Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Funksionimi i partneritet,

domosdoshmeri per nje sindikate efektive
(Nga mbledhja e Keshillit Kombetar te SPASH)

 

Me date 6 shtator 2012, ne sallen e mbledhjeve te BSPSH-se, u zhvilluan mbledhjet e radhes te Komitetit Ekzekutiv dhe Keshillit Kombetar te SPASH.
Mbledhjet paten kete rend dite:

  1. Partneriteti, anetaresia, kuotizacioni.
  2. Te ndryshme.

Materialin kryesor e mbajti Presidenti i SPASH, Z.Bajram Kruja, ku nder te tjera, vendin kryesor e zune problemet e partneritetit, trajtuar ne kater nivele.

I. Partneriteti me MASH

Ky partneritet ka funksionuar shume mire.
- Jane zhvilluar takime me grupin pergatitor te Projektligjit ri Per Arsimin Parauniversitar,
- Jane zhvilluar takime me grupin kryesor te MASH,
- Eshte marre pjese ne diskutimin e Projektligjit ne TV Publik, TVSH, per rreth 2 ore me Zv/Ministrin Shamata dhe hartuesin e Projektligjit Z. Stavri Llambiri,
- Eshte marre pjese ne diskutime ne grupet parlamentare, ku puna e SPASH per permiresimin e Projektligjit eshte vleresuar maksimalisht prej tyre.
Ne mbledhje u theksua gjithashtu, se mendimet e SPASH  per disa ndryshime te rendesishme ne Projektligj dhe kembengulja, duke u bazuar ne argumenta, per domosdoshmerine e tyre, beri te mundur qe nga Projektligji sot jane ne Ligjin Per Arsimin Parauniversitar nenet e meposhteme:
- Neni 2, ”Perkufizime”, pika 18, ne te cilin thuhet: ”Partner sociale” jane sindikatat,me te cilat Ministri nenshkruan Kontraten Kolektive te Punes.
- Neni 26,”Ministri”, pika “f”, ku thuhet: ”nenshkruan me partneret sociale Kontraten Kolektive te Punes se nivelit te pare”.
- Neni 29, ”Keshilli Kombetar i Arsimit Parauniversitar”, pika “dh”, ku thuhet”Dy perfaqesues nga partneret sociale.

Kryetareve te SPA te rretheve, te cileve iu vu ne dispozicion Ligji Per Arsimin Parauniversitar,  iu kerkua qe te punojne me moton e Kongresit te V-te “Çdo mesues te jete i sindikuar”, duke vertetuar me dokumenta anetaresine sindikale, me qellim perfaqesimin ne keshillat vendore te arsimit parauniversitar. Me poshte Presidenti i SPASH-it sqaroi te pranishmit ne lidhje me punen e bere nga ana e SPASH per heqjen e Urdherit te Mesuesit nga Projektligji Per Arsimin Parauniversitar

Ne mbledhje u shpernda dhe u komentua edhe Vendimi Nr.517 date 16.08.2012 ”Per disa ndryshime ne paga”, duke vene ne dukje sidomos:
- Pjesemarrjen ne diskutim ne takimin me Ministrin,
- Pjesemarrjen ne takimin perfundimtar ne MASH me pjesemarrjen e Sekretarit te Pergjithshem te MASH, perfaqesueses se Departamentit te Administrates Publike, si edhe te drejtorit te finances, drejtorit te personelit dhe drejtorit Juridik te MASH.


Pas diskutimeve ne keto takime, u be e mundur te plotesohen kerkesat tona: paga e grupit nga 13 000 leke behet 14 000 leke. Ne kete menyre paga e mesuesve me eksperience pune rritet me shume ne krahasim me mesuesit e rinj, duke synuar rritjen  e diferences midis pagave te tyre, me qellim perafrimin me standardet Evropiane
Ne tabelen e re te llogaritjes se pagave te mesuesve per te gjitha kategorite u hoqen alternativat e pakuptueshme, te cilat ngaterronin dhe linin mundesi per interpretime te ndryshme e zbatime jo te njejta ne page.
Paga e pozicionit percaktohet qarte per te kater kategorite:
- Mesues ne shkollen e mesme behet  36 950 leke,
- Mesues ne Ciklin e larte ne shkollen 9-vjeçare behet  34 000 leke,
- Mesues ne Ciklin e ulet ne shkollen 9-vjeçare behet  32 000 leke,
- Edukatore ne kopesht femijesh behet 30 000 leke.

II. Partneriteti me BSPSH.

Ne nivel qendror ky partneritet eshte shume i mire. Jemi pjese e zgjedhur e struktures se sekretariatit te BSPSH-se. Jemi pjese e takimeve kombetare e nderkombetare te BSPSH-se, ne seminare, takime etj. Plotesojme detyrimet statutore ndaj njera-tjetres.

III. Partneriteti me FSASH.

Jemi bashkefirmoses te kontratave kolektive te punes. Te dyja sindikatat tona jane anetare te Edukimit Internacional.
Ne shumicen e takimeve jemi bashke,vetem kur ka shqetesime sindikale nderhyjme veç e veç. Kemi jo pak mosmarreveshje, por qe jane zgjidhur me durim e gjakftohtesi.
Shqetesimet kane qene: perfaqesimi me anetaresi per shkak edhe te levizjeve politike ne vitet 1997-1998 dhe 2005-2006. Gradualisht kemi arritur mbi 50% te mesuesve me anetaresi, por jo me kuote.
Ne disa rrethe si Tirane, Skrapar, Permet, Peqin kemi patur shqetesime me kuotat e anetaresise, por kane gjetur zgjidhje.
Shqetesime kemi patur dhe kemi edhe ne Mirdite, Malesi e Madhe, Librazhd, Diber etj.

Funksionimi i partneritetit te perbashket.

SPASH ka funksionuar ne perputhje me Statutin.
- Kemi zhvilluar 4 mbledhje te Keshillit Kombetar ne vit, sipas vendimit te mbledhjes se pare te vitit, me tematike vjetore, por e mundshme per ndryshime kur eshte e domosdoshme.
- Kemi zhvilluar rregullisht mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv, 4+2 ne vit.
- Kemi pajisur te gjithe drejtuesit sindikale me Statutin, si edhe me Revisten, neqoftese ajo eshte shperndare rregullisht, mbi 2500 kopje ne rreth 2000 shkolla.
- Kemi pajisur te gjithe anetaret qe paguajne kuote, me Kontraten Kolektive te Punes te nivelit te pare, 15 000 kopje.
- Kemi qene korrekt me shperndarjen e 20% te kuotave vjetore, per secilin rreth, sipas Statutit.
- Kemi pajisur me kompjuter te gjitha seksionet e rretheve qe kane zyra, si Tirane, Durres, Elbasan, Shkoder, Vlore, Korçe, Gramsh, Lushnje etj.
- Nje pjese te mire te seksioneve e kemi pajisur edhe me materiale si ligje,VKM per pagat, udhezime te MASH etj.
Per te pare funksionimin e partneritetit dhe gjendjen e sindikates, u shpernda nje pyetesor, i cili u plotesua nga çdo kryetar i SPA te rretheve.ku nder te tjera kerkohej informacion mbi partneritetin ne te gjitha nivelet, mbi bashkepunimin, rritjen e numrit te anetareve krahasuar me nje vit me pare etj. Me pas mbledhja vazhdoi me diskutime nga kryetaret e SPA te rretheve, ku, veç problemeve te mesiperme, u trajtuan edhe probleme te fillimit te vitit te ri mesimor.