Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Zhvilloi punimet Kongresi i 5te i SPASH

Z. Bajram Kruja rizgjidhet president i SPASH

Durres, 11-12 Shtator 2009

Ne datat 11-12 shtator 2009, ne Shtepine e Pushimit  “Florida “ Durres, zhvilloi punimet Kongresi i  peste i Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise, SPASH.


Ne Kongres moren pjese 108 delegate  nga 31 rrethe te vendit , ku vepron SPASH, (sipas normes se perfaqesimit 1 delegat per 100 anetare te miratuar nga Keshilli Kombetar i SPASH), si dhe te ftuar  sindikaliste veterane  te SPASH , Presidenti i BSPSH Z.Gezim Kalaja,  perfaqesues te MASH , MPÇSSHB, FSASH e drejtues te sindikatave te tjera te BSPSH, perfaqesues te sindikatave te arsimit te rajoni

Pas fjales se hapjes, te mbajtur nga Zj. Reihan Shkreta, ish kryetare e SPA te Tiranes, te pranishmit i pershendeti me nje fjalim te shkurter Presidenti i SPASH Z. Bajram Kruja.

Raportin  “Mbi veprimtarine e SPASH  per periudhen nentor 2005-shtator 2009”, ne emer te Keshillit Kombetar, e mbajti zv.Presidentja e SPASH Zj.Bukuroshe Shabani.


 

Ne emer te MASH, pershendeti Kongresin  Zv.Ministri i Arsimit  Z.Halit Shamata, i cili  vleresoi   mardheniet e bashkepunimit dhe partneritetin  midis MASH dhe sindikatave te arsimit, si dhe ndihmesen e dhene prej tyre ne zbatimin e reformave  arsimore dhe kontributin  per shmangien e braktisjes se shkolles dhe eleminimin e punes se femijeve.


Me pas, Kongresin e pershendeti Presidenti i BSPSH z.Gezim Kalaja, i cili falenderoi drejtuesit e SPASH per rezultatet e arritura  nepermjet kontrates kolektive dhe vleresoi SPASH si  nje nder federatat kryesore  dhe me te organizuar te BSPSH.


Vleresime per partneritetin dhe kontributin  e dhene  nga SPASH ne Keshillin Kombetar te Punes,  shprehu ne pershendetjen e tij edhe Drejtori i Drejtorise se Mardhenieve te Punes ne MPÇSSHB Z.Bujar Cani.

Z.Xhafer Dobrushi, Kryetar i  FSASH, ne pershendetjen e tij, u ndal ne bashkepunimin  midis sindikatave te arsimit ne vendin tone, si çelesi  kryesor i rezultateve te arritura nepermjet kontrates kolektive te perbashket.

Z.Adem Ademi,perfaqesues i delegacionit te sindikates se arsimit te Maqedonise dhe Z.Ali Shabani,president i SBASH  te Kosoves, pershendeten Kongresin, ne emer te sindikatave perkatese, duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem dhe duke premtaura per fprcimin e metejshem te ketij bashkepunimi ne te ardhmen. 


Ne vijim, Znj. Denada Mullaj lexoi pershendetjet qe i kishin ardhur Kongresit nga Sindikata e Arsimit e Holandes, AOb dhe Sindikata e Asimit dhe Shkences e Slovenise, SVIZ, ne pamundesi per te marre pjese ne kete Kongres.


Kongresi i vazhdoi punimet me Raportin e aktivitetetevete zhvilluara gjate periudhes 4 vjecare, mbajtur ne emer te Keshillit Kombetar nga z. Defri Spahiu, Zv/President i SPASH, si edhe raportin mbi aktivitetin financiar, mabjtur nga Z. Selahedin Llukacej.


Me nje pjesemarrje masive te delegateve nga shumica e rretheve u bene diskutimet e debatet per ceshtjet e trajtuara ne raportet perkatese, si edhe per ndryshimet ne Statut, te cilat u miratuan me unanimitet.
Ne menyre demokratike u zhvilluan procedurat e zgjedhjeve, ku Z. Bajram Kruja u rizgjodh President i SPASH.
Ne perfundim, Kongresi miratoi Rezoluten, ku parashikohen drejtimet kryesore te punes se SPASH per periudhen ne vijim.
               

 

 

 

 

RAPORT
I KONGRESIT TË  PESTË TË  SPASH
(Fjala e Presidentit te SPASHZ. Bajram Kruja)

 

Të nderuar të ftuar!
Të nderuar delegatë!


Janë 18 vjet  që nga themelimi i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqiperise,një moshë shumë e re po të krahasohet me sindikalizmin perëndimor,por efektive në veprimtarinë e saj,shumë më e pjekur dhe e kualifikuar,por dhe shumë e qartë për rolin e saj në një shoqëri demokratike.

Gjatë kësaj periudhe SPASH ka firmosur gjashtë kontrata kolektive të nivelit të parë me MASH dhe disa dhjetra kontrata të nivelit të dytë me DAR e ZA në nivel Qarku e Rrethi.Ajo ndihet sot një partnere e plotë.

Sot ne zhvillojmë Kongresin e pestë të SPASH.Sot SPASH funksionon,si të gjithë shoqet e saj në perëndim,me rregjistrin juridik,me statutin e saj që ka ardhur duke u përmirësuar nga kongresi në kongres,me forumet që drejtojnë organizatën në nivel qëndror e lokal dhe ajo që është më e rëndësishmja me kuotizacionet e vetë anëtarëve,që sot pranojnë anëtarësimin ,sepse është SPASH që u shërben anëtarëve.Kjo falë ndihmës së BSPSH,ku SPASH është nje anetare e denje që në themelim.

Partneriteti me MASH,per kerkesat e anetareve dhe zgjidhjen e tyre, pavarësisht se kush ishte  në pushtet, është  realizuar, por jo të gjitha herët ka ardhur nga negocimet.
Bashkëpunimi me FSASH,në nivel qëndror e lokal, u ka shërbyer zgjidhjeve më të mira të kërkesave.


Në veçanti kam dëshirë të falënderoj EI (Edukimin Internacional),në fillim me AFT (Federata e Mësuesve Amerikane),pastaj me AOB (Sindikata Hollandeze e Arsimit), qe se bashku me FNV,na mësuan ,na kualifikuan,na organizuan dhe tani  kemi të drejtë të ecim me këmbët tona;por bashkëpunimin mendoj se duhet ta vazhdojmë,për konsolidimin jo vetëm organizativ,por edhe kualitativ dhe cilësor të rolit të sindikalizmit në një shoqëri demokratike anëtare e NATO-s dhe së shpejti edhe e Bashkimit Evropian.
Ju faleminderit!

Durres,11 shtator 2009                                              

 

 

 

 

RAPORT
I KONGRESIT TE PESTE TE SPASH

VEPRIMTARIA E SPASH PER PERIUDHEN NENTOR 2005-SHTATOR 2009

Te nderuar delegate!
Te nderuar te ftuar!

Eshte me te vertete kenaqesi  t’ju paraqes veprimtarine e Sindikates se Pavarur te Arsimit te Shqiperise per keto kater vite.
Ndoshta duhet te shprehemi ne fund te kongresit ,por e themi me plot  gojen dhe me argumente se SPASH funksionon si e tille e pavarur,e lire,si te gjitha shoqet e saj te botes demokratike

SPASH ka funksionuar ne dy drejtime,njeri me ane te statutit te saj   ne planin politik,ekonomik,organizativ,social e profesional qe e ka permiresuar nga kongresi ne kongres dhe tjetri ne kontraten kolektive te nivelit te pare dhe te dyte,ne njohjen dhe zbatimin e saj me partneret sociale
Organi me i larte pas konkresit eshte Keshilli Kombetar dhe sot ne emer te tij ju raportojme:
SPASH , per çdo vit ,ne zbatim te strategjise  se percaktuar ne fillim te çdo viti ka zhvilluar kater takime te Keshillit Kombetar dhe brenda mandatit 4-vjeçar gjithsej 16 te tilla ,ne te cilat jane trajtuar tema qe i kane sherbyer mbarevajtjes se punes te sindikates .Takimi i pare eshte bere me 10 mars 2006 me pjesemarres te sindikatave te 20 rretheve  dhe takimi i fundit me 4 shtator 2009 me perfaqesues te 31 rretheve ku vepron aktualisht SPASH.Dy ishin çeshtjet kryesore qe u trajtuan ne mbledhjen e pare te dates 10 mars 2006:
                                                         
1-Konstituimi i strukturave ne baze te statutit dhe
2-pergatitja dhe nenshkrimi i kontrates kolektive te nivelit te pare.
Perfaqesuesit e grupit te punes per  hartimin e kontrates kolektive perveç takimeve ne nivel kombetar  organizuan takime edhe ne disa rrethe te vendit duke marre edhe mendimet e strukturave te bazes , jo vetem per  kerkesat e shqetesimet sindikale,por edhe ne zbatim te reformes arsimore .Ketij  qellimi i sherbyen edhe seminaret e organizuara gjate muajit prill –maj 2006 ne rrethet  Durres ,Kavaje, Kruje ,Korçe,Tirane ,Gjirokaster,Berat e Vlore,ne te cilat rezultoI  se  ne organizatat sindikale te arsimit ne Kruje ,Korçe,Shkoder,Fier etj ., shkalla organizative dhe vetveprimi i sindikates jane pozitive ,ndersa ne rrethet e tjera u verejten mangesi dhe u lane detyra per n je organizim me te mire te punes si dhe ngritjen e sindikatave ne rrethet Durres e Kavaje.
Deri ne nenshkrimin e kontrates kolektive,grupit te punes iu desh te bente disa takime  me perfaqesues te Ministrise se Arsimit ,duke negociuar per te realizuar  kerkesat e draftit te paraqitur.Per kete u zhvilluan takime edhe me sekretaren e Ministrit te Arsimit zj.Antoneta Luli, dhe me zv/ministrin z.Halit Shamata .
Me 4 korrik 2006 u nenshkrua kontrata e gjashte kolektive midis MASH perfaqesuar nga Ministri z.Genc Pollo dhe SPASH,FSASH per faqesuar nga kryetaret Bajram Kruja e Xhafer Dobrusha.
Kontrata eshte vleresuar nga anetaresia,por edhe nga specialistet,gje qe tregon eksperiencen e fituar, sepse:
-Me 8shtator 1994 kishim firmosur kontraten e pare kolektive ne historine e arsimit shqiptar.
-Me 25 mars 1996 SPASH dhe MASH nenshkruan kontraten e dyte ,
ndersa me 28 mars 1998, me 1 shkurt 2000, me 25 maj 2002 dhe  me 4 korrik 2006  jane nenshkruar se bashku me FSASH.
Ketu gjej rastin te falenderoj per bashkepunimin jo vetem me nenshkrimin e kontrates ,por edhe ne zbatimin e saj z.Xhafer Dobrushi,kryetar i FSASH.
Njekohesisht kemi patur mbeshtetje shume te madhe nga Presidenti i BSPSH z.Gezim Kalaja dhe drejtorin e Drejtorise se Mardhenijeve te Punes ne MPÇSSHB  z.Bujar Cani.
Mbledhja e dates  3 nentor  2006  e  Keshillit Kombetar do te zhvilklohej ne formen e nje seminari per njohjen  dhe botimin e kontrates kolektive te nivelit te pare si dhe  pergatitjen e kontratave te nivelit te dyte dhe per riorganizimin e sindikatave ne rrethet Erseke,Pogradec,Peqin e Tropoje.Gjithashtu KeshilliKombetar ne kete mbledhje u perqendrua edhe ne nje nga problemet qe perbejne shqetesim kryesor sot per gjithe shoqerine tone  siç eshte lufta kunder punes se femijeve. SPASH dhe FSASH  ne bashkepunim me Konfederaten Hollandeze te Sindikatave FNV dhe Sindikaten Hollandeze te Arsimit AOB  qe kane mundesuar mbeshtetjen kryesore financiare dhe trajnuese te projektit,organizuan nje Konference Rajonale mbi rolin e sindikatave kunder punes se femijeve  ku perveç simotrave te arsimit neBallkansiBullgaria,Rumania,Maqedonia,Serbia,Malii Zi,Kosova dhe Moldavia mori pjese Ministri i Arsimit dhe i Shkences z.Genc Pollo, zv.Drejtori i Programit Nderkombetar per eleminimin e punes se femijeve  z.Geir Myrstad , Presidenti i BSPSH z.Gezim Kalajai dhe perfaqesues te MPÇSSHB e te ILO-IPEC ne Shqiperi.Ne fjalen e tij ne kete konference,Ministri i Arsimit dhe i Shkences z. Genc Pollo theksoi:
Per mua,si Minister i Arsimit  dhe Shkences ,eshte hera e pare qe marr pjese ne nje aktivitet te sindikatave  te arsimit ne nivel qendror ,me te cilat kemi patur nje vit bashkepunimi te frytshem,por gjithsesi ndonjehere i shoqeruar edhe me tensione.Tanime eshte e qarte se sindikatat e arsimit nuk jane ne gjendjen qe ishin ne shekullin e kaluar,qe mendonin vetem per paga apo greva .Ne kete fillim shekulli ato si perfaqesuese te mesuesve,merren me çeshtje reale te reformimit te arsimit ,perfshire edhe barazine e ofrimit te sherbimit arsimor per te gjithe,sidomos per ata nxenes qe vijne nga shtresat me ne nevoje dhe me te dobeta.Natyrisht behet fjale per rritjen e cilesise se ketij sherbimi qe ofrojne shkollat tona.Prandaj jam i gezuar qe ju bashke me partneret  tuaj sindikale nga Hollanda,me pranine e ILO-IPEC,si dhe te kolegeve nga rajoni ,organizoni kete tubim ne Tirane.
Ne analizen vjetore te vitit 2006 qe u zhvillua me 15 dhjetor,perveç çeshtjeve te tjera K.Kombetar  mbeshteti vendimin e Komitetit Ekzekutiv per rritjen e pages me 19 % dhe shkrirjen e pages se 13-te me nje perqindje prej 8.3% ne muaj dhe nje shperblim ne fund te vitit  prej 10 mije lekesh nga fondi i veçante.
Bisedimet per vleresimin e punes se mesuesit dhe prioritetit te qeverise  per arsimin, kishin filluar qe ne maj te 2006 ne takimin qe kryetari i SPASH z.Bajram Kruja  ne kuader te BSPSH u takua me z.Berisha.
Kjo do te ishte fillimi i plotesimit te slloganit qe SPASH po kerkonte prej 15 vitesh qe ishte “vlersim moral nga shoqeria dhe material nga shteti “per punen dhe rolin e mesuesit ne nje shoqeri demokratike.
Premtimi i qeverise dhe i z.Berisha se brenda mandatit  4-vjeçar do te dyfishonte rrogat e te gjithe arsimtareve parauniversitare,na u duk i pabesueshem,por do te ishte maji i vitit 2009 qe premtimi u be realitet.
Me 11 janar 2007 Komiteti Ekzekutiv i SPASH  pergatiti materialin  per K.Kombetar me nje platforme koordinuese  te veprimtarise ne mbeshtetje te vazhdimit te projektit 2-vjeçar  (2007-2008)  ndermjet SPASH,FSASH-AOB dhe FNV ,qe konsistonte ne:
1-Forcimi i SPASH.
            a) Konsolidimi i strukturave  ne qender,prefekture,rreth dhe shkolle.
            b) Rritja e numrit te anetaresise.
            c) Rritja e te ardhurave.
            d) Puna me grate dhe rinine.
2-Eleminimi  i punes se femijeve,rreziku i braktisjes dhe braktisja e shkolles.
3-Komunikimi me  anetaret.
Pse puna me femijet eshte dhe do te jete çeshtje  sindikale per te sotmen dhe per te ardhmen?
 -Puna e femijve favorizon sektorin informal.
  -Puna e femijve minon forcen negociuese
  -Puna e femijve kontribuon ne papunesi
  -Puna e femijve eshte  rrjedhoje e varferise,por eshte dhe nje nder shkaqet e varferise.
Puna e femijve nuk eshte çeshtje vetem e arsimit por e gjithe shoqerise.

Duke kombinuar veprimtarine tone  dhe te projektit,duke shfrytezuar eksperiencen e trajnuesve hollandeze, pergjate vitit 2007 do te shtrihej :
-Shkolla pilot ne rrethin e Fierit ne Levan,Roskovec,Mbrostar,Zhupan me drejtues z.Shpetim Sina.
-Shkolla pilot ne rrethin e Korçes  “Asdreni”,”N.Frasher”,Sheqeras,Pojan me drejtuese Albina Pepo e Marta Xharo.
-Shkolla pilot ne rrethin Tirane (qark) Kamza e Re,Valias,Bulqesh,Zallmner me drejtues Shaban Duka.
-Shkolla pilot ne rrethin e Durresit  “14-Nentor”i,”Demokracia”,”Isuf Ferra”,”Qemal Mici” dhe “Bajram Curri 2” , me drejtues Alfred Dorraci  e Fatbardha Bici
Nga te dyja sindikatat u perzgjodhen 10 seksione per riorganizim,por edhe konsolidim te seksioneve me grate dhe rinine siç ishin: Lushje,Delvine,Sarande,Peqin,M.Madhe,Bulqize,Puke ,Tropoje ,Gramsh e Has.
Ne mbledhjen e dhjetorit 2007 u evidentuan disa rezultate positive :
Nga 4500 anetare me kuote ne vitin 2006 numri i tyre shkoi 5800 .
Nga 10 rrethe qe ishin ne projekt per riorganizim, 7 prej tyre  filluan vetveprimin dhe partneritetin me ZA.
Komunikimi me anetaret vazhdoi me 9 numra reviste per vitin 2006 dhe 5 per vitin 2007.Perveç aneve shume pozitive dhe shqetesimeve ndaj vetes dhe partnereve qendrore e lokal,verejtje e vazhdueshme do te mbetet  jo vetem furnizimi me materiale te sindikatave baze,por edhe e shperndarjes se saj.
Nje sukses shume pozitiv i Ministrise se Arsimit dhe te pergjegjesit te zbatimit te saj  z.Halit Shamata,  ishte Matura Shteterore.
Ne intervisten me zv.Ministrin e Arsimit z.Halit Shamata ,botuar ne  qershor 2007 ne “Tribuna Sindikale”pyetjes :- Çfare eshte verifikuar si me pozitive nga pervoja e deritanishne me Maturen Shteterore? Ai i pergjigjet: -Ne verejme me kenaqesi se opinioni publik dhe ai arsimor ka rritur besueshmerine,jo vetem ndaj ketij institucioni  te reformes arsimore,por edhe arsimit ne pergjithesi.Kjo,une mendoj se Matura Shteterore ka ngushtuar shtegun per  korrupsion,per fiktivitet dhe rezultate te fallsifikuara si dhe ka menjanuar konfliktin e interesit  midis mesuesit te shkolles se mesme  dhe notes se tij.,ndersa pyetjes “- Ç’fare mesazhi deshironi t’u transmetoni mesuesve sindikaliste? – I pergjigjet: - Une se pari,uroj te gjithe mesuesit per mbylljen e vitit shkollor dhe veçanerisht mesuesit sindikaliste  qe kane nje barre dhe pergjegjesi dyfishe.Ajo qe na duhet per te forccuar dhe permiresuar punen ne arsim ,eshte te forcojme partneritetin dhe bashkepunimin  jo vetem per paga me te mira,per te cilat qeveria eshte ne rrugen e permbushjes se premtimeve te saj,por edhe ne fushen e cilesise se shkolles,te kushteve te mesimdhenies dhe nxenies.Sindikatat arsimore jane ne kete rruge dhe kjo eshte rruga jone e perbashket.


           

Fale ndihmes financiare  dhe bashkepunimit me Konfederaten Hollandeze te sindikatave  dhe pas nje bashkepunimi disavjeçar me Sindikaten e Pergjithshme te Arsimit te Hollandes AOB u be e mundur  hapja e faqes se internetit  per  te dyja sindikatat e Arsimit me adrese WWW.fsash-spash.com.Krahas  kesaj me
mbeshtetjen e ketij projekti ,me kontributin e te dy sindikatave tona dhe ne bashkepunim me MASH dhe Drejtorite Arsimore u be e mundur qe ne tete qarqe te vihen ne dispozicion te seksioneve sindikale ,zyra te perbashketa te cilat jane paisur me mjete komunikimi perfshire kompjuter,linje telefoni etj.
            Me 6 shtator 2007 u zhvillua nje takim me Ministrin e Arsimit e Shkences z.Genc Pollo,ku u diskutuan probleme te rendesishme qe kane te bejne me partneritetin social-ekonomik te mesuesve dhe zhvillimin progsesiv te sistemit arsimor ne vendin tone.Dy drejtuesit e sindikatave e informuan Ministrin per veprimtarite e shumta qe kane organizuar dhe po organizojne dhe i paraqiten atij kerkesen per normalizimin e veprimtarise se SPASH-it e FSASH-it pas nxjerrjes nga ambientet e punes,shkaterrimit te mjeteve te punes e te dokumentacionit.
            Me daten 1 gusht 2007,Zyra e Permbarimit Tirane,pa paralajmerim,me ndihmen e forcave policore  dhe te mbeshtetur nga ish pronaret ,u futen forcerisht ne ambientet e  selive te BSPSH e KSSH,ku ishin edhe zyrat e te dy sindikatave te arsimit...
Ne keto kushte i’u kerkua Ministrit te Arsimit qe te dyja  sindikatave tona t’u vihej ne perdorim nga nje zyre.
            Nje tjeter kerkese ne kete takim ishte :-Per pagimin e deri dy pagave mesuesve anetare te sindikates qe dalin ne pension si dhe takime  ne 8 qarqe me  kryetare te bashkive e komunave  per  probleme te arsimit e partneritetit social me sindikatat                                                                 
Dy kerkesat e para ,Paisja me zyra dhe pagesa e dy pagave jane ende te pazgjidhura edhe sot; dhe do te jene objekt i bisedimeve gjate ketij viti.
            Njekohesisht udhezimi nr.29 date 18.09.2006 pika 7 eshte keqinterpretuar nga disa DAR e ZA  lidhur me kriteret e punesimit te mesuesve ne piken 4.4 te kontrates kolektive  te dates 4 korrik 2006 ku thuhet shprehimisht:-“Per arsimin parashkollor dhe per ciklin e ulet  te shkolles 9-vjeçare,te pakten diplomen e shkolles se mesme pedagogjike,ose te nje shkolle tjeter profilizuar per
mesuesi,siç jane shkolla e mesme e muzikes,artistike,te gjuheve te huaja dhe fizkultures”.
            Ne shkurt te 2008 Keshilli Kombetar do te merrte ne analize  zbatimin e kontrates kolektive,ndryshimet per pagat qe kaluan nga pushteti loikal ne DAR dhe ZA.Ishte shume e rendesishme qe te fillohej me listat e reja qe do te sherbenin jo vetem per grumbullimin e kuotizacionit te anetaresise,por edhe realitetin objektiv te sindikates .Duhet te pranojme per kete periudhe 4-vjeçare arritjen maksimale kur me iniciativen dhe interesimin e MPÇSSHB,MASH dhe sindikatave qendrore te arsimit  SPASH e FSASH,me 27 mars 2008 u zhvillua ne Tirane Konferenca Tripaleshe  “Mbi zbatimin  e Legjislacionit te punes  ne sektorin e Arsimit”.Ne konference moren pjese Drejtoret e DAR ,kryetaret e seksioneve sindikale ne qarqe  dhe  te dyja sindikatat e rrethit te Tiranes ,si dhe punonjes dhe specialiste te sektoreve te mardhenieve te punes ,te pagave ,buxhetit dhe juriste  nga te dyja ministrite organizuese te kesaj veprimtarie .Moren pjese dhe pershendeten konferencen zv.ministri i MPÇSSHB z.Kastriot Sulko dhe zv.ministri i MASH z.Halit Shamata.Punimet e konferences u moderuan nga  Drejtori i Drejtorise se Mardhemieve te Punes ne MPÇSSHB,z. Bujar Cani.
            Ne mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv me date 27.03.2008 presidenti i SPASH ne zbatim te diskutimeve te konferences tripaleshe  terhoqi vemendjen e anetareve ,duke u shprehur:- Ju lutem qe secili prej jush te kryeje dhe te zbatoje detyren per zgjidhjen e problemeve qe kane te bejne me ju dhe kontraten kolektive ne zbatim te statutit te neneve 24 e 25, jeni te pajustifikuar per mosgrumbullimin e kuotave.Pergjate ketyre diteve jam takuar me 17 Drejtori e Zyra Arsimore dhe nga ana e tyre nuk ka asnje pengese per mbledhjen e kuotave ,vetem n.q.se ju nuk paraqitni listat emerore te mesuesve anetare te SPASH ne rrethet tuaja.
            Ne datat 25 dhe 26 prill 2008 te dyja sindikatat e arsimit  ne bashkepunim me MPÇSSHB dhe MASH,organizuan  ne Tirane  nje tryeze te rrumbullaket te nivelit te larte per te diskutuar  “si te punojme se bashku  per t’i mbajtur femijet ne shkolle dhe per te eleminuar punen e femijeve”.Ne kete tryeze  Ministri i
Arsimit z.Pollo  theksoi  se gjate ketyre 2-3 viteve  ka ndjekur nga afer dhe ka marre pjese ne veprimtarite e shumta  qe kane organizuar sindikatat e arsimit  per parandalimin e punes se femijeve,per kthimin ne shkolle te nxenesve qe e braktisin  ate dhe per nxjerrjen  nga rreziku i braktisjes se qindra te tjereve .Ai e konsideroi kete levizje te sindikatave te arsimit si nje konceptim  dhe nje pozicionim te tyre ,si lidhje konkrete e objektivave social- ekonomike  me objektivat per reformimin  dhe modernizimin e arsimit.
Ne kete tryeze u arrit nje marrveshje  per angazhimin e sindikatave ,organizatave te punedhenesve  dhe aktoreve te tjere  per parandalimin dhe eleminimin e punes se femijeve ne Shqiperi.
            Vemendje te veçante SPASH i ka kushtuar gjate kesaj periudhe punes me grate mesuese ,krijimin e komiteteve te grave ,rritjes se pjesemarrjes se tyre ne sindikate ,permiresimit te pozites se tyre ne arsim  dhe trajtimin e zgjidhjen e problemeve specifike qe ato kane ne mardheniet e punes ,ne jeten shoqerore dhe ne kohen e lire ,Per kete me 6 qershor 2008  u zhvillua mbledhje e Keshillit Kombetar te SPASH me teme :-“Roli i gruas ne arsim dhe ne sindikate “ dhe ne materialin e pergatitur nga zj.Bukuroshe Shabani  sqaroheshin edhe disa konkluzione te nxjerra  nga anketimi  i bere ne bashkepunim me sindikatat hollandeze FNV dhe AOB ne 65 shkolla  me 2463 mesues  prej te cileve 1965 gra.
            Detyre paresore e SPASH ka qene e mbetet  te siguroje me shume sherbime per mesuesit sindikaliste.Per kete  gjate vitit 2008  jane zhvilluar takime ne nivele te ndryshme  ne te  gjitha strukturat e sindikates.Pas diskutimeve te shumta  ne te gjitha nivelet  ne muajin prill u zhvillua nje tavoline e rrumbullaket  me pjesemarrjen e 26 drejtuesve sindikale nga 17 rrethe  mga te cilet 11 prej tyre ishin gra .Merrte pjese zv.presidenti i Sindikates se Arsimit  te Hollandes AOB  Ton Rolvink dhe eksperte te kesaj fushe nga kjo sindikate.Nga eksperienca e Sindikates  Hollandeze te Arsimit  ata  sygjeruan :
-Ndihme ligjore,duke perfaqesuar sindikalistin ne proçeset ligjore
-Marrveshje me banka te ndryshme per kredi te buta.
-Kualifikim profesional pa pagese .
-Vizita mjekesore falas.
-Bashkepunim me agjencite turistike per udhetime turistike me çmime te uleta.
            Te gjitha keto propozime  e te tjera do te grumbullohen prane selive qendrore te sindikatave te arsimit,do te perpunohen,do te miratohen  dhe mund te trajtohen per  t’u futur ne kontraten kolektive  ose te mbeshteten  financiarisht nga vete sindikatat sipas mundesive .
            Ne ditet e para te muajit qershor  2008  Keshilli Kombetar i Punes  diskutoi mbi zhvillimin e partneritetit social  me sektorin e arsimit ne te gjitha nivelet .Ishte hera e pare qe Keshilli Kombetar i Punes ,si organi me i larte i partneritetit social ne vend ,perfshinte  ne axhenden e vet nje diskutim  te posaçem per nje sindikate dege ose profesioni  dhe kjo eshte vleresim qe behet nga ky organ per  zhvillimin  e prtneritetit social  ne nivel te pare nga sindikatat e arsimit.
Keshilli Kombetar i Punes  vleresoi lart  vizionin e sotem te sindikatave  te arsimit  qe shprehet  ne angazhimin e tyre me objektivitet  jo vetem per mbrojtjen e interesave  dhe zgjidhjen e kerkesave te anetareve  qe perfaqesojne ,por edhe ne marrjen e pergjegjesive  per reformimin dhe modernizimin e arsimit .Ai vendosi njezeri qe te mbeshtese kerkesat qe parashtruan ne mbledhje  sindikatat e arsimit dhe u angazhua qe se bashku me sindikatat ,te ndermarre hapat e nevojshem  institucionale per plotesimin e ketyre kerkesave.

Ne seminarin e perbashket te SPASH,FSASH dhe SBASHK  organizuar me 12.09.2008  u diskutua mbi organizimin sindikal te seciles organizate ,negociatat dhe kontratat kolektive ne sektorin e arsimit,bashkepunimi midis sindikatave te Shqiperise dhe te Kosoves ku merrnin pjese keshillat kombetare te te tri organizatave ,presidentet Ali Shabani,Bajram Kruja dhe Xhafer Dobrushi.Nga pala e Kosoves  mori pjese edhe ish kryetari i Sindikates se Arsimit te Kosoves z.Agim Hyseni ,sot ne pozicionin e zv.Ministrit te Arsimit te Kosoves.
            Qendrim  jo i  njejte me MASH  ishte edhe per “Urdherin e Mesuesit”,meqenese nuk kishte praktike ne asnje nga vendet perendimore u ra dakord  me kodin e etikes.
Kodi i etikes se mesuesit eshte n je teresi masash  dhe rregullash sjellje,qe mesuesit dhe drejtuesit e çdo rangu ne nivel shkolle,jane te detyruar t’u permbahen ne veprimtarine e tyre ne shkolle e jashte saj ne mardhenje me nxenesit,me eproret apo me vartesit,me koleget,me prinderit dhe me te gjithe komunitetin ne shkolle,perfshi edhe rregullat e sjelljes dhe menyren e paraqitjes ne shkolle dhe ne komunitetin ku jeton .Mendojme se shkolla ka nevoje per kete kod etike qe, neqoftese nuk mund te perfshihet ne ligj shtese,ne ligjin per arsimin parauniversitar,ne kodin e punes,te perfshihet ne aktet normative apo ne kontraten kolektive te punes,te firmosur me partneret e saj.Ne fund te muajit nentor 2008,te dyja sindikatat e arsimit  SPASH e FSASH ,moren pjese ,me pjesemarrjen e te gjithe anetareve te Kershillave Kombetare , ne senimarin e  organizuar ne Durres nga grupi i punes qe  hartoi draftin e kodit te etikes se mesuesit me mbeshtetjen e fondacionit “SOROS”,Ne kete takim autoret e draftit Tomi Treska,Zenel Sina Bajram Kruja,Xhafer Dobrushi,Albana Markja dhe Mirela Berisha prezantuan perpara pjesemarresve permbajtjen e epjeseve te veçanta  te Kodit te Etikes se Mesuesit.Pjesemarresit shprehen vleresimin e tyre per punen dhe theksuan se shkollat,sindikatat dhe mesuesit kane nevoje per kete Kod Etike.
                                                                        


            Ne mbledhjen e Keshillit Kombetar, per analizen vjetore dhe rezultatet e vitit 2008 ,zv.presidenti Defrim Spahiu ne raportin e mbajtur theksoi se SPASH Realizoi me sukses  te gjitha objektivat  e percaktuara ne fillim te vitit  per veprimtarine e saj.Ne menyre te veçante  u arriten suksese ne rritjen e numrit te anetareve me kuota ku u vleresua puna e mire e drejtuesve Haxhi Meçuli,Tirane Qytet,Albina Pepo,Korçe,Luan Zonja,Lushje,Arben Kola,Mat,Pjeter Prenga,Lezhe dhe riorganizimi i sindikates ne Durres  me anetaresi dhe kuota,nga z.Alfred Doraci.
Viti 2009 ,ishte viti i zgjedhjeve ne te gjitha strukturat sindikale te SPASH dhe per kete arsye me 29 janar u zhvillua mbledhja e Komitetit Ekzekutiv  dhe gjithçka u vendos ne mbledhjen e Keshillit Kombetar me date 6 shkurt .Dy ishin çeshtjet me te rendesishme  qe u trajtuan,ndryshimet ne statut ,ne ato nene ku gjate periudhes 4-vjeçare  ka patur veshtiresi ne funksionimin praktik  ne strukturat e SPASH  dhe percaktimi i fazave te zgjedhjeve.Zgjedhjet u zhvilluan ne tri etapa .Nga 6 shkurti deri me 11 prill u zhvilluan  zgjedhjet ne te gjitha shkollat dhe kopshtet publike  e private .Nga 11 prilli deri me 22 maj  u zhvilluan konferencat  per zgjedhjen e kryetareve  e te strukturave drejtuese te SPA ne rrethe.Analiza e buxhetit te SPASH –it per vitin 2008  dhe projektbuxheti per vitin 2009 paten shume diskutime  ne kete mbledhje.Ne diskutimin e tij Presidenti i SPASH  z.Bajram Kruja ,vleresoi  punen  e bere gjate vitit 2008 ne 20 sindikata rrethesh  ne drejtim te mbledhjes se kuotizacioneve me lista te rregullta te paraqitura prane DAR dhe ZA ku kuotat transferohen ne qender nepermjet bankes dhe ne kete menyre eshte eleminuar mundesia e korrupsionit.
            Pas perfundimit te etapes se pare te fushates zgjedhore ,me date 10 prill u mblodh Keshilli Kombetar,ku secili raportoi mbi ecurine e zgjedhjeve ne shkolla .Motoja : -Çdo mesues duhet te jete i sindikuar” ideuar nga presidenti i SPASH per fushaten, u vleresua drejt prej  drejtuesve Haxhi Meçuli  ,Shaban Duka,Hyqmet Kaçaniku,Haxhe Murati,Bukuroshe Shabani etj  te cilet rriten ndjeshem numrin e sindikatave ne shkolla dhe te anetaresise , gjate fushates zgjedhore ne shkolla.Secili ne diskutimin e vet  njoftoi edhe daten e shvillimit te konferences te SPA te rrethit.
            Kryesia e SPASH-it ,pasi u percaktuan datat  e konferencave te rretheve ,planifikoi monitorimin e tyre ,jo vetem nga kryesia,por edhe nga drejtuesit e prefekturave.U monitoruan 25 konferenca te SPA ne rrethe ku u rizgodhen e u zgjodhen drejtues te rinj.Per nga cilesia organizative  mund te permendim  konferencat e rretheve ,Elbasan,Korçe,Shkoder,Gramsh,Lushje,Erseke,Peshkopi, Tirane,Delvine etj.E veçanta e ketyre zgjedhjeve ishte  menyra e re e riorganizimit te sindikates te qytetit Tirane , e cila po provon ndarjen ne tre grupe per shkak te kerkesave specifike qe kane kopshtet,arsimi 9-vjeçar,arsimi i mesem i pergjithshem dhe profesional ,si dhe numrit te madh te tyre.
            Mbledhja e 4 shtatorit ,ishte mbledhja e fundit e Keshillit Kombetar qe do te mbyllte veprimtarine sindikale te kater viteve  dhe u evidentua se SPASH nga rreth 4000 anetare ne vitin 2006 ,dyfishoi numrin e tryre  ne 8000 anetare me kuote  ne fund te gjashtemujorit te pare 2009,nga 20 rrethe ku vepronte SPASH,sot ka 27 rrethe me veprimtari te plote dhe 4 rrethe jane ne riorganizim,u krijuan komitetet e grave  dhe nga rreth 4000 anetare te rinj 2400 jane gra.Te zgjedhur ne Keshillin e ri Kombetar nga 43 vete  11 jane gra qe perbejne rreth 29 %,8 prej tryre jane te reja ne Keshillin Kombetar,ndersa 5 drejtoje rrethe ku 2 prej tyre jane drejtuese te SPA ne prefektura,ndersa nga 32 burra 16 jane te rinj ne Keshillin Kombetar,edhe ne rrethet e reja prioritet do te kene drejtuesit e rinj dhe mundesish gra.Angazhimi i sindikatave te arsimit per parandalimin dhe eleminimin e punes se femijeve ,me gjithe rezultatet pozitive te arritura,do te jete prioritet i punes se tyre ne 4 vitet ne vazhdim.Gjithashtu ne kete mbledhje u miratuan  procedurat e zhvillimit te Kongresit,miratimi i   raportit kryesor ,mandatet e perfaqesimit ne kongres per secilin rreth,propozimet  per ndryshime ne statut, materialet e tjera te kongresit ,si dhe  kandidaturat per presidente                                                            

Bashkepunimi dhe partneriteti me BSPSH


Duke qene si pjesetare ne themelimin e BSPSH dhe pjese e pandare e historise se perbashket te sindikalizmit shqiptar,SPASH  vlereson ndihmen politike,organizative  dhe financiare qe BSPSH  dhe presidenti i saj z.Gezim Kalaja    kane dhene gjate ketyre 4-viteve ,jo vetem ne nivel qendror por edhe ne nivel lokal.Gjithashtu vleresojme dhe bashkepunimin me sindikatat e profesioneve  te tjera pjesetare te BSPSH,ne shume aspekte,por sidomos ne shqetesimin e shoqerise shqiptare,te punes se femijeve,te braktisjes dhe rrezikut te braktisjes  se shkolles nga femijet .Partneriteti i BSPSH me Ministrine e Punes ka qene normal,pavaresisht se ne Keshillin Kombetar te Punes jo gjithmon problemet jane trajtuar me seriozitetin e duhur per shkak te mospjesemarrjes te anetareve te Keshillin Kombatar te Punes ,por dergimit te zevendesave e deri ne nivel drejtoresh.
Ndersa ajo qe na çudit sot eshte, se qeveria pa asnje lloj partneriteti,pergatit nje projektligj ku i heq te drejten  e pronesise mbi ish pronat e Bashkimeve Profesionale, sindikates.Eshte e vertete qe qe nga viti 1996,por sidomos ne vitet 1997-1998 u shkaterruan e u tjetersuan vetem pronat e BSPSH,por eshte po aq e vertete se pas vitit 2002 u ndie nje permiresim ne administrimin tyre.
Shpresojme dhe mendojme se  vetem me bisedime ne tavoline do te gjendet menyra e re me e mire per administrimin e tyre.

Mardheniet me FSASH


Mardhenie shume pozitive, si nenshkruese te komtrates kolektive por edhe te  zbatimit te saj ne nivel qendror dhe  ne nivel lokal,per shqetesimet e barazvlefshme te anetareve mesues sindikaliste .Por do te ishte edhe
Projekti pilot i  SPASH,FSASH,AOB(Hollande) ne rethet  Tirane qark,Elbasan ,Korçe,Shkoder,Vlore,Fier qe perfaqesuesit tane  do te zhvillonin pune  dhe seminare te perbashketa, qe ndikuan pozitivisht edhe ne rrethet  e tjera si dhe ne  Keshillin Kombetar  per  bashkepunim cilesor dhe aktivitete te tjera te perbashketa .
           

Mardheniet me nderkombetaret


Si pjesetare te edukimit internacional ,kemi marre pjese ne aktivitetet nderkombetare si ne dhjetor 2006 ne Konferencen Paneuropiane ne Luksenburg,ku SPASH u perfaqesua me z.Defrim Spahiu.
Ne korrik te 2007 ne Kongresin e Edukimit Internacional ne Berlin SPASH u perfaqesua me  Presidentin e saj z.Bajram Kruja.
            Me AOB (Sindikaten e Arsimit te Hollandes) mbetet bashkepunimi maksimal,jo vetem financiar,qe eshte shume i rendesishem,por edhe me specialistet me te mire te tyre,qe na kane ndihmuar ne organizimin sindikalist,ne rritjen e aftesive drejtuese,ne nivel qendror e lokal,ne organizimin e forumit te gruas e te rinise sindikaliste,por shpresojme qe ta vazhdojme ne konsolidimin e institucioneve tona sindikaliste,ne drejtim in e kerkesave moderne sindikaliste,te shqetresimeve qe ka sot  sindikata hollandeze e qe neser  do t’i kemi edhe ne.
            Me fqinjet,Maqedonine,kemi mardhenie bashkepunimi ne nivel qendror ,por kohet e fundit kemi filluar edhe ndermjet shkollash ,veçanerisht me zonen e minoritetit Maqedonas.Nje projekt shume i thjeshte i SPASH-FSASH ne zonen e Liqenasit,ndikoi pozitivisht per rritjen e bashkepunimit midis sindikatave te  te dy vendeve tona.Jane zhvilluar takime midis drejtuesve te SPASH dhe sindikates se Arsimit te Struges Tetoves etj.
            Me Italine mardheniet  tona kane qene te pakta,por sot nje projekt qe zhvillohet ne kuadrin e dy konfederatave BSPSH – KSSH dhe qe drejtohet ne Shqiperi nga nje mesues,perfaqesues i CISL ne zonen e MARCHES  te Italise,z.Karlo Koli, te cilin e kemi te pranishem  ketu ,shpresojme  dhe po ndikon per ne nje bashkepunim edhe me te mire ne  vazhdim.
            Me Greqine dhe Malin e Zi,jemi perpjekur te krijojme mardhenie,por deri tani rezultatet nuk kane qene shume pozitive.
                                                                      
            Me Kosoven;zyrtarisht i urojme 17 shkurtin 2008,Shpalljen e Pavaresise,ate deshire per te cilen sakrifikuan paraardhesit e tyre.SPASH   e ka njohur SBASHK edhe atehere kur SBASHK  vepronte e kontribuonte per zhvillimin e arsimit ne Kosove,duke dhene mesim neper shtepia, para dhe gjate luftes.Sot mardheniet tona jane zhvilluar me tej,ku kemi organizuar aktivitete e seminare te perbashketa ,te cilat do te jene edhe me te shpejta ne te artdhmen ne kuadrin e levizjes se lire dhe te lehtesive qe krijoi perfundimi i rruges se re Durres –Kukes – Morine.

Mardheniet me MASH


            Partneriteti me MASH,perfaqesuar me kontraten kolektive te nivelit te pare dhe te 25 kontratave te nivelit te dyte me DAR dhe ZA,ka qene me i mire ne nivel qendror se ne ate lokal.Seminari i zhvilluar ne zyrat e sindikatave me 12 drejtoret e DAR dhe dy zv,ministrat e Arsimit dhe te Punes,tregon vullnetin e mire te partnereve.Por edhe çdo kerkese per shqetesimet ne nivel te mosrespektimit ,ose te keqinterpretimit te neneve te kontrates nga disa DAR apo ZA,ose te vete urdherave te Ministrit;Ministri Pollo dhe Beja kane qene te gatshem per t’na pritur,degjuar dhe vleresuar shqetesimet  tona duke  korigjuar gabimet e verejtura.
Si partnere,  jemi pjesemarres ne te gjitha takimet qe MASH ka zhvilluar  per çdo vit.Per rishikimin e reformes se projektit “Cilesi dhe barazi ne arsim”,po keshtu java e veprimeve globale per arsimin  qe zhvillohet nga 21-27 prill,qe eshte nje angazhim i 180 qeverive te marra ne Dakar-Senegal ne prill te vitit 2000 ne kontekstin e zhvillimit te mijevjeçarit, ku pikat me te rendesishme ka:
-Arritjet e barazise se gjinive ne arsim, deri ne vitin 2015.
-Sigurim qe femijet me rrethana te veshtira dhe ata  te minoriteteve etnike te kene akses ne nje arsimim fillor falas,te detyrueshem dhe me cilesi te mire.
            Eshte e vertete se arsimi privat ne Shqiperi  filloi  komercialisht ne disa shkolla private,por sot ka shkolla private qe kane filluar te kene rezultate shume pozitive ne cilesine e arsimimit te femijeve,fale edhe kontributit te donatoreve serioze. Krijimi i sindikatave ne keto shkolla,nuk eshte pritur mire  nga drejtuesit e tyre dhe ne nuk kemi dashu  te futemi me zor,ku ne disa raste,nuk jane te fituara ato te drejta qe i ka nje mesues ne arsimin publik,megjithate kemi edhe verejtje qe disa prej ketyre nuk pranojne as perfaqesues te drejtorive arsimore apo te ZA.Shpresojme qe meqenese MASH lidh kontrate pune per mesuesit,ato nene  te kontrates qe jane te detyrueshme per MASH  te jene  te detyrueshme edhe per punedhenesit private.
            Jemi pjesemarres ne keshillin Kombetar te arsimit profesional,qe mbetet nje prioritet ne kete 4-vjeçar dhe SPASH,mbeshtet qeverine dhe MASH ne te gjitha perpjekjet e saj ne rritjen e numrit dhe cilesise ne keto shkolla.
            Gjithashtu SPASH,ne riorganizimin e sindikates se mesuesve qe punojne ne kopshte,kerkon nga vete ata te organizohen per t’i sherbyer me cilesisht edukimit te femijeve,per shkak se edhe qeveria eshte e gatshme te investoje ne permiresimin e edukimit ne kete cikel.
            Duke ju falenderuar per vemendjen e treguar,pasi te trajtohen edhe tema te tjera me pyetjet dhe diskutimet tuaja,do ta mbyllim kete 4-vjeçar per t’i hapur rrugen nje 4-vjeçari te ri edhe me te suksesshem per vleresimin moral nga shoqeria dhe material nga shteti per rolin dhe punen e mesuesit ne nje shoqeri demokratike.                                                                  
 Ju faleminderit!
           

 

 
                      

REZOLUTE
E KONGRESIT  TE PESTE TE SPASH

Kongresi i peste i SPASH i mbledhur ne Durres me 11-12 shtator 2009,analizoi punen e bere qe nga Kongresi i katert dhe detyrat qe dalin per te ardhmen.
            Shume rezultate  pozitive jane arritur gjate kesaj periudhe,duke filluar me dyfishimin e pagave ,rreth 50% e shkollave jane te reja apo jane rikonstruktuar.Energjia elektrike sot eshte 24 ore dhe krijon mundesine per te funksionuar  normalisht  mesimi ,veçanerisht ora e informatikes ,ku ne te gjitha shkollat jane instaluar kompjutera dhe ka internet,transporti falas  me rruge  dhe mjete  gjithnje  e me te mira, por megjithate ne do te vazhdojme me kerkesat tona,per kushte pune me te mira e nivel me te larte jetese.

  1. Funksionimi  dhe konsolidimi statutor i organeve drejtuese qendrore ,lokale e ne baze shkolle.
  2. Decentralizimi i funksionimit te tyre ,solidariteti dhe ndihma e ndersjellte.
  3. Konsolidimi i Departamenteve te Gruas dhe te Rinise.
  4.  Motoja e SPASH ne kete 4-vjeçar do te jete”Çdo mesues duhet te jete i sindikuar.
  5. Partneritet ne nivel qendror,lokal dhe shkolle per problemet sociale dhe te reformes arsimore me punedhenesit.
  6. Sindikatat dhe puna e femijeve.
  7. Zbatimi i kontratave kolektive te nivelit te pare dhe te dyte.
  8. Mbeshtetje  te arsimit kombetar publik dhe privat,mbeshtetje arsimit profesional dhe parashkollor.
  9. Cilesi e barazi ne arsim,si dhe te mesuarit gjate gjithe jetes.
  10. Kualifikimi  i mesuesve per rritjen e profesionalizmit bashkekohor.
  11. Vazhdimin e kerkeses per permiresimin e kushteve te punes per mesuesit dhe femijet ne shkolle.
  12. Vazhdimin e kerkeses  per vleresimin material te mesuesve.
  13. Vlersimin moral nga shoqeria per punen  e rolin e mesuesit ne nje shoqeri demokratike.