Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

ZHVILLOI PUNIMET SESIONI I DYTE I
KONGRESIT TE PESTE TE FSASH
Tirane, 7 nentor 2013

Ne zbatim te vendimeve te Keshillit Drejtues te FSASH te dates 21 dhjetor 2012 dhe 9  shkurt 2013, zhvilloi punimet ne sallen kryesore te Muzeut Historik Kombetar neTirane,  ne daten 7 nentor 2013, Sesioni i Dyte i Kongresit te 5-te te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH.

Ne Kongres merrnin pjese 87 delegate nga 35 seksione sindikale te FSASH-it ne rrethe, te ftuar nga disa seksione sindikale, si edhe nga Sindikata e Pavarur e Arsimit Shqiptar, SPASH, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise, si edhe nga kater Federata me te cilat FSASH bashkepunon ne kuadrin e levizjes sindikale shqiptare.    

Ne emer te Keshillit Drejtues, Fjalen e Hapjes e mbajti Zv/Kryetari i FSASH, Z. Fatmir Bezati.   

Kongresi miratoi njezeri Axhenden e Sesionit te Dyte te Kongresit me kete permbajtje:
1. Diskutimi dhe marrja e vendimeve perkatese ne lidhje me temen kryesore te ketij Sesioni “Konsolidimi i strukturave te FSASH dhe angazhimi i metejshem per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe mbrojtjen sociale – ekonomike te tyre”.

2. Miratimi i ndryshimeve ne Statutin e FSASH-it, sipas propozimit te Keshillit Drejtues te Federates.

3. Miratimi i Vendimit te Kongresit

Mbasi Kongresi zgjodhi Komisionin e Verifikimit te Mandateve dhe Komisionin e Votimit, e mori fjalen Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi, i cili mbajti Fjalen Hyrese te Kongresit.    

Ne vijim, Kongresin e pershendeten perfaqesuesit e Ministrive pjesemarrese, Presidenti i SPASH-it, Nevrus Kaptelli, si edhe perfaqesuesi i kater federatave.   

Rreth temes qendrore te Kongresit folen perfaqesuesit e Seksioneve Sindikale Tirana Qytet, Majlinda Ziu, Vlore, Petref Celaj, Pogradec, Istref Haxhillari, Berat, Enriketa Zeqo, Durres, Sadik Prethi, perfaqesuesi i Arsimit te Larte, Zenel Sina etj. Kongresi Miratoi kerkesat kryesore qe do t’u drejtohen Ministrise se Arsimit dhe Sportit dhe Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise, si edhe ndryshimet ne Statutin e FSASH-it dhe Vendimin kryesor te Ketij Kongresi. 

 

Fjala Hyrese
e Kryetarit te FSASH, Z. Xhafer Dobrushi ne Kongres

KONSOLIDIMI I STRUKTURAVE TE FSASH  DHE ANGAZHIMI I METEJSHEM PER RRITJEN E PROFESIONALIZMIT TE MESUESVE DHE MBROJTJEN SOCIAL- EKONOMIKE TE TYRE

Te nderuar zonja dhe zoterinj delegate e te ftuar,

Dita e sotme, dita e zhvillimit te Sesionit te Dyte te Kongresit te Peste te FSASH, eshte nje ngjarje e gezuar dhe e shenuar per sindikalistet anetare te Federates sone, per gjithe mesuesit e sistemit te arsimit parauniversitar, per pedagoget dhe punonjesit shkencor, per gjithe punonjesit e sistemit te Ministrise se Arsimit dhe Sportit.
Eshte dite e gezuar dhe e shenuar, sepse Federata jone ka rastin dhe mundesine te shpalose arritje konkrete, sidomos gjate ketyre kater viteve te fundit, per mbrojtjen sociale dhe ekonomike te mesuesve, per angazhimin serioz ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit dhe nivelin e mire te zhvillimit te dialogut social me punedhenesin, veprimtari keto qe kane rritur standardet e mbrojtjes sociale dhe ligjore te arsimit, sidomos te atyre qe jane te punesuar ne sistemin parauniversitar.

Sic eshte bere e ditur, Kongresi yne i peste, si Sesioni i Pare qe u zhvillua me 23 mars 2013, ashtu dhe Sesioni i Dyte, qe po zhvillojme sot, eshte nje Kongres jashte radhe, ose sic quhet tradicionalisht i jashtezakonshem. Ne historine 22 vjecare te FSASH, bazuar ne Statutin tone, ne kemi zhvilluar 3 Konferenca Kombetare dhe 5 Kongrese. Kongresi i Peste nuk eshte i pari qe zhvillohet jashte radhe. Eshte per t’u theksuar se FSASH ka fituar dhe po pasurone nje pervoje te caktuar per thirrjen dhe zhvillimin e kongreseve jashte radhe, duke zbatuar, ne te njejten kohe, me korrektesi, zhvillimin e konferencave kombetare apo kongreseve te zakonshme statutore.
Nuk eshte pa interes te sjellim ne kujtese se FSASH, Kongresin e Pare jashte radhe, e zhvilloi me 6 dhjetor 2002, vetem 2 vjet mbas Kongresit te Pare te zakonshem. Po pse brenda 2 vjeteve, Keshilli Drejtues i FSASH gjykoi te therrase dhe zhvilloje nje kongres jashte radhe?
Pikerisht sepse ne fillimet e shekullit te ri, te shekullit 21-te, po kristalizohej plotesisht ideja se shekulli i 21-te do te jete shekulli i nje progresi te shkalles se larte te zhvillimit te shkences, teknikes e teknologjise. Themeli i ketij trekendeshi: shkence- teknike dhe teknologji e larte, si kusht per progresin shoqeror ne kuptimin e gjere te fjales, qendron arsimimi cilesor i brezit te ri, krijimi i shanseve qe asnje femije te mos mbetet pa shkolle, pa mbaruar arsimin baze. Kjo eshte arsyeja qe ish Presidenti Amerikan Bill Klinton, ne fjalen e tij te pershendetjes ne Kongresin e Dyte te Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, EI, qe perfaqeson rreth 40 milion anetare, e quajti shekullin e 21-te, shekullin e mesuesit, shekullin e arsimimit. Me kete vleresim u bashkuan pothuaj ne te njejten kohe, ish Kryeministri anglez Toni Bler, ish Kryeministri i Frances, Zhospen, si dhe shumica e vendeve europiane e boterore. Ketu e ka burimin edhe parulla lapidare “ Arsim cilesor, kryesisht publik dhe krijim i shanseve te barabarta per te gjithe”, ketu mbeshteten te gjitha programet qeveritare kur e shpallin arsimin sektor prioritar.

Pikerisht ne kete periudhe, para 11 vjeteve, FSASH mendoi se politiken dhe strategjine e saj sindikale duhet ta shikoje dhe ndertoje ne nje kendveshtrim te ri, me te gjere: Krahas mbrojtjes se kerkesave sociale-ekonomike te anetareve, te marre pergjegjesi dhe ta angazhoje masen e madhe te sindikalisteve ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit, thelbi i te cilit eshte “ arsim cilesor, kryesisht publik, dhe shanse te barabarta per te gjithe nxenesit”.
Qe nga ky Kongres, gjate ketyre 10 viteve, pa lene pas dore zgjidhjen e kerkesave dhe mbrojtjen e interesave sociale ekonomike te sindikalisteve dhe mesuesve, ne jemi angazhuar ne menyre sistematike ne aspekte te vecanta te reformimit dhe modernizimit te arsimit.

Edhe ky Kongres, sic e thashe, eshte jashte radhe, jo i zakonshem. Keshilli Drejtues i FSASH, mbas shume debatesh dhe analizash, ne mbledhjen e 9 shkurtit 2013, arriti ne perfundimin qe te thrrase Kongresin e 5-te, ne dy sesione, per dy probleme madhore:
Se pari, per situaten e rende te krijuar ne marredheniet e FSASH me KSSH, per nje periudhe me shume se 3 vjecare, si rezultat i shkeljes se normave me elementare statutore nga ana e lidershipit te kesaj te fundit, tendencen e rrezikshme per t’i hequr FSASH identitetin dhe pavaresine e saj, per ta xhveshur nga pronesia mbi objektet ekonomike qe KSSH ka fituar nga pasuria e sindikatave, duke mos perfillur faktin qe lidershipi i KSSH statuterisht dhe ligjesisht eshte vetem administratori dhe jo pronari i ketyre pronave, duhej te mbahej qendrim dhe te merreshin vendime qe jane vetem ne kompetencen e Kongresit. Sesioni i Pare i Kongresit te Peste u zhvillua me 23 mars dhe tashme dihen vendimet qe ai mori.
Se dyti, ne kushtet kur viti 2013 ishte periudha kur fillon te zbatohet Ligji i ri i Arsimit per Sistemin Parauniversitar, ishte periudha e hartimit te akteve nenligjore, qe lidhen me kete Ligj, ishte viti i zgjedhjeve politike, ku ofrohen dhe konkurojne alternativa te reja per arsimin, dilte e nevojshme dhe e domosdoshme per FSASH, qe ne rolin e partnerit social serioz dhe te pergjegjshem, te diskutonte ne nje Kongres jashte jashte, pra ne Sesionin e Dyte qe po zhvillojme sot, nevojen e konsolidimit te metejshem te strukturave sindikale qe perbejne FSASH, nga keshillat e shkollave deri ne Federate, si dhe angazhimin e FSASH per arsim cilesor.
Prandaj me duhet te theksoj se qellimi kryesor i thirrjes se Sesionit te Dyte te Kongresit te 5-te eshte vullneti dhe vendosmeria e palekundur e FSASH per t’iu bashkuar dhe per t’u perfshire aktivisht ne aksionin e Federates Nderkombetare dhe asaj Europiane te sindikatave te arsimit, EI dhe ETUCE, ku ne jemi anetare, me moton “ TE BASHKOHEMI PER NJE ARSIM CILESOR, si kusht PER TE NDERTUAR NJE BOTE ME TE MIRE”.

Te nderuar delegate dhe te ftuar,

Ne kete Fjale Hyrese, ne menyre te permbledhur, deshiroj te theksoj edhe permbajtjen kryesore te temes qe po diskutojme.
Se pari, Konsolidimi i strukturave te FSASH. Federata e Sindikatave te Arsimit dhe Shkences eshte e shtrire sot ne 35 rrethe te vendit. Aktualisht nuk kemi seksione sindikale funksionale ne Malesine e Madhe dhe Delvine. Nga analizat qe u bene ne seksionet sindikale te rretheve dhe ne shkalle qarku, mbi bazen e listave te rregullta te anetaresise dhe te vertetuara me pjesen e kuotizacionit per 6/mujorin e pare, provohet se ne FSASH jane te anetaresuar rreth 18 000 mesues, edukatore te sistemit parashkollor, pedagoge nga 5 universitete dhe punonjes ndihmes. Pjesa me e madhe e drejtuesve ne nivel seksioni, komisionet e gruas dhe te rinise jane sindikaliste te perkushtuar dhe trajnuar nder vite nga Federata.


Ne nivelin qendror, FSASH se bashku me SPASH, me te cilen bashkepunojme prej me shume se 16 vitesh, kane arritur nje shkalle te kenaqshme konsolidimi, perfshire vizionin per mbrojtjen sociale-ekonomike dhe zhvillimin e reformimin e arsimit, cilesine e tematikave qe parashtrohen e diskutohen me punedhesin, gje qe ka mundesuar zhvillimin e nje dialogu social te panderprere dhe efektiv. Rezultatet e ketij dialogu jane bere 2 here objekt diskutimi ne Keshillin Kombetar te Punes dhe jane vleresuar.
Tradicionalisht, por edhe nga analizat qe u bene ne seksionet sindikale, rezulton se sot ne FSASH ka seksione te konsoliduara, sic jane ato te Tiranes Qytet, Durresit, Vlores, Fierit, Kukesit, Lezhes, Burrelit, Bulqizes, Hasit, Mallakastres, Gjirokastres, Permetit, Tepelenes, Pogradecit, etj. Keto seksione jane sot te afta te negocojne me cilesi me punedhenesin ne nivelin e dyte, te bejne mbrojtjen reale te sindikalisteve e mesuesve dhe t’i angazhojne ata ne zgjidhjen e problemeve qe ka shkolla.
Sukses i strukturave te FSASH  konsiderohet edhe strukturimi i disa seksioneve si ne Qarkun e Tiranes, Korce, Lushnje, Kamez, Peqin, etj, te cilat po bejne perpjekje dhe po ecin per t’u radhitur se bashku me seksionet e tjera, krahasuar me numrin e sindikalisteve te anetaresuar, me funkionimin statutor te keshillave dhe seksioneve sindikale, funksionimin e komisioneve te gruas e rinise, etj.


Eshte per t’u theksuar se ne krye te ketyre seksioneve jane zgjedhur drejtues te rinj, shumica gra, perfshire edhe seksionin e qytetit te Tiranes ku jane bere zgjedhje te reja dhe eshte zevendesuar lidershipi.
Kur flasim per forcim dhe konsolidim te strukturave sindikale te FSASH, objektivi yne kryesor mbetet rritja e aftesise se keshillave sindikale ne shkolla, sidomos nepemjet trajnimit te tyre sindikal, pergatitja e ketyre keshillave per te perballuar me nivel dialogun social me punedhenesin, sidomos kur ne nje te ardhme te afert do te filloje, ne baze te ligjit te ri, te decentralizohet sistemi arsimor, gje qe nenkupton edhe kalimin e rolit te punedhenesit nga DAR/ZA-te ne drejtorite e shkollave.
Objektiv tjeter me rendesi mbetet krijimi i seksioneve te reja dhe konsolidimi i seksioneve ekzistuese ne arsimin e larte publik, si dhe shtrirjen me te gjithe ne arsimin parauniversitar dhe arsimin e larte privat.
FSASH do te punoje me shume, ne menyre te programuar me studentet e kurseve te fundit te fakulteteve qe pergatitin mesues, duke i anetaresuar ata ne sindikate dhe duke u ardhur ne ndihme me gjithe korpusin e legjislacionit te punes per profesionin qe ata kane zgjedhur, se fundi, duke diskutuar, organizuar tryeza e takime, me ndihmen e stafit akademik te ketyre fakulteteve per misionin e mesuesit ne shoqeri dhe progresin shoqeror, per profesionin e mesuesit, si nje profesion shume i nderuar dhe
i respektuar.


Konsolidimi i metejshem i strukturave tona sindikale behet edhe me i domosdoshem edhe per faktin se ne tregun sindikal po shfaqen spekullatore dhe mashtrues, me lloj-lloj emra “kryetaresh”, qe nuk kane qene kurre mesues dhe as nuk kane punuar ne arsim, por per qellimet e tyre te mbrashta, perpiqen te percajne sindikatat dhe te mashtrojne sindikalistet, per ta dobesuar dhe vene ne sherbim te interesave te tyre levizjen sindikale ne arsim.
Edhe per te demaskuar keto spekullime dhe mashtrime, FSASH se bashku me aleaten e saj 17 vjecare, SPASH, ndermoren kete vit nje hap te ri, duke krijuar jo pa pengesa e veshtiresi Aleancen e Sindikatave te Arsimit FSASH/SPASH, qe perben hapin e pare, por vendimtar ne rrugen drejt bashkimit te sindikatave te arsimit ne nje sindikate te vetme, cka eshte deshira e shumices dermuese te mesuesve dhe punonjesve te tjere te arsimit.
Bashkimi dhe jo percarja e fragmentizimi perben forcen e levizjes sindikale ne arsim dhe ne per kete do te punojme.

Pjesa e dyte dhe ndoshta me e rendesishmja e temes  se ketij Sesioni lidhet me objektivin per nje arsim cilesor, kryesisht publik dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe.
Le te ndalemi me pare te objektivi per nje arsim cilesor. Eshte e njohur se prej rreth 10 vjetesh ka angazhime ne kete fushe, sikudo ne Europe, por edhe ne vendin tone. Mendimi i FSASH eshte se, pa mohuar disa arritje, kerkesa dhe objektivi per arsim cilesor lene shume per te deshiruar. Kjo vlen per vendin tone, por, sic e thame me lart, eshte  edhe nje problem serioz dhe kyc ne shkalle europiane dhe me gjere. Nisur nga kjo gjendje, pra nga bilanci i objektivit deri ne fund te vitit 2012, Federata Nderkombetare e Sindikatave te Arsimit, EI, ( ku ne jemi anetare), kete vit kerkon qe te gjithe sindikatat e arsimit te bashkohen ne aksionin “Arsim cilesor per nje bote me te mire”. Ne kete objektiv eshte perfshire edhe Sindikata Europiane e Arsimit, ETUCE, ku edhe FSASH ka dhene voten pro, per ta bere kerkesen dhe objektivin per arsim cilesor si objektiv paresor dhe me te rendesishmin e veprimtarise sindikale dhe ne marredheniet e partneritetit social me punedhensin dhe qeverine.

Po cfar kuptojme dhe cfar kerkohet sot per te arritur objektivin “ Arsim cilesor per nje bote me te mire?” 
    
Duke patur parasysh se arsimi cilësor mbështetet në tri shtylla: Mësimdhënie Cilësore, Mjete Cilësore për Mësimdhënien dhe Ambjente Cilësore për Mësimdhënie dhe Nxënie, sic u theksua edhe ne Komitetin Europian te Sindikatave te Arsimit, ETUCE-s, duhet t’i analizojme permbledhtas keto aspekte te temes, me qellim qe t’i kthejme ato ne objektiva konkrete dhe te angazhojme per plotesimin e tyre mesuesit dhe sindikalistet.

1. Arsimimi Cilësor – një e drejtë bazë e njeriut dhe një e mirë publike

Arsimimi cilësor është një e drejtë bazë e njeriut dhe një e mirë publike. Neni 26 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, thotë që “ Cdo njeri ka të drejtë për arsimim” në të gjitha nivelet e arsimit, përfshirë fëmijerinë e hershme, arsimin parashkollor, fillor dhe nentë vjecar, arsimin professional dhe trajnimin, nevojat specifike për arsimim, arsimin e mesëm, të lartë dhe për të rritur. Vizioni i Sindikatave për një arsim cilësor për të gjithë nxenësit, studentët dhe të rriturit në Europë, përcaktohet, jo vetëm në bazë të rezultateve të të nxënit, por, gjithashtu, edhe nga zhvillimi i plotë i individit dhe kontributit të tij/saj në një shoqëri demokratike.

2. Vizioni i Sindikatave  të Arsimit lidhur me Cilësinë e Arsimit
Me synimin për të nxitur vizionin e sindikatave të arsimit për cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur nje arsimim me cilësi të lartë për të gjithë, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të drejtë dhe demokratike, ne duhet te kërkojnë akses universal dhe të lirë për mësues cilësorë, mjete mësimore dhe burime moderne, ambjent të sigurtë e mbeshtetës për mësimdhënien dhe të nxënurit, qe marrin ne konsiderate barazine gjinore pa asnje diskriminim.

3. Akses për të gjithë në arsimimin cilësor

Duke synuar ndërgjegjësimin e publikut se aksesi në arsimin publik cilësor është themelor për cdo qytetar, organizatat sindikale konfirmojnë mbështetjen e tyre për inisiativen e EI: “Të Bashkohemi për një Arsim Cilësor”, dhe angazhohenpër veprime të përbashkëta për një arsim cilësor, si edhe për trajnimin cilësor të mësuesve të rinj dhe qualifikimin e vazhdueshëm professional te tyre.

4. Financimi i arsimit publik

Organizatat sindikale kundershtojne ato politika qe percaktohen nga qendrime ideologjike dhe qe jane kunder sigurimit të arsimimit publik, dënojnë rritjen e privatizimit të shërbimeve mjaft të domosdoshme për arsimin, nga ana e ndërmarrjeve që kanë interesa të lira dhe që kërcënojnë sigurimin e arsimimit publik. FSASH kerkon arsim publik falas, ne kuptimin e gjere te kesaj fjale. Ne kerkojme, gjithashtu, qe ne menyre graduale te rritet PPB per arsimin.

5. Mundësi të barabarta dhe mobilitet  social

Arsimimi cilësor duhet të sigurohet në mënyrë të barabartë dhe jo mbi bazën e fitimit. Qeveritë kanë përgjegjësinë të sigurojnë burimet e duhura për të siguruar një sistem arsimor universalisht të aksesueshëm nëpërmjet taksimit progresiv dhe të drejtë. Rendësia e drejtësisë në taksat globale nuk kufizohet vetëm në forcimin e buxhetit të arsimit publik; por ai është, gjithashtu, i nevojshëm për një barazi më të madhe në oportunitete dhe mobilitete sociale.

6. Trajnimi i mësuesve cilësorë

Duke pranuar rolin jetik të mësuesve dhe sindikatave në sistemin arsimor cilësor, FSASH thekson anagazhimin e mësuesve dhe sindikatave të tyre për të marrë përsipër drejtimin e përpjekjeve për të patur akses dhe cilësi për të gjithë studentët, si edhe një sistem arsimor në të mirë të publikut. Mësuesit janë burimi më i rëndësishëm i arsimimit për studentët dhe një përcaktues jetik i cilësisë së arsimit; prandaj kontributet e tyre duhet të vlerësohen në mënyrë të barabartë. Mësuesit duhet të trajtohen si profesionistë të respektuar dhe duhet t’u jepet trajnimi dhe mbështetja që u nevojitet.

7. Tërheqja për profesionin e mësuesit

Sigurimi  i stafit mësimdhënës të kualifikuar dhe të motivuar është celësi për të siguruar cilësinë brenda sistemeve arsimore. Për rrjedhojë, sindikata do te  luftoje për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të mësuesve, duke i garantuar keto ne Kontraten Kolektive, do te luftoje per kushte me të mira pune dhe paga të mira, përfitime dhe pensione të mira, si për gratë edhe për burrat, akses në trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm professional, burime të mira për mësimdhënie dhe nxënie si edhe ambjent pune të sigurtë. Këto janë parakushtet që do të ndihmojnë për ta bërë profesionin e mësimdhënies më tërheqës dhe për të inkurajuar më shumë njerëz që të ndërmarrin këtë karrierë.
Por FSASH do te punoje qe te ndergjegjesoje sindikalistet dhe mesuesit se lartesimi i figures se mesuesit, respektimi dhe nderimi per profesionin e tij, varen ne radhe te pare nga vete mesuesit, nga puna e vazhdueshme dhe cilesore per perditesimin e dijeve bashkekohore, nga etika qytetare dhe prej edukatori te tyre.

8. Sindikatat e mësuesve dhe instrumentat e dialogut social

Duke e konsideruar dialogun social si një forcë shtytëse për reforma të suksesëshme ekonomike dhe sociale, FSASH ve theksin mbi potencialin e sindikatave për të ndergjegjësuar antarët mbi pasojat e ndryshimeve ekonomike dhe sociale në sistemet sociale, arsimore dhe tregjet e punës. Sindikatat luajnë një rol kyc për sigurimin e kushteve të domosdoshme që do të stimulojnë krijimin e vendeve të punës, duke lehtësuar në mënyrë të dukshme rimëkëmbjen ekonomike, tregun e punës dhe përfshirjen sociale.

9. Përfshirja e sindikatave të arsimit  në vendimet që lidhen direkt dhe indirekt me sektorin e arsimit

Përfshirja e sindikatave partnere, pra me perfaqesuese, në përpunimin dhe zbatimin e politikave që prekin direkt ose indirekt arsimin është thelbësore përsa i takon marrjes parasysh të pozicionit të tyre. Prandaj, kërkojmë që konsultimet e partnerëve socialë në nivel kombëtar, rajonal, arsimor institucional, duhet të bëhen në kohën e duhur dhe të jenë të motivuara duke lejuar analizat dhe propozimet e nevojshme të cilat duhet të perputhen me proceset e vendim marrjes. Eshtë me rëndësi të vecantë që të forcohet dialogu social në nivel lokal që të përfshijë si mësuesit, ashtu edhe drejtuesit e shkollës.

Se fundi, do te ndalemi pak ne objektivin “ shanse te barabarta per te gjithe”.

Ky objektiv synon te minimizoje dhe eliminoje punen e femijeve, te arrije qe cdo femije, pavaresisht nga dallimet raciale, etnike, gjendja sociale, etj, te kete mundesi per nje shkollim cilesor, duke filluar nga arsimi parashkollor, arsimi 9 vjecar i ulte dhe i larte dhe arsimi i mesem. Arritja e ketij objektivi nuk mund te realizohet vetem nga organet shtetrore, nga DAR/ZA-te, nese nuk krijohet nje front i gjere me pjesemarrjen e shume aktoreve ne shoqeri.
FSASH  ne bashkepunim me SPASH, kete objektiv e konsideroj si nje nga prioritetet e saj, duke filluar nga Kongresi i dyte, para 11 viteve. Me ndihmen dhe mbeshtetjen e EI, Sindikates Hollandeze te Arsimit -AOb, te ILO- IPEC ne Shqiperi, ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Ministrine e Punes, etj., u ndermor nje program sindikal gjitheperfshires per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, per kthimin ne shkolle te femijeve qe e kishin braktisur ate dhe per nxjerrjen e nga rreziku i braktisjes te mijera te tjerve. Ne kete periudhe 11 vjecare me shume se 5000 mesues nga te dy sindikatat, FSASH/SPASH, kryesisht nga rrethet Fier, Korce, Durres, Elbasan, Shkoder, Kamez, jane angazhuar ne punen e veshtire per t’u marre konkretisht me me shume se 6 000 nxenes qe kane braktisur shkollen oase jane ne rrezik per ta braktisur ate. Nje pjese e mire e tyre jane trajnuar nga ana e sindikatave tona gjate ketyre viteve. Eshte krijuar nje bashkepunim i qendrueshem midis sindikatave, DAR/ZA-ve, drejtorive te shkollave, komunitetit te prinderve dhe nxenesve, shpesh here me pushtetin vendor dhe organet e rendit, gje qe ka mundesuar kthimin ne shkolle te 1800 nxenesve qe e kishin braktisur ate dhe nxjerrjen nga rreziku i braktisjes te me shume se 4200 te tjereve.


Per te rritur cilesine e punes per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, sindikatat tona kane botuar dhe vene ne dispozicion te mesuesve, nxenesve, drejtorive te shkollave dhe komunitetit te gjere literaturen bashkekohore nga Organizata Nderkombetare e Punes dhe Programi Nderkombetar per Eliminimin e Punes se Femijeve, perfshire konventat perkatese te ILO-s, protokollet dhe rekomandimet si dhe disa broshura nga aktivitetet e zhvilluara sindikale, si dhe pergjithesimi i kesaj pervoje dhe ketyre arritjeve nga njera etape ne tjetren.
Ky angazhim dhe keto rezultate e kane renditur FSASH-in, (se bashku me sindikaten homologe SPASH), ne radhet e para te sindikatave europiane qe mbrojtjen sociale-ekonomike te sindikalisteve dhe mesuesve nuk e ndajne per asnje moment nga angazhimi per t’u mundesuar nje shkollim cilesor te   gjitha kategorive te nxenesve, kryesisht te atyre Rom dhe Egjiptian.
Vleresim i larte i kesaj pune te bere nga ana jone eshte fakti qe me autorizim te Sekretarit te Pergjithshem te Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, EI, sindikatat shqiptare, krahas atyre gjermane dhe holandeze perfaqesuan gjithe punemarresit europiane te arsimit, pra te gjithe mesuesit nga Europa, ne Konferencen e 3-te Globale per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, qe u mbajt ne kryeqytetin e Brazilit, Brazilia. Eksperica shqiptare qe u demostrua ne sesionet e kesaj konference zuri vend te vecante ne gjithe dokumentacionin e saj.

Te nderuar delegate dhe te ftuar,
Desheroj te shpreh para ketij Kongresi vendosmerine e FSASH per te vazhduar edhe ne te ardhmen gatishmerine dhe pergjegjesine per t’u angazhuar ne procesin e reformimit dhe modernizimit te arsimit, per te rritur cilesine e dialogut social dhe objektivitetin e kerkesave aktuale per punedhenesin, per Ministrine e Arsimit dhe Sportit, per Qeverine, per mbrojtjen sociale-ekonomike te sindikalisteve e mesuesve, duke vecuar si prioritare rritjen e PPB gjate ketyre 4 viteve ne jo me pak se 5 perqind, pjesemarrjen si partner per hartimin e akteve nenligjore qe burojne nga Ligji i ri per sistemin e arsimit parauniversitar, standardet dhe krijimin e kushteve per kualifikimin e panderprere te mesuesve, zbatimin rigoroz te dispozitave te Kontrates Kolektive te nivelit te pare dhe kontratave te nivelit te dyte, garantimin e vendit te punes per mesuesit qe plotesojne kriteret kontraktuale e ligjore, permiresimin e sistemit te pagave, te shperblimeve dhe kushteve te punes.

Keto jane ceshtjet dhe objektivat per te cilat do te diskutoje dhe vendose ky Kongres. Na mbetet pak me shume se nje vit kohe deri ne thirrjen dhe zhvillimin e Kongresit te 6-te te zakonshem per te verifikuar aksionin tone sindikal per zbatimin e ketyre objektivave dhe per te zgjedhur lidershipin e ri te FSASH, qe do ta drejtoje ate ne te ardhmen.

Ju faleminderit.

 

VENDIM
I SESIONIT TE DYTE TE KONGRESIT TE PESTE

TE FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES

 

Sesioni i Dyte i Kongresit te Peste te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, zhvilloi punimet ne daten 7 nentor 2013, ne Tirane.

Sesioni diskutoi mbi “Konsolidimin e strukturave te FSASH dhe angazhimin e metejshem per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe mbrojtjen social - ekonomike te tyre” dhe, pas fjales hyrese te Kryetarit te Federates dhe diskutimeve te delegateve, mori keto Vendime:

1. Miraton veprimtarine e FSASH-it per“Konsolidimin e strukturave te FSASH dhe angazhimin e metejshem per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe mbrojtjen social - ekonomike te tyre”, dhe objektivat qe do t’i paraqiten Ministrise se Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinise per periudhen e ardheshme.

2. Kongresi ngarkon Keshillin Drejtues te Federates qe, me mbarimin e mandatit 5-vjecar te Kryetarit, te percaktoje kohen e pershtatshme per thirrjen e Kongresit te 6-te zgjedhor per zgjedhjen e Kryetarit te Federates.

3. Kryetari aktual, i mandatuar nga Kongresi i Katert i FSASH, vazhdon t’i kryeje funksionet deri ne diten e mbledhjes se Kongresit te  zakonshem zgjedhor.

4. Keshilli Drejtues i FSASH-it, ne mbledhjen e pare mbas Kongresit, zgjedh Kryesine e FSASH,  formatuar sipas Statutit te miratuar ne kete Kongres. Mandati i Kryesise vazhdon deri ne Kongresin e zakonshem te radhes, pas Kongresit te 6-te zgjedhor.

SESIONI I DYTE I KONGRESIT TE PESTE TE FSASH

Tirane, me 7 nentor 2013