Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

U MBLODH KESHILLI KOMBETAR I SPASH
DHE
ORGANIZOHET EKSKURSIONI TURISTIK NE VENECIA

Ne daten 9 maj 2013, ne Tirane, u mblodh Keshilli Kombetar i SPASH, i cili analizoi punen e bere nga Kryesite e SPA te rretheve per zhvillimin dhe permbylljen e fushates se zgjedhjeve ne shkolla.
Te pranishmit raportuan mbi perfundimin e zgjedhjeve te reja ne shkolla dhe, gjithashtu,  dorezuan dokumentacionin zgjedhor, si dhe listat e reja te anetaresise, mbi bazen e te cilave u zhvilluan zgjedhjet.


Presidenti i SPASH, Z. Bajram Kruja, i cili drejtoi mbledhjen, falenderoi per pune te mire dhe perfundimin brenda afateve te kesaj fushate te rendesishme, kryetaret e SPA te rretheve: Tepelene, Kuçove,Tirane Qark, Korçe, Bulqize etj, dhe terhoqi vemendjen  per perfundimin teresor te saj ne disa rrethe qe u kane mbetur akoma disa shkolla te veçanta pa u bere analizat dhe zgjedhjet. Ai, gjithashtu, komunikoi fillimin e  konferencave zgjedhore te SPA te rretheve, te cilat do te perfundojne brenda dates 6 shtator 2013.
Te pranishmit u pajisen me bazen materiale te nevojshme per kete qellim, si dhe me rregulloren e hartuar per zgjedhejet e SPA ne rrethe. Ne kete kuader, disa prej kryetareve te SPA te rretheve, si Lezhe, Korçe etj, percaktuan datat e Konferencave per zgjedhjet e reja ne kryesise te SPA te rretheve te tyre, te cilat u miratuan nga Presidenti i SPASH, i cili garantoi, gjithashtu, se te gjitha konferencat zgjedhore te SPA te Qarqeve do te monitorohen nga Kryesia e SPASH, ndersa ato te rretheve, ne rastet kur nuk do te mund te monitorohen nga Kryesia e SPASH, do te monitorohen nga Kryetaret e SPA te qarqeve.

Nga data 10 deri ne daten 14 maj 2013, Keshilli Kombetar i SPASH zhvilloi nje ekskursion turistik ne itinerarin Tirane-Venecie e kthim. Ne kete aktivitet, Keshillit  Kombetar iu bashkengjite edhe nje autobus tjeter me mesues, anetare te SPASH nga disa rrethe te vendit.
Ekskursioni i Venecias ishte i katerti ne radhen e aktiviteteve te organizuara nga SPASH  keto kater vitet e fundit, pas Kongresit te Peste te SPASH. Pjesemarresit ne kete aktivitet  u njohen me bukurite natyrore te bregdetit dhe te qyteteve pergjate bregut te Malit te ZI, Kroacise, Bosnje-Hercegovines, Sllovenise, pjeses veriore te Italise, si dhe me historine e tyre.
Gjate ndalesave ne udhetim, te pranishmit moren me vete, nepermjet fotove te shumta, pjese nga peizazhi i bukur pranveror i ketyre vendeve. Naten e pare grupi qendroi ne Hotel “Medena” ne Trogir, (qytet ne dalje te Splitit), dy netet ne vazhdim ne Hotel “Amerikan” ne Lindo di Jesolo, ne afersi te Venecias, dhe ne kthim, naten e fundit, ne Hotel “Neum”, ne bregdetin Boshnjak.


Gjate vizites ne Venecia, mbreselenese ishin arkitektura mahnitese e Pallatit Dukal, nje nga kryeveprat e stilit gotik venecian, ndertuar ne vitet 1309 – 1324, Sheshi dhe basilika e S. Marcos, nje nga shembujt e arkitektures bizantine, qe, per shkak te mozaikeve te shumte te cilet simbolizojne pasurine dhe fuqine e Venezias, quhet ndryshe dhe Kisha e Arte, Kulla e Ores, Uren Rialto etj.
Te gjithe te pranishmit ndoqen me interes te veçante historine e qytetit te lashte  nepermjet tregimeve  te dy guidave turistike vendase, te vena ne sherbimin tone nga Agjencia Turistike “Mak-Olimpik”, me te cilen u realizua ky ekskursion.