Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Zhvilloi punimet Kongresi i 4te i FSASH
Z. Xhafer DOBRUSHI rizgjidhet Kryetar i FSASH


Tirane, 6 nentor 2009

Ne sallen e Muzeut Historik Kombetar, ne Tirane, ne daten 6 nentor 2009, zhvilloi punimet Kongresi i Katert i Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH.




Ne Kongres moren pjese 78 delegate  nga 32 rrethe te vendit , si edhe  te ftuar sindikaliste te dalluar, mesues dhe aktiviste te FSASH.
Ndodheshin, gjithashtu, Zv/Ministri i Arsimit dhe Shkences, Z. Halit Shamata, Drejtori i Drejtorise se Mardhenieve te Punes ne Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Z. Bujar Cani, Kryetari i KSSH, Z. kole Nikolli, Kryetari i SPASH, Z. Bajram Kruja etj.



Kongresin e hapi Sekretari i Pregjithshem i FSASH, Z. Stavri Liko, i cili u uroi mirseardhjen delegateve e te ftuareve dhe propozoi miratimin e komisioneve te punes te Kongresit.


Fjalen Hyrese “Mbi veprimtarine e FSASH  per periudhen pesevjecare dhe drejtimet kryesore te punes per mandatin ne vijim”, ne emer te Keshillit Kombetar, e mbajti Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi


Ne emer te MASH, Kongresin  pershendeti Zv.Ministri i Arsimit  Z.Halit Shamata, i cili  vleresoi rolin e FSASH ne mbrojtjen e interesave te anetareve e te mesuesve ne teresi si edhe mardheniet e bashkepunimit dhe partneritetin  midis MASH dhe sindikatave te arsimit, si dhe kontributin e dhene prej tyre ne zbatimin e reformave  arsimore, si edhe per shmangien e braktisjes se shkolles dhe eleminimin e punes se femijeve.




Me pas, Kongresin e pershendeti Drejtori i Drejtorise se Mardhenieve te Punes ne Ministrine e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Z. Bujar Cani, i cili beri vleresime per partneritetin dhe kontributin e dhene nga SPASH ne Keshillin Kombetar te Punes dhe ne permiresimin e standardeve te punes.


Ne vijim, Kongresin epershedneti Kryetari i KSSH, Z. Kole Nikolli, i cili vleresoi rolin e FSASH ne kuadrin e bashkesise konfederative dhe beri thirrje per pranimin e Statutit te Konfederates, pjesemarrjen ne Kongresin e saj dhe zbatimin e normave statutore te KSSH-se.


Z.Defrim  Spahiu, Zv/,Kryetar i  SPASH, ne pershendetjen e tij, u ndal ne bashkepunimin  midis dy sindikatave tona te arsimit dhe shprehu edhe nje here vullnetin e SPASH per te vazhduar ne rrugen e perbashket te mbrojtjes se interesave te anetareve dhe zhvillimit te sistemit arsimor ne vendin tone.



Kongresi i vazhdoi punimet me Raportin ekonomiko-financiar, mbajtur nga Sekretai i Pregjithshem Z. Stavri Liko, si edhe me diskutime e debate ne lidhje me Fjalen Hyrese dhe kete raport.
Ne vijim Kongresi miratoi dy raportet, rezoluten, ndryshimet ne Statutin e FSASH dhe nje Vendim ne lidhje me qendrimin ndaj Kongresit te KSSH.
Ne menyre demokratike, u zhvilluan procedurat e zgjedhjeve, ku, me votim te fshehte, me unanimitet te plote, Z. Xhafer Dobrushi u rizgjodh Kryetar i FSASH.


 

 

Fjala hyrese ne Kongresin e Katert te FSASH 

Te nderuar kolege delegate dhe te ftuar,


Sot mbushen 5 vjet nga dita kur perfundoi punimet Kongresi i Trete i FSASH. Eshte nje periudhe e gjate, e ngjeshur me ngjarje intensive ne jeten dhe veprimtarine e organizates tone sindikale, qe eshte veshtire te permblidhen ne nje fjale hyrese, ne hapje te ketij Kongresi. Kane kaluar 3 kongrese dhe 3 konferenca kombetare qe nga mbledhja themeluese e FSASH. Secili nga keta kuvende ka rendesine e tij, sepse secila etape qe ai perfshine ka vendosur nje gure, ka hedhur nje baze, ka sherbyer dhe mundesuar per ta ngritur Federaten tone sindikale te arsimit dhe shkences ne nivelet qe eshte sot, ne nivelin e nje organizate sindikale punemarresish te qendrueshme, te organzuar dhe strukturuar mire nga pikepamja statutore nga baza deri ne qender, me nivel te kenaqshem profesionalizmi, me bilanc te pasur levizjesh sindikale dhe me arritje konkrete e te ndjeshme ne mbrojtjen ekonomike e sociale te sindikalisteve dhe te mesuesve ne pergjithesi, me objektiva e vision te qarte, duke vepruar e bashkevpruar me punedhensin, me Ministrine e Arsimit e Shkences dhe me Qeverine, pa komplekse, si  nje partner social  serioz dhe i pergjegjshem jo vetem per mbrojtjen sociale ekonomike te anetareve qe perfaqesojme e te punonjesve te arsimit ne teresi, por edhe duke dhene mbeshtetjen e ndihmen tone modeste per arritjen e qellimeve te perbashketa- per mbrojtjen e shkolles, per nje arsim cilesor dhe shanse te barabarta per te gjithe, per reformimin e modernizimin e sistemit  arsimor ne vendin tone.
Eshte kjo periudhe 18 vjecare veprimtarie intensive, qe perfshine aksione dhe arritje sindikale nga njeri vit ne tjetrin dhe qe ka bere te mundur rritjen e besimit dhe mbeshtetjen e sindikalisteve dhe te te gjithe mesusve ndaj Federates tone sindikale. Kjo ka bere te mundur qe rreth 22.000 punonjes nga te gjitha nivelet e arsimit te militojne sot ne FSASH, aspiratat e te cileve i perfaqesoni Ju ne kete Kongres.

Le te bejme nje analize te permbledhur te veprimtarise sone gjate ketyre 5 vjetve, te krahasuar edhe me obektivat qe i caktuam vetes ne Kongresin tone te Trete.
Se pari, objektivi  me i rendesishem ishte fuqizimi i strukturave sindikale ne te gjithe nivelet, nga baza ne qender. Ne funksion te zbatimit te kesaj detyre jane zhvilluar pothuaj cdo vit  seminare treditore me drejtuesit e seksioneve sindikale, ku jane punuar tema nga statute i FSASH, konventat nderkombetare te punes, legjislacioni shqiptar per marredheniet e punes dhe tema qe trajtojne strategjine e arsimit, zhvillimin e reformes, te kurrikave, etj. Ne keto trajnime kane kaluar te gjithe kryetaret e seksioneve sindikale, perfshire edhe ato qe jane riorganizuar rishtas si Berati, Gramshi,etj.
Ne kuadrin e forcimit dhe kompaktimit te kapacitetve te strukturave vemendje e vecante i eshte kushtuar krijimit te komisioneve te gruas. Ne saj te trajnimeve te shumta qe jane bere u arrit qe ne dy vitet e par ate ketij mandati FSASH te ngreje komisione aktive te grave ne 15 rrethe te vendit, ndersa tani, komisione te tilla kemi ne 28 rrethe. Per t’u evientuar kane qene perpjekjet qe jane bere per t’i ndihmuar keto komisione qe te zhvillojne veprimtari konkete dhe te pavarura me aktivin  grave. Ketij qellimi i sherbeu anketimi qe u organizua me rreth 600 gra e te reja mesuese nga 10 rrethe te vendit, ku u dhane mendime e sugjerime per vendin qe zene grate ne strukurat sindikale, ne vendet drejtuese ne shkolle, per shfrytezimin e kohes se lire, te aktiviteteve shlodhese e argetuese, etj. Kjo ka cuar ne gjallerimin e veprimtarive te grave e vajza ne strukturat sindikale, ne rritjen e pjesemarrjes se tyre ne vendet drejuese ne sindikate, etj.

Po keshtu, shume perpjekje, nepermjet seminareve dhe veprimtarive konkrete jane bere per organizimin e te rinjve ne FSASH. Numri i mesuesve te rinj nen moshen 35 vjec ze rreth 1/3 e anetareve te FSASH. Ne kemi sot mjaft seksione sindikale ne rrethe si ne Tirane, Fier, Vlore, Durres, etj. qe terheqin efektivisht ne veprimtarine e tyre masen e te rinjve dhe, qe kane nje numur te madh mesuesish te rinj me formim bashkekohor, te trainuar dhe te afte qe te gjallerojne e forcojne organizatat sindikale dhe te rritin cilesine e punes ne shkolle. Gjate fushates se zgjedhjeve te reja ne shkolla e seksioneve, shume prej ketyre te rinjve kane ardhur ne udheheqje te sindikatave. Por,na mbetet akoma mjaft per te bere qe Kryesia e FSASH dhe Seksionet Sindikale te krijojne me shume hapesire, kushte e mundesi qe komsionet e rinise te mos mbeten formale, qe te zgjerohet aktivi rreth tyre duke rritur interesin e ketyre te rinjve per t’u perfshire ne keto komisione. Vetem keshtu do te ndjehet me fuqishem dhe me efektivisht zeri i tyre ne shkolle dhe  ne strukturat sindikale te vendit.
Se dyti, objektiv me shume rendesi ka qene dhe mbetet zhvillimi i vazhdushem i dialogut social si ne nivelin e pare ashtu edhe ne nivelin e dyte.
Permbajtjen kryesore te dialogut e perbejne perpjekjet per nenshkrimin dhe zbatimin e Kontrates Kolektive te Punes ne te dy nivelet. Ne vjeshten e viit 2005 ne, se bashku me SPASH, filluam me MASH negocimet per hartimin dhe nenshkrimin  e Kontartes Kolektive te Punes te nivlit te pare. Synimi yne ishte qe, ne radhe te pare, te ruajme ato standarte qe kishim garantuar me kontratat e mepareshme. Kjo u arrit dhe ne disa drejtime, sidomos ne fushen e lirive sindikale u bene avancime.        
Por, nese KK e Punes, qe eshte sot ne fuqi, eshte pergjithesisht ne standarte bashkekohore dhe pasqyron mire kerkesat e Konventave Nderkombetare dhe te Kodit te Punes, ne procesin e saj, sidomos ne nivelin e dyte, ka probleme shqetsuese, ka anashkalim te dispozitave te vecanta deri te shkelja hapur e tyre nga ana e disa drejtuesve ne nivel vendor. Per t’u prere rrugen ketyre veprimeve antiligjore dhe antikontraktuale, FSASH se bashku me SPASH, organizoi ne bashkepunim me MASH dhe MPCSSHB nje seminar nje ditor me drejtoret e DAR dhe kryetaret e seksioneve sindikale ne nivel qarku, ku u fol per aspekte te vecanta te kuptimit dhe zbatimit te KK te Punes. Me efekt ka qene punimi I konkluzioneve te ketij seminari ne DAR te rretheve Shkoder, Elbasan, Korce, Durres, Vlore, Fier, etj.


Nese per zgjedhjen e shqetsimeve qe jane vrejtur ne nivel te DAR/ZA eshte bashkepunuar mire me MASH, akoma kane mbetur pa u zgjidhur disa kerkesa te ndjeshme, sic jane: dhenia deri ne 2 paga e mesuesve qe dalin ne pension, motivimi i mesuesve dhe sindikalisteve nga Fondi i Vecante, zbatimi i standarteve bashkekohore per levizjet dhe emrimin e mesuesve e drejtuesve te shkollave etj. Per keto ceshtje MASH ka pranuar se do te jete pale para Ministrise Financave dhe Qeverise, sepse shume prej tyre zgjidhen me VKM, por deri tani kemi mbetur vetem ne kuadrin e bisedimeve.
Eshte per t’u permendur se FSASH prej me shume se 7-8 vjetesh ka dale nga kuadri i ngushte i perqendrimit vetem ne kerkesa ekonomike e sociale dhe eshte perfshire aktivisht ne punen per reformimin dhe modernizimin e sistemit arsimor.

FSASH ka qene aktive ne hartimin e Strategjise se Arsimit Parauniversitar, ne punen per konsolidimin e Arsimit Profesional, ne permiresimin e kurrikules, etj. dhe me mjetet e saj dhe te donatoreve te huaj ka kontribuar ne aftesimin e me shume se 400 mesuesve me tematikat e manualit per oret jashte kurrikes, per aspekte te vecanta te Strategjise se Arsimit Parauniversitar, duke sjelle ne mjediset e mesuesve sindikaliste edhe pervojen e pasur te mesuesve te vende perendimore si Hollanda, Italia, etj.
Kapitulli me i vleresuar ( se bashku me SPASH), ka qene dhe mbetet puna sistematike, kembengulese, e kualifikuar per nje problem madhor te shoqerise se sotme, sic eshte minimizimi dhe eliminimi i punes se femijeve, pra ulja graduale e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, duke krijuar kontigjente analfabetesh. Me ndermjetesimin e EI dhe ndihmen e drejtperdrejte te FNV/AOB dhe te organizatave nderkombetare qe veprojne ne Tirane, si ILO- EPEC, etj., jane perfshire ne trajtime dhe veprimtari per uljen e numrit te nxenesve qe braktisin shkollen ose qe frekuentojne me nderprerje 400 mesues nga shkolla te rretheve Tirane,(qark), Fier, Elbasan, Korce, Shkoder dhe Durres, te cilet jane grumbulluar rreth vetes ne shkalle vendi edhe mbi 1.200 te tjere. Keta mesues, kane punuar dhe punojne me perkushtim, duke u kujdesur per afro 4000 nxenes problematike, me nje ose pa prind, me prinder pa pune, me gjendje te veshtire ekonomike,  kane ndihmuar ne kapercimin e kesaj gjendjeje dhe qindra e qindra prej tyre i kane kthyer ne shkolle. Ne sherbim te trajtimit profesional dhe efektiv te ketij kontigjenti jane bere disa botime cilesore bashkekohore sic jane : Sindikatat dhe puna e femijeve, 2 vellimet per edukimin nepermjet artit, kultures dhe medias, manuali per oret ekstrakurrikulare, botime te tjera periodike dhe 41 numra te revistes “ Tribuna Sindikale”. Me te drejte, nga ana e ITUC dhe EI, FSASH/SPASH konsiderohen sot sindikatat me te vleresuara ne Europe per eliminimin e punes se femijeve dhe kane rekomanduar perdovjen tone jo vetem ne vendet e rajonit te Ballkanit,por deri ne Marok, Indi dhe Ameriken Qendrore.
Te nderuar kolege delegate,
FSASH eshte tani para nje momenti te rendesishem qe ka te beje me institucionalizimin e saj me punemarresin per 4-5 vitet e ardhshme per te garantuar nje mbrojtje sociale dhe te marredhenieve te punes ne teresi per sindikalistet, mesuesit dhe punonjesit e sistemit parauniversitar e me gjere, pra jemi para fillimit te procesit per negocimin dhe nenshkrimin e kontrates se kolektive te punes. Tashme sindikatat e arsimit kane nje pervoje te mire negocimi me punedhenesin dhe ajo qe eshte me e rendesishme te theksohet eshte se partneriteti social me MASH nuk eshte nje ceshtje qe diskutohet nje here ne vit, por eshte problem pothuaj i perditshem.
Cfar synon FSASH ne procesin e negocimit dhe te nenshkrimit te Kontrates se re Kolektive te Punes?
Nga sugjerimet qe kane bere dhe do te bejne keshillat dhe seksionet sindikale, mund te themi se problemet qe perbejne kete proces mund te ndahen ne 3 grupe:
Grupi i pare, perfshine ato dispozita qe perbejne standarte, jane vendosur prej shume vitesh ne kontratat e mepareshme kolektive dhe duhet te ruhen e perfshihen perseri ne kontraten e re.
Grupi i dyte, perbehet nga hartimi i dispozitave te reja qe jane ne kompetence te Ministrit te Arsimit dhe Shkences, qe mund te jene te fiksuara ne kontraten ekzistuese, por qe per shkak te thellimit te reformes dhe te procesit te demokratizimit e modernizimit te arsimit, duhen plotesuar ose formuluar rishtaz, me kusht qe te mbrohen mesuesit dhe kategorite e tjera te punonjesve te punesuar ne arsim ne nivelin e standarteve bashkekohokore, sic jane aktet normative, percaktimi i kohes javore te punes se mesuesit, motimi me i mire i mesuesve per funksionin e tyre si edukator, etj.
Grupi i trete i dispozitave qe do te permbaje Kontrata e re Kolektive e Punes perbehet nga kerkesa zgjidhja e te cilave kerkon angazhimin e Qeverise. Per kete grup MASH dhe sindikatat gjate procesit te negocimit harmonizojne qendrimet e tyre dhe paraqiten si pale e perbashket para Qeverise. Te tilla jane problemet e pagave, te motivimit te mesuesve me te dalluar si misionar, perballimi i nevojave madhore per mesues ne zonat e thella, statusi i mesuesit, miratimi i Kodi te Etikes se Mesuesit, heqja e takses per nje vizite mjeksore ne vit, etj.

Shqetsimi me i madh qe duhet te zgjidhet me kontraten e re eshte frenimi dhe ndalimi i levizjeve te pamotivuara dhe emrimeve te nxituara e jashte kritereve. FSASH, ndonese ka bere dallimin midis pages bruto dhe neto qe kane perfituar mesuesit gjate 4 viteve te shkuara dhe ato qe perfitojne sot, me objektivitet ka vleresuar pozitivisht ndarjen nga buxheti i shtetit qe ka bere Qeveria per pagat e mesuesve. FSASH vlereson shume prononcimin e MASH dhe Qeverise qe PBB ne 4 vitet qe vijne do te rritet ne 6-7 perqind, sepse ky tregues eshte ne mesataren e vendeve te BE.
Por kjo nuk do te thote se Sindikatat nuk kane cfar te diskutojne dhe te fiksojne ne KK te Punes per pagat dhe pensionet e mesuesve. Se pari, ne do te insistojme qe Qeveria te vazhdoje ta mbaje prioritar arsimin dhe te bej me shume per perqendrimin e arsimit ne zonat e thella,  do te perfshihen ne kontrate tregues qe harmonizojne me mire pagen per vjetersi te mesuesve, pagen per kualifikim dhe motivimet per nevoja madhore ne arsim, etj.
Kolege sindikaliste,
Edhe ne keto vite FSASH eshte perpjekur te jape maksimumin e saj per forcimin e bashkesise konfederative, sepse ajo eshte nga themelueset kryesore te kesaj bashkesie. Une deshroj te theksoj ne kete Kongres se FSASH eshte e vendosur per te ndertuar dhe ruajtur marredhenie barazie, bashkepunimi dhe solidariteti me cdo federate profesioni apo dege qe eshte anetare e KSSH, duke I ndertuar marredheniet vetem mbi baza konsensusi dhe ne dobi te levizjes sindikale ne vend. Por FSASH thekson gjithashtu se asnje sindikate apo grupim sindikal, kushdo qofte, brenda KSSH apo jashte saj, nuk duhet te ushqeje iluzione se mund t’i beje moral, t’i flase per parime apo norma dhe aq me pak t’i inponohet FSASH-it. Tani FSASH eshte rritur, eshte konsoliduar, eshte institucionalizuar me struktura qe nga baza deri ne qender dhe qendrime e presione te tilla nuk e lekundin ate ne rrugen e saj, dhe se ajo eshte plotesisht e afte qe t’i zgjidhe vete problemet e saj.
FSASH eshte anetare e Federates Nderkombetare te Sindikatave, qe anetareson mbi 40 milion anetare si dhe anetare e struktures panevropiane te sindikatave dhe gezon midis tyre nje vend te respektuar. Federata jone ka marredhenie e bashkepunim te rregullt me Sindikaten e Pavarur te Arsimit Shqiptar, me te cilen prej rreth 12 vitesh negocojne dhe nenshkruajne bashke kontraten kolektive, kane nje organ shtypi te perbashket “ Tribuna Sindikale” dhe zhvillojne shume aktivitete te perbashketa. FSASH ka marredhenie vllazerore dhe marreveshje bashkepunimi me SBASHK-un e Kosoves dhe shkemben pervoje e zhvillon aktivitete te perbashketa me te.

FSASH gjithashtu ka marredhenie intensive dhe frutdhenese me sindikaten e arsimit te Holandes, AOb, dhe Konfederaten Holandeze te Sindikatave FNV, te cilat i falenderojme ne menyre te vecante per ndihmen dhe kontributin qe ato kane dhe per mbeshtjen e programeve te dy sindikatave tona per forcimin dhe demokratizimin e strukturave te tyre dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve ne vendin tone. Ne kemi mardhenie te mira bashkepunimi, gjithashtu, me sindikatat e arsimit te Frances, Gjermanise, Anglise, Italise, Maltes, Hungarise,Turqise, Greqise, SHBA dhe te gjitha vendet e tjera te Ballkanit e te Europes Lindore. Ne do t’i ruajme e zhvillojme me tej dhe me dinjitet keto marredhenie.
Te nderuar delegate dhe te ftuar,
Keto ishin disa nga problemet qe une, ne emer te Keshillit Drejtues te FSASH, percaktova te shtroj ne kete Kongres.

Faleminderit.
 Xhafer  Dobrushi

 

 

R  E  Z  O  L  U  T  E
E KONGRESIT TE 4-t TE FEDERATES SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES TE SHQIPERISE

 

Kongresi i 4te i Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, i mbledhur ne Tirane, me 6 nentor 2009, mbasi analizoi veprimtarine 5 vjecare te FSASH dhe diskutoi per objektivat deri ne Kongresin e ardhshem, miraton kete
                                                          
R  e  z  o  l  u  t  e

  1. Kongresi miraton fjalen hyrese te mbajtur nga Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi, lidhur me gjendjen, arritjet dhe objektivat e FSASH  deri ne Kongresin e ardhshem.
  2. Kongresi  miratoi rRaportin dhe te dhenat mbi gjendjen financiare te FSASH, paraqitur nga Sekretari i Pergjithshem, Z. Stavri Liko.
  3. Per zhvillimin dhe konsolidimin e veprimtarise sindikale ne 5 vitet e ardhshme, Kongresi ngarkon te gjithe strukturat drejtuese te FSASH, qe:
  4. Keshilli Drejtues dhe Kryesia e Federates si dhe Seksionet Sindikale ne rrethe te kene si objektiv kryesor zhvillimin e nje dialogu social real, efektiv dhe te vazhdueshem me punedhenesin.
  5. Keshilli Drejtues dhe Kryesia e FSASH te mbajne parasysh qe ne procesin e negocimit dhe hartimit te Kontrates Kolektive te nivelit te pare te gjejne zgjidhje disa nga kerkesat me te ngushtme te sindikalisteve, sic jane:

-Te rivendoset standarti qe ka ekzistuar ne kontratat e mepareshme qe mesuesit qe dalin ne pension te marrin, jo nje, por deri ne 2 paga.
-Te kerkohet nga Qeveria dhe MASH qe rritja e pagave edhe ne 4 vitet e ardhshme te jete mesatarisht jo me pak se 14 perqind ne vit,
-Te institucionalizohet me kontrate kolektive sistemi i shperblimit te mesuesve per pune me cilesore.
-Te arrihet marreveshja qe nje vizite mjeksore ne vit te jete falas per mesuesit dhe punonjesit e tjere te arsimit anetare  te sindikatave.
-Te saktesohet me kontrate kolektive ngarkesa mesimore javore e mesuesit.
         4.  Brenda nje periudhe njevjecare te perfundoje drafti i Statusit te Mesuesit.
         5.  Kryesia e FSASH te coje deri ne fund punen e nisur per hartimin dhe miratimin e Kodit te Etikes.
         6.  Te vazhdoje puna e nisur per uljen graduale dhe eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te nxenesve qe e kane braktisur ate dhe per nxjerrjen nga rreziku i braktisjes te nxenesve qe frekuentojne me nderprerje, duke bashkepunuar me ngushte me MASH dhe DAR/ZA.

KONGRESI I 4te I FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES

Tirane, 6 nentor 2009