Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

U MBLODH KESHILLI KOMBETAR I SPASH


Me date 2 dhe 3 mars 2012, ne ambientet e Shkolles Sindikale  te BSPSH, u mblodh Keshilli Kombetar i SPASH.Gjate dy diteve  u trajtuan problemet  aktuale dhe per te ardhmen e SPASH.


Keshilli Kombetar ne kete mbledhje miratoi programin e veprimtarise se SPASH per vitin 2012, ku per kete vit qe eshte edhe viti jubilar i 100-Vjetorit te Pavaresise se Shtetit Shqiptar, perveç veprimtarive qendrore, jane parashikuar edhe aktivitete e veprimtari locale, madje edhe njera nga mbledhjet e planifikuara te Kryesise, e cila do te jete e zgjeruar, eshte vendosur te zhvillohet ne muajin nentor ne Vlore.


 

Ne fund te muajit gusht dhe ne fillim te shtatorit  do te zhvillohen aktivitete te perbashketa me Sindikaten e Arsimit te Kosoves, SBASHK, ku ne qender do te jene  figurat e ndritura te Kombit tone qe kontribuan ne Pavaresine e Shqiperise. Keto aktivitete do te zhvillohen ne kuadrin e zbatimit te Marreveshjes se Perbashket te nenshkruar nga  Presidentet e tri sindikatave te arsimit shqiptar, SPASH-FSASH dhe SBASHK, me 29 shkurt 2012 ne Prishtine.

Ne fillim te muajit maj, SPASH do te zhvilloje nje ekskursion  turistik ne Selanik e Stamboll, ku ne qender do te jete tema historike e njohjes se vendeve jashte Shqiperise ku zhvilluan veprimtarine disa nga rilindasit dhe patriotet e Kombit Shqiptar per te ardhur deri te Pavaresia.

Ne kete mbledhje Keshilli Kombetar, miratoi, gjithashtu, edhe projekt buxhetin per vitin 2012 ku bie ne sy rritja e te ardhurave e te shpenzimeve per aktivitete me karakter formues ne drejtim te anetareve te rinj, si edhe funksionimi i mire i partneritetit te disa sindikatave, jo vetem me DAR e ZA, por edhe me sektoret financiare te tyre e veçanerisht ne drejtim te zbatimit te Kontrates Kolektive, duke paraqitur lista te qarta e te rifreskuara te anetaresise per ndalesen e kutizacioneve nepermjet borderove.

Keshilli Kombetar vleresoi punen e  kryesive te rretheve Tirane, Elbasan, Korçe, Vlore, Lushnje, Delvine etj, dhe u terhoqi vemendjen disa kryesive te rretheve per me shume vleresim e impenjim ne kete drejtim, pasi SPASH  u ka krijuar te gjitha  mundesite dhe lehtesite ligjore nepermjet kontrates kolektive per partneritet dhe pune me cilesore.

Diten e dyte mbledhja e Keshillit Kombetar u zhvilluan ne formen e nje seminari, ku pasqyrimi  i gjendjes aktuale te SPASH u gershetua me mundesite, format dhe metodat e punes qe duhet te zbatojme ne te ardhmen me qellim shtimin e anetaresise, konsolodimin e sindikates dhe rritjen e cilesise se punes se drejtuesve te saj, veçanerisht ne zbatimin e kontrates kolektive te nivelit te pare, te dyte e ne nivel shkolle. Keto probleme u trajtuan nga z. Defrim Spahiu e Nevrus Kaptelli, ku nga pasqyrimi i gjendjes reale te anetaresise per çdo strukture, krahasuar kjo edhe me derdhjen e kuotizacioneve per vitin 2011, e cila u pasqyrua nga z.Selahedin Llukaçej, u kalua ne mundesite dhe metodat e punes qe duhet te ndiqen  per nje sindikate me te konsoliduar, duke filluar qe nga shkolla. Sa me funksional te jete dialogu social dhe partneriteti ne shkolle, aq me pak  mundesi do te kete futja e elementeve pa identitet per te perçare e shkaterruar levizjen sindikale, siç ndodhi ne disa rrethe e veçanerisht ne Durres. Per te shmangur kete Presidenti i SPASH, z.Bajram Kruja, terhoqi vemendjen  qe informacionet, kualifikimet dhe zgjidhja e problemeve nga sindikata t’u shperndahen te gjitha strukturave sindikale e te njihet me to anetaresia ne çdo shkolle. Ai, gjithashtu, evidentoi punen e mire qe ka bere ne kete drejtim kryetari i SPA Lezhe, z. Pjeter Prenga, dhe kembenguli qe kjo duhet te jete metode pune e te gjithe drejtuesve te SPA te rretheve, me qellim qe anetaresia te njihet me punen e  sindikates per mbrojtjen e interesave te tyre.

Gjate seminarit pjesemarresit i pershendeti edhe Presidenti i BSPSH-se z.Gezim Kalaja.
Ai vleresoi punen e mire ne drejtim te funksionimit dhe te kontributit te SPASH per vitin 2011 ne kuader te BSPSH dhe kerkoi qe keto rezultate te ruhen e permiresohen gjate vitit 2012.

Ne fund Presidenti i SPASH, z.Bajram Kruja, falenderoi Z.Kalaja per mbeshtetjen e dhene SPASH-it dhe anetaret e Keshillit Kombetar per bashkepunimin.