Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

ZHVILLOI PUNIMET SESIONI I PARE I KONGRESIT TE 5-te TE FSASH

Ne zbatim te vendimeve te Keshillit Drejtues te FSASH te dates 21 dhjetor 2012 dhe 9  shkurt 2013, zhvilloi punimet ne Tirane, me 23 mars 2013, Sesioni i pare i Kongresit te 5-te te Federates Sindikatave te Arsimit dhe Shkences. Kongresi u mblodh ne sallen kryesore te Muzeut Historik Kombetar. Ne emer te Kryesise, fjalen e hapjes e mbajti n/kryetarja e FSASH, znj. Fatbardha Keco. Ndermjet te tjerave ajo theksoi se, ne baze te vendimeve te Keshillit Drejtues, Kongresi i 5-te i FSASH do te zhvillohet ne dy sesione: sesioni i pare me 23 mars 2013 dhe sesioni i dyte me 7 nentor 2013.
Kongresi miratoi njezeri temen kryesore qe do te diskutohet ne dy sesionit e Kongresit, permbajtja e se ciles eshte “ Konsolidimi i strukturave te FSASH dhe angazhimi i metejshem per rritjen e profesionalizmit te mesuesve dhe mbrojtjen sociale te tyre”.
Kongresi miratoi axhenden e Sesionit te pare me kete permbajtje:

  1. Diskutimi dhe miratimi i Vendimit te Keshillit Drejtues per shkeputjen e FSASH nga KSSH, dhe
  2. Miratimi i ndryshimeve statutore qe lidhen me piken e pare.

Mbasi Kongresi zgjodhi Komisionin e Verifikimit te Mandateve dhe Komisionin e Votimit, e mori fjalen Kryetari i FSASH, z. Xhafer Dobrushi, i cili ndermjet te tjerave tha:   

 

Te nderuar delegate,

Pak dite na ndajne nga 22 vjetori i themelimit te Sindikates sone, Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences. Pervec konferencave kombetare ne periudhen fillestare, ne kemi zhvilluar edhe 4 Kongrese dhe ja ku vijme sot, ne Sesionin e Pare te Kongresit te 5-te te FSASH. Dita e sotme perben nje ngjarje te shenuar ne historine tone 22 vjecare. Ne kete dite, ne vijme te qete dhe kryelarte, sepse levizjen tone sindikale ne arsim e nisem nga e para, pa pervoje, ne kushtet e nje klime te renduar dhe te ashper politike, por mendoj se ditem te mbajme drejtpeshimin, percaktuam nje politike te drejte sindikale, perpunuam objektiva te arsyeshme dhe te arritshme per cdo etape zhvillimi, u ofruam solidaritet te gjithe sindikatave te profesionit, qe me 5 qershor 1991, krijuam me vullnet te lire dhe me status te barabarte, Konfederaten e Sindikatave. Per 18 vjet FSASH, si sindikata me e madhe dhe me e organizuar ne bashkesine konfederative, nga baza deri ne qender, nga seksionet e rretheve deri ne Federate, ka dhene kontributin e saj percaktues ne zhvillimin dhe konsolidimin e sindikalizmit dhe perpunimin e programeve te levizjes sindikale ne kuadrin e KSSH, ka treguar objektivitet dhe tolerance ne krijimin e aleancave me sindikatat e profesioneve, si brenda Konfederates ashtu edhe me BSPSH, e vecanrisht me SPASH, duke kapercyer, me pjekuri, situata te tensionuara dhe duke e vene theksin te bashkepunimi ne favor dhe ne dobi te levizjes sindikale ne Shqiperi, duke u perpjekur per ta ingranuar kete ne levizjen sindikale europiane.
Se c’kemi bere ne si FSASH nga etapa ne etape, eshte raportuar ne forumet tona dhe ne konferencat e kongreset qe kemi zhvilluar dhe ju, kolege delegate, jeni ne dijeni.
Por, deshiroj te theksoj se Kryesia dhe Keshilli Drejtues i FSASH, kur vendosen te therrasin Kongresin e 5-te te Federates, ne dy sesione, kishin dhe kane parasysh situaten e rende, qe u krijua, ne menyre te papritur, ne mesin e vitit 2009, ne gjirin e bashkesise konfederative, si rezultat i presioneve, prapaskenave dhe sulmeve te hapura qe ndermori kreu i KSSH dhe pak mbeshtetes te tij.
Ju tashme jeni te njohur me kete situate mospajtimesh te thella programore dhe statutore  pothuaj 4 vjecare, por une do te nenvizoj sot vetem ato me kryesoret:

  1. Kerkohej t’i imponohej FSASH ndryshimi i emrit, me qellimin djallezor per ta xhveshur nga personaliteti juridik dhe per ta pasur me te lehte per ta nenshtruar.
  2. Tentohej me force per te unifikuar te gjitha statutet e Federatave perberese te KSSH. Po te arrihej kjo, praktikisht do te kishim shkrirje dhe shuarje te federatave, te strukturave dhe pavaresise se tyre. Ne thelb, ndodheshim perpara shkeljeve flagrante te legjislacionit shqiptar dhe te Konventave Nderkombetare te Punes per sindikatat, sipas te cilave,  konfederatat krijohen nga bashkimi vullnetar i federatave dhe jo konfederatat urdherojne dhe krijojne federatat, sipas deshirave dhe interesit te tyre. Ky qellim djallezor u zbulua dhe diskreditua shume shpejt, me pak se nje vit mbas te ashtuqujturit Kongres te IV te KSSH, ne te cilin FSASH nuk mori pjese, ku me urdher te kryetarit dhe gjoja me vendime te asaj qe quhet asamble e KSSH, jashte cdo kompetence te saj, u perjashtuan nga KSSH, 7 federata, 6 prej te cilave anetare themeluese te KSSH, megjithese 6 prej ketyre federatave moren pjese ne ate qe u quajt kongres i katert i KSSH, qe kishin dhe kane personalitet juririk, dhe u sajuan, ne vend te tyre, te tjera. Te gjitha keta federata kane qene dhe jane te njohura si persona juridik dhe kane pothuaj te gjithe anetaresine sindikale qe kishin.
  3. Kongresi i IV i KSSH u pergatit jashte strukturave statutore ekzistuese dhe u zhvillua ne kundershtim me statutin ne fuqi te KSSH.

Keto ishin mosmarreveshjet parimore qe u krijuan dhe pastaj u thelluan me tej midis FSASH dhe KSSH. Kreu i KSSH u perpoq qe keto mospatime te thella t’i paraqese gjoja si konflikt, jo midis strukturave dhe kritereve ligjore e statutore,  por vetem midis tij dhe kryetarit te FSASH.
Natyrisht ai mori pergjigjen e duhur nga Keshilli Drejtues dhe Kongresi i IV i FSASH.
 
Gjate vitit 2010 dhe 2011 u bene disa tentativa e takime dy paleshe per te zgjidhur situaten. Qendrimi yne ishte i qarte dhe i prere: Te ktheheshim ne kushtet e Statutit te KSSH, qe ishte ne fuqi para shperthimit te konfliktit. Te punonim bashke te gjitha federatat, sic ishim deri ne nentor 2009, kohe ne te cilen ishin zhvilluar normalisht, ne baze te statuteve te tyre, kongreset e 12 federatave qe perbenin KSSH-ne dhe,  ne baze te Statutit te miratuar ne Konferencen Kombetare te KSSH te vitit 2005 te miratuar me konsensus, te zgjidheshin mosmarreveshjet parimore, te diskutohej gjate nje periudhe 1-2 vjecare ne te gjithe strukturat e federatave, dhe pastaj te arrihej ne nje kongres te ri te KSSH me mendime e propozime qe do t’i sherbenin forcimit e demokratizimit te bashkesise konfederative, bazuar ne vullnetin e lire te cdo njesie perberese.
Por, kjo nuk u pranua. Na u be oferta vetem ne si FSASH qe te shkonim dhe te bashkoheshim me te ashtuqujturat sindikata qe ishin krijuar ne menyre antistatutore, ne vend te federatave sindikale legjitime dhe qe nuk perfaqesonin anetaresine e federatave te perjashtuara. Me pak fjale, megjithese FSASH nuk mori pjese ne te ashtuqujturin Kongres te IV te KSSH, ne te beheshim bashkefajtore ne denimin qe kreu i Konfederates, mbasi kaperceu “ Kongresin” qe ai zhvilloi me pjesemarrjen dhe ndihmen e federatave legjitime, ne momentin e pare qe keto te fundit iu kundervune per shkeljet e renda statutore qe po vazhdonte te kryente, ai i perjashtoi ato nje nga nje me force nga KSSH dhe, ne menyre antiligjore, u nderpreu te ardhurat qe keto federata perfitonin ligjerisht nga pasuria e Konfederates.
Mbas ketij qendrimi te FSASH, kryetari i konfederates, duke pare se me asnje manover nuk mund te na nenshtronte, filloi praktiken e njohur te tij, duke sajuar disa sindikata arsimi, qe pothuaj nuk kane asnje anetar dhe duke emruar ne menyre arbitrare “ kryetare” te tyre, edhe jashte profesionit te arsimit dhe te papune, dhe duke i paguar me parate e pronave te KSSH, ku ai nuk eshte pronar, ose me sakte, duke i blere ne menyre abuzive me parate qe merr nga objektet ekonomike, sikur te jete ai pronari i vetem i tyre.
Pas kesaj, ne disa letra zyrtare, por edhe ne ndonje prononcim publik, filloi te mashtroje hapur, duke deklaruar se FSASH nuk ekziton me, se kryetari i FSASH ka dale ne pension dhe tashme ka ikur, e ka lene sindikaten, (banalitete keto qe ai i perserit shpesh), sikur FSASH nuk eshte sindikata me e madhe e profesionit me te gjithe strukturat perkatese dhe me rreth 20 mije anetare, por qenka vetem emri i kryetarit, se FSASH nuk ka asnje lidhje me KSSH, se Kontrata Kolektive e Punes qe kane lidhur FSASH/SPASH me MASH eshte e kote, etj. etj.      
Ne te vertete, sic e dini edhe ju, FSASH ne keto 4 vite, jo vetem nuk u shkri, as nuk u dobesua, sic e donin keta qe permenda, por u forcua me tej. Ne kemi sot nje anetaresi te qendrueshme, me struktura statutore nga shkollat dhe ne baze rrethi, deri ne fakultete te universiteteve, ku mjafton te themi se ne keto 2-3 vitet e fundit anetaresia e vertete, ajo qe paguan kuotizacion, eshte me shume se dyfishuar. Ne jemi anetar me te drejta te plota te ETUCE dhe EI, ( Konfederata Europiane dhe Boterore e Sindikatave te Arsimit), marrim pjese aktive ne te gjithe punen dhe veprimtarite e levizjes sindikale europiane dhe me gjere, funksionojne ne menyre demokratike te gjitha strukturat statutore te FSASH, etj.
Ne keto kushte, perpara kesaj situate, Kryesia dhe Keshilli Drejtues i FSASH, sic e keni lexuar ne materialin qe ju eshte shperndare, e konsideruan te pakuptimte dhe te demshme per interesat e FSSH dhe te levizjes sindikale ne teresi, prononcimin formal statutor se  FSASH eshte anetare e KSSH.
Asnje nga drejtuesit dhe themeluesit e FSASH, asnje anetar i Keshillit Drejtues, nuk e ka pasur te lehte te marre vendimin qe sot po i parashtrojme ketij Sesioni te Kongresit per shkeputjen e FSASH nga KSSH, edhe kushtet kur kjo anetaresi nuk ekzistonte ne realitet, jo per fajin tone. E kishim te veshtire sepse FSASH eshte themeluese kryesore e KSSH, se deri ne nentor te vitit 2009 ka qene sindikata me aktive, me e madhe dhe me e fuqishme brenda KSSH dhe ka sakrifikuar per mbarevajtjen e Konfederates. Por, ne pritem pothuaj 4 vjet, me shprese se shkaktoret dhe fajtoret do t’i therrisnin aresyes, por, kur kjo nuk ndodhi, na u imponua te veprojme. 
Kjo eshte arsyeja qe Kongresi i 5-te, ne baze te kompetencave qe ka KD, u konceptua dhe po zhvillohet ne dy sesione: i pari sot dhe i dyti ne javen e pare te nentorit 2013.

Mbas fjales se z. Dobrushi, ne Kongres raportoi Komisioni i Verifikimit te Mandateve. Sipas Proces-verbalit te ketij Komisioni, rezultoi se, nga 90 delegate te zgjedhur, ne Kongres merrnin pjese 85 delegate, nga 33 seksione sindikale ne rrethe.

Ne Kongres e moren fjalen per diskutim shume delegate si: Muharrem Shqarri, Dhurata Tyli, Ilmi Ukperaj, Petref Celaj, Fatmir Bezati, Fatbardha Keco, Istref Haxhillari etj. Te gjithe folesit shprehen mbeshtetjen e tyre, si per Vendimin qe KD i propozoi Kongresit, ashtu edhe per konkluzionet qe parashtroi kryetari i Federates rreth ketij Vendimi.

Ne vijim, Kongresi kaloi ne marrjen e vendimeve per te cilat diskutoi Sesioni.
Sipas Proces-verbalit te mbajtur ne Kongres nga Komisioni i Votimit, rezultoi se nga 85 delegate te pranishem ne salle, votuan ne favor te propozimit te KD per shkeputjen e FSASH nga KSSH 85 delegate.
Ne baze te rezultatit te ketij votimi, Komisioni shpalli miratimin e Vendimit per shkeputjen e Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, nga Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, KSSH.

Kongresi miratoi, gjithashtu, Propozimet e KD per ndryshimt ne Statut qe lidhen me Vendimin e sapo marre per shkeputjen nga KSSH.
Sipas Proces-verbalit te mbajtur ne Kongres nga Komisioni i Votimit, rezultoi se nga 85 delegate te pranishem ne salle, votuan ne favor te propozimit te KD per ndryshimet ne Statut 85 delegate.
Ne baze te rezultatit te ketij votimi, Komisioni shpalli miratimin e ndryshimeve ne Statut, sipas propozimit te KD te FSASH.

Ne fund, Kongresi miratoi programin e fushates zgjedhore per Sesionin e dyte te Kongresit te 5-te te FSASH dhe axhenden e punimeve te sesionit te ardhshem.

Punimet e Kongresit te 5-te te FSASH u asistuan nga Noterja Adelina Nini, e cila ka pasqyruar me akt- noterial proces-verbalet e mbajtura dhe vendimet qe mori Sesioni i pare i Kongresit te 5-te te FSASH.

V  E  N  D  I  M

I  SESIONIT TE PARE TE KONGRESIT TE 5-te TE FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES PER SHKEPUTJEN NGA KONFEDERATA E SINDIKATAVE TE SHQIPERISE DHE NDRYSHIMET PERKATESE STATUTORE

Sesioni i pare i Kongresit te 5-te te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, i mbledhur ne Tirane, me 23 mars 2013, mori ne shqyrtim Vendimin e Keshillit Drejtues te FSASH  te dates 9 shkurt 2013, lidhur me shkeputjen e FSASH nga Konfederata e Sindikatave te Shqiperise.
Mbasi u njoh me permbajtjen e Vendimit te Keshillit Drejtues dhe degjoi Fjalen Hyrese te Kryetarit te FSASH z. Xhafer Dobrushi, si dhe diskutimet per kete ceshtje, Kongresi konstatoi se:                  
-  gjendja e rende qe u krijua ne marredheniet midis FSASH dhe Kryetarit te KSSH, si rezultat i shkeljeve flagrante dhe te nje pas njeshme nga ana e ketij te fundit, te normave statutore qe rregullojne marredheniet midis federatave dhe konfederates, si orvatjet per te ndryshuar me force statutet e federatave, per te likujduar pavaresine e federatave, duke ndryshuar parimet baze te statutit themelues e ne vijim te KSSH; shkelje dhe skenare te cilat, me gjithe perpjekjet e strukturave drejtuese statutore te FSASH, jo vetem nuk u korrigjuan, por gjate ketyre 3-4 vjetve u thelluan me shume;
-   megjithese ne Kongresin e 4-t dhe dy vjet me vone edhe ne 20 vjetorin e themelimit te FSASH,  si dhe ne disa letra qe i ka drejtuar Kryesise se Federates, e ka konsideruar FSASH si Federaten themeluese me te rendesishme te KSSH, ne prapaskene ka montuar brenda Konfederates, me metoda antistatutore, disa te ashtuqujtura sindikata arsimi, sa per t’u dhene nje rroge “ kryetareve” te tyre qe nuk punojne ne arsim dhe qe jane te papune;
-  qe nga muaji shtator 2009, ne menyre antiligjore, abuzive dhe kriminale, duke shperdoruar detyren, i ka prere cdo financim FSASH nga te ardhurat qe  KSSH merr nga pronat e shumta, te cilat i ka fituar jo vetem, por se bashku me te gjithe federatat qe kishte ne perberje te saj ne vitin 1992, te ardhura te cilat i perdor pa asnje kufizim dhe ne menyre personale abuzive;
-  pas perjashtimit qe kreu i KSSH iu beri 7 federatave te tjera, shumica e te cilave anetare themeluese te Konfederates, duke shkelur rende cdo norme statutore, me nderhyrjet brutale ne organizimin dhe funksionimin e tyre, dhe se, ajo cka mbetur sot ne KSSH, pervec emrit fiktiv, nuk perfaqeson me Konfederaten e Sindikatave te Shqiperise; 
Sesioni i Pare i Kongresit te 5-te te Federates Sindikatave te Arsimit dhe Shkences,

                                                     V  e  n  d  o  s  i :

1. Shkeputjen e Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, FSASH, nga Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, KSSH.

2. Miratimin e ndryshimeve statutore qe kushtezohen nga pika 1 e ketij Vendimi.

3. Kongresi ngarkon Kryesine dhe Keshillin Drejtues te FSASH  te vazhdojne procedurat  per marrjen e pjeses perkatese nga pronat qe KSSH ka fituar ne baze te ligjit 8340/1 date 06.05. 1998 “ Per pasurine e sindikatave…”, prona qe FSASH-it i takojne si Federata themeluese dhe me e madhe e KSSH-se. 

4. Kongresi thekson se, duke ndermarre kete veprim, Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkences shpreh vullnetin dhe vendosmerine per te mbrojtur Federaten dhe pavaresine e saj, per te mbrojtur parimet dhe normat e sindikalizmit nderkombetar dhe legjislacionin shqiptar per sindikatat.

Kongresi garanton sindikalistet se FSASH nuk do t’i nderprese perpjekjet, qe ne bashkepunim me sindikatat e tjera themeluese te KSSH, te cilat mbeshtetin qendrimin tone, ne bashkepunim me te gjithe sindikalistet e vertete ne mbare vendin, te cilet kane kontribuar dhe sakrifikuar per sindikalizmin ne kuadrin e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise, per te cilet eshte dhe mbetet i shtrenjte emri i vertete i saj, do te punojme per ta ngritur perseri nga themelet, me te forte dhe me te fuqishme bashkesine tone konfederative, per t’i normalizuar marredheniet midis sindikatave ne dobi te forcimit e konsolidimit te te gjithe levizjes sindikale ne Shqiperi.

SESIONI I PARE I KONGRESIT TE 5-te TE FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES

 

                                               
NDRYSHIMET NE STATUTIN E FSASH
MIRATUAR NE SESIONIN E PARE TE KONGRESIT TE 5-TE
TE FEDERATES SE SINDIKATAVE TE ARSIMIT DHE SHKENCES
                                                
Ne baze te Vendimit te Keshillit Drejtues te FSASH te dates 9 shkurt 2013, ne Sesionin e Pare te Kongresit te 5-te te FSASH, i cili i zhvilloi punimet ne Tirane, ne daten 23 mars 2013, u miratuan keto ndryshime statutore:                                                                           

  1. Ne piken 10 te nenit 3 te Statutit aktual pas fjaleve “ FSASH eshte anetare themeluese e Konfederates se Sindikatave te Shqiperise.”, te shtohen fjalet “ Sesioni i Pare i Kongresit te 5-te vendosi shkeputjen e FSASH nga KSSH.”  
  1. Te shfuqizohet neni 4, qe trajton marredheniet e FSASH me KSSH.
  1. Te shfuqizohen pikat 9 dhe 10 te nenit 6, qe lidhen me zgjedhjen e anetareve perfaqesues te FSASH ne Keshillin Drejtues te KSSH dhe qendrimin e ketyre perfaqesuesve ne organin konfederativ.
  1. Te shfuqizohet pika 5 e nenit 12 me kete permbajtje: “ Seksioni Sindikal i

      FSASH qe funksionon ne nje rreth, eshte anetar i Keshillit Sindikal te   
      Konfederates per rrethin perkates dhe ka ato te drejta dhe detyrime qe permban
      Statuti i FSASH dhe KSSH”.

  1. Ne piken 3 te nenit 15, ku flitet per shperndarjen e te ardhurave te FSASH nga kuotizacioni i anetareve, te shfuqizohet rreshti i trete “ 10 perqind Konfederata”.
  1. Ne piken 1 te nenit 15, pas fjaleve “ Te ardhurat financiare te FSASH sigurohen nga kuotat e anetaresise…” te shtohet “si dhe nga venia ne shfrytezim e objekteve ekonomike qe FSASH, si anetare themeluese e KSSH, perfiton ligjerisht, mbas shkeputjes nga KSSH, nga pasuria qe Konfederata  ka fituar ne baze te ligjit 8340/1 date 06.05.1998 “Per pasurine e Sindikatave”.
  1. Pika 4 e nenit 15 shfuqizohet.

     
    SESIONI I PARE I KONGRESIT TE 5-te TE FSASH