Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

FSASH NE 20 VJETORIN E THEMELIMIT

 

 

Me 26 prill 2011 u organizua ceremonia per festimin e 20 vjetorit te krijimit te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences te Shqiperise, FSASH. Merrnin pjese sindikaliste, nisemetare e themelues te saj, veprimtare te dalluar dhe drejtues te FSASH. Ndodhej edhe Ministri i Arsimit e Shkences, Prof.Dr. Myqerem Tafaj, ish ministrat e arsimit Kastriot Islami e Luan Memushi, drejtues te grupimeve sindikale dhe te sindikatave te arsimit nga Shqiperia dhe Kosova.
Veprimtarine e organizuar me kete rast e hapi zv/kryetarja e FSASH zj. Fatbardha Keco.
Kryetari i FSASH z. Xhafer Dobrushi, foli per arritjet e kesaj sindikate gjate ketyre 20 viteve. Ai theksoi se “ Ndryshimi i sistemit shoqeror-politik, permbysja e diktatures dhe perfshirja e vendit ne proceset demokratike, fitorja e pluralizmit, kalimi nga ekonomia e centralizuar ne ekonomine e tregut, natyrshem u shoqeruan edhe me nevojen e krijimit te alternativave sindikale, te nje organizimi sindikal te pershtatshem per te mbrojtur, ne kushtet e reja, interesat e kerkesat e punemarresve, perfshire edhe punonjesit e arsimit.


Si shprehje e kesaj nevoje, u krijuan keshillat e para sindikale ne shkollat tetevjecare e te mesme, ne shume fakultete te Universitetit te Tiranes dhe te Universitetit Bujqesor. Perfaqesuesit e zgjedhur nga keto keshilla, u mblodhen me 26 prill 1991, ne Konferencen e Pare Kombetare dhe vendosen njezeri krijmin e Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences dhe miratuan Statutin e saj.
Thelbi i ketij organizimi te ri sindikal, ishte synimi per te krijuar nje sindikate mbi baza demokratike, vetvepruese, realiste, te pavarur nga shteti dhe partite politike, si nje alternative konkuruese ne levizjen e re sindikale qe po lindete, jo vetem ne arsim, por edhe ne gjithe sektoret e tjere te ekonomise dhe kultures se vendit.
Nder objektivat kryesore, qe u miratuan ne Konferencen themeluese, ishin mbrojtja e interesave ekonomike, sociale dhe profesionale te mesuesve, pedagogeve dhe punonjesve shkencor; nje vleresim me i mire i figures dhe punes se tyre. Krahas kerkesave per rritjen e pagave, per javen pesediteshe te punes, per kushtet e punes, per kohen e punes dhe te pushimit, per depolitizimin e shkolles, etj., u theksua nevoja per miratimin ne te ardhmen te Statusit te Mesuesit.


Ne keta 20 vjet te ekzistences, FSASH, nepermjet levizjeve sindikale dhe dialogut social, ka mundesuar arritjen dhe plotesimin e shume prej synimeve, qe i ideoi ne mbledhjen e pare themeluese dhe hap pas hapi, nepermjet veshtiresive dhe pengesave te shumta, arriti te krijoje nje vizion sindikal gjithnje e me te gjere, me largpames, me bashkekohor. Si rezultat, FSASH eshte sot nje organizate sindikale e fuqishme, me rreth 20 mije anetare, me struktura te forta e te konsoliduara, e shtrire ne te gjithe vendin, nga arsimi parashkollor deri te arsimi i larte, e afte per te ndermarre e udhehequr levizje masive sindikale, si dhe per te perballuar e zhvilluar nje dialog social  profesional, dinjitoz, te pergjegjshem, te vazhdueshem dhe te efektshem me punedhenesin ne te gjitha nivelet.
FSASH eshte sot nje ze i respektuar, nje faktor me rol dhe ndikim te padiskutueshem ne levizjen sindikale, jo vetem ne arsim e shkence, por edhe ne gjithe jeten sindikale brenda e jashte vendit. 


Me emrin e FSASH jane te lidhura levizje te medha sindikale, manifestime, protesta dhe greva, qe nga viti 1992 e ketej, te cilat kane synuar zgjidhjen e kerkesave me kryesore te sindikalisteve. Midis tyre, eshte per t’u vecuar Greva e Pergjithshme e Janarit 1999, si nje levizje kulmore sindikale, si nje tregues i forces, pjekurise dhe objektivitetit te Federates.
Krahas levizjeve sindikale, FSASH ka vene ne krye te objektivave te veta zhvillimin e dialogut social. Kontratat Kolektive te viteve 1998, 2000, 2002, 2004, 2006 dhe 2010, te nenshkruara me MASH kane vene nga nje vit ne tjetrin, bazat e institucionalizimit te marredhenieve punedhenes- punemarres, kane rritur cilesine dhe efektivitetin e dialogut duke i shtrire bisedimet dypaleshe ne gjithe problematiken jetike te sektorit te arsimit dhe duke i bere ato nje praktike dhe metode te vazhdueshme, gje qe u ka garantuar sindikalisteve dhe gjithe punonjesve te arsimit dhe shkences mbrojtjen sociale ligjore me te mundeshme, perfshire rritjen e vazhdueshme te pagave, permiresimin e sistemit te shperblimeve, percaktimin e kohes se punes dhe te pushimeve te paguara, perpunimin e kritereve te punesimit dhe zgjerimin e lirive e te drejtave sindikale. Keto arritje, ne stadin me te larte dhe me te pjekur reflektohen ne KK te Punes te dates 25 maj 2010.

 
FSASH vleresohet sot nga organizmat nderkombetare ku eshte anetaresuar dhe nga partneret brenda vendit, si nje sindikate me standarde bashkekohore, mbasi arriti te kaperceje brenda nje dekade kuptimin e ngushte klasik dhe te njeanshem te orientimit sindikal, qe ne etapen e pare, ishte e pashmangshme. Ne kemi hedhur hapa te ndjeshem dhe te sigurt ne lidhjen e ngushte midis kerkesave sociale ekonomike te anetareve dhe rritjes se angazhimit e marrjes se pergjegjesive konkrete nga sindikata ne procesin e reformimit e modernizimit te arsimit, duke angazhuar mijera mesues sindikaliste, me forma nga me te ndryshmet, ne punen per arritjen e objektivit madhor kombetar per nje arsim cilesor dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe, si nje kusht baze dhe vendimtar per progresin e pergjithshem shoqeror, kulturor dhe ekonomik te vendit”.


FSASH, perfundoi z. Dobrushi, eshte veper e qindra e qindra drejtuesve dhe militanteve sindikaliste, te cilet, ne kete dite feste, meritojne pergezimet, vleresimet dhe falenderimet me te perzemerta, per gjithcka kemi arritur dhe do te arrijme se bashku.

Te pranishmit i pershendeti Ministri i Arsimit dhe Shkences z. Myqerem Tafaj, Presidenti i BSPSH, z.Gezim Kalaja, Kryetari i KSSH, z. Kol Nikollaj, Kryetari i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkences dhe Kultures se Kosoves, z. Ali Shabanaj dhe zv/Kryetari i SPASH, z. Defrim Spahiu.


Sekretari i Pergjithshem i Federates z. Stavri Liko lexoi emrat e shume sindikalisteve themelues dhe veprimtareve te dalluar, te cilet u nderuan me Çertifikata Nderi.

 

Fjala pershendetse e Ministrit te Arsimit dhe Shkences, Prof. Dr. Myqerem Tafaj

I nderuar z. Dobrushi,
I nderuar z. Memushi, ish Minister i Arsimit dhe Shkences,
Te nderuar drejtues te sindikatave te tjera,
Te nderuar sindikaliste, mesues, mesuese, zonja dhe zoterinj,
Ju falenderoj per ftesen qe me bete per te marre pjese ne kete ngjarje te shenuar te demokracise shqiptare – 20 vjetorin e krjimit te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences. Krijimi i kesaj sindikate eshte ne fakt nje frut i demokracise; roli i kesaj sindikate ne zhvillimin e arsimit dhe demokratizimin e shoqerise shqiptare eshte i jashtezakonshem.


Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne keto vite, ka vleresuar dhe ka arritur te krijoje, ne kuadrin e partneritetit social, marredhenie te qendrueshme dypaleshe me FSASH dhe SPASH. Keto marredhenie perfshijne diskutimin e perbashket per ceshtjet me thelbesore te hartimit te politikave arsimore, per permiresimin e kuadrit ligjor, per reformimin dhe modernizimin e gjithe sistemit te arsimit parauniversitar; tema keto qe u interesojne si mesuesve dhe sindikalisteve te arsimit ashtu edhe familjeve shqiptare, sepse ndikojne drejtperdrejt ne rritjen e cilesise se arsimimit dhe progresin e pergjithshem te shoqerise sone.
Kontrata Kolektive e Punes e nivelit te pare, qe eshte sot ne fuqi, perben nje shembull te mire te bashkepunimit serioz midis Ministrise se Arsimit dhe Shkences qe une drejtoj dhe te zgjedhurve tuaj, nje deshmi e vullnetit pozitiv te treguar nga te dy palet ne kete proces bashkepunimi. Ne kete dokument ligjor, ju e keni te lehte te shihni se sa e gjere dhe gjithe perfshirese eshte problematika qe ajo zgjidh, se si jane institucionalizuar marredheniet punedhenes – punemarres, dispozitat qe garantojne punemarresit per marredheniet e punes, kohen e qendrimit ne pune, pushimet, pagat, sistemin e shperblimeve, lirite sindikale, etj.
Ne procesin e hartimit te saj si dhe ne marredheniet e perditeshme qe ne kemi, eshte vleresuar ne menyre te vecante objektiviteti dhe serioziteti i Federates Suaj lidhur me kerkesat e parashtruara, forcen argumentuese ligjore dhe kembenguljen per t’i mbrojtur interesat e mesuesve. Ne kemi cmuar vecanerisht vizionin tuaj bashkekohor per te zgjidhur kerkesat social – ekonomike te anetareve qe perfaqesoni, dhe keta jane afersisht gjysma e punonjesve te sistemit te arsimit ne Shqiperi. Thelbi i ketij bashkepunimi eshte i lidhur ngusht me angazhimin tuaj aktiv ne procesin e zhvillimit cilesor te arsimit, duke dhene kontribut ne aftesimin profesional te mesuesve, ne mbeshtetjen qe u behet mesuesve te rinj dhe jo vetem atyre, por edhe te mesuesve qe dalin ne pension.

Zonja dhe zoterinj,
 
Arsimi shqiptar po perjeton reforma te thella, por une desheroj t’ju falenderoj ju perzemersisht per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i keni dhene dhe vazhdoni t’i jepni cdo reforme ne arsimin tone. Pa ju, pa mbeshtetjen tuaj, te sindikates suaj, te sindikatave te tjera, gjithe punonjesve te arsimit, nuk do te kishte shans qe keto reforma te ishin te suksesshme.
Qeveria Berisha si ne mandatin e pare ashtu edhe ne mandatin e dyte, ka vene statusin e mesuesit ne qender te prioriteteve ne sektorin e arsimit, sepse ne e konsiderojme mesuesin faktorin kyc per cdo reforme qe ndermerret ne sistemin arsimor. Prandaj, ne jemi te vendosur qe te vazhdojme me tej me rritjen e pagave. Dyfishimi i pagave te mesuesve vetem ne 5 vjet ishte nje sukses shume i madh, qe garantoi mbeshtetjen e plote qe u dhane mesuesit reformave qe jane zhvilluar dhe po zhvillohen ne sistemin arsimor. Ky status do te vazhdoje te permiresohet ne te gjitha kendveshtrimet, do te vazhdoje rritja e pagave, do te vazhdoje mbeshtetja buxhetore per projektet dhe programet e kualifikimit te vazhdueshem te mesuesve.
Ne shenje respekti dhe vleresimi per peshen dhe rolin qe kane mesuesit ne zhvillimin e arsimit, ne vendosem qe profesionin e mesuesise ta deklarojme si profesion te rregulluar, me synimin kryesor qe te arrijme sa me shpejt qe te jete e mundur standardet europiane ne studimet universitare per mesuesi si dhe ne kualifikimin e vazhdueshem te mesuesve. Ky hap, sipas mendimit tim, do te jete nga me te rendesishmit qe hedhim ne konsolidimin e statusit te mesuesit, ne rritjen e rolit te mesuesve per zhvillimin e sistemit tone arsimor, i cili do te bazohet  ne arrijet e sotme te shkences dhe teknologjise, per te garantuar vizionin dhe standardet europiane dhe frymen kombetare ne procesin e arsimimit te brezave te rinj.

Ne perfundim, une ju uroj edhe nje here Gezuar Festen. E konsideroj kete nje ngjarje te rendesishme te demokracise sone.  Ju ftoj per nje bashkepunim te metejshem konstruktiv, si deri tani, dhe desheroj t’ju garantoj per mbeshtejen e vazhdueshme te institucionit qe une drejtoj dhe mbeshtetjen time personale ne respekt te punes se palodhur dhe me perkushtim qe bejne mesuesit ne te gjithe qytetet dhe fshatrat e Shqiperise, ne shkollat e te gjitha niveleve te arsimit parauniversitar.

Ju falenderoj edhe nje here per ftesen dhe Gezuar Festen.