Home Mbi FSASH-SPASH JO Punes se Femijeve Aktivitete Kalendari Revista Foto Galeri Kontakte

 

 

Aktivitete ne kuadrin e Projektit me EI-ILO_IPEC

Takime te Grupeve te Monitorimit ne shkollat Levan dhe Zhupan, Fier

Zbatimi i projektit “Mobilizimi i mesuesve dhe organizimi i aktiviteteve konkrete per parandalimin dhe eliminimin e largimeve nga shkolla dhe te punes se femijeve ne rrethin e Fierit ” eshte ndejkur me vemendje te vecante nga Kryesite e FSASH e SPASH nga seksionet e tyre perkatese ne Fier si edhe nga keshillat sindikale ne shkollat Levan dhe Zhupan.

Ne vjim te zbatimit te ketij Projekti, ne daten 14 nentor 2013, ne te dy shkollat u organizuan takime te vecanta me anetaret e Grupeve te Monitorimit, ku u analizua puna e bere, rezultatet e arritura, situata aktuale dhe detyrat per periudhen ne vijim.


24 pjesemarres, perfshire mesues, nxenes e prinder, anetare te ketyre Grupeve, si edhe drejtoresha e shkolles, Gazmira Bircaj, moren pjese ne takimin e organizuar ne shkollen e Levanit.
23 pjesemarres, perfshire mesues, nxenes e prinder, anetare te ketyre Grupeve, si edhe drejtori i shkolles, Festim Meta, moren pjese ne takimin e organizuar ne shkollen e Zhupanit.
Ne te dy takimet moren pjese, gjithashtu, Kryetari i FSASH, Xhafer Dobrushi, dhe Kryetari i SPASH, Nevrus Kaptelli.

Drejtuesit e Grupeve te Monitorimit, Arqile Bitri, ne shkollen e Levanit dhe Valbona Ymeraj, ne shkollen e Zhupanit, mbajten raporte mbi masat pergatitore qe ishin mare ne te dy shkollat, mbi punen e bere, rezultatete e arritura, problemet me te cilat jane ndeshur mesuesit, prinderit e nxenesit per realizimin e objektivave te Projektit dhe detyrat qe duhet te ndiqen ne te ardhmen.


Mesuesit Marsela Hebeja, Margarita Cobo, Lirime Mataj, Enkeled Resuli, ne shkollen e Levanit dhe Laureta Lilo, Arta Aliaj, Gurie Shehaj, Brunilda Mullaj ne shkollen e Zhupanit folen mbi perparimin e bere dhe gjendjen aktuale ne lidhje me nxenesit qe kane braktisur shkollen dhe/ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate ne Grupet perkatese.
Nxenes dhe prinder, anetare te ketyre Grupeve ne te dyja shkollat, si edhe te dy kryetaret e FSASH e SPASH, moren pjese, gjithashtu, ne diskutime dhe ndane opinionet me mesuesit dhe pjesemarresit e tjere.

Konkluzioni nga keto diskutime ishte qe puna pergatitore ka qene efektive dhe puna konkrete me nxenesit po jep rezultatet e para ne te dyja shkollat.
Ne shkollen e Levanit po punohet me me shume se 70 nxenes qe kane braktisur shkollen ose jane ne rrezik per ta braktisur ate, ndersa ne shkollen e Zhupanit po punohet me mbi 52 nxenes qe kane braktisur shkollen ose qe jane ne rrezik per ta braktisur ate.
Puna konkrete individuale me keta nxenes po bazohet tek te dhenat e nxjerra nga Pyetesoret e plotesuar per secilin nga keta nxenes, si edhe tek planet individuale te nderhyrjes, te pergatitur per secilin prej nxenesve subjekt i ketij Projekti.


Anetaret e Grupeve te Monitorimimt folen konkretisht, duke i analizuar nje per nje te gjithe nxenesit me te cilet punojne ne grupin perkates, puna qe kane bere me secilin prej tyre, metodat e perdorura, permiresimet e bera dhe planet qe kane per te ardhmen.

Ata permenden, gjithashtu, rezultatet e para qe kane arritur:
Ne shkollen e Levanit nga 22 nxenes qe kane braktisur shkollen, 2 prej tyre jane kthyer ne shkolle dhe 2 te tjere kane bere progres dhe pritet te kthehen ne shkolle, nderkohe qe nga 48 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, kane dale nga rreziku 9 prej tyre, te cilet po vijojne rregullisht ne shkolle, dhe kane permiresuar rezultatet ne mesime, nderkohe qe 3 te tjere kane bere permiresime ne keto drejtime.
Ne shkollen e Zhupanit nga 16 nxenes qe kane braktisur shkollen, 4 prej tyre jane kthyer ne shkolle, ndersa 2 te tjere kane bere progres dhe pritet te kthehen ne shkolle, nderkohe qe nga 36 nxenes qe jane ne rrezik per ta braktisur shkollen, kane dale nga rreziku 11 prej tyre, te cilet po vijojne rregullisht ne shkolle, dhe kane permiresuar rezultatet ne mesime, nderkohe qe 4 te tjere kane bere permiresime ne keto drejtime.

Te gjitha keto aktivitete dhe rezultate jane paraprire nga masa efektive pergatitore, perfshire evidentimin e gjendjes, organizimin e Grupeve te Monitorimit, Takimet e para te ketyre Grupeve dhe Takimet Pergatitore, te cilat u zhvilluan ne mesin e shtatorit te ketij viti, menjehere sapo filloi viti shkollor, si edhe plotesimi i formulareve per secilin prej ketyre nxenesve

Kjo menyre e organizimit te punes ne kuadrin e ketij Projekti, mbi bazen e Grupeve te Monitorimit, eshte vetem per te rritur pergjegjesine e punes konkrete me nxenesit, por nderkohe, te gjithe mesuesit dhe shume nga nxenesit, si edhe disa perinder jane te gjithe te perfshire ne punen konkrete dhe puna per realizimin e objektivave te Projektit behet ne menyre te perbashket, edhe me aktore te tjere brenda dhe jasht shkolles.

Nje ndikim te drejtperdrejte pozitiv kane patur ne kete drejtim shperndarja e mjeteve shkollore per 80 nxenesit me ne nevoje nga keto dy shkolla, gje qe u be e mundur me kontributin e ketij Projekti te EI-ILO_IPEC, si edhe me kontributin e te dy sindikatave tona te arsimit, FSASH e SPASH.

Pjesemarresit ne keto aktivitete, si edhe drejtuesit e shkollave, te gjithe mesuesit dhe nxenesit, vleresojne shume kete mbeshtetje nga EI-ILO_IPEC dhe premtojne se do te punojne edhe me shume per realizimin e objektivave te ketij Projekti.