore, pasi ish kryetari Mynyr Murati, qe  kishte me se nje vit qe kishte dale ne pension,  nuk pranoi te zhvillonte Konferencen. Por, me insistimin e dy zv. kryetareve dhe te te gjithe kryesise se SPA Vlore, u mundesua edhe zhvillimi i kesaj konference..
Keshilli Kombetar dhe Kryesia e SPASH, falenderojne per punen e bere nder vite per organizimin, funksionimin dhe drejtimin e Sindikatave te Pavarura te Arsimit ne rrethe  te gjithe kryetaret e seksioneve, qe gjate ketij mandati dolen ne pension dhe ne zbatim te Statutit, nuk mund  te rizgjidheshin. Merite e tyre eshte, gjithashtu, se gjate ketij mandati ata  pergatiten, trajnuan dhe sollen gradualisht ne kryesite e seksioneve drejtues te rinj, qe ne konferencat e rretheve u zgjodhen ne detyren e kryetarit te seksionit. Prandaj e ritheksojme se Kontributi qe ish kryetaret e seksioneve, te cilet dolen ne pension, dhane per sindikaten e pavarur te arsimit nuk do te harrohet dhe se ata do te jene pjese e veprimtarise dhe e aktiviteteve te SPASH sa here te jete e mundur dhe e nevojshme.
Mbledhja e 20 tetorit, ishte mbledhja e fundit e Keshillit Kombetar qe do te mbyllte veprimtarine sindikale te kater viteve. Ketu u evidentua se SPASH nga  rreth 8000 anetare me kuote qe kishte ne fund te gjashtemujorit te pare 2009, nga  27 rrethe me veprimtari te plote, sot edhte e shtrire ne te 36 rrethet e vendit dhe numri i anetaresise me kuote shkon ne afro 18 mije.Gjithashtu, ne kete mbledhje u miratuan  procedurat e zhvillimit te Kongresit, u miratua  raportit kryesor, mandatet e perfaqesimit ne Kongres per secilin rreth, propozimet  per ndryshime ne Statut, materialet e tjera te Kongresit, si dhe kandidaturat per presidente te SPASH.
Desheroj te ndalem ne disa aspekte te rendesishme dhe te vecanta te veprimtarise katervjecare te SPASH.


Se pari, bashkepunimi dhe partneriteti me BSPSH. Duke qene si pjesetare ne themelimin e BSPSH dhe pjese e pandare e historise se perbashket te sindikalizmit shqiptar, SPASH  vlereson ndihmen programore, organizative  dhe financiare qe BSPSH  dhe presidenti i saj z.Gezim Kalaja, kane dhene gjate ketyre 4-viteve, jo vetem ne nivel qendror, por edhe ne nivel lokal. Gjithashtu vleresojme dhe bashkepunimin me sindikatat e profesioneve  te tjera pjesetare te BSPSH, ne shume aspekte. Partneriteti i SPASH me Ministrine e Punes ka qene normal, pavaresisht se ne Keshillin Kombetar te Punes jo gjithmone problemet jane trajtuar me seriozitetin e duhur, per shkak te mospjesemarrjes se anetareve te Keshillin Kombatar te Punes, nga pala e qeverise, pra te perfaqesimit te dikastereve me nivele te uleta.


Se dyti, mardheniet me FSASH. Keto mardhenie kane ardhur gjithnje ne rritje dhe jane shume pozitive. Jo vetem si nenshkruese te perbashketa te Kontrates Kolektive, por edhe te zbatimit te saj ne nivel qendror dhe ne nivel lokal. Me kontributin e perbashket te dhene ne permiresimin e Ligjit te Arsimit Parauniversitar, me projektet e perbashketa ne luften kunder punes se femijeve, me perpjekjet e perbashketa per uljen e numrit te nxenesve braktises dhe atyre me rrezik braktisje, me pjesemarrje te perbashket ne Keshillin Kombetar te Punes, eshte bere e mundur qe ne shume rrethe, qe prej vitesh, te  ekuibrohet realisht anetaresia sindikale dhe kete vit po pergatiten  lista te perbashketa te anetaresise ne Aleancen Sindikale, (duke ruajtur identitetin e seciles sindikate), gje qe perben nje hap te rendesishem ne pergjigje te kerkeses se mesuesve per nje sindikate te vetme ne arsim.


Se treti, mardheniet me EI, ETUCE.  Si anetare te Federates Nderkombetare te Arsimit, EI, dhe Komitetit Europian te Sindikatave te Arsimit, ETUCE, SPASH ka marre pjese aktivisht ne te gjithe veprimtarite sindikale qe jane zhvilluar ne kuadrin e ketyre dy organizmave dhe ka dhene kontributin e saj per diskutimin dhe zgjidhjen e problemeve te arsimit ne rajon e me gjere. Gjithashtu, kemi marredhenie intensive bashkepunimi me Sindikaten Holandeze te Arsimit, AOb,  me Sindikaten e Arsimit te Gjermanise, me sindikatat e arsimit te rajonit si Maqedonia, Mali i Zi, etj.                                                                       
Marredhenie shume te ngushta dhe intensive zhvillojme edhe me Sindikaten e Arsimit te Kovoves, SBASHK.  Midis tri sindikatave shqiptare te arsimit- SPASH- FSASH dhe SBASHK, jane nenshkruar disa marreveshje bashkepunimi, zhvillojme aktiviteteve te perbashketa, seminare, tryeza e trajnime te perbashketa ne Shqiperi dhe ne Kosove.


Se katerti, mardheniet me MAS.  Partneriteti me MAS, perfaqesuar me Kontraten Kolektive te nivelit te pare dhe te 36 kontratave te nivelit te dyte me DAR dhe ZA, ka qene me i mire ne nivel qendror se ne nivelin vendor. Ne keto kater vite SPASH, se bashku me FSASH, ka luajtur si duhet rolin e partnerit social me Ministrine e Arsimit, duke negocuar e zgjidhur probleme qe lidhen me mbrojtjen sociale-ekonomike te mesuesve, me permiresimin e legjislacionit, me garantimin e vendit te punes per sindikalistet dhe mesuesit, si dhe probleme e objektiva te tjera per zhvillimin e reformes ne arsim. Ne po punojme qe edhe ne nivelin e dyte te zhvillojme me punedhenesin nje partneritet cilesor dhe te efektshem.


Te nderuar delegate dhe te ftuar. Keto ishin ne menyre te permbledhur disa nga problemet qe Keshilli Kombetar i SPASH mendoj te shtroje e diskutoje ne kete Kongres dhe qe do te pasurohen me diskutimet, verejtjet e sugjerimet tuaja, duke i mundesuar SPASH te percaktoje objektiva te reja per ta forcuar me tej punen dhe veprimtarine tone.                                                            
Ju faleminderit!

NGA REZOLUTA E KONGRESIT TË 6-TË  TE SPASH

Ne delegatët e Kongresit të 6-te te SPASH, konstatuam se janë realizuar detyrat e lëna nga Kongresi i 5-të i SPASH-it gjatë mandatit 4 vjeçar, 2009-2013 për kërkesat tona social-ekonomike dhe miratojmë vijën politike, sociale dhe financiare të SPASH, si dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të sindikatës sonë.
Kongresi njezeri mbeshtet dhe percakton keto objektiva per mandatin e ardhshem:       
 

  1. SPASH te mbroje me vendomeri sindikalistet dhe mesuesit duke u bazuar ne dispozitat e Ligjit „ Per sistemin Arsimor Parauniversitar“ dhe ne Kontraten Kolektive te Punes, per garantimin e vendit te punes te cdo mesuesi qe e ka fituar kete vend ne baze te standardeve dhe kritereve ligjore e kontraktuale.
  2. SPASH  të vazhdojë t’i japë përparësi rritjes së vazhdueshme të pagave në sektorin e arsimit, perfshire indeksimin e inflacionit, permiresimin e sistemit te shperblimeve per motivim, nivel të njëjtë pagash në ato shkolla private që nuk e përfitojnë pagën si edhe kolegët e tyre, etj.
  3. Strategjia e SPASH per zgjidhjen e kerkesave sociale ekonomike, permiresimin e
          kushteve te punes te mesuesve, sidomos ne fshat, lirite sindikale te garantuara nga  
          legjislacioni i punes dhe Kontrata Kolektive, te jete strategjia e percaktuar nga
          SPASH: “dialog social - protestë - dialog social”.
  4. SPASH, nepermjet MAS, angazhohet te zhvillojë dialog konstruktiv me Qeverine  per zgjidhjen e problemeve të arsimtarëve shqiptarë në rrugë institucionale, pa përjashtuar të drejtën e protestës, kur dialogu nuk ofron zgjidhje.
  5. SPASH do te zhvilloje me perparesi marredheniet me EI dhe ETUCE, me sindikatat e tjera europiane dhe vendet e rajonit, posacerisht me SBASHK me te cilen do te intensifikoje veprimtarite e perbashketa.
  6. Kongresi ngarkoi te gjitha strukturat e SPASH qe, përparësi për plotesimin e kesaj Rezolute t’i jepet dialogut social, marrëveshjeve, tavolinës së bisedimeve, parashtrimit te problemeve ne Këshillin Kombëtar të Punës. Por, nese rruga e dialogut nuk do te funksionoje, strukturat e SPASH do te perdorin te gjitha format e levizjes sindikale qe njeh ligji deri ne plotesimin e kerkesave te parashtruata.