Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Veprimtari aktive e rezultative gjate 2011,
angazhime efektive gjate 2012 e ne vijim

Nga mbledhja e KD te FSASH

Keshilli Drejtues i FSASH, i mbledhur ne daten 25 shkurt 2012, beri analizen e punes per vitin 2011 dhe percaktoi prioritetet e levizjes sindikale te kesaj Federate dhe te strukturave te saj ne te gjitha nivelet per periudhen ne vijim.

Ne Fjalen Hyrese qe mbajti Kryetari i kesaj Federate, z. Xhafer Dobrushi, ne emer te Kryesise, beri vleresimin per punen, veprimtarine dhe rezultatet e arritura gjate vitit te kaluar dhe paraqiti drejtimet kryesore te punes dhe sfidat me te cilat do te perballen strukturat e kesaj Federate nga qendra ne baze gjate vitit 2012 e ne vazhdim.

Nje vend te rendesishem ne kete analize zuri angazhimi i strukturave drejtuese te Federates ne diskutimin e Projektligjit per Arsimin Parauniversitar, duke vene ne dukje sidomos rendesine qe ka hartimi i ketij Ligji me standarde bashkekohore, si baza juridike dhe garancia e procesve reformuese qe jane zhvilluar dhe do te zhvillohen ne arsimin parauniversitar me moton: per nje arsim cilesor dhe per krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe nxenesit.

Keshilli vleresoi si arritjen me te madhe ne kete proces diskutimi dypalesh, perfshirjen ne Ligj, per here te pare ne legjislacionin tone, te dispozitave per Statusin e Mesuesit, per profesionin dhe misionin e tij te nderuar, menjanimin e perfshirjes ne Ligj te “Urdherit te Mesuesit” dhe perfshirjen e dispozitave qe garantojne vendin e punes per mesuesit me kontrate pune definitive, sipas percaktimeve te bera ne Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare.

Pjesemarresit ne mbledhje, duke sjelle zerin e sindikalisteve qe perfaqesojne, sugjeruan dhe kerkuan qe te plotesohen e saktesohen me tej dispozitat qe lidhen me emrimin dhe largimin nga detyra te drejtoreve te shkollave dhe mesuesve, duke perfshire ne Ligj kritere konkrete per punesimin, masat administrative dhe largimin nga puna.

Si ne Fjalen Hyrese, edhe ne diskutimet shumta te anetareve te Keshillit Drejtues, u trajtuan problemet e rendesishme te konsolidimit te metejshem te seksioneve sindikale ne rrethe, duke e vene theksin sidomos tek puna qe duhet bere gjate ketij viti e ne vijim me synimin qe keto seksione te drejtojne e veprojne jo si individe por si organe kolegjiale, qe te rritet kapaciteti i tyre per te dialoguar, per t’u bere partnere serioze e te pergjegjshem perballe punedhenesit, Drejtorive dhe Zyrave Arsimore, per diskutimin dhe zgjidhjen e kerkesave te sindikalisteve qe ata perfaqesojne, per zbatimin me korrektesi te dispozitave te Kontratave Kolektive si te nivelit te pare, ashtu edhe te nivelit te dyte, per uljen e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve etj.

Pas diskutimeve mbi bazen e raportit qe mbajti Sekretari i Pergjithshem i Federates, Stavri Liko, mbi veprimtarine ekonomiko-financiare te Federates per vitin e kaluar dhe projekt buxhetin per kete vit, Keshilli miratoi te ardhurat dhe shpenzimet per vitin 2011 dhe buxhetin e Federates per vitin 2012.  
Keshilli miratoi, gjithashtu, nje program dyvjecar per veprimtarine e te gjitha strukturave te Federates, deri ne Kongresin e ardhshem te saj.

 

Nga Fjala Hyrese e Kryetarit te Federates, Z. Xhafer Dobrushi:

Te nderuar kolege, anetare te Keshillit Drejtues te FSASH,

Sic jeni ne dijeni, kjo mbledhje i kushtohet analizes vjetore te veprimtarise se FSASH.        Viti2011 ka qene per te gjithe strukturat tona sindikale, duke filluar nga keshillat dhe seksionet ne qarqe e rrethe dhe deri ne Federate, nje periudhe e ngjeshur dhe intensive pune. Ne kemi bere disa takime te Keshillit Drejtues dhe aspekte te kesaj veprimtarie jane analizuar ne vijimesi. Por, sot, mbas nje viti, na mundesohet te ndertojme nje tablo me te plote te kesaj veprimtarie, ne funksion te mbrojtjes se interesave te anetareve qe perfaqesojme dhe ne kontributin qe FSASH jep per  reformimin dhe modernizimin e arsimit, vecanerisht te atij parauniversitar, ne vendin tone.

Cilat kane qene objektivat ku ne jemi fokusuar me shume?

Diskutimi per Projekt-Ligjin e Arsimit Parauniversitar.  Ky diskutim ka zgjatur me shume se 6 muaj. Mbi bazen e draftit te pare te perpunuar nga grupi i punes i Ministrise, jane organizuar disa takime ne nivel specialistesh me Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe dy here me grupin qe ka pergatitur draftin e Ligjit, te kryesuar nga zv/ministri. Ne mbledhjen e KD ne 6/mujorin e pare te vitit 2011, ne kerkuam nga seksionet sindikale, qe te terhiqeshin mendime te sindikalisteve te bazes per kete Ligj. Pati disa perpjekje, por kjo pune nuk u be mire. Nuk jemi akoma ne gjendje qe te sensibilizojme opinionin e sindikalisteve ne shkalle te gjere per probleme kaq madhore, qe jane jetike per zhvillimin e arsimit dhe profesionin e mesuesit.

Po cilat ishin sfidat me te cilat u perballem dhe sa arritem te perfshijme ne projekt-ligj  objektivat tona sindikale?

Se pari, Mosperfshirja ne ligj e urdherit te profesionit,  konkretisht e “Urdherit te Mesuesit”. Kjo ka qene arritja kryesore e FSASH, nepermjet negociatave jo vetem me grupin e punes te MASH, por edhe ne disa takime pune me Ministrin dhe, ne vazhdim, nepermjet  komunikimit me Qeverine. Me argumentet e paraqitura, bazuar ne legjislacionin shqiptar, ne strategjine e arsimit, ne Rekomandimin e ILO-s dhe UNESCO-s per Statusin e Mesuesit dhe ne pervojen e vendeve Europiane, ku me perjashtim te Skocise asnje vend tjeter nuk ka Urdher Mesuesi, ne arritem t’i bindim partneret tane qe “urdheri i profesionit” eshte i papershtatshem dhe i panevojshem per mesuesit e sistemit parauniversitar. Bazuar ne keto argumente dhe ne dialogun e zhvilluar midis paleve, Qeveria, ne muajin dhjetor 201, dergoi ne Parlament ndryshimet perkatese ne ligjin per profesionet e rregulluara, gje qe mundesoi perjashtimin e mesuesit nga urdheri i profesionit.


Po cfare humbnin mesuesit, nese do te perfshihej ne Ligj “ Urdheri i Mesuesit”?

  1. Regjistrimi ne Urdherin e Mesuesit do te ishte i detyrueshem. Urdheri do te licensonte mesuesit, do te percaktonte kritere per licensimin. Per keto kritere, mesuesit do te detyroheshin te ndiqnin programe “ trajnimi” ne institucione private, kundrejt pagesave deri ne 1500 euro ne vit.
  2. Masat ndeshkimore, deri te heqja e licenses per ushtrimin e profesionit, do te ishin competence e “ Urdherit te Mesuesit”.
  3. Mesuesit do te paguanin cdo vit, ne menyre te detyrueshme, ne favor te Urdherit  5-6 here me shume se kuotizacioni qe derdhin ne sindikate.

Se dyti, Garantimi i vendit te punes per mesuesit qe aktualisht jane te punesuar me kontrate te perhereshme.   Dy kategori mesuesish, qe aktualisht jane te punesuar me kontrate kolektive pune ne menyre te perhershme, rrezikoheshin dhe rrezikohen. Keta jane:

  1. Mesuesit qe kane mbaruar studime universitare trevjecare, 6 semestra, te cilet nese do te barazoheshin me DNP, sic thuhet ne Ligjin e Arsimit te Larte, do te mund te punesoheshin vetem ne arsimin parashkollor. Ky kontigjent perfshine rreth 11.000 mesues, te cilet, vertete kane mbaruar studime universitare 3 vjecare, por keto nuk barazvleresohen me studimet universitare 3 vjecare te nivelit bachelor, sipas sistemit te Bolonjes, sepse ne rastin e pare studimet kane qene me cikel te mbyllur dhe te diplomuarit kane marre titullin Mesues i Shkolles 8 vjecare, sot 9 vjecare. Me insistimin e sindikatave, ky rrezik u menjanua dhe, si pasoje, Qeveria, ne dhjetor te vitit 2010, mori vendimin qe i kthen keta mesues, per nje kohe prej 2 vjetesh, ne statusin e meparshem. Ne do te insistojme qe ky status i tyre te jete i perhershem.
  2. Mesuesit me shkolle te mesme pedagogjike dhe shkolla te tjera profesionale te profilit te mesuesise, qe aktualisht jane te punesuar ne arsim ne ciklin e ulet te arsimit baze dhe ne arsimin parashkollor ne menyre definitive. Ne draftin e tanishem te Ligjit kjo kategori mesuesish, qe perfshine rreth 5.000 vete, nuk permendet si grup qe do te ruaj vendin e punes, ashtu sic eshte percaktuar ne Kontraten Kolektive te nivelit te pare. Ne jemi duke negocuar per trajtimin kontraktual ligjor te ketij grupi mesuesish, te cilet sot dhe per disa kohe jane te nevojshem dhe te domosdoshem ne sistemin e arsimit, sidomos ne zonat periferike. Kete ceshtje do ta trajtojme edhe ne Komisionin Parlamentar perkates kur te diskutohet Projekt-Ligji.          

Se treti, ne kemi sugjerimet tona edhe per dispozitat qe i referohen emrimit dhe lirimit nga detyra te drejtuesve te shkollave dhe mesuesve. Thelbi i ketyre verejtjeve dhe sugjerimeve eshte qe, per te shmangur politizimet dhe punesimin e te paafteve, ne Ligj te percaktohen disa kritere baze se kush mund te jete Drejtor shkolle dhe kush mesues, duke saktesuar me tej draftin ekzistues. Po keshtu, ligji duhet te sanksionoje qe i njejti organ qe perzgjedh kandidatin per drejtues shkolle apo mesues, po i njejti organ duhet te shprehet per largimin e tyre nga  detyra.

Objektiv tjeter i punes se Federates ka qene harmonizimi i pagave te punonjesve te arsimit parauniversitar, per te ngushtuar diferencen midis pages minimale dhe pages maksimale. Sic kemi theksuar edhe me pare, qe nga greva njejavore e vitit 1999 e deri ne vitin 2010 ne kemi percaktuar si prioritare rritjen e pagave te mesuesve te rinj, pra te pages fillestare, per te inkurajuar rritjen e interesimit te studenteve per profesionin e mesuesit. Ky orientim ka qene i drejte per nje periudhe te caktuar kohe, sepse, krahas rritjes se pagave te mesuesve ne pergjithesi, rriti ne menyre te ndjeshme pagat e mesuesve te rinj qe fillonin per here te pare kete profesion. Kjo pati ndikim te ndjeshem ne rritjen e numrit te studenteve qe kerkonin dhe kerkojne deget e mesuesise. Por rritja me prioritet e pagave te mesuesve te rinj ne me shume se nje dhjetvjecar e ngushtoi shume diferencen midis pages minimale dhe pages maksimale ne arsim. Ne fillim te vitit 2010 raporti midis pages se mesuesit qe fillonte pune per here te pare me mesuesin me vjetersi dhe kualifikim maksimal arriti vetem 18-19 perqind, ne nje kohe kur mesatarja e ketij raporti ne nivel Europian eshte 31-32 perqind. Per kete aresye, ne bisedimet e zhvilluara me MASH dhe Qeverine sindikatat e arsimit kerkuan dhe perfshine ne marreveshje rritjen me prioritet te pagave te mesuesve me vjetersi dhe kualifikim maksimal, gje qe ne te ardhmen e afert do te normalizohet, sipas standarteve europiane, raporti page minimale- page maksimale ne arsimin parauniversitar.
Po keshtu, ne qender te vemendjes se FSASH kane qene negociatat e vazhdueshme dhe arritja e rezultateve konkrete per shpenzimet e transportit te mesuesve dhe shperblimin mbi page te mesuesve qe punojne larg vendbanimit.

Cilat jane objektivat e FSASH per vitet 2012-2013 ?

Duke terhequr konkluzionet e duhura nga analiza e punes vjetore, me nje veshtrim me kritik te asaj cka kemi arritur jo vetem gjate vitit 2011, por edhe per shume e shume vite me pare, duke mbajtur parasysh rolin dhe peshen e FSASH ne levizjen sindikale ne arsim si dhe ne levizjen sindikale te te gjithe profesioneve te punemarresve ne shkalle vendi, si nje sindikate e madhe, e organizuar dhe e qendrueeshme; duke u mbeshtetur ne forcen dhe aftesite e FSASH  per t’u perballur me sfidat qe e presin, per t’u rritur me shume cilesisht, per ta merituar plotesisht besimin dhe velersimin e derisotem te sindikalisteve, punonjesve dhe partnereve tane; i propozoj Keshillit Drejtues, qe ta shpallim kete vit dhe vitin e ardhshem  si periudhen e konsolidimit te metejshem dhe te rinovimit te te gjithe strukturave tona sindikale, duke filluar nga keshillat sindikale ne shkolla apo fakultete dhe deri ne organet me te larta te Federates, si prioritetin kryesor te levizjes sindikale ne kuader te FSASH.  
Nevoja per reformim, konsolidim dhe rinovim  te strukturave sindikale eshte e perhershme. Megjithate, si prioritet mbi cdo synim dhe objektiv tjeter, ajo nuk mund te shpallet ne cdo kohe, sepse kerkon stadin dhe pjekurine e nevojshme, kerkon aftesi dhe garanci per arritjen e ketij objektivi madhor.
Mendoj se tani, mbas 20 vjeteve veprimtarie intensive gjithnje ne rritje, FSASH i ka te gjitha mundesite dhe forcat per ta diskutuar dhe mbajtur gjithnje te ngritur kete objektiv duke filluar ne cdo keshill sindikal shkolle, ne cdo seksion sindikal qarku apo rrethi dhe ne shkalle Federate.
Po cilat do te jete objektivat konkrete ne kuader te ketij prioriteti kryesor?

  1. Plotesimi i strukturave ne te gjithe keshillat dhe seksionet sindikale sipas kritereve statutore dhe funksionimi normal i tyre.
  2. Riaktivizimi i komisioneve te gruas dhe rinise.
  3. Konsolidimi i Seksioneve Sindikale qe akoma nuk kane qendrueshmeri.
  4. Riorganizimi i Seksioneve Sindikale ne rrethet Korce, Lushnje, Peqind, Delvine.
  5. Funksionimi i dialogut social ne te tri nivelet.
  6. Organizimi i aktiviteteve te shumta e te larmishme ne te gjitha nivelet, me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise

Me nje levizje te tille brenda vetes, pa ndikime dhe presione nga jashte, i kemi te gjitha mundesite qe ne vitin 2013, ne nje kohe qe do te gjykohet be pershtatshme ta konkretizojme kete fushate me prioritetin dhe objektivat qe percaktuam  me nje Kongres te FSASH me moton: rinovim dhe kosolidim i strukturacve sindikale, si kusht dhe garanci per rritjen e forces argumentuese, levizese dhe realizuese te FSASH, per mundesi cilesisht me te medha per zhvillimin e dialogut social ne te gjithe nivelet, ne te mire te plotesimit dhe zbatimit te kerkesave dhe interesave sociale ekonomike te mesuesve dhe gjithe punonjesve te arsimit, ne te mire te reformimit dhe progresit te sistemit arsimor ne Shqiperi si kusht per progresin shoqeror te vendit.