Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

Te thellojme me tej arritjet e vitit 2012
(Nga mbledhja e Keshillit Kombetar te SPASH)

Ne daten 14 dhjetor 2012, ne sallen e mbledhjeve te Keshillit Kombetar dhe te seminareve te BSPSH-se, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit Kombetar te SPASH.
Ne kete mbledhje u be Analiza vjetore e punes dhe veprimtarise se SPASH dhe u diskutuan probleme te ndryshme qe kane dale gjate vitit 2012, si edhe disa nga detyrat kryesore per vitin 2013.


Ne mbledhje ishte i ftuar dhe mori pjese edhe Presidenti i BSPSH-se Zoti Gezim Kalaja.
Materialin kryesor, ne emer te Kryesise, e mbajti Presidenti i SPASH-it, Zoti Bajram Kruja, i cili, nder te tjera, theksoi:


Nga kater mbledhje te Keshillit Kombetar dhe gjashte te Komitetit Ekzekutiv te planifikuara, jane zhvilluar pese mbledhje te Keshillit Kombetar dhe kater te Komitetit Ekzekutiv. Tre nga mbledhjet e Keshillit Kombetar, veç trajtimit tematik te planifikuar qe ne fillim te vitit, kane patur edhe karakter seminari, me qellim qe t’i sherbenin permiresimit te punes se drejtuesve te rinj te disa rretheve, dhe dy takimet e tjera kane qene me karakter njohjeje dhe ekskursioni, njeri prej te cileve u zhvillua jashte vendit, ne Selanik, Stamboll e Sofje, dhe tjetri ne Vlore, ne kuadrin e 100-Vjetorit te Pavaresise.
Gjithashtu, Zoti Kruja nenvizoi nivelin e mire te partneritetit e dialogut social me Ministrine e Arsimit e Shkences, MASH, dhe me pjesen me te madhe te DAR e Za-ve te rretheve dhe kerkoi ngritjen ne kete nivel edhe ne disa rrethe te tjera ku ky partneritet nuk funksionon sic duhet, si ne Fier, Berat, Gjirokaster, Durres, Tepelene, si dhe permiresimin e tij ne nivel shkolle, mbeshtetur ne Kontraten Kolektive te Punes.


Per kete, SPASH  ka botuar dhe shperndare  ne te gjitha SPA-te e rretheve: 2 500 statute me kontrate, 15 000 kopje te kontrates kolektive, 2 000 kopje Revista “Tribuna Sindikale”, si edhe ka blere komplet kompjutera per te gjitha ato rrethe qe, sipas kontrates kolektive, kane marre zyra pune nga DAR-ZA ose kane zyra te perbashketa me BSPSH etj.
Gjithashtu, ai vleresoi partneritetin e mire me BSPSH-ne, FSASH-in, SBASHK-un e Kosoves dhe organizmat nderkombetare ku aderon SPASH dhe veçanerisht kontributin e SPASH ne permiresimin e Ligjit te Arsimit Parauniversitar, qe u miratua gjate ketij viti si dhe prezantoi punen e bere nga SPASH dhe ndikimin e saj ne permiresimin e disa elementeve te pages se mesuesve dhe rritjen e tyre.
Ne aspektin organizativ, SPASH gjate vitit 2012 eshte rritur ne numer dhe tashme eshte e shtrire ne te gjitha rrethet e vendit, ku u permenden per rritje te numrit te anetaresise me kuote SPA-te Tirane Qytet, Tirane Qark, Korçe, Elbasan, Lushnje, Delvine, Gramsh e Puke, etj, nderkohe qe per disa rrethe u kerkua funksionimi me i mire dhe permiresimi i punes nga ana e drejtuesve per rrijen e numrit te anetaresise dhe grumbullimin e kuotizacionit per te gjithe anetaret e deklaruar.


Pas pyetjeve e diskutimeve, Keshillin Kombetar e pershendeti Presidenti i BSPSH-se, Zoti Gezim Kalaja. Ai vleresoi punen e mire te Kryesise dhe Keshillit Kombetar te SPASH-it, si dhe rolin dhe rendesine  e kesaj sindikate ne kuadrin e BSPSH-se.
Gjithashtu, ai u ndal ne rendesine e njohjes dhe zbatimit nga gjithe anetaresia te Paktit te Mirekuptimit Social, te nenshkruar midis Keshillit te Ministrave  dhe organizatave te punemarresve e punedhenesve, anetare te Keshillit Kombetar te Punes, me 15 shkurt 2011, si dhe ne kontributin e dhene nga BSPSH ne permiresimet e bera ne Kodin e Ri te Punes, te miratuar ne Keshillin Kombetar te Punes.
Pas diskutimit te pikave te ndryshme, Presidenti i SPASH kerkoi nga te pranishmit me shume mobilizim per vitin e ardhshem, me qellim rritjen e numrit te anetaresise dhe ngritjen ne nje nivel me cilesor te punes drejtuese dhe organizative ne rrethe, duke mbajtur parasysh edhe faktin qe viti 2013 eshte edhe viti i zgjedhjeve ne te gjitha strukturat e SPASH.