Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

 

 

Vizite e rendesishme e delegacionit
te Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, ne vendin tone

Pas nje bashkepunimi prej disa vitesh dhe pas mbeshtetjes per zbatimin e nje Projekti ne dy shkollat, “Ahmet Zogu” dhe “Halit Cota” ne Bathore, per uljen e braktisjes se shkolles dhe eliminimin e punes se femijeve, nje delegacion i Sindikates Gjermane te Arsimit, GEW, i kryesuar nga Presidentja e kesaj organizate, Zj. Marlis Tepe, dhe me pjesemarrjen e Keshilltares se saj, Zj. Elina Stock, vizitoi sindikatat tona te arsimit, FSASH dhe SPASH, nga data 7 deri ne daten 9 dhjetor 2014.


Me kete rast, u organizuan disa aktivitete te rendesishme, midis te cilave permendim Takimin zyrtar me drejtues kryesore te FSASH e SPASH, ne ambientet e zyrave te tyre, takime te vecanta ne shkollen “Ahmet Zogu” dhe shkollen “Halit Cota”, ku FSASH dhe SPASH jane duke zbatuar Projektin per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve, takime me perfaqesues te seksioneve sindikale te FSASH e SPASH ne Durres, si edhe nje takim me Drejtoren e Kabinetit te Ministrise se Arsimit dhe Sportit, Zj. Adriana Berberi.


Qe ne fillim te takimit me perfaqesues te sindikatave shqiptare te arsimit, FSASH dhe SPASH, Zonja Marlis Tepe, shprehu kenaqesine qe ndodhej midis perfaqesuesve te ketyre sindikatave dhe perseriti anagzhimin e sindikates gjermane qe drejton per te mbeshtetur FSASH dhe SPASH ne misionin e tyre per mbrojtjen social ekonomike te anetarve te tyre, per zhvillimin progresiv te sistemit arsimor ne Shqiperi dhe per mobilizimin e mesuesve e aktoreve te tjere per mbajtjen e te gjithe nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.


Ne vijim, kryetaret e FSASH e SPASH, Z. Xhafer Dobrushi dhe Z. Nevrus Kaptelli, bene nje ekspoze te situates aktuale te punes dhe aktiviteteve te ketyre sindikatave, te arritjeve te ketyre koheve te fundit, problemeve me te cilat ato po ndeshen, si edhe me sfidat kryesore perpara te cilave ato ndodhen, duke u fokusuar sidomos tek bisedimet dhe neshkrimi i Kontrates se re Kolektive te Punes, te ciles i mbaron afati ne fund te dhjetorit, si edhe tek ideja e MAS per testimin e te gjithe mesuesve ne vendin tone, per te cilen dy sindikatat tona te arsimit jane shprehur kunder, duke patur parasysh mungesen e legjislacionit dhe te eficences se kesaj metode, nderkohe qe legjislacioni shqiptar percakton qarte menyrat se si realizohet trajnimi dhe kualifikimi i mesuesve.


Nje vend te rendesishem ne kete bashkebisedim miqesor, zune zhvillimet e reja ne mardheniet e bashkepunimit midis FSASH e SPASH, te konkretizuara me krijimin e Aleances Sindikale, gje e cila u pershendet nga drejtueset e GEW, si nje hap i rendesishem per levizjen sindikale shqiptare, dhe per te ardhmen e sigurte te FSASH dhe SPASH. Partneriteti social me MAS, roli i dy sindikatave tona te arsimit ne procesin e reformave ne sistemin arsimor, angazhimet e perbashketa dhe mbeshtetja per njeritjetrin ne nivel europian e rajonal etj, ishin, gjithashtu, objekt i rendesishem i bisedimeve ne kete takim.
Zonja Marlis Tepe vleresoi angazhimet e FSASH dhe SPASH, duke i konsideruar disa prej tyre edhe si shembull ne rajon e me gjere, dhe premtoi vazhdimin e bashkepunimit dhe te mbeshtetjes se sindikates qe ajo drejton per dy sindikatat tona te arsimit edhe ne te ardhmen.


 

Shume te rendesishme ishin takimet qe u zhvilluan me mesuesit, nxenesit e prinderit e angazhuar ne aktivitetet dhe punen konkrete per realizimin e objektivave te Projektit qe FSASH e SPASH jane duke zbatuar ne shkollat “Amet Zogu” dhe “Halit Cota” ne Bathore.
Drejtuesit e grupeve te Monitorimit te ketyre shkollave, Bukurosh Hoxha, ne shkollen “Ahmet Zogu” dhe Hysen Koldashi, ne shkollen “Halit Cota”, informuan gjeresisht mbi masat e marra, punen e bere, rezultatet e arritura dhe synimet kryesore per realizimin e objektivave te Projektit. Mesues, nxenes e prinder, anetare te Grupeve te Monitorimit, qe e moren fjalen, sollen eksperiencen e tyre ne punen konkrete individuale me nexenesit qe kane braktisur shkollen, ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate, objekt i punes ne kuader te ketij Projekti.

Drejtoret e Shkollave, Azem Kovaci, shkolla « Ahmet Zogu » dhe Mahmut Ajazi, shkolla « Halit Cota », vleresuan punen e mesuesve, nxenesve e prinderve dhe falenderuan Presidenten e sindikates Gjermane te asrsimit, Zj. Marlis Tepe, per mbeshtetjen per zbatimin e ketij Projekti ne shkollat e tyre dhe premtuan se do te bejne te gjitha perpjekjet qe objektivat e Projektit te realizohen e tejkalohen.
Presidentja e GEW, Zonja Marlis Tepe, vleresoi shume pune e bere dhe rezultatet e arritura dhe premtoi se Gew do te vazhdoje te mbeshtese dy sindikatat shqiptare te arsimit, FSASH dhe SPASH, sidomos ne angazhimet e tyre per mbajtjen e nxenesve ne shkolle dhe eliminimin e punes se femijeve.


Me shume rendesi ishte, gjithashtu, Takimi i zhvilluar ne MAS me Drejtoren e Kabinetit, Zj. Adriana Berberi, e cila e informoi drejtuesen e larte te sindikates se arsimit te Gjermanise, per angazhimet e MAS per nje reform te thelle e teresore ne sistemin arsimor shqiptar, per partneritetin social dhe mbeshtetjen e sindikatave te arsimit ne kete proces, si edhe per disa nga problemet me te cilat po perballet MAS dhe DAR e ZA ne kushtet aktuale te zhvillimit te sistemit arsimor ne vendin tone.
Presidentja e GEW, Zj. Marlis Tepe, pasi vleresoi anagzhimet e MAS dhe mbeshtetjen e FSASH e SPASH ne kete proces, solli pervojen e sindikates Gjermane ne lidhje me partenritetin dhe bashkepunimin me Minsitrine e Arsimit dhe organet arsimore ne landet e Gjermanise, trajtoi edhe problemin e idese per testimin e te gjithe mesuesve, duke e konsideruar ate nje veprim qe, jo vetem nuk ndihmon rritjen e rolit te mesuesve per arsim cilesor, por perkundrazi mund te kete nje rol negativ ne lidhje me vleresimin e rolit te mesusve si vizionare per detyren e rendeishme qe kane marre persiper.

Gjate qendrimit ne vendin tone delegacioni i GEW pati edhe nje takimin informal me dy drejtuesit e seksioneve sindikale te FSASH e SPASH ne Durres dhe beri vizita ne Amfiteatrin e Durresit, ne Kalane e Skenderbeut dhe pazarin e Krujes.