Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Mbrojtja e anetareve lidhet me zhvillimet progresive ne arsim

Nga mbledhja e KD te FSASH

Mbledhja e Keshillit Drejtues te FSASH-it, e zhvilluar te premten, date 7 shtator, me pjesemarrjen e anetareve te Keshillit, drejtues te seksioneve sindikale, pothuajse nga te gjitha rrethet e vendit, diskutoi gjeresisht detyrat qe u dalin strukturave te kesaj Federate ne qender e ne rrethe, si edhe keshillave sindikale ne shkolla, ne kuadrin e fillimit te vitit te ri shkollor 2007-2008.
Situata e krijuar pas nxerrjes se dhuneshme nga zyrat e dy qendrave kryesore sindikale, KSSH e BSPSH, e cila ka prekur drejtperdrejt edhe FSASH, si edhe problemet e mprehta qe kane lindur ne lidhje me zbatimin e udhezimit te MASH per emerimet dhe levizjet e personelit arsimor, percaktuan tematikat kryesore te analizes ne kete mbledhje.
Ne fjalen hyrese qe mbajti Kryetari i Federates, Zoti Xhafer Dobrushi, e quajti situaten aktuale shume te veshtire, pa nje zyre dhe pa kushtet me minimale per nje pune normale, si energji elektrike, pajisje dhe mjete pune etj, por, ne te njejten kohe, ai vuri ne dukje se jane te gjitha mundesite dhe po punohet me te gjitha forcat qe ajo te kapercehet me sukses, duke perdorur te gjitha menyrat, perfshire edhe kerkesat ndaj Qeverise dhe Ministrise se Arsimit per te permbushur detyrimet kushtetuese dhe kontraktuale qe ato kane per t’u krijuar sindikatave kushte pune dhe veprimtarie normale.
Ketij qellimi i sherben edhe takimi i dy kryetareve te sindikatave te arsimit me Ministrin e Arsimit dhe shkences, Zotin Genc Pollo, i zhvilluar nje dite para kesaj mbledhjeje, me te cilin u bisedua ne lidhje me kerkesat kryesore te dy sindikatave te arsimit ne kushtet e situates aktuale.
Pasi vuri ne dukje disa nga arritjet e ketyre koheve te fundit, perfshire edhe tendecen per rritjen e vazhdueshme te pagave, Z.Xhafer Dobrushi evidentoi problemet kryesore me te cilat po ballafaqohet aktualisht levizja sindikale ne sektorin e arsimit dhe disa nga drejtimet kryesore te punes se FSASH, ne kuadrin e fillimit te vitit te ri shkollor.
Zbatimi rigoroz dhe menjanimi i qendrimeve ekstreme e ndonjehere te politizuara ne lidhje me Udhezimin e MASH, Nr. 29, date 18 gusht 2007, “Per emrimet dhe levizjet e personelit mesimor dhe drejtues ne arsimin parauniversitar”, kerkon njohje te situates dhe reagim konkret. Rasti i Pogradecit dhe qendrimi i seksionit sindikal te ketij rrethi, mbeshtetur nga Kryesia e FSASH-it,i cili coi ne nxjerrjen e nje Sqarimi te vecante te MASH, ne lidhje me zbatimin e ketij Udhezimi, tregon se ne i kemi te gjitha mundesite qe te mbrojme anetaret tane kunder cdo veprimi e qendrimi abuziv ndaj tyre.
Ky problem terhoqi vemendjen e mjaft prej anetareve te Keshillit, te cilet paraqiten raste konkrete, si ne Fier ku, sic theksoi Zv/Kryetari i ketij Seksioni, Lavdosh Llanaj, jane larguar nga puna mbi 150 mesues, ne Shkoder, ku sic theksoi Kryetari i ketij seksioni, Isa Reka, mbi 55 etj. Edhe drejtues te tjere lokale qe diksutuan per kete ceshtje, si Hysen Gaci, Sarande, Shklelqim Polloveshi, Kuçove, Pertref Celaj, Vlore etj, kerkuan qe DAR dhe ZA te mbajne mire parasysh Sqarimin e leshuar nga MASH, duke theksuar se seksionet sindikale ne rrethe duhet te kembengulin qe largimet te shqyrtohen rast pas rasti, duke mbajtur parasysh arsimin perkates, por edhe eksperiencen ne pune e tregues te tjere. Ata theksuan se nuk eshte e drejte qe te merret parasysh vetem fakti nese mesuesit qe kane mbaruar te njejten shkolle pedagogjike, te diferencohen per t’u mbajtur ose jo ne pune, vetem nga fakti se kane Diplome apo Deftese Pjekurie, (emertim i te njejtit dokument te leshuar nga e njejta shkolle), duke kaluar nga nje vit tek tjetri.
Ne lidhje me masen e rritjes se pagave, ne kete mbledhje pati reagime te ndryshme, duke mbizoteruar opinioni se ne kete drejtim po behet nje propagande qe nuk ka shume baze reale. Nderkohe qe Qeveria flet per nje rritje prej 20-22 perqind ne te vertete, per shkak te zbatimit te Takses se Sheshte, kjo rritje nuk shkon me shume se 11-12 perqind, me perjashtim te mesuesve qe sapo kane filluar punen ku ajo shkon deri 16-17 perqind. Disa prej drejtuesve sindikaliste shkuan edhe me tej, duke e konsideruar kete rritje edhe me te ulet, ose drejt zeros, per shkak se jane rritur shume cmimet, pothuajse ne te gjitha produktet dhe sherbimet. Per kete ceshtje u la detyre qe keshillat sindikale te konsultohen me anetaret dhe mesuesit ne teresi per te arritur ne nje konkluzion te pergjithshem dhe per te mbajtur nje qendrim.
Nje tjeter problem i ngritur me shqetesim ne kete mbledhje,si ne Fjalen Hyrese, ashtu edhe ne diskutime, ishte ai i qendrimeve te padrejta te disa qendrave ekonomike te bashkive e komunave, ne lidhje me dhenien e shperblimit deri ne dy paga per mesuesit qe dalin ne pension, sipas Kontrates Kolektive te punes ne fuqi. Shkak per kete eshte interpretimi i gabuar i Vendimit te Qeverise per Fondin e Vecante, ku percaktohet se punonjesve nuk mund t’u jepet me shume se nje page mujore shperblim ne vit.
Zoti Xhafer Dobrushi sqaroi se kjo ceshtje ishte objekt diskutimi edhe ne takimin me Ministrin, ku u pranua arsyetimi se nuk ka asnje lidhje midis ketij Vendimi te Qeverise dhe Nenit 8/13 te Kontrates Kolektive te Punes, mbasi Vendimi ben fjale per punonjesit qe jane dhe vazhdojne te jene ne mardhenie pune, ndersa Kontrata Kolektive ka te beje me nderprerjen e mardhenieve te punes. Ne mbledhje u kerkua qe seksionet sindikale te ndjekin me pergjegjesi zbatimin e kesaj te drejte te siguruar me Kontraten Kolektive dhe te reagojne per cdo problem qe mund te krijohet, por nderkohe, u kerkua qe kjo e drejte te mos shperdorohet, t’u jepet vetem atyre qe e meritojne sipas kritereve te percaktuara, gje qe duhet te zbatohet nga te dyja sindikatat, sepse ka patur raste qe mesuesve te vecante u u jane leshuar vertetime nga sindikata tjeter, kur nuk kane mundur t’i marrin nga njera prej tyre.
Zbatimi i Kontrates Kolektive te Punes ne teresine e saj e sidomos te disa neneve te rendeishme te saj terhoqi vemndje te vecante ne kete mbledhje. Mjafte diskutante theksuan se drejtuesit dhe punonjesit e DAR e ZA-ve nuk e njohin Kontraten Kolektive, per rrjedhoje, edhe nuk e zbatojne  ate, duke kerkuar nga Kryesia e Federates qe te shohe mundesine e organizimit te ndonje seminari a takimi me ta, per te bere spjegime dhe per te kerkuar njohjen dhe zbatimin e saj, nderkohe qe MASH-it duhet t’i kerkohet me insistim qe te zbatoje pikat “a” dhe “b” te nenit 8/7, ne lidhje me propozimet per Vendimet e Keshillit te Ministrave per rritjen nga 25 ne 30 te viteve te pageses se 2 perqindeshit te vjetersise dhe rritjes nga 20 ne 25 vjete te shteses per kualifikimet per ata mesues qe kane nje vjetersi pune mbi 25 vjete.
Objekt i vecante diskutimi ne kete mbledhje ishin ceshtjet qe kane te bejne me forcimin e gjithanshem te strukturave drejtuese te Federates ne te gjitha nivelet.
Ne fjalen e vete Zoti Xhafer Dobrushi, terhoqi vemendjen per nje pune me te organizuar e me efektive, sidomos ne konsolidimin e seksioneve sindikale, ne riorganizimin e disa seksioneve, sidomos te disa rretheve te vogla, ne rritjen e rolit te drejtuesve te ketyre seksioneve, ne fuqizimin financiar, duke rritur ne menyre te ndjeshme te ardhurat nga kuotat, si edhe ne forcimin e bashkepunimit me DAR e ZA per zgjidhjen e problemeve qe dalin ne punen e perditeshme.
Duke folur per ceshtje te metodes se punes, ai theksoi domosdoshmerine qe kryetaret e seksioneve t’i pergjigjen nivelit te  kerkesave te kohes, te jene konkrete dhe te kuptojne mire rolin e tyre si pergjegjes per situaten ne seksionin perkates. Pervoja e ketyre viteve te fundit sidomos ne Tirane e Vlore, ne Skrapar e Kurbin, ne Elbasan e Fier, na tregon se kur kryetari i seksionit e kupton kete pergjegjesi dhe punon me perkushtim, duke grumbulluar rreth vetes nje grup aktivistesh te perkushtuar, punet shkojne mire dhe rezultatet nuk mungojne. Duke e konsideruar gjendjen aktuale financiare te Federates si jo te mire, Keshilli caktoi si date kufi per permiresime te ndjeshme, ne perputhje me objektivat e caktuara per kete vit, 15 tetorin 2007, gje qe kerkon angazhim te te gjitha strukturave te Federates nga qendra ne baze.
Duke folur per keto ceshtje, Sekretari i Pergjithshem i Federates, Stavri Liko, pasi evidentoi aktivitetet e shumta qe jane zhvilluar e po zhvillohen ne kuadrin e zbatimit te projekteve me Federaten Nderkombetare te Arsimit, EI, me Konfederaten Holandeze te Sindikatave, FNV, me ILO-IPEC e me partnere te tjere dhe permiresimet e bera ne funksionimin e strukturave te saj, ne punen me te rinjte e grate mesuese, si edhe angazhimet per pranadalimin dhe eliminimin e largimeve nga shkolla dhe te punes se femijeve, vuri ne dukje domosdoshmerine e nje angazhimi te pergjithshem per t’i shoqeruar keto aktivitete me rezultate konkrete.
Ai theksoi nevojen e sigurimit te zyrave, ne bashkepunim me DAR te qarqeve kryesore, pajisjet dhe mjetet kryesore te te cilave do te sigurohen ne kuadrin e projektit me FNV, si edhe paraqiti disa propozime konkrete per programin e akativiteteve ne perputhje me situaten aktuale te krijuar pas 1 gushtit.
Ai theksoi, gjithashtu, se asnje dokument ne lidhje me veprimtarite e Federates ose te projekteve, nuk ka humbur dhe te gjitha aktivitetet do te zhvillohen sipas programit te punes, me perjashtim te atyre qe ishin planifikuar per periudhen 4 – 19 shtator, te cilat po riplanifikohen per t’u zhvilluar ne vijim.
Keshilli mori vendimet perkatese per te gjitha ceshtjet e diskutuara dhe kerkoi angazhim serioz e te pergjithshem per realizimin e tyre.