Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

HAPA VENDIMTARE

PER ARRITJEN E OBJEKTIVAVE SINDIKALE PER VITET 2012-2014

(Nga  mbledhja  e Keshillit Drejtues te FSASH)

Me 7 dhe 8 shtator u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit Drejtues te FSASH. Ndryshe nga heret e tjera, kjo  mbledhje u konceptua dhe organizua si nje nderthurje veprimtarish me karakter pune, shlodhjeje dhe vizitash historike e kulturore ne territorin e Kosoves.


Dita e pare e ketyre veprimtarive dyditore filloi me udhetimin nga Tirana ne Qytetin e Kukesit. Drejtuesit sindikaliste nga 30 rrethe te vendit shijuan bukurite e Rruges se Kombit dhe mbeten te mrekulluar nga madheshtia e Tunelit te Kalimashit. Mbas kafes se mengjesit ne “Bar Amerika”, pjesemarresit u njohen shkurtimisht me historikun e qytetit dhe rrethit te Kukesit, me permasat e zhvillimit te arsimit, traditat dhe zakonet e zones, etj.
Qyteti i Prizrenit me lashtesine, origjinalitetin  dhe monumentet  e tij zuri pjesen me te madhe te axhendes se dites se pare. Teper mbreselenese historia dhe madheshtia e Shtepise Muze te Lidhjes se Prizrenit, ku patriote te shquar si Ymer Prizreni, Abdyl Frasheri, Isa Boletini dhe perfaqesues te tjere nga te gjitha trevat shqiptare ideuan dhe hodhen themelet e pavaresise se trojeve shqiptare ne nje periudhe kur rrezikohej e kercenohej ekzistenca e kombit shqiptar.  
Po kaq interesante ishin vizitat ne pazarin e vjeter, ne xhamine e Sinan Pashes, etj.


Mbasdite autobuzi mori udhen ne drejtim te rrjedhes se lumit qe pershkon Prizrenin dhe filloi ngjitjen ne bjeshket e bukura te Sharrit, pikerisht ne pjesen qe dominojne pyjet me meshtekna. Mbas akomodimit ne Hotel  “Sharri “, ku cdo mjedis te ofron freski, bukuri dhe shlodhje, ne nje nga sallat lluksoze te ketij kompleksi turistik filloi analizen e punes 9/mujore Keshilli Drejtues i FSASH.

Tema qendrore e mbledhjes ishte puna e strukturave te FSASH per rinovimin dhe aftesimin e lidershipit te sindikates ne te gjitha nivelet per te perballuar sfidat qe qendrojne para levizjes sindikale ne arsim, per te shkuar ne Kogresin e ardhshem te FSASH me objektiva te realizuara.
Ne fjalen hyrese per kete ceshtje, Kryetari i FSASH, Z. Xhafer Dobrushi beri permbledhjen e angazhimeve kryesore te Federates ne 9 muajt e ketij viti. Ai vuri theksin ne dy nga momentet kyce te kesaj veprimtarie: ne pjesemarrjen e FSASH ne punen per permiresimin dhe plotesimin e Ligjit per Sistemin e Arsimit Parauniversitar dhe ne kontributin e FSASH per zgjidhjen e problemeve qe lidhen me percaktimin e grupit dhe te pozicionit te pagave per tegjithe kategorite e mesuesve.


Z. Dobrushi theksoi se FSASH, duke shprehur kerkesat dhe interesat e rreth 20 mije mesuesve qe perfaqeson, me specialistet e saj me pervoje, me competence profesionale, bazuar ne standardet e sotme europiane per zhvillimin dhe reformimin e arsimit, beri propozime e sugjerime, formuloi norma qe permiresuan ndjeshem draftin fillestar, sidomos ne ato dispozita qe trajtojne statusin e mesuesit, profesionin dhe misionin e tij, procedurat e punesimit dhe standardet per nje arsim cilesor dhe per krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe.
Me insistimin dhe argumentimin qe parashtruan perfaqesuesit e FSASH, ne Ligjin e ri, per here te pare u percaktuan  raportet e punedhenesit me partneret social, u garantua vendi i punes per te gjithe te punesuarit me Kontraten Kolektive ne fuqi, etj.
Ne kuadrin e harmonizimit te pasqyres se pagave, me insistimin e FSASH, u organizua nje grup pune me drejtues te sektoreve te ndryshem te MASH, te Ministrise Financave dhe Departamentit te Administrates Publike, te cilet mbas nje pune disa ditore, zgjidhen problemet e akumuluara per grupin dhe pozicionin e mesuesve, sidomos ne arsimin baze dhe ate parashkollor.
Diskutantet qe e moren fjalen ne mbledhje si Fatmir Bezati, Petref Celaj, Neim Hajderaj, Lavdosh Llanaj, Mirela Kuka, Fran Gjini, Selami Kaza, Shpetim Braha, Shkelqim Polloveshi, Enriketa Zeqo, etj  mbeshteten konkluzionet e Kryesise se FSASH dhe sollen pervojen positive ne funksionimin e seksioneve sindikale qe ata kryesojne.
Keshilli Drejtues  i FSASH vleresoi punen qe eshte bere per rinovimin e seksionit te Qarkut Korce, Qytetit Tirane, zones se Kamzes, Hasit, Librazhdit, Komisionin e Rinise ne Federate, seksionin e arsimit te larte, etj, dhe vuri detyra qe deri ne Kongresin e ardhshem te thellohet e perfundoje procesi i rinovimit ne cdo strukture nga baza deri ne qender, sipas detyrave te miratuara ne mbledhjen e mepareshme.


Ne diten e dyte te kesaj veprimtarie, mbreselenese ishin vizitat ne Shpellen e Gadimes dhe vecanrisht njohja me Memorialin kushtuar komandantit legjendar per clirimin e Kosoves, Adem Jashari, sakrifikimin per ceshtjen kombetare te kesaj familjeje te madhe patriotike, etj.


Ne vizitat ne Prishtine, Keshillit tone drejtues iu be nje pritje e ngrohte dhe vllazerore nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkences dhe Kultrures se Kosoves, nga kryetari i saj Z. Ali Shabani dhe stafi tjeter drejtues. Ne takimet dypaleshe u fol edhe per realizimin e objektivave dhe veprimtarive qe permban Marreveshja e nenshkruar ne fillim te ketij viti midis sindikatave te Shqiperise dhe asaj te Kosoves.