Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

OPTIMIZEM DHE DETYRA TE REJA PER ELIMINIMIN E PUNES SE FEMIJEVE
Nga Konferenca e Trete Globale per Eliminimin e Punes se Femijeve
Brasilia, 8-10 tetor 2013

Pas dy Konferencave te mepareshme, mbajtur ne Holande ne vitin 1997 dhe 2010, ne Brasilia te Brazilit, nga data 8 deri 10 tetor 2013, u mbajt Konferenca e Trete Globale per Eliminimin e Punes se Femijeve.

Ne Konference moren pjese perfaqesues te qeverive, te organizatave te punetoreve dhe te punedhenesve nga 153 vende te botes, perfaqesues te Organizates Nderkombetare te Punes, ILO, si edhe perfaqesues te shoqerise civile dhe institucioneve nderkombetare e rajonale. Me shume se 75 ministra, kryesisht te punes, mireqenies sociale dhe arsimit moren pjese, gjithashtu, ne Konference.

Presidentja aktuale e Brazilit, Dilma Rousseff, Drejtori i Pergjithshem i ILO, Guy Ryder, ish Presidenti i Brazilit, Lula, si edhe shume perfaqesues te Qeverise Braziliane e te qeverive te disa vendeve te botes, folen ne seancen e hapjes, ne seancat plenare dhe ne ato gjysem plenare, duke paraqitur eksperiencat dhe arritjet e deritanishme, por edhe duke evidentuar sfidat per realizimin e objektivit te caktuar per eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve brenda vitit 2016 dhe per uljen e ndjeshme te te gjitha formave te punes se femijeve ne vijim.

Konferenca vleresoi raportin e fundit te ILO, sipas te cilit, numri i femijeve qe punojne eshte ulur qe nga viti 2000, afersisht me nje te treten, nga 246 milion ne 168 milion qe punojne aktualisht.
Problem mbetet fakti qe nder 168 milion femijet qe aktualisht punojne, afersisht 85 milion jane ne pune te rrezikeshme. Azia dhe Pacifiku kane numrin me te larte te femijeve qe punojne, me rreth 78 milion, nderkohe qe Afrika nen Sahariane ka 59 milion, Amerika Latine dhe Karaibet kane 13 milion.
Nder sektoret e ekonomise, bujqesia mbetet me problematikja, me 98 milion femije qe punojne, sherbimet 54 milion dhe industria 12 milion.
Shumica e te gjithe ketyre femijeve qe punojne jane ne sektorin informal.
Prirje pozitive eshte se puna e femijve tek femrat ka rene me 40 perqind qe nga viti 2000, nderkohe qe ajo e femijeve meshkuj ka rene me 25 perqind.

Pas diskutimeve te shumta ne seancat plenare dhe ato gjysemplenare dhe konsultimeve paraprake, me ndermjetesimin e ILO, u miratua me unanimitet Deklarata e Brasilias, sic u quajt nga Konferenca.

 


Deklarata eshte nje sinteze e arritjeve te deritanishme dhe percakton drejtimet kryesore te punes se qeverive e te institucioneve perkatese, te organizatave te punetoreve dhe atyre te punedhenesve per eliminimin e punes se femijeve.
Riafirmimi se qeverite dhe institucionet perkatese te tyre kane pergjegjesine kryesore per eliminimin e punes se femijeve, krijimi i te gjitha kushteve per sigurimin e punesimit dhe te pagave te denja per te rriturit, prinderit e pjesetaret e tjere te ketyre familjeve, eliminimi i ekonomise informale, rritja e investimeve per arsimin dhe sigurimi i aksesit per arsim publik, cilesor per te gjithe femijet, forcimi i kuadrit ligjor per ndalimin e punes se femijeve, jane disa nga 24 pikat kryesore te kesaj Deklarate.
Detyrat kryesore ne kete Deklarate u adresohen Ministrive te Punes dhe Mireqenies Sociale, sidomos ne drejtim te miratimit dhe zbatimit te Konventave te ILO qe lidhen drejtperdrejte me te drejtat e femijeve dhe eliminimin e punes se femijeve, si edhe Ministrive te Arsimit, sidomos per sigurimin e te gjitha kushteve qe te gjithe femijet te vazhdojne shkollen dhe te kene mundesite per nje arsim publik, cilesor per te gjithe.
Deklata eshte nje dokument i rendesishem zyrtar dhe Qeveria e Brazilit mori persiper pergjegjesine, ne emer te Konferences, per t’ia paraqitur ate Bordit Drejtues te ILO per ndjekje dhe zbatim, nepermjet qeverive dhe organeve te tjera trepaleshe ne kompetence te ILO-s.
Ne lidhje me Konventat e ILO, nje vend te rendesishem zuri edhe Konventa me e re,
Nr. 189 e vitit 2011 mbi “Punen e Denje per Punetoret qe Punojne ne Shtepi”. Kjo Konvente eshte miratuar deri tani nga 10 shtete, jane ne proces miratimi edhe 10 shtete te tjera, nderkohe qe kane filluar pergatitjet per ta miratuar ate edhe 50 shtete te tjera.
Duke patur parasysh qe edhe ne vendin tone kemi probleme ne lidhje me punen ne shtepi per te tretet, ku perfshihet edhe puna e femijeve, do te ishte e rendesishme qe edhe Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise ne vendin tone te fillonte pergatitjet per miratimin e kesaj Konvente, krahas shteteve te tjera te perparuara ne kete drejtim.

Per te prezantuar ne Konferencen e Trete Globale per Eliminimin e Punes se Femijeve pervojen dhe veprimtarite e sindikatave te arsimit ne rolin e punemarresit, si perfaqesuese e EI, Sekretari i Pergjithshem i Federates Nderkombetare te Sindikatave te Arsimit, Fred van Leewen perzgjodhi dhe percaktoi Federaten e Sindikatave te Arsimit e Shkences te Shqiperise, perfaqesuesi i se ciles mori pjese aktive ne punimet e kesaj Konference.

Angazhimi, puna dhe pervoja e sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH e SPASH, u be prezente ne kete Konference nga perfaqesuesi i FSASH, Sekretari i Pergjithshem i saj, Stavri Liko. Ai referoi ne te dy seancat  Gjysem Plenare dhe materiali i prezantuar me hollesi ne keto seanca zuri nje vend te rendesishem ne Broshuren e pergatitur nga Education International, EI, ku ekspozohet pervoja shqiptare, sidomos ne lidhje me mobilizimin e mesuesve per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle, me punen konkrete per kthimin ne shkolle te nxenesve qe kane e kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, me punen dhe mbeshtetjen e vecante qe sindikatat organizojne me nxenesit dhe prinderit e komunitetit rom dhe egjiptian, si edhe me bashkepunimin me Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, mbi bazen e Kontrates Kolektive te Punes, dhe me Ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise, si edhe me institucione te tjera qeveritare per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve dhe mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle.

Deklarata e Brasilias, se bashku me Udherrefyesin e miratuar nga Konferenca e Hages ne vitin 2010, perbejne dokumentet kryesore te punes se Qeverive, organizatave te Punedhenesve dhe atyre te punetoreve (sindikatave), per realizimin e objektivave te aferta qe kane te bejne me eliminimin e formave me te keqija te punes se femijeve brenda vitit 2016 dhe te te gjitha llojeve te punes se femijeve ne vijim.

Konferenca pranoi oferten e Qeverise se Argjentines per organizimin e Konferences se Katert Globale per Eliminimin e Punes se Femijeve, ne vitin 2017 ne Argjentine.

Me shume informacion ne lidhje me Konferencen mund te gjendet ne faqen e internetit www.childlabour2013.org.

 

 

Deklarata e Brasilias mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve

Ne, përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave të punëdhënësve dhe punëtorëve që morëm pjesë në Konferencën e Tretë Globale mbi Punën e Fëmijëve, organizuar në Brasilia, Brazil, nga data 8 deri më 10 tetor 2013, së bashku me Organizatat Jo-Qeveritare, (NGOs), aktorët e tjerë të shoqërisë civile, si edhe të organizatave rajonale e ndërkombëtare, për të analizuar progresin e bërë që nga Konferenca Globale e Hagës mbi Punën e Fëmijëve, më 2010, për të vlerësuar pengesat që kanë mbetur dhe për të rënë dakord mbi masat që duhen marrë për forcimin e veprimeve tona për të eliminuar format më të këqija të punës së fëmijëve deri në vitin 2016, si edhe për të çrrënjosur të gjitha format e punës së fëmijëve;

Duke mbajtur parasysh se puna e fëmijëve është punë që kryhet nga një fëmijë që është nën moshën minimale të përcaktuar për atë lloj pune, siç përcaktohet edhe nga legjislacioni kombëtar, të udhëhequr nga Deklarata e ILO-s mbi Parimet Themelore dhe të Drejtat në Punë (1998) dhe Konventat e ILO-s Nr. 138 dhe 182;

Të bindur se objektivi për çrrënjosjen e punës së fëmijëve i bashkon të gjitha vendet, meqënëse puna e fëmijëve dëmton realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe çrrënjosja e saj përbën një çështje të rëndësishme për zhvillimin dhe të drejtat e njeriut;
Duke njohur progresin e bërë dhe që është duke u bërë, pavarësisht nga kriza globale ekonomike dhe financiare, nga ana e qeverive në të gjitha nivelet, nga organizatat e punëdhënësve dhe punëtorëve, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, OJQ-të dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile për crrënjosjen e punës së fëmijëve, duke njohur nevojën për të përshpejtuar përpjekjet në të gjitha nivelet për çrrënjosjen e punës së fëmijëve, sidomos të formave më të këqija deri më 2016;
Duke mbajtur parasysh dimensionin dhe kompleksitetin e sfidave me të cilat përballen vendet në luftën e tyre kundër punës së fëmijëve, të tilla si ndikimi fatkeqësive natyrore, konflikteve dhe situatave pas konflikteve;
Të ndërgjegjshëm se eliminimi i formave më të këqija të punës së fëmijëve deri më 2016, si edhe çrrënjosja e punës së fëmijëve në tërësi mund të realizohen vetëm nëpërmjet kooperimit midis vendeve dhe forcimit të koordinimit ndërmjet qeverive, organizatave të punëdhënësve dhe punëtorëve, OJQ-ve, shoqërisë civile dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare;
Duke mbajtur parasysh se fëmijët që përballen me cdo formë diskriminimi meritojnë vemendje të veçantë në përpjekjet tona për të parandaluar dhe eliminuar punën  e fëmijëve;
Duke mbajtur parsysh se respektimi, promovimi dhe realizimi i Parimeve Themelore dhe i të Drejtës për Punë, e cila përfshin zhdukjen efektive të punës së fëmijëve,  është një nga shtyllat e Axhendës së Punës Dinjitoze të ILO-s;
Duke mirëpritur progresin e bërë nga Shtetet që kanë ratifikuar Konventën Nr.138 të Organizatës Nderkombëtare të Punës (ILO), mbi Moshën Minimale per Pranimin në Punësim dhe Nr. 182 mbi Ndalimin dhe Veprimin e Menjëhershëm për Eliminimin e Formave më të këqija të Punës së Fëmijëve, dhe duke theksuar rëndësinë e promovimit të ratifikimit universal dhe zbatimit efektiv të tyre, si edhe Konventën e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Protokollet e saj Opsionale, dhe duke i ftuar vendet që të marrin në konsideratë ratifikimin e instrumentave të tjerë të rëndësishëm, si Konventa Nr.189, Mbi Punën e Përshtatëshme për Punonjësit Vendas, si edhe Konventën Nr. 129, Mbi Inspektimin e Punës në Bujqësi, dhe Konventën Nr. 184, Mbi Shëndetin dhe Sigurinë në Bujqësi;
Duke marrë në konsideratë rendësinë e parimeve të njohura nderkombëtarisht dhe udhëzuesit si Parimet Udhëzuese të OKB-së mbi biznesin dhe të drejtat e njeriut, si edhe Deklaratën Tripalëshe të ILO-s mbi Parimet lidhur me Ndermarrjet Shumëkombëshe dhe Politikat Sociale;
Duke marrë në konsideratë përpjekjet e vazhdueshme të bëra nga ILO dhe sidomos Programin e saj Nderkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve (IPEC), për të siguruar asistencë teknike dhe bashkëpunim me qeveritë, organizatat e punëtorëve dhe punëdhënësve, për të çrrënjosur punën e fëmijëve;
Duke mirëpritur raportin e ILO-s  “Progresi në luftën kundër Punës së Fëmijëve”;
1. Ne riafirmojmë vendosmërinë tonë për të eliminuar format më të këqija të punës së fëmijëve deri më 2016, ndërsa vlerësojmë si objektivin tonë kryesor atë të çrrënjosjes së punës së fëmijëve, duke bashkuar përpjekjet tona në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne ritheksojmë gadishmërinë tonë për të zbatuar plotësisht Udhërrefyesin e përcaktuar për të Arritur Eliminimin e Formave më të Këqija të Punës së Fëmijëve deri më 2016, të miratuar nga Konferenca Globale e Hagës mbi Punën e Fëmijëve, më 2010.
2. Ne pranojmë nevojën për një veprim kombëtar dhe ndërkombëtar më të fuqishëm në zbatim të kësaj Konference lidhur me cështjet specifike të moshës dhe gjinisë në punën e fëmijëve, duke u fokusuar në formalizimin e ekonomisë informale dhe veprimin më të fuqishëm kombëtar, siç kërkohet, për monitorimin dhe vlerësimin, si edhe duke u fokusuar vazhdimisht atje ku nevojitet më shumë. Ne theksojmë rendësinë e asistencës teknike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.
3. Ne pranojmë se qeveritë kanë rolin udhëheqës dhe pergjegjësinë kryesore, në bashkëpunim me organizatat e punëdhënësve dhe punëtorëve, si edhe me OJQ-të dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile, për zbatimin e masave për të parandaluar dhe eliminuar punën e fëmijëve, sidomos format e saj më të këqija, dhe t’i shpëtojnë fëmijët prej saj.
4. Ne, gjithashtu, pranojmë se masat për të nxitur punën dinjitoze dhe punësimin e plotë dhe produktiv për të rriturit, janë shumë të rendësishme, në mënyrë që familjeve t’u mundësohet që të eliminojnë varësinë e tyre nga të ardhurat që sigurohen nga puna e fëmijëve. Për më tepër, nevojiten masa për të zgjeruar dhe përmirësuar aksesin në arsimimin falas, të detyrueshëm dhe cilësor për të gjithë fëmijët, si edhe për universalizimin progresiv të mbrojtjes sociale, në përputhje me Konventen 102 të ILO-s, lidhur me standardet minimale të sigurisë shoqërore, dhe me Rekomandimin 202 të ILO-s, lidhur me bazat kombëtare të mbrojtjes sociale.
5. Ne jemi për një përdorim të integruar, koherent dhe efektiv të shërbimeve publike dhe politikave në fushat e punësimit, arsimimit, bujqësisë, shendetit, trajnimit professional dhe mbrojtjes sociale, si mjete për ndertimin e kapaciteteve dhe fuqizimin e tyre, në mënyrë që të gjithë fëmijët, perfshirë edhe ata në zonat rurale, të kryejnë arsimin e detyrueshëm si edhe trajnimin pa u angazhuar në punësim si fëmijë.
6.  Ne theksojmë se punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe ata socialë duhet të kenë kushte dinjitoze pune si edhe trajnim fillestar e të vazhdueshëm, dhe se politikat që lidhen me to duhet të përpunohen së bashku me organizatat e punëtorëve nëpërmjet dialogut social.
7. Ne pranojmë se forcimi i shërbimeve publike dhe i politikave, është thelbësore për çrrënjosjen e qëndrueshme të punës së fëmijëve, sidomos të formave më të këqija deri më 2016, si edhe për një zhvillim të qëndrueshëm.
8. Ne kërkojmë nga qeveritë të sigurojnë akses në drejtësi për fëmijët e prekur nga puna e fëmijëve. Të garantojnë të drejtën  e tyre për arsimim dhe të sigurojnë programe rehabilitimi, si një mjet për të nxitur dhe mbrojtur mirëqënien dhe dinjitetin e tyre dhe të përmbushur të drejtat e tyre, duke u përqëndruar tek ata fëmijë që janë vecanërisht të ekspozuar ndaj formave më të këqija të punës së fëmijëve, për shkak të diskriminimit të cdo lloj forme.
9. Ne i inkurajojmë shtetet të krijojnë dhe më pas të përmirësojnë, ashtu sic duhet, kuadrin ligjor dhe institucional për të parandaluar dhe eliminuar punën e fëmijëve. Ne, gjithashtu, inkurajojmë agjensitë kombëtare të zbatueshmërisë së ligjit të zhvillojnë më tej besueshmërinë në trajtimin e vazhdueshëm të rasteve të punës së fëmijëve, përfshirë zbatimin e sanksioneve të përshtatëshme kundër tyre.
10. Ne pranojmë rendësinë e administratës së punës dhe sidomos të inspektoriatit të punës për çrrënjosjen e punës së fëmijëve, dhe kërkojmë që të zhvillohen dhe forcohen siç duhet, sistemet tona të inspektoriatit të punës.
11. Ne inkurajojmë, aty ku duhet, autoritetet kompetente që kanë përgjegjësinë për të zbatuar ligjin dhe rregulloret lidhur me punën e fëmijëve, përfshirë shërbimet e inspektoriatit të punës, që të bashkëpunojnë me njeri tjetrin, në kontekstin e zbatimit të sanksioneve penale ose, kur duhet, sanksione të tjera për rastet e punës së fëmijëve, sidomos të formave më të këqija të saj.
12. Ne do të promovojmë veprimin e shumë aktorëve për të luftuar punën e fëmijëve, përfshirë edhe zinxhirin e ofertës, duke adresuar si ekonominë formale dhe atë informale.
13. Ne kërkojmë të zhvillojmë dhe forcojmë grumbullimin dhe përhapjen, sic duhet, të statistikave dhe informacionit kombëtar për fëmijët e punësuar, si në ekonomitë formale dhe ato informale, me të dhëna të veçanta sipas punësimit dhe industrisë, gjinisë, moshës, origjinës dhe të ardhurave, në mënyrë që të rritet dukshmëria e tyre dhe të ndihmohet për të zhvilluar dhe zbatuar më mirë politikat publike për të çrrënjosur punën e fëmijëve.
14. Ne do të vazhdojmë të nxisim angazhimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë për krijimin e një ambjenti të aftë që të parandalojë dhe eliminojë punën e fëmijëve. Perfshirja e ministrive dhe agjensive shtetërore, parlamentit, sistemit gjyqësor, organizatave të punëdhënësve dhe punëtorëve si edhe të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare dhe e aktorëve të shoqërise civile, luan këtu një rol kyc (vendimtar). Ne do të nxisim dialogun social si edhe veprime të përbashkëta ndërmjet sektorëve publikë dhe privatë lidhur me crrënjosjen e punës së fëmijëve.
15. Ne jemi të vendosur të ndërmarrim hapat e duhura për të asistuar njëri tjetrin në respektimin, promovimin dhe realizimin e standardeve ndërkombëtare të punës dhe të drejtave të njeriut, sidomos nëpërmjet nxitjes së kooperimit, përfshirë kooperimin Jug-Jug dhe atë Trikëndësh.
16. Ne theksojmë nevojën për të siguruar dhe ndërtuar kapacitete në vendet që janë në konfikt ose pas konfliktit, sidomos ndër vendet më pak të zhvilluara, për të luftuar punën e fëmijëve, duke perfshirë programe rehabilitimi dhe rintegrimi, atje ku duhet.
 17. Ne theksojmë se shkelja e parimeve themelore dhe të drejtave në punë nuk mund të mos kundërshtohet kur përdoret për qëllime të tjera si një avantazh i ligjshëm dhe se standardet e punës nuk duhet të përdoren për qëllime tregtare proteksioniste.
18. Ne do të kerkojmë vazhdimisht angazhimin e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe rrjeteve sociale, akademive dhe trupave kërkimore, si partnerë në rritjen e ndërgjegjësimit për çrrënjosjen e punës së fëmijëve, nëpërmjet fushatave mbi dëmtimin e dinjitetit, mirëqënies, shëndetit dhe të ardhmes së fëmijëve, që shkaktohen nga angazhimi i tyre në punë, sidomos në format e saj më të këqija.
19. Ne jemi të vendosur të nxisim përpjekjet për të inkurajuar shkëmbimet sociale duke adresuar qendrime dhe praktika që luajnë një rol të vecantë në nënvleftësimin apo tolerimin e punës së fëmijëve, përfshirë dhunën dhe abuzimet.
20. Ne jemi të vendosur të mbështesim zhvillimin e vazhdueshëm të lëvizjes botërore kundër punës së fëmijëve, nëpërmjet partneriteteve, kooperimit, mbrojtjes dhe veprimit, të bazuara në standardet ndërkombëtare të punës dhe të drejtat e njeriut.
 21. Ne e ftojmë IPEC-un, të organizojë analiza në 2014, 2015 dhe 1016, në kuadrin e mbledhjeve të Komitetit Drejtues, për të marrë informacion mbi progresin që vendet kanë bërë për eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve
22. Ne nënvizojmë se luftës kundër punës së fëmijëve dhe axhendës së punës dinjitoze duhet t’u kushtohet vemendje e veçantë në axhendën e OKB-së për zhvillim pas-2015.
23. Ne shprehim mirënjohjen tonë për qeverinë e Brazilit për organizimin e Konferencës, dhe ne mirëpresim synimin e kësaj Qeverie për ta sjellë këtë Deklaratë në vemendjen e Bordit Drejtues të ILO-s për ta shqyrtuar më tej dhe për ta zbatuar atë.
24. Ne pranojmë ofertën e qeverisë së Argjentinës për të organizuar, më 2017, një Konferencë Globale për çrrënjosjen e vazhdueshme te Punës së Fëmijëve.

Brasilia, 10 tetor 2013