Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Takime pergatitore dhe mbledhje te Grupeve te Monitorimit,

organizuar ne Shkollat “Halit Cota” dhe “Ahmet Zogu” ne Bathore, ne kuadrin e zbatimit te Projektit me Fondacionin e Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Denje, Arsimim ne vend te Punes se Femijeve”

 

Zbatimi i Projektit me Fondacionin e Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Denje, Arsimim ne vend te Punes se Femijeve”, “Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e braktisjes se shkolles dhe te  punes se femijeve ne zonen e Bathores ne Tirane” po ndiqet me vemendje te vecante nga Kryesite e FSASH dhe SPASH, nga seksionet e tyre ne Kamze si edhe nga keshillat sindikale te ketyre dy shkollave.


Sic ishte planifikuar, Takimet pergatitore dhe mbledhjet e Grupeve te Monitorimit u organizuan ne te dy shkollat, “Ahmet Zogu”, ne daten 25 shtator 1014 dhe “Halit Cota”, me 1 tetor 2014, ku moren pjese perfaqesues nga te dyja shkollat.



Keto Takime u paraprine nga takime paraprake qe u organizuan me drejtuesit e ketyre shkollave dhe me perfaqesuesit e sindikatave, te cilat u organizuan disa dite me perpara, me synimin per te informuar ne lidhje me Projektin dhe per te marre masa paraprake per organizimin e ketyre takimeve, sidomos ne lidhje me identifikimin e nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, percaktimin e objektivave te Projektit, ngritjen e Grupeve te Monitorimit per secilen nga shkollat etj.


Letra te vecanta udhezuese u pergatiten per drejtuesit e Grupeve te Monitorimit dhe per secilin prej anetareve, ku percaktohen detyrat kryesore ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti. U pergatiten dhe u shperndane, gjithashtu, Pyetesore per secilin nga nxenesit subjekt i ketij Projekti.

Ne fillim u organizuan Takimet pergatitore, me pjesemarrje te gjere, jo vetem te anetareve te Grupeve te Monitorimit, por edhe te drejtuesve te shkollave, pefaqesuesve te prinderve e nxenesve, shoqatave qe merren me mbrojtjen e femijeve ne kete zone etj.



Kryetari i SPASH, Nevrus Kaptelli, ne shkollen “Ahmet Zogu”, dhe Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, ne shkollen “Halit Cota”, hapen Takimet dhe folen ne lidhje me angazhimin e FSASH dhe SPASH, per te mobilizuar mesuesit dhe per te mbeshtetur punen e tyre per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle, per uljen e braktisje se shkolles dhe per parandalimin dhe eliminimin e punes se femijeve, duke u ndalur, gjithashtu, edhe tek pervoja qe keto sindikata kane fituar, sidomos ne disa rrethe, ku ato kane punuar dhe vazhdojne te punojne konkretisht, te mbeshtetura edhe nga sindikatat holandeze AOB e FNV, si edhe nga EI, ILO-IPEC etj.



Kordinatori i Projektit, Stavri Liko, beri Prezantimin mbi objektivat e Projektit, aktivitetet qe do te organizohen, programin e punes qe do te zbatohet, metodat qe do te perdoren gjate zbatimit te ketij Projekti, duke permendur, gjithashtu, qe ky Projekt behet i mundur ne saje te kontributit te Fondacionit te Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Denje, Arsimim ne vend te Punes se Femijeve”, duke informuar pjesemarresit edhe per sindikaten Gjermane te Arsimit, GEW dhe angazhimin e saj per parandalimin e punes se femijeve, jo vetem ne Gjermani, por edhe ne disa vende te tjera, perfshire edhe Shqiperine.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Bukurosh Hoxha, ne shkollen “Ahmet Zogu”, dhe Hysen Koldashi, ne shkollen “Halit Cota”, folen mbi masat pergatitore qe jane marre, punen pergatitore qe eshte bere, perberjen e Grupeve te Monitorimit, objektivat per cdo grup e per cdo mesues anetare te ketyre grupeve, angazhimin qe kerkohet per nje pune konkrete me secilin prej nxenesve qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, si edhe per problemet qe duhet te zgjidhim ne kete proces.



Pas diskutimeve, propozimeve dhe sugjerimeve nga mesuesit, nxenesit dhe prinderit, ne te dyja Takimet u miratuan objektivat qe do te realizohen ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti:

Ne shkollen  “Ahmet Zogu”, nga 19 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve punojne, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle te pakten 12 prej tyre, ndersa nga 65 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 60 prej tyre.

Ne shkollen  “Halit Cota”, nga 18 nxenes qe kane braktisur shkollen, shumica prej te cileve punojne, objektivi eshte qe te terhiqen nga puna dhe te rikthehen ne shkolle te pakten 13 prej tyre, ndersa nga 47 nxenes qe jane ne rrezik per te braktisur shkollen, objektivi eshte qe te dalin nga ky rrezik dhe te integrohen plotesisht ne shkolle, te pakten 43 prej tyre.


Ne vijim u organizuan mbledhjet e Grupeve te Monitorimit.


Kater Grupe Monitorimi, te perbere secili prej 5 anetaresh, (3 mesues, 1 nxenes, 1 prind), jane ngritur ne secilen prej ketyre shkollave. Mesuesi Hysen Koldashi u zgjodh Kryetar i Grupeve te Monitorimit ne shkollen “Halit Cota”, ndersa mesuesi Bukurosh Hoxha u zgjodh Kryetar i Grupeve te Monitorimit ne shkollen “Ahmet Zogu”.

Ne kete Takim te pare u organizua gjithcka qe ka te beje me funksionimin e ketyre Grupeve dhe punen konkrete qe do te behet ne kuadrin e zbatimit te ketij Projekti.



Ne shkollen “Ahmet Zogu” cdo Grup eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe per 15-16 nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen.

Ne shkollen “Halit Cota”  cdo Grup eshte pergjegjes per 4-5 nxenes qe kane braktisur shkollen dhe per 12-13 nxenes ne rrezik per te braktisur shkollen.


 Ne takim u diskutua gjeresisht edhe per metodat e punes konkrete qe do te perdoren, planet individuale qe do te hartohen mbi bazen e te dhenave qe do te dalin nga plotesimi i pyetesoreve per cdo nxenes qe ka braktisur shkollen ose eshte ne rrezik per ta braktisur ate.

U theksua, gjithashtu, qe kjo menyre e organizimit te punes mbi bazen e Grupeve te Monitorimit do te perdoret vetem per te rritur pergjegjesine individuale dhe te Grupit, nderkohe qe puna do te kryhet ne bashkepunim, me pjesemarrjen e te gjithe mesuesve, nxenesve e prinderve, duke perfshire, kur te jete e nevojeshme, edhe aktore te tjere jashte shkolles.


Ne keto takime u shperndane edhe canta me mjete shkollore per 100 nxenes me ne nevoje.



Ceremoni te posacme u organizuan per kete, ne secilen prej shkollave, ne prani te te gjithe pjesemarresve, perfshire drejtuesit e shkollave, Azem Kovaci dhe Mahmut Ajazi, dy kryetaret e FSASH dhe SPASH, Xhafer Dobrushi dhe Nevrus Kaptelli, etj.



Cdo cante shkolle e marre nga secili prej 50 nxenesve prej seciles shkolle, kishte brenda rreth 12-13 artikuj te ndryshem shkollor, shume te nevojshem per cdo nxenes.



Pjesemarresit dhe drejtuesit e shkollave, Azem Kovaci (“Ahmet Zogu”), dhe Mahmut Ajazi, (“Halit Cota”), vleresuan shume kete mbeshtetje nga ana e Fondacionit te Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, “Femijeri e Denje, Arsimim ne vend te Punes se Femijeve” per 100 nxenes nga familje ne nevoje, te cilat kane probleme per te siguruar mjetet shkollore per femijet e tyre dhe shprehen angazhimin e tyre per te punuar shume per realizimin e objektivave te ketij Projekti.



Ne prani te me shume se 70 pjesemarresve, perfshire Zv/Ministren e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Zv/Ministren e Mireqenies Sociale dhe Rinise, Genta Sula, anetare te Parlamentit shqiptar dhe institucioneve te tjera, ne nje Tryeze te organizuar ne Tirane, ne daten 3 tetor, me rastin e Dites Boterore te Mesuesve, u fol edhe per kete Projekt dhe per viziten e ardheshme te Presidentes se sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, Marlis Tepe, ne Tirane, ne fillim te dhjetorit te ketij viti.